Benachrichtigungen
Alles löschen

SHqiptimi i Fjales Allah

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
530 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5731]

Vander Hoven, një psikolog nga Hollanda, shpalli zbulimin e tij të ri në lidhje me efektin e të lexuarit të Kuranit dhe përsëritjen e fjalës “Allah”, si tek njerëzit e sëmurë, ashtu edhe tek ata normalë. Profesori hollandez e konfirmon gjetjen e tij me studime dhe kërkime të aplikuara në shumë pacientë për një periudhë kohore mbi tre vjeçare.

Disa prej pacientëve të tij nuk ishin muslimanë, të tjerë nuk flisnin arabisht, por u mësuan të shqiptojnë fjalën “Allah” në mënyrë të qartë; rezultati ishte fantastik, veçanërisht për ata që vuajnë nga mërzitja dhe tensioni. E përditshmja “El Uatan” shkruan se psikologu ka deklaruar: “Muslimanët që mund të lexojnë arabisht dhe rregullisht Kuranin, mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet psikologjike. Psikologu zbuloi se shqiptimi i çdo shkronje të fjalës “Allah” ka një efekt të veçantë dhe të papërsëritshëm mbi organizmin.”

Shqiptimi i shkronjës “A”, bën kontrollin e sistemit të frymëmarrjes.

Shqiptimi i shkronjës së dytë “L e dyfishuar” në arabisht, me gjuhën që prek pjesën e sipërme të nofullës, krijon kështu një pauzë të shkurtër dhe pastaj duke e përsëritur të njëjtën pauzë në mënyrë konstante, lehtëson procesin e frymëmarrjes.

Shqiptimi i shkronjës së fundit, e cila është shkronja “H”, bën një lidhje midis mushkërive e zemrës dhe për rrjedhojë, ky kontakt bën kontrollimin e rrahjeve të zemrës.
Ajo që është më e habitshme në këtë studim është fakti se ky psikolog nuk është musliman, por është i interesuar në shkencat islame dhe bën kërkime për ato që quhen “sekrete të Kuranit të shenjtë”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.”


 
Veröffentlicht : 14/07/2011 3:21 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

Lea Allahu te shperblefte met mirat e ti kjo tem qe ti eke publiku eshte e vertet Dy fjale jane te lehta ne shqiptim te renda ne peshore ne Ditën e gjykimit

Te harrosh Zotin tend do te thote te harosh dhe te mos perkujdesesh per veten te humbasish lidhjet me Allahun tend do te thote se ke humbur lidhjen me jeten me realitetin me te verteten dhe te miren

Allahu Fuqiplote thote "E mos u bëni si ata që harruan Allahun, e Allahu bëri që ata të harrojnë vetveten. Të tillë janë ata, të prishurit". (Hashër, 19).
Permendja dhe përkujtimi i Allahut Fuqiplote mundeson te jemi ne lidhje me Te dhe te perkujtuar nga Ai.
"Ata që besuan dhe me të përmendën Allahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun, zemrat stabilizohen. Ata janë, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë". (Er Rad, 28, 29).

Muhamedi s.a.w.s ka thene
Robi im me mba ne mendimet e mia per hire Timin une jam me te kur me permend Mua nese ai me permend ne veten e tij Une e kujtoj ate ne Veten Time e nese ai me permend Mua ne bashkësi edhe Une e kujtoj ate ne bashkesi me te mire se e tij

I lutemi Allahut Madhrishem te pastroje zemrat dhe mendjet tona keshtu qe ato t'i pergjigjen vetem Atij.
I lutemi qe gjuhet tona t'e mbrohen prej fjaleve te kota e te keqia duke qene te zena me permendjen dhe ne perkujtimin e Tij I lutemi Allahut qe punet tona te jene prej atyre qe meritojne kenaqesine e Tij


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 14/07/2011 4:26 p.m.
Teilen: