Duke pasur parasysh forcen e madhe te veprimit, te ndikimeve te ndryshme psikologjike ne sjelljet dhe disponimin e njerezve, psikologjia kur te keqperdoret mund te behet arme e forte ne lufte kunder individit ose grupacioneve me te medha te njerezve, madje edhe kunder gjithe nje nacionaliteti.
Sot në bote ekzistojne institucione, në te cilat perveq punes psikologjike dhe profileve tjera shkencore, punohet ne gjetjen e metodave per manipulime me njeriun. Keto institucione punojne per nevoja te armates dhe sherbimeve kunderinformative dhe financohen prej tyre, ndersa zbulimet e reja ruhen si top sekrete shume te rendesishme, keshtu qe deri te ato veshtire mund te arrihet para se efekti i tyre te zbatohet ne praktike.
Qendrat kryesore per studimin dhe modifikimin e sjelljeve jane universitetet dhe institucione te ndryshme ne mbare boten, e sidomos në SHBA dhe Rusi. Problemet qe i trajtojne keto institucione jane te lloj-llojshme, ndersa ekspertet qe punojne ne to jane te specializuar per qeshtje specifike. Nje nder ekspertet medicinal me eminent, qe punon per nevojat e CIA-se eshte Mathan Kline, me detyre kryesore qe t’i stervite operatoret, ndersa ne projektin nderkombetar, dirigjimin e mendimeve. Perndryshe Kline eshte i njohur si kryetar i komitetit nderkombetar kunder mentale (ICAMI), nje nder planet e se ciles ishte edhe dhenia e barerave me efekt antidepresiv te porsalindurve, te te cilet duhej te veprojne deri ne fund te jetes se tyre. Kline nga diktatori i dikurshem i Haiti P. Duvalier, mori mirenjohje me te larte per pastrimin e trurit te haitasve. Ekzistojne fakte se organizata ICAMI me ndihmen e narkotikeve i ka shfrytezuar njerezit me te meta mentale, si force pune ne industri.
Keqperdorimi i psikologjise beri qe ajo sot, ne duart e disa vendeve te zhvilluara dhe diktatoreve te ndryshem, te behet arme me pasoja te paparashikueshme, madje nje shkencetar deklaron hapur se bomba atomike eshte loder femijesh në krahasim me mundesit e metodave te reja psikologjike ne lufte kunder njeriut.
Me poshte po i parashtrojme disa nga metodat, permes se cilave mund te manipulohet me qenien njeri.
Shpelarja e trurit
Eshte metode e cila nuk sherben vetem per pranimin e informatave te rendesishme nga armiku, por edhe që t’i ndryshohen qendrimet, mendimet dhe bindjet e tij. Përveq mundesise se pranimit te informatave dhe ndryshimit te pikepamjeve, kjo metode sherben edhe per kthimin e armikut ne nje bashkepunetor aktiv, ne menyre qe armiku merr pjese ne mediume te shkruara e sidomos elektronike, me pohime te rrejshme, pra aktivizohet ne propaganden e kundershtarit ndaj nacionalitetit te vet.
Hipnoza
Sot eshte pranuar qendrimi se hipnoza paraqet koncentrim specifik te vetedijes, e cila eshte shume me e madhe se ajo ne gjendje te zgjuar, dhe mundeson pranim me te mire te sugjestioneve qe vijne nga jashte. Perndryshe, hipnoza kur perdoret nga ekspertet, shfrytezohet me shume sukses si metode ndihmese e psikoterapise per sherimin e neurozave dhe psikozave.
Hipnoza eshte nje nder faktoret me bindes per ekzistimin e motiveve te pavetedijshme dhe ndikimeve te tyre ne sjelljet e njerezve. Nepermjet sugjestioneve hipnotike eshte e mundur qe te zbulohen e shqyrtohen motivet me te thella te sjelljeve te njerezve, te korrigjohen ose ndryshohen e rrenjosen shprehite e personalitetit dhe keshtu, ne vend te tyre, te regjistrohen te tjera, te reja. Kjo metode me vone u quajt edhe si “serumi i se vertetes”, qe zakonisht keqperdorej ne “biseda informative” te policise. Per tu arritur gjendja hipnotike, perveq metodave klasike, perdoren e substanca kimike, pra lende narkotike.
ESB
Stimulimi elektrik i trurit (Elektrical Stimulation of the Brain), ose si e quajne nga nje here, radio-stimulator, eshte metode e re e psikofizikes per drejtimin e sjelljeve te njerezve. Nje nder iniciatoret e keqperdorimit te ESB-se eshte edhe njeri nder themeluesit e organizates nderkombetare per kerkimin e trurit, Deligardo, i cili u parashtron metoden e vetë te interesuarve, sepse siq thote ai, mund te ndaloj “parregulluesit politike” ne baza fiziologjike permes stimulimit te trurit. Nepermjet ESB-se mund t’i kontrollojme sjelljet e cilitdo personi ose grupi njerezish, dhe ne ate menyre te ndikojme indirekt ne ndryshime publike.
Narkotiket
Jane te njohura edhe metodat, qe me ane te llojeve te ndryshme te drogave si: kokaina, heroina, hashashi, alkooli, LSD-ja etj., te depertojme ne personalitete me qellim te marrjes se informatave te caktuara. CIA per qellime te veta perdor zakonisht LSD-ne por edhe disa lloje drogash te reja, qe ende janë te panjohura, se paku per opinion. Eshte e ditur se CIA eshte e interesuar per rreth 50 lloje drogash, dhe ka kryer e kryen edhe sot e kesaj dite eksperimente te ndryshme me njerez, per te vertetuar ndikimin e drogave ne nderdijen e tyre. Kete e deshmon edhe Timot Liri, i cili i tregoi shkrimtarit dhe estetit Volter Bovar, se nje kohe te gjate ka punuar si agjente në CIA (deri sa nuk eshte burgosur) dhe se ne Amerike ekzistojne afer 30.000 njerez te cilet me ndihmen e droges i kontrollon CIA.
Po e marrim vetem nje shembull sa per ilustrim per efektin e droges LSD-25. Nje sabotues me dy qanta udhetimi te mbushura me kete lende, nepermjet ujesjellesit, mund te paaftesoje perkohesisht te gjithe njerezit e Evropes.
Udheheqesit ushtarak konsiderojne se lufta me ndihmen e substancave psikoaktive eshte menyra me humane e luftes. Perdorimet per paaftesimin e materies paralizojne perkohesisht vetem rezistencen aktive dhe nuk jane ne menyre te drejtperdrejt vdekjeprurese per kundershtarin. Fabrikat, mjetet e komunikimit, transportit etj., mbeten te pademtuara, nderkaq njerezit, brenda 24 oreve, prape riaftesohen per drejtimin e tyre. Do te jetojne edhe me tej ne vendbanimet e tyre te pademtuara... por ne qofte se menjanojme humbjen me te madhe - lirine personale dhe kolektive, atehere kjo lufte ndoshta edhe do te mund te quhej si “humane”.
Numri i njerezve te kontrolluar me ane te ketyre metodave, padyshim eshte i madh, dhe ate në mbare rruzullin tokesor. Gjithashtu, keto metoda u perdoren edhe ne lufterat e fundit ne Ballkan, ku policeve dhe ushtareve serb, nepermjet substancave te ndryshme narkotike u rritej morali luftarak, iu humbiste frika, iu ndryshoheshin sjelljet etj., duke i kthyer ata ne njerez te degjuar, pra ne nje lloj njerezish “Zombi”, ne duart e udheheqesve te tyre, per te kryer krime nga me barbare qe ka mundur te njehe ndonjehere bota.