POEZI nga YLLI__CH
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

POEZI nga YLLI__CH

13 Beiträge
7 Benutzer
0 Reactions
1,007 Ansichten
(@ylli_polar)
Beiträge: 30
Eminent Member
Themenstarter
 
[#5034]

LOTI QË SHTEROHET
Më shumë bisedoj vet me vete
E pyes e i përgjigjem vetvetes
Shkruaj aq sa shoh vetëm me ndjenja
Një jetë me sy
Një jetë plot gënjeshtra
Një jetë plot trishtim
Një jetë që fshinë të bardhat
E shkruan mbi të zezat
Një ditar me përplot korridore
Shumë brenga bëjnë qejf në vete
O vdekje
Mos më ndjek si hije plepi
Shikimi aty është ngujuar
Nuk shuhet
Përderisa e vras
Përditë pak e ngapak

ZEMËR
Një ndjenjë mirësie
Më bën të fortë
Sikurse dielli që shkëlqen helmetat
Pezmit ia tregova rrugën
Le të dredhet
Në lumin që s'din për egërsi
Kujtesa
Nuk është as biletë trafiku
Nuk është as kopsitje pullash
Derisa përpara valëve
Vijnë edhe dyshimet
Në vetën e parë
Shkruaj poezi
Në varg gjerdani ndriçon
Loti më shpërlanë fytyrën
Dhe shpirtin
Dhe zemrën
I kam këtu në duar


 
Veröffentlicht : 07/09/2010 2:42 a.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
 

Ylli_ch ke poezi shume te bukura :respekt: per ty


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 07/09/2010 5:26 p.m.
(@ylli_polar)
Beiträge: 30
Eminent Member
Themenstarter
 

BRAKTISJE IREALE
E pushtova veten
Nga korniza e zbrazët në dhomë
Dyshemt e kalbura
Ju bëjnë çerdhe miza përdhese
Opinioni
Është dhembje
Sëmundje akute
Themel i prishur
Ndërtesë pa kulm
Dhe kafazi ndodh
Që është për njerëz
Dhe ikja nga vetvetja
Është liri ZOTI
Unë nuk jam vet
Topi dhe mbretëreshat
Më shoqërojnë lotin

LAMTUMIRË
Fërkoj sytë e skuqur
Korniza më duket faqe muri
Mendimi shtrohet në skajshmëri
Zemra bëret gur
Fjalët nuk i mban as hinka
Ndjenja dhe mirësia
Ikën nën këmbët e mia
Ikën hijeve të muzgjeve
Kurse unë përzihem
Me rrjedhën e lotit
Nuk dua veten ta vë në pritë
E as të ik pas lamtumirës
Oh ditë
Oh dritë


 
Veröffentlicht : 08/09/2010 12:35 a.m.
(@ahyrushja)
Beiträge: 187
Estimable Member
 

pershendetje Ylli poezi shum te bukura :respekt: per ty i nderuar


 
Veröffentlicht : 08/09/2010 5:55 p.m.
(@ylli_polar)
Beiträge: 30
Eminent Member
Themenstarter
 

Gjuha e lypsit

Lypsit kanë një gjuhë
Qajnë dhe qeshin njësoj
Shtrihen
Rrallë herë zgërdhihen
Me asfaltin e nxehtë
Nuk dinë se ku
Dhe kur i lindi nëna
Nuk dinë për moshën
Po s'dinë dhe për lodhjen
Dora e shtirë
Lëmosha
Përtej kësaj bote
Është gjuhë e lypsit
S'di kush
Nga buron pasuria
Nga bota interes
O nga mëngjesi
I hershëm i lypsit
Dielli i'a zë sytë
Nuk bën zë
Kjo është gjuha e lypsit

Sikur

Një ditë
Do ngris një fortesë
Kundër qerres së cirkut
Përballë do kem marrëzitë
Në krah do kem dashurinë
Një lum plot puthje
Do thejmë rrethime
Do kalojmë
Shumë shtigje e brigje
Më pas
Do ndërtojmë një anije
Do i sjellim dhe valët e detit
Dëshirat do notojnë
Fjalë s'do bëjmë
Do bëjmë punë
Me plot urata
Me plot dhurata…. :kafe:


 
Veröffentlicht : 09/09/2010 12:25 a.m.
(@arta22)
Beiträge: 997
Noble Member
 

boll poezi te mir paske shenu te lumt :respekt: pr ty


Allah Te Falem Ty...!

 
Veröffentlicht : 10/09/2010 6:32 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Ylli RRespect i nderuar shum Poezi e miere dhe mire se na erdhe :kafe: :respekt:


 
Veröffentlicht : 14/09/2010 2:28 a.m.
(@jerinna)
Beiträge: 17
Eminent Member
 

BRAKTISJE IREALE
E pushtova veten
Nga korniza e zbrazët në dhomë
Dyshemt e kalbura
Ju bëjnë çerdhe miza përdhese
Opinioni
Është dhembje
Sëmundje akute
Themel i prishur
Ndërtesë pa kulm
Dhe kafazi ndodh
Që është për njerëz
Dhe ikja nga vetvetja
Është liri ZOTI
Unë nuk jam vet Vargje mbreselense .....Rrespekt per ty Ylli gjithnje (Libermarsja)
Topi dhe mbretëreshat
Më shoqërojnë lotin

LAMTUMIRË
Fërkoj sytë e skuqur
Korniza më duket faqe muri
Mendimi shtrohet në skajshmëri
Zemra bëret gur
Fjalët nuk i mban as hinka
Ndjenja dhe mirësia
Ikën nën këmbët e mia
Ikën hijeve të muzgjeve
Kurse unë përzihem
Me rrjedhën e lotit
Nuk dua veten ta vë në pritë
E as të ik pas lamtumirës
Oh ditë
Oh dritë


 
Veröffentlicht : 18/03/2011 8:38 a.m.
(@jerinna)
Beiträge: 17
Eminent Member
 

Gjithqka nuk perpjestohet ne jete ........ jan vargje Kolosale i nderuar rrespekt per dhuntin Natyrore (Libermarsja)


 
Veröffentlicht : 18/03/2011 10:42 a.m.
(@lokja)
Beiträge: 12
Active Member
 

Respekt per Ty , nga LOKJA :)


 
Veröffentlicht : 23/03/2011 4:09 p.m.
(@ylli_polar)
Beiträge: 30
Eminent Member
Themenstarter
 

Pse Poet?
Nuk shijoj mëtej
Vetëm nji laps dhe nji letër
Larg çdo pasurie
Mbetem
Shumë afër vuajtjes së vjetër
Shputat i vara
Në degën e fjalës së lirë
Në trungun e fjalës vështirë
Vargu do shërim
Loti e do errësirën
Poeti qortohet
Me shëmbin buzë detit
Futet në çdo valë
Del e humbet përsëri
Përëri le të bjer shi
Kështu thotë poeti ......

Muza ime
Edhe nëse nuk të ngroh
Vrulli im krijues
Acari do të ketë mirkuptim
E kujtimet tona
Mendo çka të duash
Por kënga nuk zgjat shtatë ditë
Urata dhe dëshprimi
Janë sa shtatë sekonda magjike
Mungesa ka vetëm ngjyrë
Ngjyrën e detit
Moj i thua kujtë
Se fluturon me flatrat e mbretit
Muza ime .....


 
Veröffentlicht : 24/08/2011 2:38 p.m.
(@ylli_polar)
Beiträge: 30
Eminent Member
Themenstarter
 

Pse Poet?
Nuk shkoj mëtej
Vetëm nji laps dhe nji letër
Larg çdo pasurie
Mbetem
Shumë afër vuajtjes së vjetër
Shputat i vara
Në degën e fjalës së lirë
Në trungun e fjalës vështirë
Vargu do shërim
Loti e do errësirën
Poeti qortohet
Me shëmbin buzë detit
Futet në çdo valë
Del e humbet përsëri
Përëri le të bjer shi
Kështu thotë poeti ......

Muza ime
Edhe nëse nuk të ngroh
Vrulli im krijues
Acari do të ketë mirkuptim
E kujtimet tona
Mendo çka të duash
Por kënga nuk zgjat shtatë ditë
Urata dhe dëshprimi
Janë sa shtatë sekonda magjike
Mungesa ka vetëm ngjyrë
Ngjyrën e detit
Moj i thua kujtë
Se fluturon me flatrat e mbretit
Muza ime .....


 
Veröffentlicht : 24/08/2011 2:39 p.m.
(@lokja)
Beiträge: 12
Active Member
 

Hyra te lexoj ketu dhe pash nje poezi te re, shum bukur :).
Te pershendes.......


 
Veröffentlicht : 27/08/2011 4:16 a.m.
Teilen: