Benachrichtigungen
Alles löschen

Historia e psokologjis

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
345 Ansichten
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 
[#5080]

Psikologjia zanafillën e ka nga Antika. Shumë qartë e gjejmë atë tek veprat e Aristotelit të cilat deri në shekullin XIX luanin rol qendrorë. Përkufizimi i objektit studiues psikologjik për të parën herë u bë nga J.Locke në vitin 1690 në veprën e tij mbi mësimet shtesë asociative. Futja e metodave shkencore natyrore ndër të tjera në sferën e psikologjisë së ndjenjave dhe shqisave (Psikofizika) pasojë në shekullin XIX nga E. Hering, H. Helmholtz dhe G. T. Fechner dhe shkaktojë ndarjen e Psikologjisë si shkencë në vete dhe Psikologjinë eksperimentale. Pas hapjes së laboratorëve për psikologji në Evropë erdhi deri tek përkufizimi i saj.Me këtë "teoritë tradicionale substanciale" u zëvendësuan nga teoritë e aktualitetit dhe ato shpirtërore, kështu që Psikologjia përkufizohet si shkencë e vetëdijes.

Si kundërpërgjigje e shkencës natyrore eksperimentale të Psikologjisë, në fillim të shekullit XX-të u krijua botëkuptimi për një Psikologji si shkencë e orientuar.Kjo rrymë i kundërshtonte shpjegimet e rastit të dukurive psikologjike dhe në vend të këtyre vendoste metodat eksperimentale e " shfaqjes shpirtërore" ose një përjetimi intuitiv. Në këtë rast Psikologjia paraqite si shkencë e përjetimeve. Sot, pikëpamjet e shkollave të mëdha tradicionale të psikologjisë luajnë rolë të rëndësishëm në strukturën e Psikologjisë. Njësimi i psikologjisë, si shkencë, vijnë pas shumë përpjekjeve për të përfshirë shpjegimet e dukurive psikologjike në lëmi të ndryshme, si bie fjala edhe të teorive të informacionit dhe të kibernetikës. Me këto përfshirje është mundësuar shpjegimi i ndryshimit të marrëdhënieve në drejtimet dhe funksionin ekohës. Teoritë qendrore të kohës së re janë teoria e agresiviteteve, e konflikteve dhe studimi i inteligjencës. Psikologjia praktike funksionon përbrenda hapësirave të Psikologjisë së aplikueshme me lëmit kryesore të diagnozës (Psikolog i përgjithshëm), këshillimit (b.f. këshilltar i profesionit) dhe terapisë (Psikoterapeuti). Për këto lëmi parakusht është studimi i gjatë 8-10 semestra në ndonjë shkollë të lartë të shkencave


 
Veröffentlicht : 14/09/2010 7:50 p.m.
Teilen: