Benachrichtigungen
Alles löschen

Qka eshte Depresioni post-natal

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
265 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4242]

Qka eshte Depresioni post-natal

Depresionipost-natal është lloj depresioni I cili shfaqet pas lindjes së foshnjes. Depresioni ndonjëherë mund të fillon gjatë shtatëzanisë, por quhet depresion post-natal vetëm nëse vazhdon pasi që keni lindur.

Depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe ështe e ditur se dhjetë deri pesëmbëdhjetë femra nga njëqind që lindin foshnje do ta përjetojnë. Numri i vërtet mund të jetë më i madh sepse shumë femra nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk i tregojnë të tjerëve për ndjenjat e tyre.

Sidallon depresioni post-natal nga depresioni i zakonshëm?

Simptomete depresionit post-natal janë të njejta si të çdo depresioni. Ato përfshijnë mërzitjen dhe mos interesim në gjërat që zakonisht janë në rregull. I vetmi ndryshim është se këto ndjenja zakonisht fillojnë brenda tre muajve pasë lindjes së foshnjes. Poashtu është e mundur që depresioni post-natal të fillojë më vonë mirëpo, nëse simptomet ia fillojnë një vit më vonë apo më shumë se një vit pasë lindjes ka pak mundësi që të quhet depresion post-natal.

Pasiqë depresioni post-natal është shumë i ngjajshëm me depresionin e zakonshëm, fletushkat tona ‘Depresioni udhëzues për vetë-ndihmë’ dhe ‘Depresioni, fletushkë informative’ mund të jenë të dobishme për ju. Kërkoni këto nga mjeku apo terapisti.

Lajm i mirë është se si çdo lloji tjeter i depresionit, depresioni post-natal është shëruese me tretmane, dhe numer i madh i femrave shërohen plotësisht.

A ka probleme tjera post-natale me të cilat ballafaqohen gratë?

Janë edhe dy gjendje tjera të vështira emocionale te cilat femrat i përjetojnë pas lindjes së fëmiut.

E para është shumë e zakonshme dhe quhet ‘Baby Blues’. Kjo është lloj i lehtë i depresionit i cili paraqitet në çdo tetë nga dhjetë nëna gjatë ditëve të para të lehonisë. Kur nënat vuajnë nga ‘Baby Blues’ ato ndjehen shumë emocionale dhe qajnë pa ndonjë shkas të veqantë. Nënat pasë lindjes së foshnjes shpesh ndjejnë ankth, tendosje dhe rraskapitje dhe mund ta kenë problem me gjumë.

Mjekët mendojnë se ndyshimet e papritura në nivelin e hormoneve rreth kohës së lindjes e sjellin ‘Baby Blues’, por mund të jenë shkaqet tjera, si traumat nga vetë lindja dhe shqetësimet që foshnja sjell. Është koha kur ju duhet pushimi i mjaftueshëm për tu forcuar por është koha më e vështirë që mund të pushoni.

‘Baby Blues’ zakonisht zgjat një ose dy ditë dhe zhduket aq shpejt sa vjen. Nuk ka nevojë për brengosje përveq nëse ndjenjat vazhdojnë të keqësohen, në këtë rast mund të jetë fillimi i depresionit post-natal.

Psikozat e Lehonisë

Problemi i dytë i cili lajmërohet ndonjëherë te femrat pas lindjes së foshnjes është më pak i zakonshme. Quhet Psikoze e Lehonise. Kjo shfaqet në një nënë nga çdo njëmijë dhe është më serioze se depresioni post-natal. Problemi zakonisht fillon papritur gjatë dy javëve të para të lehonisë,me çrregullim të thellë të gjendjes shpirtërore dhe te sjelljeve. Femrat me Psikozë të Lehonisë mund të bëhen shumë të nevrikosura dhe të hutuara dhe shpesh kanë besime të pazakonshme dhe tronditëse për veten dhe foshnjen e tyre.

Kjo fletushkë nuk i synon femrat me këtë lloj problemi. Atyre ju duhet ndihmë specialiste nga psikiatri dhe duhet të kërkojnë ndihmë nga mjeku menjëherë. Tretman i zakonshëm për këtë gjendje janë ilaqet dhe qëndrim i shkurtër në repartin për nëna dhe foshnje. Është me rëndësi të mbani në mend se edhe pse Psikozat e Lehonisë mund të jetë gjendje e frikshme dhe e brengosur për nënën dhe familjen e saj, tretmani është shumë efektiv dhe gratë shërohen plotësisht.

Cilat janë simptomet e depresionit post-natal?

Femrat i përshkruajnë një numër të simptomeve, shumë prej tyre janë të përmendura më poshtë. Këto simptome mund të jenë të tejkalueshme në kohën kur foshnjës tuaj i duhet shumë kujdes dhe vëmendje.

Këto janë disa nga shenjat e simptomeve që ju mund t’i përjetoni nëse vuani nga depresioni post-natal.

Ndjenjat apo emocionet
Pikëllim, shqetësim, dëshprim
Qani shumë apo nuk mund të qani
Ndjeheni të pavlefshme
Gjendja shpirtërore ndryshon shpesh
Ndjeheni fajtore
Nuk ndjeheni të interesuara
Humbje të kënaqësisë
Ndjeheni të shqetësuara apo me panik dhe brenga
Ndjeheni të nevrikosura dhe të zemruara
Nuk ndjeheni ashtu si dëshironi për foshnjen tuaj
Shenjat trupore dhe fizike
Mungesë të energjisë dhe rraskapitje
Shqetësime gjatë gjumit
Çdo gjë e bëni në mënyrë të ngadalësuar, apo
Të shpejtuar, jeni të nevrikosura dhe nuk mund të relaksoheni
Mos intersim në marrëdhënie seksuale
Ndryshim në oreks – hani shumë apo nuk hani sa duhet
Mendimet – kur njerëzit janë në depresion, ata bëhen ‘ekspertë’ në mënyrën si mendojnë, gjithmonë në mënyrë negative dhe të zymtë.

Kritikoni vetëveten – si ‘unë jam nënë e padobishme’, ‘dukem keq’, nuk e kuptoj këtë fletushkë unë jam budallaqe!’
Brengosje si – ‘foshnja nuk ushqehet mirë’
Fajsoni vetën si – ‘unë i kam fajet’
Paramendoni më të këqijat si – ‘Çdo gjë do të bëhet keq – asgjë nuk do të ndryshojë kurrë’
Mendime pa shpresë si – ‘Çdo gjë më shtë pa shpresë. Ndonjherë mendoj që të gjithë do të kishin kaluar më mirë pa mua’
Mendimet për të tjerët si – ‘Çdokush kalon mirë. Askush nuk kujdeset për mua’
Dhe bota – ‘Vend i tmershëm për të rritur fëmijët...’
Mendja – poashtu nga depresioni ndikon në mënyra të tjera.

Koncentrim i dobët
Mos mundësia për të marrë vendime
mendime të koklavitura dhe të hutuara
Sjelljet
Mos dëshira për tu takuar me njerëz tjerë dhe për të dal
Moskënaqsi për gjërat që ju kanë pëlqyer
Të bëni shumë gjëra gjatë ditës apo nuk bëni asgjë nga detyrat ditore
Nuk merrni vendime të duhura me kohë
Fjaloseni më shpesh, bërtisni, humbni kontrollin
Nëse i keni një numër të këtyre sjelljeve dhe mendimeve më lartë gjatë shumtën e kohës, gjatë dy javëve apo më gjatë, është e mundshme që ju vuani nga një form të depresionit. Nëse këto kanë filluar brenda disa javëve apo muajve qyshse keni lindur foshnjen, atëhere është e mundshme që ju keni ndonjë form të depresionit post-natal


 
Veröffentlicht : 02/02/2010 12:53 p.m.
Teilen: