poezija nga shkupi_...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

poezija nga shkupi_hmm

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
203 Ansichten
(@shkupi_hmm)
Beiträge: 42
Trusted Member
Themenstarter
 
[#1447]

TE PRES!!!

TE PRES Te pres aty ku humben gjurmet tona,
aty ku bota dikur ishte e jona,
te pres aty ku premtimet u harruan,
aty ku une dhe ti dashuruam.

Te pres aty ku zogjte ishin deshmitare,
aty ku kam qeshur e ku kam qare.
Aty ku dhembjen e kam kaluar me dashuri,
te pres,te pres aty ku dielli perendon
e lind perseri.................

Nje pellumb i bardhe
Me hyri ne dhome
E me perplasje krahesh
Zgjoi qetesine time

I shpupurisi te gjitha:
Kujtimet e harruara,
ndjenjat e lënduara
poezite e braktisura
dhe ato te panisura..

Te gjitha u shkunden
u gjalleruan, u bene tok
e pastaj dy nga dy
erdhen te te zgjojne edhe ty…

E enderove ate cast
Kur njerzit do te na linin nje moment, vetem?
Qe t"i thoshim njeri tjetrit dicka me shume
Qe ti te ishe Ti dhe une te isha Une?

Ja tek erdhi..
Ti s"the asgje
Asgje s"thashe dot as une.
Akrepi vraponte ne fushen e ores
ne si kujtim na mbeti
vetem nje shtrengim i lehte i dores..

A ke provuar…

A e ke provuar ate ndjenje
kur te vjen t"i thuash moter
asaj qe motra jote s"eshte?

Kur te vjen t"i thuash shpirt,
asaj qe e dashura jote s"eshte?
Kur i thua zemer
asaj që nuk rri me ty, prane,
por zemren me ty e ndan?

Ke uruar ndonjehere qe e dashura,
sinqeritetin e shoqes te kete?
Po miqesine qe e sjell pertej deti,
sinqeriteti?

E ke provuar?
Une, po!

E di se cpo mendoja tani?
Sikur ti te ishe une dhe une te isha ty
Ne qytet do vihej nje shpallje
"Eshte zhdukur nje vajze ??? vjeçare!"
E do t"i lija tere gojet te flasin

Si ndodh qe djemte ??? vjeçarë
nuk humbasin?

E di se c"po mendoja tani?
Sa mire qe ti s"je une
e une s"jam ti..

Nena Ime

Eh moj e embela nenokja ime,
ke lidhur duart e rri menduar
veshtrimin hedhur pertej dritares,
e di c'mendon, e di se c'bluan

Debore e bardhe ne gracke te zuri
qekurse ke ardhur, e me s'tu nda,
c'debore renka ketu, moj bije
Po ketu tek ju qenka hata!?!

Mbeskat cicerojne ne telefon
Na mori malli o nena, ku je?
Ti ditet me gishtrinj u numeron
Ja erdhi nena o shpirt atje.

Ditet e kthimit numeroj edhe une,
si do me ikesh kaq shpejt keshtu?
Kaq pak do rrish o nene me mua,
pangopur me le nga "xhanet" e tua

Koken ne preher me merr si atehere,
Djal i nenes - ty te ka nena trime,
per ty jam e qete, me ty u cmalla,
Ne SHKUP me presin HANA DHE ZANA.....(Moss Harro)

Pse erdhe kaq vone?

Pse erdhe kaq vone tek une?
kur gruri u korr
e ne fushen e perveluar
mbeti vetem kashta?

Pse erdhe kaq vone tek une,
Kur edhe dera e fundit
u mbyll
Dhe dimri te la perjashta?

Pse te desha ty…

..sepse ti prure tek une
thesarin e rinise sime
qe une e kisha kycur,
E kycin e kisha fshehur,
harruar e humbur diku..
Si munde ta gjesh ti?

U lodha

U lodha duke luftuar
me kujtimet, me deshirat,
enderimet..
me te kaluaren, te tashmen
me te ardhmen qe nuk e di
a do ti gezohem…
U lodha edhe
me mendimin qe
te mos dorezohem..

Tani kam filluar ta besoj
kete teori te vjeter
vetem se,
me nje ndryshim te vogel
Ndersa shpirti im rri tek ty
Trupi m' endet ne nje bote tjeter!!!!!!

E di sa mbetje poezish kam?
Te harruara ne sirtar, te lena ne kompjuter
Te hedhura mbi tavoline, te shkruara nen te
Te ngjeshura ne cante e nuk di ku me..

Vargje te vetmuara
Shkulur nga poezite e mia
Copeza dhimbjesh te fshehura ne gji
Vetem per te mos t'i dhene ty.

Qortime per pakujdesite e tua
Per lendimin e krenarise sime
Fjale te tuat te hedhura pa vend
Kafshime mbi buze te emrit tend

Jane zemerime, kaperdime, perbetime
Per hakmarrje qe kurre s'ndodhen
Buzeqeshje te prera ne mes, ironi,
Deshira te shtypura, qe ti si di..

Ti s'do ta marresh vesh kurre
Sa here me pate ligeshtuar
Sa here malli me pat marre,
Sa here, qe te njoha ..jam penduar!

Qudi sa te lumtur ishim,
sikur kishim kapur rete
s'pushonim se foluri
ne internet!

Ku i gjenim tere ato fjale
Ate dialog qe fund s'kish..
Naten s'na zinte gjumi
duke pritur diten te vinte
serish

S' ishim pare kurre..(gjithmone doja te te shiqoja)
Po c'ka rendesi?
Kur ty te duket se je une
dhe mua me duket
se jam Ti?

Eh, sefundi kuptuam
se s'ishim vetem shpirtera..
Erdhi ai moment
Ngopje apo urie?!
(qe moment gjenie)
kur une doja te vija tek ty,
apo ndoshta tek une,
doje te vije ti..

Dhe erdhem..
e bashke me ne erdhi edhe
zgjimi
I dashur,
Ekrani duhej te kishte pasqyre
qe te na ruante nga
zhgenjimi!

Mbremje vone
ne divan syte
mi mbyll gjumi
ti thua "ngrihu fli"
ik, se edhe une,
ja, tani do vi!

Duke u lekundur
une ngrihem,
hyj ne dhome
deren e le pak hapur
si gjithnji,
qe te mos besh zhurme
kur te vish ti

Jam ne gjume
me zgjon perplasja jote e deres
si gjithnji..
Nen jorgan doren shtri
ajo bie ne te ftohte..
Paska qene era qe mbylli deren
s'paske qene ti!?

Hey, bela..
duhet te cohem, se e di
ne divan pambuluar
do te kete zene gjumi ty
Oraa trokiti: nje, dy!

Nuk kuptova atehere..

O Zot, cfare gjenialiteti
te jep te berit esell!
Te kuptosh nje pyetje aq te thjeshte
Qe bota e dinte prej mijra vjetesh..

"A me ndjen ti mua?
Nuk di c'mermerita atehere
mendimesh e ndjenjash ngateruar
U ktheva sot prape ketu
A vlen pergjigje e vonuar?

Po, i dashur te ndjeja
Sic nuk kisha ndjere me pare
Ndofta dyfish,
per ty qe te mungoja une
dhe per mua
qe lumi me kish marre

Po, i dashur, te ndjeja
Te ndjeja aq sa fryma me merrej
por e verteta ish qe
te shtyja tutje

Se guximi im s'shkonte me tej
Se imazhi i kokes tende ne preherin tim
Duke u trembur se ai do qe fundi
Po ti, s'e kuptoje qe mund
edhe fillimi te ish?

"Thone te gjitha ndarjet
si dashurite ngjajne,
por ndarjet pa bashkime
moskuptimin qajne"

Poetit mos i beso..

Ne oazin e dashurise
"ngritur per mua"
me thoje
Ne qofte se nje dite
per dashurine do shkruaj
vargjet do te jene per ty
per keto duar, per keta sy
vec per zemren qe ke ti!

Sa shume uje kaloi nen urre
Kroi u shter, u tha
Fushe e verdh'u pervelua
kallinjte(kollomoqi) u poqen,
u mblodhen, u bene duaj
Nje yll shendriti ne qiell
pastaj u keput e ra,
po ajo poezi kurre s'u shkrua

Ne oazin e dashurise
Ngritur dikur per mua
njerzit te pane, me tjetren!!
tek i peshperisje ato fjale
qe dikur mi pate thene mua!

Tri here e hutuar sot..

Sot qe te takova ty:
Me kaloi pa vene re
stacioni i chatit ku do zbrisja,
Ngaterrova telefonin e shtepise,
qe tu thoja se do vonohem,
I lashe vllezerit pa mend
kur thirra vellain me emrin tend!
A te mjaftojne keto te tria
Te thuash e trullosur nga dashuria?

E papritura

C'ke kjo e papritur
per ne sonte!
Habitur, shtangur ,
mekur mbetem te dy,
bota s"qenka aq e madhe,
sa thone,
per t"me harruar ti mua,
e humbur une ty..

Dhimbja

Oh, sa e rende kjo barre,
e rende sa padrejtesia
e di qe te theu ne dysh
kur e leshova mbi ty,
Po une? Besome i dashur
tani mbaj ate dhe
dhimbjen tende.. te dyja!

Me dhemb miqesi e humbur

Me dhemb miqesi e humbur
Me dhemb o shok vertet
Ta harroj me thua?
Nuk mundem..
Duhet te te harroj Ty vete!!!

Sa keq me vjen o shoku im,
Me dhemb ne shpirt, vertet,
se miq siq ishim,
me s'behemi dot
Te pakten jo ne kete jete

Cili gaboi?
Kjo s'ka me rendesi
fajin te tere mbi vehte e marr,
vec te kthehesha
edhe nje here tek ti?!

U nis me aq kujdes
u latua me aq dashuri
mbi pellembe te dores
e vume
dhe ishte thjesht… miqesi

Ah, si e humbem miqesine
Si e humbem…
Per te do na marre malli
qe shume e bukur per tu besuar
U be xheloz vete djalli.

Tinezisht prane nesh kaloi,
nje pelerine pruri me vehte,
mbi koke te na i hidhte,
te flisnin perqart te dy
rrugen mos dinim nga binte…

Oh, sa keq me vjen
per shoqerine e humbur
sa keq!
Shume humba une
por edhe ti ndoshta …shume!

Me dhemb per miqesine e humbur
(Sa shume na merrte malli!)
Mos! Pikerisht kete mos e thoni
Se do tu ngaterroje
vete Djalli!


Ishte nje dit si te tjerat Zogjte kishin Harruar te Ciceronin Djelli kish harrua te shkelqente DHE une te harrova TY.!!!!!!!!!

 
Veröffentlicht : 14/01/2009 4:55 p.m.
Teilen: