Benachrichtigungen
Alles löschen

Altruizmi m'varet nga gjenet?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
360 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5359]

Sipas një studimi, një ndryshim i vogël në gene mund të ndikojë tek njeriu në humbjen e gatishmërisë për të ndihmuar tjetrin.

Kush ka gjenin e njohur si COMT-Val në ADN-në e tij, është më i prirur më shumë përshembull që t`i dhurojë para njerëzve në nevojë, sqaron prof. Martin Reuter, psikolog nga Universiteti i Bonit. Grupi i shkencëtarëve e përshkroi variantin si "Gjeni i Altruizmit", i cili duhet të jetë i pranishëm tek një në dy persona. Nisur nga kjo, pjesëmarrësit në studim me një variant të tillë gjenetik, dhuruan dyfish më shumë sesa kolegët e tyre.

Gjithsesi, Shoqata për Gjenetikën e sheh studimin në mënyrë kritike. Sjellja njerëzore është kompekse dhe këtu të dhënat e një testi janë të rrumbullakuara.

Me pretekstin se po bëjnë test të memories, ekspertët u morën prova të ADN-së mbi 100 studentëve. Përfundimisht, pjesëmarrësve iu desh t´i nënshtrohen një testi kompjuterik të tipareve. Sukseset u shpërblyen me pesë euro. Megjithatë, Reuter u interesua më pak për kujtesën e subjekteve të tij, sesa për përdorimin e parave të dhuruara: ata paratë mund t´i mbanin për vete, apo mund t´i përdornin për qëllime bamirësie. Në mënyrë që të mos ndikohej në vendimet e tyre, ata mbetën anonim.

Një sjellje të tillë, shkencëtarët e lidhin me testin gjenetik. Veçanërisht u interesuan për gjenin "COMT".

Ai përmban skemën e një enzyme, e cila aktivizon sinjalizuesin dopamin në tru. Shkenëtarët mendojnë se ky neurotransmiter ka një lidhje të ngushtë me sjelljen sociale.

Shoqata për Gjenetikën dyshon se nga një variant gjenetik i sjelljes sociale të një personi nuk është aq e lehtë të arrite në një përfundim. „Sjellja e njeriut është një sistem kompleks. Aty nuk luan rol një gjen i vetëm, por shumë gjene“, tha zëdhënësi i shoqatës, prof. Jochen Graw.

Deutsche Welle -- Autor: DPA/ Ajete Beqiraj
Redaktoi: Aida Cama


 
Veröffentlicht : 08/02/2011 11:49 a.m.
Teilen: