Shaban Cakolli
TË SHENJËT E PATËN PAVARËSINË
Shqipëri janë gjitha trojet
Nga i shkeli Arbëria
Kot mashtrohen uzurpatorët
Mbi to të drejtë kanë shqiptarët
Ja u dhuroj,vet Perëndia
Këtë e ditën Fuqitë e Mëdha
E ke të njohur Evropë moj mike
Tërë hapësira gjeografike
ku flitej gjuha shqipe
,ishte Shqipëri etnike.
Me ardhacak e Supërfuqi
Na bënë padrejtësi
nëpër histori
se tokën tonë e kishin lakmi.
Pesë shekuj robëri
në çdo cep të tokës
ku quhej Shqipëri
na pushtuan mbretër
vezir e spahi.
Por shqiptari,qëndresë bëri
kurrë se lëkundi dushmani
nuk u tremb nga Romani,as Veneciani
as turk Sulltani,as shkja dushmani
Na i pushtuan fusha
lumenjë e dete
na ndanë nëpër vilajete
mbi ne vërsulen,sulme e tërmete
Tokën tonë,donin të e sundonin vet
donin të na linin analfabet
pa pushtet
pa emër e identitet.
Shqiptarët u pushtuan
por nuk u nënshtruan kurrë
u betuan në zot
komb edhe Flamur.
Tytën ia zbrazën
pashait,krajlit,e bejt
në mbrojtëjen e atdheut
burra,gra, të moshuar e të ri
Sakrifikuan për një Shqipëri
E ngjyrën e gjakut
ia dhuruan dheut
Nuk lejuan të na rrëmbenin
Tokën e Skënderbeut
Të parët tanë
e bënë Shqipërinë
sakrifikuan jetëra
të na e sjellin Lirinë
Për të shejtën
jemi djegur e vra
ledhatoheshin pushtuesit
me Fuqitë e Mëdha
Me na nda e përqa
Shqiptarët trima,e mendjehollë
më 1912, mu më 28 nëntor
Lirisë i vuan kurorë
Në Sheshin e kuq në Vlorë
Shqiptari në çdo vis,thërriste shqiptarin
Pavarësisë të i shkruaj kalendarin
Së pari shpërtheu nga gëzimi
trimi,Isa Boletini
kaloj fusha ,dete,malin
të përgëzoi Ismajl Qemajlin
gëzimi e ndezi,sikur furrën
ra në gjunjë,puthi Flamurin
i dhanë besën,burri-burrit
se lëmë kombin,nën këmbë t´kaurrit
U shkri një Shekull
në kalendar
Shqipëri nënë e vjetër
jeton në dritë të bardhë
Shekulli vjetrohet
por të njomet gjaku
Shqipëri nënë e dashur
Liri të frymon pragu
Je më e bukura
në tërë dunjanë
gjithë shqiptarët
të kanë Nënë
Kah i kanë ndarë
me dhunë shqiptarët
kanë lindë,e lindin
Adem Jasharët
Lindin e vdesin,për nderë të kombit
Me bekimin e vendit,popullit dhe Zotit
Dy herë në histori u shkrua
28 nëntori i Kastriotit
Tani e ka radhën,nëntori i tretë
Ngado,ku i patëm të parët
Shqipëri do të jetë.
SHABAN CAKOLLI
NJËQIND VJET SHQIPËRI SOVRANE
Stërnipat e Kastriotit
mbesat e Teutës
e bënë Shqipërinë
me majë pene,e grykë pushkës
Për Liri,kur jehoi zani
si trembi Sulltani
Veniciani
as shkja Dushani
Se kishin nderin
burrërinë,atdhedashurinë
të e bëjnë Shqipërinë
Boletini,Qemajli,Gurakuqi
djemat e kësaj nëne
Dridhën diplomacitë Europiane
për të drejtën tënde
Fuqive të Mëdha
u thanë,shkurt dhe trup
nuk ka ambicje,nam ,as kolltuk
Shqipërinë që e humbë
Shekujt i përmbysim
në emër të kombit e zotit
të plotësojmë
porosinë e Kastriotit
Nëntori i Vlorës heroike
ngjarëje historike
me Flamurin shqiptar në dorë
mjekrrën të bardhë si borë
Ismail Qemali me krushqit dasmorë
Pavarësisë i dha kurorë
Shqipëri është kjo tokë Kastrioti
në te jetojnë shqiptarët
mbi te është
veq Zoti
Rrojmë me dinjitet kombëtar
lindim dhe vdesim shqiptar
me vullnet të çelikt
këtu edhe Zoti flet shqip
E fjalët e Isës
i zoton brezëria
Ne jemi mirë
Kur është mirë Shqipëria.
Shaban Cakolli
NDARJE NË MES RRUGËSH
Rrugët i kalonim
nëpër dritë të hënës
moj e bukura e nënës
Hapëronim së bashku
shteg më shteg
udhë më udhë
Thonim të vetmuar
nuk do jemi kurrë
Më kujtohen ato net
kur ra një tërmet
e rrugët i ndau ndërmjet
ti në atë udhë,unë në këtë udhë
e më s´u pamë kurrë.....
VRRAGË KUJTESE
Saherë shiqoj vetën në pasqyrë
Më kujtohen kohërat
që më lan thonjët në fytyrë
Hartat e dhembjeve
në shtat i ngjeshja
edhe vrërësirave
s´më mungonte buzëqeshja
kohërat më i përbinë
dallgët,dëbora e shiu
para stuhirave
sa i fortë qenka njeriu.....
UNË DHE TI E DONIM KËNGËN
Unë veç me zemër
dirigjoja këngën
ti kur këndoje
e dridhje shkëmbin
Eh,miku im
në fund kënga jote
u bë kushtrim
Një ditë edhe kupa e Qiellit u ndrit
nga zëri yt
e kënga jote u bë hit
Bashk kur nuk ishim më
një Lum lotësh më ra
Nuk të qava ty
por e qava vetën
Që s´munda të këndoja me zë....
NE NUK ISHIM TË KOTË
Djersën nga shtati
Qeleshen mbi kokë
vetëm të mos biem përtokë
na e prenin jetën
nëpër damarë
prap bëheshim fanarë
Eh,saherë gjyshja fliste me mbesën
për qeleshën
Qeleshen e bardhë
kur notonte nëpër Tivar
dhe mendonte atë botë,pushteti
Qeleshet i mori Deti
Që nga atëhere,deri më sot
Qeleshe plot
Ne nuk ishim të kotë
u farkuam stuhirave
u dogjëm në furrë
por nuk u gjunjëzuam kurrë......
E PARA ISHTE FJALA
E para ishte Fjala
për fjalë lidhej burri
e fjala,bënte kthesa
me te lidhej besa
Besa e Shqiptarit
shtonte siguri
mes Fushës e Malit
Nganjëher kishin burrat
edhe ngatërresa
por këto i zgjidhnin
Fjala dhe Besa
E vranë të birin e Lulit
te Rrasa e Gurit
Dorasësi ra në pendesë
i mblodhi burrat
e kërkoj besë
Besa u çmua më i shtenjëti virtyt
Shqiptari në besë,kurrë nuk të ka mbytë
Besë dha dhe mbajti,i biri i trimit
Pastaj në skenë doli:Logu i Pajtimit
Idëmtuari,dorasit i zgjati dorën
Të falë gjakun për Kosovën
Atë botë na ngrohi një rreze shpresë
Sot për këtë duhet dënesë
vallë si humbën:Fjalë e besë
fjalë e besë,po i hajnë si piten
të vrasin natën,të vajtojnë ditën
Madje gjaku të shkon huq
Të shuajn e nuk dihet kush.....
KUR MË NUK DO TË JEM
Kur më nuk do të jem
uroj fjalët të marrin dhenë
ashtu si flitet ndër ne
dikush të më ngris mbi re
tjetri të më plandos për dhe.
Nga dikushët,njëri do të thotë të vërtetën
Uroj,si fluskë të mos tretem
pa emër.pa vepër
Mirë do të ishte
të përfundojmë vetëm me të mira
njerëz krejt të përsosur
nuk njeh natyra
përpiqem, lutem,uroj ngado që endem
Mos qofsha i harruar pa emër.....
DIKUR DHE SOT
Dikur te ne ishte ndryshi
në oda burrash
rrinte këmbëkryq gjyshi
Te porta:Një zë miku
O i zoti i shtëpisë
A don miq?
O,hajde more, për të mirë të na vijsh
portat e hapura,i kem për miq
s´i mbyllim hiq
Sot mundohesh e thërret kot
nuk ka burra ndejash,as nuk ka odë
Para të dalin gra e fëmijë
Thonë:Burrat nuk janë në shtëpi
E ti o trim
bëne ndonjë termin
meshkujt nuk janë në shtëpi
as sé dijmë kur vijnë
Nëse bëhet vonë
u bënë ndonjë telefon
po qëse këtu nuk janë
takohuni në ndonjë Restouran
se jemi lodhur ,aman!!....
E VIRGJËR
Pesëqind krushq
i nisëm
për dasmën tënde
asaj ane
Kaluan brigje,fusha dhe male
me këngë e valle
Nuse të pritnim
o dhunti Zoti
Në shtëpi na ra morti
koha,kohën e ktheu
Se Rrushja e Rexhës
sërish e vejë
kësaj radhe prap
krushqit ,rrethit të Malit
Po,Rexha sú gjind
në grazhd të kalit
se mori shqelm gomari
Egërsirat erdhën me turmë
e zhdukën pa gjurmë
por,vaje nuk pati më jo
Çohu Rexho,çohu djalo
Se nusja nuk ndahet
as nuk lëkundet
Rexhës pa ia ditur gjurmët....