METI
Per here te fundit...
E di nje gje, shume veshtir qenka te te shkruash per here te fundit...
Nuk edi se qishte arsyeja qe u largove nga une? Por nje gje di qe shume shpejt u mashtrove..E si zemer ju besove fjaleve te huajve kur dikur ne ishim zbashku edhe flisnim per dashurin tone dhe premtonim njeri-tjetrin se kurr sdo ju besojm fjaleve te huajve e do i besojm vetem njeri tjetrit...A nuk ishe ti qe i flisje ato fjale, apo i harrove kaq shpejt , dhe lejove qe ata qe sna duan te na ndajne kaq shpejt..Ok une edi qe eshte e kote ...."qka na mbet nga dashuria vetem lotet dhe fjalt e kqija qe mi the dikur,dikush flet keq per mua por ti hesht dhe nuk me thua mua, sdo ta fali kurr , pse nuk me tregon kush po te mashtron?"
Ti edi shume mire se pa ty nuk me jetohet, ti edin se pa ty as frym nuk mund te marre dot, ti e di se ke qene shikimi im, buka ime, uji ime, dhe jeta ime.Kurse tani me je bere si i huaj,me takon ne udhe dhe e ul koken kinse nuk me njeh, te therras ne telefone me thua se numrin e ke nderru, te shkjruaj mesazhe me thua se une nuk di te shkruaj,kurse une shum mire e mbaj ne mend se dikur ato mesazhe ti i doje shume,se dikur menzi prisje qe te ma ndegjoje zerin ne telefon, se dikur menzi pritshe te me takosh ne udhe e te me shtrengoje e te me thoje se sa me don, ku mbeten gjitha ato, me thuaj vetem ku mbeten..Kush ishe aj ose ajo qe arriti te te largoj nga une, kush ishte aj ose ajo qe arriti te heq emrin time nga zemra jote dhe figuren time nga mendja jote..Degjove se kishe harruar cdo gje qe me perket mua, eshte shume gjynah sepse une e mbaj ne mend edhe eren qe ty te pelqente me se shumti, eren e trendefilit nje ere qe dikur me thoje se e mbaja edhe une eren e trendafilit, e ti ke harruar te gjitha qe me perkasin mua, ke harru edhe syt e mi, sy qe dikur thoje se jeten do e jipje per ato sy.
Une nuk kame asgje kunder teje, sepse ende te dua me gjithe shpirt, por po mendoj valle a ke frik ndonjeher nga Zoti , sepse edhe nse une te fal aj kurr sdo ta fal, sepse bere qe nje zemer te vuaj shume per ty, edhe nje zemer e pafajshme... Ehhh dikur i shkruanim emrat tane neper peme neper toke neper zemrat tona, kurse tani po shkruaj emrin tende ne nje flete te bardhe e cila po mban shkrimin time te fundit,po jame duke te shkruar per te fundit here,ti nuk e meriton te te dashuroj, e kur ty nuk te dashuroj une nuk e meritoj te jetoj...Joo te lutem kurr mos qaj, kurr mos e lendo veten duke menduar se ti ishe shkaku qe une braktisa jeten dhe morra nje tjeter udhe, kurr mos thuaj se "ah pse e lashe pse nuk isha me te" ti e zgjodhe kete fat prandaj kurr mos u pendo , kush edi ndoshta do te mund te jesh i lumtur ndoshta do kesh edhe shume te tjera sikurse une qe mund te luash, por dale ndonjeher vure gishtin ne mendje dhe mendo se ndonjeher a do ti paguash mekatet qe je duke i bere, e patjeter se do gjeshe pergjigjen tende....Mos mendo kurr per mua, as nuk dua qe te vish te me vizitosh, sepse ne jete si e gjalle jetova pa ty, andej ne boten tjeter me shume mund te jetoj pa ty, por edhe andej do te dua dhe do te pres me pa durim arrdhjen tende.
Mos u pendo qe te huajt degjove dhe me braktise mua, mos u pendo qe dikur me deshte e pastaj me le per nje gje te pa arsyeshme, mos u pendo qe me braktise pa menduar fare dhe se rrezikove jeten e nje njeriu qe te deshti me shpirte, kurr mos u pendo per ato qe bere, edi pse te them jo pse me dhimbesh me friken se do lendohesh, por edi qe dikur do ti paguash gjitha ato qe ke bere andaj te them mos u pendo tash se ke kohe te pendohesh mjaft...
Une edhe ne frymen e fundit per ty mendoj, dhe per here te fundit te shkruaj se shume te dua!!!!!!
SHIKIM I PAR
Çdo gjë filloj pa pritur….Një ditë ecja , kisha dalur për të shëtitur sepse ndiheja sikurse jamë i ndarë në dy pjesë dhe jetoj vetëm me njërën kurse tjetra ishte diqka që më mungonte.I vëreja mirë zogjët kur cicërronin, asnjë nuk fluturonte vetëm, edhe ata dinin se qështë dshuria dhe kishin afër zogjët e tyrë që i donin, kjo shihej nga cicërrimat e tyre që i ndieja me gjithë zemër sikur një këngë.Mua më mungonte ai zogë, une nuk e kisha at person që duhet ta doja dhe të më dojë, e që te kaloi jetën zbashku me të.
Krejt rastësisht një ditë vendosa të shkojë të takoj disa shokë në universitet,nuk edi pse e ndieja vetën se at ditë kisha nevoj të shkoj aty, sepse ishte diqka që më tërhiqte edhe pse nuk e kuptoja dot arsyen , pse ndodhi një gjë e tillë ne mua!!!
Isha duke qëndruar me ca shok dhe shoqe kur rastësisht syt e mi panë dy sy të bukur që më vështronin pa ndërpre, ishin dy sy të një vajze sikurse kukull që më kishte mahnitur menjëher porsa e kamë vërejtur…Në mendje nuk kisha asgjë serioze pasi që nuk e njihja dhe nuk kisha shpres se do ta njihja apo do bisedoja me të,por ja që zemra me fliste ndryshe , kisha dëshirë të afroheja të flisja e të dija se kush ishte por nuk e kisha këtë guxim,kjo ndodhi sepse isha një person shumë i turpshëm…Po ja që ajo më kaloi, ishte shumë më bindëse se unë, dhe më e fort në këtë aspekt, errdhi , mu afruar dhe më njohi vetën e më tregoi se kush ishte, në at cast asgjë s"më kujtohej pos që më vinte nga zemra të lutesha që koha të ndalet dhe ne të mbetemi një kohë të gjatë , edhe pse nuk flisnim vetëm e shikonim njëri tjetrin ajo mua me mjaftonte, ndihesha sikurse isha më i lumturi në botë. Sikur mu shtua edhe pjesa që më mungonte e trupit timë, dhe zemrës sime.Ah sikur të isha i sigurt se me të vërtet ndodhi ajo që doja , por nuk mund të isha i bindur se ajo lumturi do zgjaste për një jetë të tërë.
Nuk po mund të kuptoj si ndodhi vetëm ne filluam të takoheshim më shumë, dhe se ndiheshim shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit,mbas disa takimeve të shumta vendosem të thonim rrealitetin njëri tjetrit dhe dytë pëshpëritëm të njejtat fjalë treguam se e dashuronim njëri tjetrin.
Mallkoj ditën që e takova, isha shume i lumtur me të ,kisha gjetur çdo gjë që më herët më kishte munguar ,por ja që kjo mbaroi shumë shpejtë, mbas disa muajve që kaluam zbashku, ajo një ditë më errdhi sikur era dhe iku, sepse me tha se kinse kishte shumë punë disa ditë dhe nuk do mund të takoheshim.
Po ku ta dija se ajo ditën që iku më nuk më përkiste mua, të paktën e meritoja të më thotë të vertëtën, të paktën e meritoja të dija se ajo më nuk më dontë, unë e meritoja të dija se me s"kisha të bëj asgjë me të!!!Por ajo nuk me tregoi,isha i fundit ai i cili kuptova se ajo ishte fejuar për dikë tjetër, dhe kjo më bëri që unë një kohë të mirë të isha i sëmuar ,kjo ishtë sikurse të më vrisnin mbas shpine,më mirë të më therrte me një thikë të preht se sa të më tradhëtonte…Por ajo zgjodhi të keqën për mua,nuk mendoi aspak kur më lëndoi…Vetëm një gjë mund të bëja, të largohem sa më larg nga ai vend që at e kisha takuar, dhe të largohem duke lënë gjitha kujtimet mbas vetës, po në at qytetë.Ika dola jasht shtetit, tani më isha shumë larg, s"kisha të bëj asgjë më të,por nuk ishte edhe aq leht sikur nga mendja ti hiqja edhe nga zemra gjitha ato që kisha përjetuar.Mbas një kohe vendosa të kthehem sërisht në vendim timë,por kjo më bëri të pendohem, sepse ajo mu paraçit dhe më the se dëshironte të ishim sërish së bashku mbase nuk ishte e lumtur me jetën që kishte…Edhe pse zemra më thontë të pranoja që ajo të kthehet tek une, mendja nuk më lejoj të bëja një gjë të till, dhe me këmbëngulje vendosa ti them jo, dhe më kujtohet se isha shumë serioz në at moment kur kundërshtova iden e sajë. “Më fal I thash, por për mua je e huaj, nuk të njoh dhe s"dua të kem asgjë me ty në këtë jetëâ€