Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë
Ah unë po ndahem, do të thotë një herë
Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë
Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë
Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë
Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë
Se unë e kam trupin tash të dërrmuar
Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar
Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni
Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni
Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia
Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia
Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë
Një melek i vjen, e do ta kuvendojë
Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë
Vallë si jetove ti në atë botë
Obligimet që duheshin vallë a i praktikove
Apo me gjynahe, jetën ti e cove
Ia falim namazin pasi e ngrejmë
Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm
Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë
Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë
Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni
Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni
Ku është dashuria, që më parë kishit
Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit
Babai im ku është, sa fort që më donte
Ku është dhe nëna që pa mua s'duronte
Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte
Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s'kishte
Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar
Me njerëz të mirë, rrija i nderuar
Në varrin e errët, ah ç'u futa unë
Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë
Asnjëri nga shokët si di hallet e mia
Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia
Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë
Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
"NENE", KY EMER ENIGME
QE KUDO ESHTE HARRUAR
POR JO, VALL-LLAHI TEK NE
ISLAMI GJITHMONE E KA KUJTUAR
DYNJAJA KETE EMER E POSHTERON
KU VEC NJEHERE NE VIT E KUJTON
KURSE NE JEMI URDHERUAR
PER CDO DITE NENEN ME KUJTUAR
I JAPIM HAKUN QE AJO MERITON
E DUAM DHE E RESPEKTOJME
AJO ESHTE ENA QE NA MBAJTI
AJO ESHTE SEBEPI QE NE SOTE JETOJME
NGRIHU, O NENE BESIMTARE
E TREGOI NDERIN QE TI KE
TREGOI RENDESINE KESAJ BOTE
SE SA E VLEFSHME PER NE TI JE
NUK ESHTE 7 APO 8 MARSI
LUMTURIA JOTE NE JETE
AS LULJA E KUQE QE TE DHUROHET
POR BESIMI YT I VERTETE
ISLAMI, KJO FE E BARAZISE
TE GJITHE BARAZPESHE PARA ZOTIT I VE
SEPSE ATA JANE SOTE TE GJALLE
E NESER DO T'I MBULOJE I NJEJTI DHE
O NENE BESIMTARE, O NENE
TI KRENARINE VEC NE ISLAM E GJEN
KRENARIA JOTE ESHTE NE CDO DITE
E JO NE 8 MARS QE NJEHERE NE VIT VJEN
NDAJ, O JU PABESIMTARE
MESOJENI NJEHERE E PERGJITHMONE
SE NENA ESHTE DHURATE E ZOTIT
E NE ZEMRA TONA AJO JETON
JO, AJO S'KA NEVOJE PER LULE
AS PER LAJKA, E AS PER MASHTRIME
PO JUA THEM EDHE NJEHERE, O NJEREZ
SE ISLAMI TEK ATO S'BEN DALLIME
ATO KERKOJNE PREJ NESH
RESPEKT, DASHURI E DINJITET
ATO JANE MARGARITARE TE CMUARA
KU NE HIXHABE E FSHEHIN BUKURINE E VERTETE
NUK KANE NEVOJE TE PISPILLOSEN
E TE ENDEN SI LOLO NEPER RRUGE
E AS TE SHITEN E TE BLIHEN
E AS TE BEHEN GAZI I BOTES NEPER BUZE
JA PRA, KJO ESHTE NENA BESIMTARE
SHEMBULL PER TE GJITHA GRATE
QE MBETET GJITHMONE E KUJTUAR
CDO SEKONDE, MINUTE, DITE E NATE.
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Shoku im i dashur, me vargje te keshilloj
diçka per Islamin ne rime te ta rikujtoj
Se dikur ti vete me ke mesuar shume
kurse tani ai qe po te keshillon jam une.
U bene disa muaj qe me nuk po te njoh
tjeter njeri dukesh kur ne rruge te shoh
Vepron gjera qe nuk duhen vepruar
E dikur ti per te njejtat gjera me ke kritikuar.
Quditem kur te shoh se harameve nuk u largohesh
dhe me shoqerine e jobesimtareve po afrohesh
A nuk me ke thene ti nje nate ne xhami
Se me vllezerit muslimane duhet te kemi shoqeri.
Tani nga xhamia je larguar shume, je harruar
Ezani yt keto kohe shume na ka munguar
Dikur therrisje njerezit ne namaz e ne shpetim
Por tani rrugen duke humbur je o vellau im.
Prane xhematit vella shpejt duhet te kthehesh
Nga kenaqesite e botes nuk duhet te dehesh
Se akoma elhamdulilah namazin s'e ke lene
Por edhe pema me e forte, shume nuk jeton pa rrenje.
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
IMAM HASAN EL-BASRI
(642-728)
Të kuptuarit është
Barka e diturisë,
Dituria është
Shenjë e veprimtarisë,
Veprimtaria është
Udhëzuese e mirësisë,
Egoja është
Shkak i kundërshtive,
Pasuria është
Sëmundje e kapadaive,
Kjo dynja është
Tregu për Ahiret
Mjerë ai që s'e kupton
As veten e vet…
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Buzëqeshja është lëmoshë-sadaka,
Pejgamberi, alejhi selam, kështu urdhëroi e tha.
Një buzëqeshje është lëmoshë-mirësi,
dhuroja me gëzim kujdo që e njeh ti.
Një buzëqeshje është sadaka-lëmoshë,
pranoje, dhuroje, kudo që të shkosh.
Një buzëqeshje është lëmoshë e çmuar,
buzëqesh-nëse do të jesh e lumtur, e gëzuar…!
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Si po mundesh te ecesh
Ne rruge aq krenar
Kur te gjithe e din
Se ti je tradhtar
Prandaj ule koken
Mos u ber krenar
Se nuk do e humb
Jeten une per nje djale
Mos u mundo kote
Prap per te me mashtruar
Se tek une me nuk kthehesh
Ngase me nuk mundem te TE DUA
Ti kerko e gjeje
Nje femer siq je vet
Se per te mire
Ti me nuk ke mbet
Sado gjate te Jetosh
Ti ne kete Jete
Kurr nuk do te gjesh
DASHURI TE VERTET
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Shume me dhemb sonte largimi yt..sa shume mall ndjej per ty..dhe s’doja, s’dua t’me mungosh...Me shfaqesh para syve, je kudo..kthej koken, veshtroj, hedh shikimin andej maleve..e ti prap qendron me mua..brenda meje. Sa me trazon kujtimi per ty..dhe s’dua te qaj, por lotet ndjej tek rrjedhin ne mollezat e faqeve..sa shume dua t’me rrenqethin duart tua e jo era e pranveres..sa shume dua t’me ngrohe perqafimi yt e jo batanija qe po ma zen frymen..sa shume dua..jo jo s’dua asgje me shume se ty..Sikur koha ka harruar per ne..apo koha u ndal at’her kur rruget tona u ndane..ndonese ditet,muajt kalojne une serish kam ngecur po aty, po ne ditet kur jetova me frymen tende..S’di ne ta kam thene ndonjehere sa shume qe te dua..ndoshta jo, fjalet s’kishin vend tek ne, heshtja ishte ajo qe fliste..puthjet ishin ato qe vertetonin qdo dite ato fjale..e di qe edhe sonte po te kisha prane nuk do t’thoja asgje vetem do te mbaja afer e do t’shterngoja me sa fuqi qe kam.
Sonte po me perqafon vetmija..tashme shoqja ime me e mire..ne anen tjeter tingujt e kenges ‘’Here without you’’..dhe s’dua te jem pa ty as ketu,as atje..as ne asnje pjes te botes.Te kisha yll..yllin me te bukur ne qiellin e madh..asnjehere nuk shihja terr..ishe ti ai qe naten edhe me te erret ma ndriqoje..Ku mbeti ylli im?? Kujt I ben drite sonte..kujt ja fal ngrohtesine..jo joo s’dua as te mendoj..S’dua te kem nevoj kaq shume per nje mesazh tendin..s’dua te kem nevoj qe ta degjoj zerin qofte vetem nje fjale ta degjoja nga ty..s’dua te vdes pa te puthur dhe njehere..s’dua ta di qe ti ekziston diku dhe s’po mendon per mua..Me beso o qiell,o hene o yje..sa shume dua qe ta kem prane..e di qe do te verbohesha para syve te tij..e di qe do te dridhesha kur t’me kishin prekur duart e tij..e di qe s’do doja te perfundonte kurr ai qast..koha te ndalej e une te jem pergjithmone ne krahet e tij..
Je pjes e imja..je frymarrja ime..je endrra,mengjesi,drita ime.Je jeta qe pa ty s’dua te vazhdoj,je endrra qe pa ty s’dua t’I mbyll syt..je mengjesi qe pa ty s’dua te agoj, je drita ime qe pa ty sdua te shoh..Je gjithqka e imja..pa ty sdua te ekzistoj..!
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Një ditë kam qarë shumë për mëkatet e shumta dhe të mirat e pakta. Papritmas rrëshqiti një pikë loti dhe më tha: Loti: Ç’ke o rob i Allahut? I thashë: Kush je ti? Loti: Unë jam loti yt. I thashë: Po ç’të shtyu që të dalësh? Loti: Temperatura e zemrës tënde. I thashë (e habitur): Temperatura e zemrës sime! Po kush e ka ndezur zemrën time me zjarr? Loti: Mëkatet e tua.
I thashë: A ndikojnë mëkatet në ndezjen e zemrës?
Loti: Po, a nuk e ke lexuar lutjen e të Dërguarit të Allahut, i cili vazhdimisht thoshte: “Allahu im! Më pastro nga mëkatet me ujë, dëborë, akull!” Mëkatet e robit i japin flakë zemrës e këtë zjarr e shuan vetëm uji i ftohtë dhe dëbora.
I thashë: Vërtet unë jam e shqetësuar dhe e brengosur.
Loti: Pesimizmin e sjellin mëkatet, pendohu tek Allahu o rob i Tij.
I thashë: Unë jam e vrazhdë (e egër). Si dole nga unë?
Loti: Kjo është diçka e lindur o njeri.
I thashë: Pse kjo egërsi në zemrën time?
Loti: Dëshira e madhe për dynjanë, ajo është si gjarpri, të mahnit bukuria ndërsa të mbyt helmi. Njerëzit mahniten nga pamja e nuk e shohin helmimin mbytës.
I thashë: Loti im. Çfarë do të thuash me emrin “dynja”?
Loti: Epshet e ndaluara, gjynahet, mëkatet, pasimin e shejtanit. Kush e shijon helmin e dynjasë, i vdes zemra.
I thashë: Po si t’i pastrojmë zemrat prej helmeve?
Loti: Pendim (teube) vazhdimisht tek Allahu i Lartësuar dhe udhëtimi nën strehimin e pendimit duke udhëtuar me trenin e atyre që kërkojnë faljen
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Nuk duhet te vuaj
dhimbjen se duroj
pse duhet denuar
kur une dashuroj???!!!!
Pse ???me lejoi Zoti
te udhetoj kaq gjate
kur per mu kjo udhe
ishtee pafat.
Valle-??pse s`po mund te zhdukem
qe Ty mos te kujtoj
si te gjej nje sekond
per Ty mos te mendoj...
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Ngrihem herët në mëngjes,
me shpresën se ty të kam pranë.
Zgjas dorën trupin të ta prek,
por krevati është bosh mënjanë!
Dora ime ngrin në ajër,
kur shoh se nuk je ti!
Sytë e tu më kujtohen,
dhe buzët e ëmbla si qershi.
Filloj e përfytyroj,
me mall tërë trupin tënd.
Në ç'do cep të dhomës kërkoj,
por s'të gjej në asnjë kënd!
Vetmia akoma më shtohet,
kur ty nuk të takoj!
Ty ndoshta s'të besohet,
se prapë të dashuroj.
Dal herët nga shtëpia,
marr rrugën s'di se për ku!
Më shoqëron vetëm vetmia,
sikurse e shoqëroj atë unë!
Në shtëpi kthehem vonë,
që ta largoj pak vetminë!
Qaj kur kujtoj takimin tonë,
ashtu edhe dashurinë
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Ti je dielli i kaltert
ne syte e tu notoj une
ti je i vetmi Yll ne qiell
qe une e dashuroj
Ti je shpirti im perjete
Ti je imazhi i vertete
Ti je vetem nje kuptim
Te kam shpirt
Shpirti im...
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Qaj me ze e vajtoj
zemren e plaguar ta sheroj,
Klithi me gjithe fuqin qe kam,
ska dhimbjen kush qe ma nal.
C' do dite eshte me e veshtir,
si ta perballoj kete dhimte
Kjo bote eshte kalimtare,
por dikush sedin fare.
Kjo jete e mallkuar
spati qka, per te me ofruar.
I pameshire ndaj meje ke,
c'do gje qe pata renoj menjiher.
Ah sikur te isha qiri
dote me vendosnin mbi tavoline.
Dote me shihnin si digjem,
dhe ngadal si shkrihem.
Dote doja te me kuptojn
pse une vuaj dhe vajtoj?.
Pse perpiqem dhe luftoj
te ndrejten time e kerkoj.
Sdua paragjykime me ndegjue
jeten e tjerve me shkatrrue
Sot mua me ndodh,e neser ty,
ku ta dim qka vjen ne ardhmeri
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Dua te te them te dua
Por ti sme degjon
Dua te tregoj se çfar
Je per Mua Por ti Nuk
E Kupton Dua te kerkoj
Te falur Por ti se Pranon
S"dua te kerkoj ndarje
Por ti Kete Po kerkon
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
S'mund te heq dot nga zemra
kete e di..
Me ke hyre thell ne zemer
ne thellesi...
S'mund te heq dot nga mendja
se ajo per ty punon
lodhet,lodhet se menduari
dhe prap mendon...
Castet e kendeshme qe ne kaluam
asnjeri sna i merr dot
te perpiqen sa te duan
prap cdo gje do jet e kot
kur jetonim keto caste
momente pa mbarim ..
Un e ti dhe nje drit ndezur
bota gjith flinte gjum!!
Te kushtoj keto pak vargje
per te then mos me harro
nese mundesh nje vend te vockel
ne zemer me ofro..
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
E di qe po me pret
por nuk do te vi
kesaj radhe jo
nuk kthehem me mbrapa...
E di qe tani po me mallkon
qe ky zhgenjim po helmon zemren tende
ndoshta eshte me mire keshtu
dhimbja do te jete me pak e hidhur...
Me fal, zgjodha rrugen me te lehte
Me fal...bota fitoi kete lufte
Me fal nese te dua kaq shume...
Ndoshta nje dite..
do te jem thjesht nje kujtim i hidhur
nuk ka rendesi..
do te kuptoje kjo zemer..
Heret a vone..
koha do te fshije imazhin tim ne zemren tende
ndoshta ky eshte çmimi i kesaj zgjedhjeje..
Nje dite...
rrezet e nje dashurie te re
do te shkaterrojne hijen e kujtimit tim..
Ate dite do te gjesh lumturine
e pa dashur do te me falenderosh...
Me mire te vuash njehere sesa pergjithmone
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ