Benachrichtigungen
Alles löschen

A lejohet për një person që t’ia japi një pjesë të trupit të

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
120 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3555]

Pyetja:

A lejohet që një njeri i shëndoshë t’i japi një pjesë të trupit të tij (veshkë apo diçka tjetër) një të sëmuri që ka nevojë për këtë pjesë ???

Përgjigje:

Kjo gjë nuk është e lejuar përveç në disa raste.

Nuk është e lejuar që njeriu ta prishë një pjesë të trupit të vet për t’ia dhënë atë një tjetri.

Pse ?

Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Nuk lejohet t’i bësh padrejtësi (dëm) vetes dhe nuk lejohet t’i bësh dëm tjetrit.

Kur njeriu heq një pjesë të trupit të tij dhe don me ia dhënë tjetrit ky i bën dëm vetes.

P.sh:
Mund të ndodhë që një njeri i jep një veshkë tjetrit dhe më vonë të sëmuret vetë dhe kjo mund të bëhet shkak që ky të vdesë.

Në një hadith thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Njeriu njëherë duhet të kujdeset për veten pastaj për të tjerët.

Por rasti kur kjo gjë lejohet është kur personi që jep një pjesë të trupit të tij është kafir.

Nëse kafiri është gjallë dhe jep një pjesë të trupit kjo lejohet .

Por nëse ai është i vdekur nuk lejohet që të hiqet pjesë nga trupi i tij, përveç nëse ai para se të vdiste ka lënë diç të shkruar që thotë:
Unë pasi të vdesë ia jap këtë organ filanit.

Kurse për muslimanin edhe pasi të vdesë nuk lejohet një gjë e tillë.

Pse ?

Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
T’ia thyesh dhëmbin një besimtari që ka vdekur është një lloj sikur t’ia kishe thyer kur ai ishte gjallë.

Marrur nga:
Fetaua Li Shejkhil Albani
(rahimehull-llah.)


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/08/2009 1:53 p.m.
Teilen: