Benachrichtigungen
Alles löschen

VDEKJA

135 Beiträge
9 Benutzer
0 Reactions
5,811 Ansichten
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Kur u takuam,te perlotur u ndame,
rinia kish kaluar,i thame udhe te mbare
te te harroj ,do e kem te veshtire,
ti ike ulargove,pa thene naten e mire!

Kujtimet shpirtin me pickuan,si kurr me pare
duhet te jetojme,edhe pse te ndare,
nuk te trazova,une te lash te lire,
edhe pse kur ike ,s`me the naten e mire!

S`do takohemi me,si veren e kaluar,
si t`ja shpjegoj zemres,ska per ta kuptuar,
te te harroj ,do ta kete te veshtire
perse ti s`i the,veq *naten e mire*?!


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 06/03/2010 1:01 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Nuk kam te drejte
te te therras *Dashuri*
tash ti,large je trete,
atje ne Gjermani.

Nuk dua te te prish qetesin,
ATE e zgjodhe per vehte,
nuk dua ta prish lumturin,
por,ne zemer me mbete.

Nuk kam te drejte - JO,
te dua kur s`me do,
nuk kam te drejte - JO
e lire nga une jeto !

E harrove dashurine tone,
te ta kujtoj eshte vone,
nuk kam te drejte -JO
te dua kur s`me do!!!

KESAJ NATE

Kesaj nate kur malli me kaploj,
ne dhomen e erret,rri dhe po mendoj,
ku shkuan ato vite,qe me deshe mua?
Perse rri i heshtur,pse s`me tregon mua?

Kesaj nate,nuk po me ze gjumi,
dashuria thone,eshte me e rende se plumbi,
kesaj nate une te kujtoj ty
me dhimbje ne zemer,e me lote ne sy.

Ku shkuan agimet qe i pritem bashke?
Qka do te thote bota,kur une te dal jashte!?
Ku shkuan ato puthje,perqafimet tona?
Ti me the *TE DUA*,une kurr se harrova!

Tani ne vetmi,kjo nate po kalon,
perse zemra ime,ti s`po me kujton?
Sa shpejte me harrove,large ti je larguar,
mua me le vetem,me le te pikelluar!


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 06/03/2010 1:07 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Ndjesë të kërkoj për pranverat e shkuara
për puthjet tuaja,për shpresat e shuara,
ndjesë të kërkoj për premtimet e dhëna,
tani kërkoj falje,nga dielli dhe hëna.
Ndjesë të kërkoj për përqafimet tona,
kujtimet e vjetra që pahiri i mora,
ndjesë të kërkoj për buzëqeshjen tënde
edhe pse të mbaj në shpirt dhe në mendje.
Ndjesë të kërkoj sepse për ty jetoja,
asnjëher nuk deshta, zemrën ta lendoja...

Për TY,tani nga Zoti kërkoj ndjesë
Për TY, tani në agoni po vdes.


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 06/03/2010 1:14 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Vehtes një gabim,kurr nuk do t'ia fali
Nga une u largove,tani më merr malli.
Përsëri më kthehesh në ëndrrat e mia
Prap unë jam e smur,prap nga dashuria.

Ditë e natë mendoj,prap me të taku
du me hjek merzinë,me të përqafu.
Nuk e dij moj zemër,pse pa ty unë mbeta
tani e kuptova,vetëm ty të desha.

Nga une u largove ,pa një lamtumirë
shpirti im po vun,kujton dashurinë,
zemra ta pranon,unë ende të dua
kthehu tash i dashur,kthehu rri me mua.

Kurr nuk u pajtova,unë me fatin tim
të rri unë pa ty,më duket mallkim
ti harroj nuk mundem,kurr unë ato sy
fati më denoi,të jetoj pa ty...


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 06/03/2010 1:25 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Netëve të gjata dimrore,të kujtoja ty
kur ditët kalonin, fluturimthi ,pa i hetuar fare,
nuk e dija si do pasonte fundi
se dita se TI, do ishe tradhtar....

Netëve të këtij dimri,prap të kujtova,
pranverat tona,ditët kur jemi dashtë
i kujtoj dhe s'më merr gjumi
për ato vite, që kaluam bashkë...

Nuk më intereson përse u ndamë
faji mbeti përsëri jetim,
e dij se prap të dua pranë,
dashurin e vjetër,për zemër shërim...


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 06/03/2010 1:30 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Ka shumë shekuj që është pritur
veç me gjak përher ujitur
më e shtrenjtë duket liria
kur pas saj vjen pamvarsia.

Festo sot dhe mos pusho
le t'pëlcasin kush s'të do
nise dasmën Kosovë kreshnike
pamvarsin me lule prite...

Europa ,"besë" ka dhanë...
t'parët e tyre borxh ta kanë,
nuk harrohen padrejtsitë
që ndaj teje bënë hordhitë...

Nuk ta falen,s'ta dhuruan
me jetë t'parët e paguan
nuk dhurohet prona vet
ku ke lindur,të përket...

Festo sot dhe mos ke frikë
festo sot se shumë ke pritë,
nuk të shkel më thundra e egër
s'të gjakosë më shtriga e vjetër...

Shumë ty shpinën ta kanë kthy!
Kur as lot më s'kishe n'sy!
Ruaj trimat...ruaj dëshmoret
ruaj nga pluhuri, përmendoret...


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 06/03/2010 1:32 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Më the:
Largohu...
Nga mendja ime
nga shpirti i lodhur
largohu nga netët pa gjumë
largohu sepse unë prap
të dua shumë...

Largohu....të lutem
pa ty të rri...
e shoh që nuk mundem...
Largohu dhe mos më fajso
largohu më mirë
të lutem
më kupto!

Zemra ime
asnjë tjetër nuk njohu
kthehesh pas shumë viteve
prap më thua:
Largohu!!!


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 06/03/2010 1:35 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Jame ne udhekryq
e nuk di se nga te shkoj,
Majtas apo Djathtas
S'arrij te kuptoj.

Nese beje udhe majtas
kame frike se gaboj...
po edhe djathtas
me thane se nuk duhet te shkoj...!!!
Veq nje zgjedheje mbetet
e Zoti te me ndihmoj
Dhe une do te nisem
ku Ai te me tregoje......


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 06/03/2010 1:37 p.m.
(@rinaaa)
Beiträge: 24
Eminent Member
 

o motrushe shume bukur e ke shenu te dua shume me beso te kam loqki me ke afer qdoher qe te kesh nevoje mpuqqqqqqqqq


 
Veröffentlicht : 06/03/2010 3:09 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Me mungon dora jote
Me mungon ai ledhatimi yt
Me mungon zeri yt i embel
Dicka po me ngulfat ne fyt!

Me mungojn keshillat e tuaja
Edhe tani ne kete moshe
Me mungon edhe qortimi yt
Pa Ty cdo gje eshte bosh!

Me merr malli o Nene
Te qaj ne prehrin tend
Pa Ty me quanin jetime
Ah sa fjale e rende!

Kur mendoj per ty
Dhe vuajtjet e tua
Zemra po me digjet
Lotet me rrjedhin krua!

Tani kur u rrita
I lutem qiellit e tokes
Te lumtura qofshin
Te gjithe nenat e botes!


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 08/03/2010 2:22 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

A më ndin o nëna ime e shtrenjt
Kur të thërras e zgjuar dhe në gjum
Athua m'i degjon thirrjet e mija o e shenjtë
Pa Ty mbeta si një dru-cung!

Pse ditët kaq të gjata pa Ty
Pse netët me kalojn pa i mbyll syt
A thua është malli që më kaplon
O nënë! më beso,më mungon përqafimi Yt!

Më mungon fjala jote e ëmbël
Këshillat tuaja më mbajn në jetë
Po mos të i kujtoja ato fjalë
Qysh moti do isha tretë!

Edhe tani kur përballem
Me vuajtje e mundime
Me fjalët e tua c'mallem
Ishe dhe mbete krenaria ime!

O duar-buta ime nënë
Më mungon ledhatimi yt
Më mungon thënja jote
,,Të dua moj flokë-art"

As floku më nuk shkëqen
I mungon ai ledhatim
Eh sa vështirë qenka o nënë
Të mbetesh jetim!


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 08/03/2010 2:24 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Thua kam zemër të pastër
Allahu e di,
Por pasqyrë e zemrës tënde
Është puna që bënë ti.

Nuk falem s’kam kohë
Allahu do të me falë,
Por Allahu kur të krijoi
Së pari kohën për këtë ta dha

Mbulesën nuk e mbaj
Thua mëkat i vogël,
Por urdhërit të kujt nuk i bindesh
Vallë a të shkon në mend?

Mëson gjithçka,
Që ke në fakultet,
Por për të lexuar Kur’an
Nuk ke kohë as për një ajet.

Kur shikon gjithë këtë krijim
Si mashtrohesh
Të thuash është bërë
Pa qëllim.

Pendohu dhe në adhurim kaloi ditët
Se vdekja vjen kur nuk e pret
E koha nuk të përsëritet.


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 08/03/2010 2:42 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Ne All-ahut i kem besu
Pengamberit i kem premtu
Çdo detyrë e obligim
Me ndërgjegje do ta kryjm
Falim namazin me respekt
Zeqat japim per çdo vjet
Ramazanin e agjerojm
Dhe Bajramin e festojmë
Për Bajram presin kurban
Pasuri ata që kanë
Pune e shejtë e më e madhe
Kishe me qenë haxhxhi ne Qabe
Lumturi nuk ka pa fe
Te gjitha të mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vërteta ke deviju
T'jesh musliman është kënaqesi
Ti krysh borxhet me lumturi
Bën miresi hiq pa ia nda
veprat tua ke me i pa.


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 08/03/2010 2:44 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Falemners Zotit qe me ka udhzu,
n'rruge të drejt me u nise
të njoh Allahun për Zot
që gjithcka e ka jeretise
të besoj Kur’anin fjale te Tij
që Muhamedit a.s ia ka zbrit
të pranoj Islamin për fe
fen e paqes dhe të harmonis
ti du njerëzit e dashur
dhe të respektoj mbar njerëzin
të zbatoj ligjet e sheriatit
dhe të predikoj barazin.

Dhe Ai vërtet e di c'farë ka ne zemrat tuaja
Prandaj mos guxoni të fshiheni më kot
Do silleni verdallë para e mbrapa
Derisa Allahun ta njihni per Zot.


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 08/03/2010 2:48 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 

Bora e bardhë shkundet nga tekbiret e Bajramit
Skuqet me gjakun e paqes, të Kurbanit

Antenate e zemrave afrohen në Urime
Jetimët njomin buzët me ushqim të ngrohtë

Vizitohen dyer të mbyllura nga harresa e dynjasë
Hapen zemratë drejtë valeve të ahiretit

Kërkojnë jetimët, skamnoret dhe të verberit
E nuk e kan vështirë t’i gjejnë?

Ata flasin me zërat e ngjizur të tyre
Thërrasin zemrat e thara

Sikur të vie më shpesh Festa e Kurban Bajramit?

Pushtetaret ushqejnë qentë e tyre me mish të freskët
Dhe hedhin buk bajatë në kontenjier

Së bashku me rroba “ të vjetra” nga sirtarët
Ngopen nga djerësa e punëtorve pa shtëpi, pa plang!

Dhe flejnë të qetë, të ngrohtë

Sa mjerim kur nuk ka ndjenja për të nevojshmin
Sa mjerim kur nuk ka ndërgjegjeje që vret zemratë

“ Nuk është besimtar ai i cili ngopet
E fqinji i tij flinë barkthatë” *

O Bajram qofsh i gëzuar
Ti po shkon ne ku po mbetemi

Jemi jetim, tëverber, invalid të luftës …
Të vetëm

Të presim, të na vizitosh ma shpesh !

Të presim me mall

*Muhamedi mëshira dhe paqja e Zotit qoft mbi të


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 08/03/2010 2:52 p.m.
Seite 4 / 9
Teilen: