Pyetje: A i konsideron Islami meshkujt dhe femrat te barabarte?
A përmendet barazia e grave në Kuran?
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!
Fillimisht: Kjo fjalë - barazi - të cilën shumë mendimtarë në Lindje dhe Perëndim e theksojnë në lëmi të ndryshme të jetës, kjo fjalë e cila është e bazuar në devijim dhe mungesë të mirëkuptimit, sidomos kur folësi ia atribuon këtë ide të barazisë Kuranit dhe Islamit.
Njërën prej gjërave të cilën njerëzit e keqkuptojnë është kur thonë se "Islami është religjion i barazisë", atëherë kur duhet të thuhet se "Islami është religjion i drejtësisë".
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e meshirofte, ka thënë: "Këtu duhet të cekim se ka disa njerëz që flasin për barazi në vend të drejtësisë dhe kjo është gabim. Nuk duhet të themi barazi, sepse barazia nënkupton jodiferencim (jodallim) në mes të dyve.
Për arsye të kësaj thirrjeje jo të drejtë për barazi, ata fillojnë të pyesin, se cili është dallimi mes mashkullit dhe femrës, duke u bazuar në këtë këndvështrim të gabuar e kanë bërë mashkullin dhe femrën të njëjtë.
Ky defekt ndodhi edhe tek komunistët kur parashtruan pyetjen se cili është dallimi mes sundimtarit dhe nënshtetasit.
Dhe gjithashtu thanë se nuk ka asnjë lloj autoriteti mbi tjetrin, madje as babai dhe djali; babai nuk ka autoritet ndaj djalit dhe kështu me radhë.
Mirëpo nëse themi drejtësi, që do të thotë ei jepet çdokujt ajo për të cilën ai ose ajo titullohet, ky keqkuptim nuk aplikohet më dhe fjala e përdorur është e saktë.
Kështu, nuk thuhet ne
Kuran se Allahu urdhëron barazi, por më e preferuar dhe autentike thuhet:
''Ne te vertete, Allahu urdheron drejtesine...'' (En-Nahl 90)
''...dhe kur te gjykoni midis njerezve, te gjykoni drejt...'' (En-Nisa 58)
Ata të cilët thonë se Islami është religjion i barazisë, janë duke gënjyer kundër Islamit.
Më saktë Islami është religjion i drejtësisë, që do të thotë trajtim të barabartë mes atyre që janë të barabartë dhe diferencim mes të atyre që janë të ndryshëm.
Askush që e njeh fenë islame nuk do të thoshte se është religjion i barazisë. Më saktë, ajo e cila të tregon se ky princip është i gabuar, është fakti se ajetet në Kuranin Famëlartë e mohojnë barazinë, sikurse në ajetet vijuese:
''...Thuaj: ''A jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine?!...'' (Ez-Zumer 9)
''...Thuaj: ''A jane te njejte i verberi dhe ai qe sheh? Ose a jane njesoj terri dhe drita?...'' (Er-Rrad 16)
''...Nuk jane te barabarte ata qe kane shpenzuar dhe kane luftuar para fitores me ata qe kane shpenzuar dhe kane luftuar me pas...'' (El-Hadid 10)
''Nuk jane te njejte ata besimtare qe rrine ne shtepite e tyre, pervec te paafteve, me ata qe luftojne ne rrugen e Allahut me pasurine dhe jeten e tyre..'' (En-Nisa 95)
Asnjë shkronjë në Kuran nuk urdhëron për barazi, më saktë urdhëron për drejtësi.
Gjithashtu do të vëresh se fjala barazi është më e pranueshme për njerëzit, për shkak se ndjej se jam më i mirë se ky njeri në term të diturisë, ose pasurisë, ose devocionit, ose në të bërit mirë, nuk do të doja që ai të jetë i barabartë me mua.
Çdo njeri e di, se është e papranueshme në qoftë se themi se mashkulli është i barabartë me femrën." (Sharh al- Akidah el-Vaasitah, 1/180-181)
Duke u bazuar në këtë, Islami nuk e konsideron mashkullin dhe femrën të barabartë në çështjet ku në qoftë se konsideroheshin të barabartë kishte rezultuar negative duke rezultuar me padrejtësi tek njëri prej tyre, sepse barazia e papërshtatshme është formë e ashpër e padrejtësisë.
Kurani urdhëron femrat të vishen me rroba që janë të ndryshme nga ato që veshin burrat, për arsye se si dy gjinitë joshin (ngasin, provokojnë) njëra-tjetrën.
Joshja që pozojnë meshkujt është më e paktë se joshja që pozojnë femrat. Kështu, rrobat që femrat duhen të mbajnë janë të ndryshme nga rrobat që veshin meshkujt.
Nuk ka arsye t'u thuhet femrave të venë në dukje (ekspozojnë) pjesët e trupit që meshkujt e kanë të lejuar t'i ekspozojnë, për arsye të dallimit në joshje që pozojnë trupi i femrës dhe trupi i burrit - siç kemi për të shpjeguar.
Së dyti:
Ka çështje në të cilat meshkujt dhe femrat trajtohen ndryshe në sheriatin e islamit, siç janë:
1 - Kivamah (të qenit kryesor i shtëpisë)
Allahu thotë:
''Meshkujt kane autoritet mbi grate, meqe Allahu u ka dhene disa cilesi mbi ato dhe, meqe ata shpenzojne per mbajtjen e tyre...'' (En-Nisa 34)
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Allahu thotë: "Meshkujt kanë autoritet mbi gratë" që do të thotë se burri është kryesori i gruas, ai është udhëheqësi dhe kreu i shtëpisë, ai i cili e disiplinon në qoftë se ajo e humb rrugën.
"Meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato", sepse burrat janë superiorë nga gratë dhe më të mirë se gratë.
Dëshmi për këtë është që pejgamberia iu është dhënë vetëm burrave, sikurse pozita e halifes (udhëheqësit në shtet islam).
I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: "Asnjë popull nuk do të përparojë në qoftë se caktojnë një grua për udhëheqës të tyre".
Hadithin e transmeton Buhariu nga Abdurrahman ibën Ebu Bekër nga babai i tij. E njëjta aplikohet edhe për pozitën e kadiut (gjykatës).
"Dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre" i referohet mehrit dhe në harxhimet për mirëmbajtjen e gruas që Allahu ka dhënë urdhër mbi burrat në Librin e Tij dhe në Sunetin e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, të Tij.
Kështu, burri qenësishëm është më i mirë se gruaja dhe është më superior nga ajo, sepse shpenzon për të.
Prandaj është e përshtatshme që ai të jetë kryesori i saj, siç thotë Allahu,
subbanehu ue teala:
''...ndonese burrat kane nje shkalle (me shume pergjegjese) mbi ato... (El-Bekare 228)
Ali ibën Ebi Talha ka thënë gjithashtu, transmetohet edhe nga Ibën Abasi: "Burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato'' do të thotë se burrat janë udhëheqës të gruas dhe ato duhet t'i dëgjojnë ata në çështjet ku Allahu ka urdhëruar dëgjueshmëri.
Dëgjueshmëri mund të kuptohet trajtimi i familjes së tij me mirësi dhe ruajtja e pasurisë së tij. (Tefsir Iben Kethir, 1/490)
2 - Dëshmia apo mbajtja e dëshmisë.
Kurani cek se dëshmia e një mashkulli është i barasvlershëm me dëshminë e dy femrave.
Allahu thotë:
''...Thirrni dy deshmitare prej njerezve tuaj e, nese nuk gjeni dy deshmitare burra, atehere thirrni per deshmitare nje burre dhe dy gra, nga ata qe i quani te pershtatshem, ne menyre qe, nese njera grua harron, t'ia kujtoje tjetra... (El-Bekare 282)
Ibën Kethiri ka thënë:
Dy gra janë për ta marrë vendin e një burri, sepse gratë janë të mangëta në arsye, siç transmeton Muslimi në "Sahihun" e tij nga Ebu Hurejra se i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: "O gra, jepni lëmoshë dhe kërkoni falje sa më shumë, sepse kam parë se ju formoni shumicën e banorëve të Zjarrit."
Një grua e mençur në mesin e tyre tha: "Përse, o i Dërguar i Allahut, ne jemi shumica e banorëve të Zjarrit?"
Ai tha: "Sepse ju mallkoni shumë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj bashkëshortëve.
Nuk kam parë askënd më të mangët në arsye dhe në fe prej atyre të cilëve u është dhënë arsyeja, sesa ju!"
Ajo ka thënë: "Ç'është kjo mungesa e arsyes dhe e fesë?"
Ai ka thënë: "(Mungesa e arsyes) Është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli; sa i përket mungesës në fe, kjo konfirmohet me atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni dhe gjatë Ramazanit (gjatë ditëve) ju nuk agjëroni." (Tefsir Ibn Kethir, 1/336)
Mund të ketë disa gra që janë më të mençura se disa meshkuj, mirëpo ky nuk është rregull i zakonshëm dhe këto gra nuk janë në shumicë.
Sheriati bazohet në të përgjithshmen dhe atë çfarë është më e shpeshtë.
Fakti që gratë janë të mangëta në arsye nuk do të thotë se ata janë të çmendura, më tepër arsyeja e tyre shpesh parakalohet nga emocionet e tyre dhe kjo u ndodh më shpesh grave se meshkujve.
Askush nuk e mohon këtë përveç atyre që janë arrogant.
3 - Femra trashëgon gjysmën nga ajo që trashëgon mashkulli.
Allahu thotë:
''Allahu ju urdheron per trashegimine tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave...'' (En-Nisa 11)
El- Kurtubi ka thënë:
"Allahu e din më mirë se ata se çfarë është më mirë në interes të tyre, Ai ka bazuar ndarjen e trashëgimisë në diferencim, sepse Ai e din më mirë çfarë është në interes të tyre. Tefsir el- Kurtubi,5.
Për shembull, mashkulli është i detyruar të shpenzojë më shumë se gruaja, kështu që është e përshtatshme që ai të ketë hise më të madhe në trashëgim se gruaja.
4 - Rrobat:
Aureti i gruas është tërë trupi i saj.
Më e pakta që mund të thuhet, është se ajo nuk duhet të zbulojë asgjë përveç fytyrës dhe duarve dhe është thënë madje se as ato nuk duhen zbuluar.
Allahu thotë:
''O Profet, thuaja grave dhe vajzave te tua, si dhe grave te besimtareve, qe te leshojne mbulesen e tyre (te kokes) perreth trupit. Kjo eshte menyra me e pershtatshme qe ato te njihen e te mos ngacmohen nga te tjeret. Me te vertete, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote.'' (El-Ahzab 59)
Aureti i mashkullit është prej kërthizës, deri te gjunjët.
I është thënë Abdullah Ibën Xhafer Ibën Ebu Talibit: "Na trego çfarë ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem dhe çfarë ke parë nga ai dhe mos na trego për askënd tjetër, edhe në qoftë se ka qenë i besuar."
Ai tha: "Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë, "Pjesa mes kërthizës dhe gjurit është auret.''
Transmetohet nga El-Hakimi në "El-Mustadrak" (6418); klasifikohet si hasen nga Shejh Albani në "Sahih el-Xhaami";5583.
Të tjerë shembuj përmban lista në vijim e cila nuk është gjithëpërfshirëse:
Mashkulli mund të martohet me katër gra, kurse gruaja mund të ketë vetëm një burrë.
Burri ka të drejtë të bëjë divorc dhe është i vlefshëm në qoftë se e bën këtë, mirëpo gruaja nuk ka të drejtë për divorc.
Një mashkull ka të drejtë të martohet me një grua nga ithtarët e Librit (hebrenjtë dhe të krishterët), kurse gruaja muslimane nuk ka të drejtë të martohet përveçse me musliman.
Mashkulli mund të udhëtojë pa gruan e tij apo pa asnjë nga mahremët e tij, kurse gruaja nuk mund të udhëtojë, përveç nëse është e shoqëruar nga ndonjë burrë që e ka mahrem (që e ka të ndaluar martesën me të).
Namazi në xhami është i detyruar për burrat, por jo edhe për gratë; namazi i gruas në shtëpi është më i dashur tek Allahu.
Gruaja mund të vishet me mëndafsh dhe të mbajë ar, kurse mashkulli nuk duhet r'i mbajë këto.
Gjithçka që kemi përmendur bazohet në diferencën mes mashkullit dhe femrës, sepse mashkulli nuk është si femra. Allahu thotë:
''...e mashkulli nuk eshte si femra...'' (Ali Imran 36)
Mashkulli dallohet nga femra në shumë mënyra, në fuqinë e tij, në trupin e tij, në ashpërsinë dhe vrazhdësinë e tij, ku femrat janë të buta dhe miqësore (të dashura).
Gjithashtu meshkujt dallohen në term intelektual, se meshkujt janë të njohur në fuqinë e tyre për kuptim dhe memorie në krahasim me femrat.
Femrat janë më të dobëta në kujtesë dhe harrojnë më shumë se meshkujt.
Kjo dihet mirë ngaqë shumica e dijetarëve të nderuar në botë janë meshkuj. Ka disa femra që janë më inteligjente dhe me kujtesë më të mirë se disa meshkuj, mirëpo kjo nuk e anulon rregullin gjeneral.
Shumica e rasteve janë siç i kemi përshkruar më lart.
Sa u përket emocioneve, meshkujt i shprehin kur inatosen apo kur janë të gëzuar, kurse femrat preken nga efekti më i vogël emocional, kështu u dalin lotët në provokimin më të vogël emocional.
Xhihadi është i detyruar për meshkujt, mirëpo xhihadi në kuptimin e luftimit nuk është i detyruar për gratë.
Kjo është mëshirë e Allahut ndaj tyre dhe në konsiderim të natyrës së tyre.
Si përfundim mund të themi se rregullat për meshkujt nuk janë sikurse rregullat për femrat.
Së treti:
Islami konsideron meshkujt dhe femrat barazi të detyruar sa u përket shumë akteve të adhurimit dhe bashkëveprimit me të tjerë.
Për shembull, femrat marrin abdes sikurse edhe meshkujt, marrin gusël sikurse edhe meshkujt, falen sikurse edhe meshkujt dhe agjërojnë sikurse edhe meshkujt, përveç kur kanë ciklin mujor ose kur janë lehona.
Femrat japin zekatin sikurse meshkujt, ato bëjnë haxhin sikurse edhe meshkujt, përveç disa dallimeve të vogla në rregulla.
Është e lejuar dhe pranohet që të blihet prej gruas dhe në qoftë se femra jep lëmoshë kjo është e lejuar.
Është e lejuar për femrat për të liruar robërit që i zotëron dhe ka shumë raste të tilla, sepse femra është binjaku i mashkullit, siç thuhet në hadith:
Transmetohet se Aishja ka thënë: "I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është pyetur për mashkullin që gjen të lagur (në rroba) mirëpo nuk ka parë ëndërr erotike a duhet të pastrohet.
I Dërguari i Allahut është përgjigjur:
"Duhet të marrë gusël."
Është pyetur për një mashkull që ka parë ëndërr erotike, mirëpo nuk i ka pasur rrobat e lagura a duhet të pastrohet.
I Dërguari i Allahut i ka thënë: "Nuk ka nevojë që të marrë gusël."
Umu Seleme ka thënë: "O i Dërguar i Allahut, në qoftë se një grua sheh këtë, a duhet të marrë gusël?"
Ai ka thënë: "Po, sepse gruaja është binjaku i burrit." (Transmetohet nga Tirmidhiu, 113; Ahmedi, 25663. Klasifikohet si sahih nga Shejh Albani në Sahih El-Tirmidhi, 98)
Përfundim:
Femrat janë sikurse meshkujt në disa aspekte dhe dallohen në disa të tjera. Shumica e rregullave në islam zbatohen për meshkujt dhe femrat njëlloj (në mënyrë të barabartë).
Në rastet kur është bërë dallimi mes gjinive, muslimani e konsideron si mëshirë nga Allahu dhe shenjë e diturisë së Tij në krijimin e Tij, mirëpo qafirët (jobesimtarët) arrogantë e shohin këtë si shtypje dhe padrejtësi, kështu ata me kokëfortësi pretendojnë se meshkujt dhe femrat janë të njëjtë.
Pra, lejoni të na tregojnë se si mundet mashkulli ta mbajë fetusin apo r'i japë gji atij?
Ata me kokëfortësi injorojnë dobësinë e gruas dhe si ato kanë gjakderdhje gjatë ciklit mujor dhe me kokëfortësi i mëshojnë murit me kokë ndaj realitetit. Mirëpo muslimani është në paqe me besimin e tij, i dorëzuar ndaj urdhrit të Allahut.
''E si te mos dije Ai qe ka krijuar gjithcka, kur Ai njeh cdo gje me imtesi dhe eshte i Gjitheinformuari?!'' (El-Mulk 14)
Allahu e di me se miri.
U pergjigj: Shejh Muhammed Salih el-Munexhid
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"
nashta islami i konsideron si te barabarta si mashkullin dhe femren
po njerzit ata qe e komentojn kuranin po thon se nje burr musliman bon me i pas 2 gra thon se ban 7 gra
e nuk thon se nje grua bon me i pas 2 burra ose 7 burra
pse e thon se burri eshte per 2 a 7 gra prej lakmis thon lakmis mos harroni
edhe une jam burr e kam veq nje grua dhe nuk i baj 2 jo
mos harroni se gjyshi im thoshte ruaju lakmis