Zemra kullon gjak
syri pikon lot
zemra ta ka thene
syri sta thote dot.
goja vjell renkime
shpirti mbjell trishtim
goja seshte trime
shpirti eshte trim
guximi te thote te dua
frika se pranon
nuk pyet kjo per ndjenjen
dashurin se tregon.
kur frika dhe guximi
te jene njehere dakort
atehere do te vrapoj te ti
do te them ”TE DUA FORT
Leter vetem per ty…
Tani kur qdo gje ka mbaruar ne mes nesh,
i kujtoj qastet tona nga e kaluara.
Ti ike kur e kisha me se rendi,
ike duke marr me vete te gjitha gezimet e mia,duke mi lene dhimbjet dhe pikellimin e thell.
I dashur,ka mbetur ne mua vetem jehona e fjaleve tua….jehon e zbrazet.
Pas nesh mbeten vetem lotet dhe deshprimet.
Mbeti dhe shija e dashuris tende.
Asgje nuk mund ti ndihmoj vehtes,…
asgje nuk mund ti ndihmoj,….. dashuris tone te Perenduar…!!!
JETA IME
Jeta ime e zbeht,
e pa shijuar dhe e erret,
planet e fundosura thell ne det.
Une nje tjeter drejtim te jetes desha,
por me rreshqiti shpejt nga duart,
ndoshta se u pyeten te tjeret,
ndoshta se ashtu ishte e shkruar!!!
Jeta qdo dite vjen e me rendohet,
kam harruar te qeshe,
kam harruar te flas…
Kujtoj jeten time,
nje jete pa shpres!
Asgje nuk ngjan ne veht-vehten,
asgje e bukur….
Nuk kam kujt ti drejtohem…
Nuk kam kujt ti tregoj…
Ne kete bote une nuk takoj
Thon se bukuria rrall herë
vjen para syve që ta shohesh
sa me rrall pran trupit për ta
ndjer, jan keto mrekulli
qe un degjoj per ty
por vall a do te ishte
ky realiteti i ëmbël për
ate qe kam degjuar,
shpresoj te jet keshtu
qe ndryshe quhet parajsa
e rrall e bukuris, pres te
degjoj nga ana e medaljes,
jam thjesht nje njeri i
ngjajshem si ti, vet
se di te vlersoj dhe
realizoj ëndrrën
Ndoshta nje dit ne te ardhmen
ti perseri dote kthehesh
por gjall mua te mjeres
sbesoj se doteme gjesh …
mbi var ku un prehem
me keqardhje dote lotosh
dhe ikjen tende prej meje
perjet dota mallkosh
ndoshta shum i permalluar
portretin tim dota kujtosh
kur mbi pllak te gdhendur
emrin tim dota lexosh…
ndoshta per her te fundit
mua falje doteme kerkosh
por pergjigjen time nendhe
sdo mund ta degjosh
dota fal apo jo
as vet se di mire
pasi shpirti im dote jet plotsisht i shkrire.
ndoshta naten doteme presesh
ne endren tende te trokas
por edhe ne qofse vij
asnje fjal nuk dote flas
me hijen e vdekjes dote vij
dhe syt e mia mbi tuat doti fiksoj
frik ne zemer dote shti
derisa ty tete tmeroj…
ndoshta ateher i lumtur
me tjetren do te jetosh dhe shpirtin
tim nen dhe ndoshta kur nuk dotma
TRAZOSH ……
Nje dit te erdha pran
ti me vdekjen po luftoje
shum papritur me than
kishe muaj qe me kerkoje…
por un ste qendrova pran
kur ti per mua nevoje kishe
nuk ti perkedhela dot buzet
se larg meje ishe…
dikur u deshem shum
por nje dor mekatare na ndau
sfola un sfole as ti
fati rruget tona i percau…
un u nisa shum larg
po se duroja dot vetmin
neteve te gjata pa gjum
te kerkonte shpirti im…
zemra jote shpertheu
sduronte dot larg meje
dhe ti e dije shum mir
dhe un tretesha larg teje…
nje dit telefoni ra
dhe erdhi lajmi i keq
esht ne ditet e fundit me than
pa ty si del shpirti
dhe shum po heq…
nuk dija cte mendoja
lotet me venin varg-varg
ty po te merrte vdekja
po un isha ende larg…
i hipa avionit te mallkuar
qe do me sillte pran teje
ta jepja dhe ty mundesin
te shuheshe pran meje…
dhe ja ku gjendem
para deres se nje spitali
aty ku do takohen bashk
gjysem i vdekuri dhe i gjalli…
brenda hyra,te gjeta ne shtrat
ishte shum i zbehte, me buze te that
te fola po ti sm degjoje
me mish e me shpirt lufotoje qe te jetoje…
tani qe me kishe pran
doje ti hapje syt
por vdekja e mallkuar
ste jep mundesi te dyt…
zemra te rrihte
e ndjeje qe isha aty
se zemra ndjeu zemren
qe dikur ishte me ty…
me mundim i hape syt e brishte
dhe me mall me pe
me fole dhe dy fjal
“mos qaj”-me the…
ti po shuheshe para meje
dhe ksaj si jepja dot shpjegim
dhe jeten do ta jepja
qe te gjeje ti shpetim…
“nuk munda larg teje”-me ze te ulet me the
“per mua nuk ka jet,kur pran meje sje”
te putha embel, me puthe dhe ti
lotova un,lotuam t dy…
fryme thell more
dhe zemra te pushoi
lotet ran nga syt e tu
dhe vdekja te pushtoi…
e dija q m ndjeje
mbi trupin tend qaja
dhe lutesha
q perehje te gjeje…
duke qar mbi kraharorin tend
dicka ndjeva
zemra me rrahu fort
sikur ju afrua vdekja…
edhe zemra ime pushoi
pushoi dhe shpirti im
se kjo jet pa syt e tu
per mua sdo kishte kuptim…
…… dhe ja te gjeta
diku aty mbi re
syt e mi lotuan
“dhe ktu bashk do jemi me the”…
per dore m kape
dhe u ngjitem ne parajs
askush sdo ta besonte
ne te dy ishim prap bashk…
i thame njeri-tjetrit Te DUA ngadale
dhe u puthem leht e pa fjal
as vdekja nuk na ndau dot
se ne ishim serish bashk
u larguam te lumtur
humbem diku ne pafundesi
qeshem te dy dhe tham:
“PARAJSA PER MUA JE TI
Gjithmon nga ajo dit kur te njha ty
dertha lott sikur pikonte shiii
nje nat ne net me the diqkaa
me the se do te martohemm
e lote e mij ne tastier rann
Ahh zot i madh pse me ndodh keshtu
at qe un e dua po maritohet
ee spo me pret muuu
Jeta eshte etill po si te jetoj
pa te pa me syy e nje puthje ta dhurojj
nga shikimi im kerkove takim
te me pershdeesh po jo sdo te lejoj
se pa te puthur jo nuk do t eleshojj
nje e dij o zemre tani nese ket e lexonn
mos e haroo at vajzen qe te don per jett
Kjo zemra mu eshte ber copp
e kah te shkoj te kerokjj
po ti me tejr e un me mendimet tek tij
Jeta eshte e till jeta eshte e shkrett
aa moj dashni qe shakotronn per jet
perse sna bashkove per shkak te dashuris
Por na ndave per shkall 3 vite maturiee….
Dije dhe lexojj ty po te kerkojj
kthehu e le suedinnn se asgje nuk perfitonn
do te me mer malli mua shum per tyyy
por nese 2 muaj kalojn pa te paa
nese un vdess dij kam vdekur per tyyy
Nese sme do me
eja dhe ma thuaj
nje shpirt qe ka vuajtur
prape do te vuaje
Do lendosh nje zemer
qe brenda te mban
do vrasesh nje shpirt
qe per ty qan
Do humbesh nje dashuri
qe te deshi pafund
do fusesh ne dhe nje njeri
qe jeten ta kushtoi ne maksimum
SYRI IM
Syri imë mori shikimin tuaj
Unë brenda shpirtit ndjej detin
Ju jeni engjull i butësive
Koka juaj mban syze te errta
Nga lartë shikoi dhëmbjet
Digjet zemëra për bashkim
Zugu largë fluturon
Unë i humbur në përjetim
Ngjyrat më shoqronin
Ti levizje nga koka ime
Shikoja trupin tuaj
I shoqruar me kujtime
Deti ujin më nuk mbanë
Zemëra juaj fiton dashuri
Ju jeni engjulli në ngushllim
Jeta humbës i madh
Lumturi..sa kohe kaloi per te te njohur ty
Dashuri..sa her u rrezova deri sa te gjeta ty..
Sa do qe te shkruaj kto qe i ndjej smundem ti pershkruaj..
Sa do qe te mundohem te behem kurse ska ndodhur..ja esht duke u realizuar..
Sa here qe mundohem ato sy mos i shikoj te pretendoj se je humbur..nuk mundem me magjepsojne..Erdhe si nje ere e leht me more shpirtin..Si lindja e diellit me more shqisat..sa her qe ti mbyll syt te me dalesh perpara..me nje prekje me bere te fluturoj..me nje puthje me bere te helmohem..Helmi Im I Dashur..sa doja qe edhe ti ti dish keto vargje..skam guxim..ndoshta shpallja e Dashuris son do tjet gabim..Bukurii..me mer malli per buzeqeshjen tende..si nje lule e bukur qe sapo cel..tradhetiii..me mungon afersia jote qe me genjen sa her qe te shoh..O Jett..valle a do te jesh i imi ndonjeher?!a vec nje figur per te qen e qete…..Puthja ime..me helmove me ato buzat e tua tronditese..helmi im i dashur nese ndonje dit vdes..do te jet nga Dashuria ime e teperme ndaj teje..Helmi im i Embel….♥
E vesHTir te jesh e but dhe fatlume,ne kte bot te acart dhe te ashper qe po jetojme,nje jet te mbushur me urrejtje,nje jet e mbushur me shushunja te etura per gjak,e vetmja gje e cila me duket e bukur:ESHE DASHURIA QE NDIEJ PER TY:
ditet qe lahen nen ujrat e loteve te derdhur,zemra qe ftulurojne me krah te prer,Shikojme te ardhmen me syt tan te verber.Djelli qe vret henen:dhe hena ashtu e rraskapitur vret yjet nje nga nje:zemra e stukur ne cep te kraharorit dridhet,e trembur nga cdo gje qe e rrethon.POR TI:Ti je drita ime ne fund te tynelit:je endrre ime qe shoh cdo nat:Je gjithcka qe kerkoj nga jeta:Nuk e di sesi do jem pa ty:nuk mundem ta mendoj jeten time pa ty:eh o jet:ckuptim do kishe ti pa te??joooo nuk duet ta mendoj kte gje.UN pa te….???????joooooooo.nuk mundem ta mendoj.sepse thjesht iedea kur e mendoj me ben te ndihem keq.TE DUA:AS VET SE DI PSE TE DUA?PO DI QE TE DUA.JE BOTA IME JE GJITHCKA QE KAM,JE GJITHCKA QE DUA TE ARRIJ.PO TY JAM E HUMBUR,TE DUA SHPIRTI IM
Pranverë. Bënte vapë. Duke kaluar nëpër rrugicën që e përgjysmon livadhin e madh bri katundit fqinj, papritmas një reflektim m’i errësoi sytë. Një copë herë s’mu shqit. Terr m’u bë gjithkah. S’e dalloja dot as shtëpinë aq të madhe prej nga dilte ajo dritë symarrëse. Për një çast m’u duk sikur shpërthente nga një sterrinë. U ktheva drejt ca pemëve të afërta dhe si mburojë zgjodha trupin e një molle, pas së cilit u fsheha t’më vijë të pamurit. Pastaj u drejtova pak nga pak andej, ku pashë : shtëpinë, dritaren, pasqyrën e madhe në duar të bardha, dhe më në fund atë fytyrë rrezatuese ruspe. Ishte vet Besa, e cila para dy ditëve nergut më kishte pritur buzë sukales, pranë kroit të atij katundi, (meqë e dinte se isha udhëtar i përditshëm asajde) dhe sapo e lëshoi një fluturuese prej letre kah unë, iku si një sorkadhe. Në të kishte shënuar shumë. Në të vërtetë gjë tjetër pos dy luleve paksa të përdylkuara kah njëra tjetra, me pakëz rrënjë, të cilat dukeshin sikur fluturonin për të gjetur ndonjë vend të mbëltoheshin e të rrënjëzonin bashkërisht. Atëherë nisa të kuptoj. Para së gjithash m’u desh t’i përballoj qortimit të rreptë që ia dhashë vetes, pse u mbrojta nga rrezet e një dashurie që lindte, e jo nga reflektimi verbues sikur m’u duk në fillim
Takimet e Mesnatave
Pranverë. Bënte vapë. Duke kaluar nëpër rrugicën që e përgjysmon livadhin e madh bri katundit fqinj, papritmas një reflektim m’i errësoi sytë. Një copë herë s’mu shqit. Terr m’u bë gjithkah. S’e dalloja dot as shtëpinë aq të madhe prej nga dilte ajo dritë symarrëse. Për një çast m’u duk sikur shpërthente nga një sterrinë. U ktheva drejt ca pemëve të afërta dhe si mburojë zgjodha trupin e një molle, pas së cilit u fsheha t’më vijë të pamurit. Pastaj u drejtova pak nga pak andej, ku pashë : shtëpinë, dritaren, pasqyrën e madhe në duar të bardha, dhe më në fund atë fytyrë rrezatuese ruspe. Ishte vet Besa, e cila para dy ditëve nergut më kishte pritur buzë sukales, pranë kroit të atij katundi, (meqë e dinte se isha udhëtar i përditshëm asajde) dhe sapo e lëshoi një fluturuese prej letre kah unë, iku si një sorkadhe. Në të kishte shënuar shumë. Në të vërtetë gjë tjetër pos dy luleve paksa të përdylkuara kah njëra tjetra, me pakëz rrënjë, të cilat dukeshin sikur fluturonin për të gjetur ndonjë vend të mbëltoheshin e të rrënjëzonin bashkërisht. Atëherë nisa të kuptoj. Para së gjithash m’u desh t’i përballoj qortimit të rreptë që ia dhashë vetes, pse u mbrojta nga rrezet e një dashurie që lindte, e jo nga reflektimi verbues sikur m’u duk në fillim. Pasi iu largova mburojës, zemra më ecte nga dritarja që e stoliste ajo fytyrë hyjnore, por këmbët nuk më lëviznin dot. Ishte pika e ditës. “Therrishtave” s’donin të shkelnin. Komunikimin fillova me gjeste e herë-herë me fjalë. Nga ajo largësi arritëm disi të kuptohemi se kishim diçka për njëri-tjetrin, dhe më në fund e lamë që në orën fiks njëzet e katër të flasim përmes asaj dritareje.
Ca më tej u ndala të shikoj edhe njëherë vendtakimin. Dritarja dukej e rëndomtë sikurse të gjitha ato të shtëpive përdhese të katundeve malore : katrore, dykanatëshe, me katër tabakë xhami e katër shufra metalike të fiksuara në pragje, dhe me pezul të drunjtë nga jashtë. “Dritarja e dashurisë”— thashë në vete, dhe vazhdova udhëtimin me imazhet e asaj ndodhie
që s’më dukej tjetër pos ëndërr.
Atë natë :
Hëna e plotë shndriste me tërë fuqinë e refleksit. Vapa ishte zhdukur shqim, ngaqë vesa kishte filluar t’i kapej çdo gjësendi të mbitokës. Derisa nuk e shkela livadhin e madh, isha i freskët si një pemë sohishteje. Aty, në hapat e parë, fjafueshëm më përshkoi një ndjesi e çuditshme. Ca dallgë ngrohtësie më shkallëzonin krenarinë përbrenda, duke ma përplasur herë-herë nga një valë ngurrimi për hapat që bëja atij livadhi të thiktë gjelbrak ; drejt katundit të huaj në atë kulm nate ; drejt dritares… Pak më tej befas m’u krijua një pabesi e pakuptimtë. Më dukej ecja somnambul shtegut të një ëndrre a një trazimi pa drejtim. Në asnjë shtëpi të fshatit s’shihej çikëz drite. Gjë e gjallë s’dëgjohej. Nisa të merakosem, qenve si t’u shpëtoj. Një mendim sakaq ma shtriu udhëdaljen symbyllas andej ; bile po të guxoja edhe një kënge t’ia thoja, madje në kupë qielli. “Qen-ujqit s’qenkan këndejpari !” — thashë kur ndjeva lehje të mbytura qensh në togje, në një luginë ca të largët nga aty. Helbete ndiqnin ndonjë ujk skuthar. Për atë të Besës e dija se është tretur në ëndrrat e mishit brishtak të lepujve, apo të qumështit lyrak të deleve. Ashtu ngjante, sepse, meqë më thirri, duhej të më mbronte ; ta lidhte ende më fort se herave tjera atë murrosh të hatashëm.
Të gjitha mendimet m’i gijotinoi drita e elektrikut të dorës, që u ndez nga dritarja drejt në mua. Asaj atë çast i afrohesha ngadalë përskaj murit të gjatë që mbërthente dy-tri shtëpi. Gati
menjëherë më pas ajo dritë u zhduk përnjëherësh. Eca pakëz më shpejt, por lehtë, sikur nëpër vezë të shkelja. Hapat e fundit drejt vendtakimit më bënë të ndihem i gëzuar e njëkohësisht i pafrikë çfarëdo që të ndodhte. Dhe, ç’të shoh. Dritares njëri krah i rrinte mbyllur, ndërsa tjetri gjysmë i hapur mbahej shtrëngueshëm nga vet Besa. Përbrenda dhomës gllabëronte mugëti e dendur, ngase në dritare ajo rrinte e palëvizshme, ndërsa mënjanë një perde e errët pengonte depërtimin e dritës së hënës. Ajo mugëti mbulonte pjesërisht edhe trupin e saj, por kur ia hodha një shikim, ashtu, përmes hapësirës së ngushtë të gjysmëhapjes së kanatës, madje penguar nga një shufër metalike në mes, ia pashë : fytyrën engjëllore, flokët ngjyrëgështenjë, dhe gjinjtë e mbufatur si dy balona nën atë jelek të hollë. Ato m’u duk ia vura re si të ishte në një vend të hapët e nën diellin më të shndritshëm të qiellit.
Ngadalëz, me një zë të druajtur e disi të ngjirur, më tha :
— Të dua ! Ti mua ?
— Gjithashtu ! — i thashë.
— Shumë mirë ! Pra, mirupafshim nesërmbrëma, në po këtë kohë ! — përfundoi, dhe ma hodhi një shikim të ngulitshëm duke e mbyllur dritaren disi rrëmbimshëm.
“Dreq o punë !” — thashë në vete.
Nata e dytë :
Meqë tërë ditën më roitën mendime gjithfare, çdo të pjellë vallë në takimin e ardhshëm, ndërsa më në fund nënvizova : “gjë tjetër pos dashurisë !”, derisa erdhi koha për t’iu afruar sërish dritares, ndjeva një mall të madh ta shoh sa më parë atë bukuroshe ; madje, qoftë sikurse një natë më parë që e pashë.
U nisa disa minuta më herët se që duhej. Me vete mora një trëndafil të freskët, t’ia dhuroj në shenjë dashurie të pashmangshme, e të kujtuari për rrënjëzimin e saj. Mendoja t’i flisja i buzëqeshur përmes hapësirës së ngushtë të hapjes së parmakut, e ta zgjatja dorën me atë dhuratë, dhe bashkë me biskun e fletët e brishta t’i çiknim së paku gishtërinjtë. Mirëpo, ndryshe mbaroi gjithçka.
Herët u gjenda në cak. Kot arrita. Guxim s’pata t’i cingëris në xhame për ta njoftuar se aty isha. Mendoja, për sherr, mund të jetë edhe dikush tjetër në dhomë, dhe fundi dihej. Vetëm dy-tre minuta para kohës së caktuar hapekrah u çel njëri parmak. Besa vringthi u përkul të përgjonte sikur natën e mëparme nëpër dritën e elektrikut të dorës, por andej, — përreth murit, nga ana e rrugicës — s’pa gjë. Në kahun tjetër afër dritares rrija ulur, prej nga i dola përpara si hije duke harruar përtokë trëndafilin. Një kombinezone të mëndafshtë ngjyrëqielli, dhe fytyrën e çiltër, fare mirë ia pashë në dritën e një qiriri të vogël që kishte lënë ndezur mbi një tavolinë ndanë vetes.
— Kuptoj se më do, — shtoi pasi më përshëndeti — ama s’di sa do të zgjasë kjo, dashuria jote ?!
— Për jetë e mot ! — ia ktheva bindshëm.
— Më gëzon. Pra eja nesërmbrëma në po këtë kohë ! — më tha, dhe me një shikim goxha të çiltër e mbylli parmakun paksa me të shpejtë.
Më vloi gjaku aq shumë !… Megjithatë trëndafilin ia lash në pezul
Nata e tretë :
Edhe pse m’u përfytyrua gati tërë ditën, gjithnjë u mundova të mos e ngulis mendjen tek ajo asnjë sekondë. Punë fizike thuaja kurnjëfare s’kisha, megjithatë sapo erdha nga shkolla, ndonëse kot do t’i lëçisja mësimet a ndonjë libër, punova ç’bën e ç’nuk bën, vetëm t’i kaloja orët sa më shpejt deri në mesnatë. Kastile u nisa më vonë, ngase duke shpejtuar e dija se më mirë do ta kaloja atë udhëtim. Saktë, kur u duk në dritare u gjenda aty. Sërish e hapi vetëm njërën fletë të saj, por tjetrës ia hoqi rezen. Një llambë vajguri varur në murin anësor, lëshonte dritë të mjaftueshme e mundësonte pamjen e ca luleve afër saj. Pasi ia hodha një shikim në fytyrë — gjysmën e së cilës e shndriste ajo dritë, gjysmën tjetër hëna — vura re këmishën e saj të najlontë ngjyrëbari që linte t’i dukej dukshëm forma e trupit biskonjë, e që ia shtonte bukurinë edhe me një spektër ngjyrash të çuditshme. Duke buzëqeshur lehtë, ma zgjati dorën dhe më përshëndeti ngrohtësisht. Pasi shprehu interesim si kisha kaluar udhës, bëri sikur u afrua ca duke ma bërë një pyetje të çuditshme :
— Dëshiron të martohesh pastaj me mua, apo?
— Dëshiroj!… Më shumë se gjithçka tjetër në jetë ! — ia ktheva, ndërsa mbeta i shtangur.
— Të njëjtën dëshirë e paskëshim. Por më mirë të mendohemi edhe pak ! Udha e mbarë të qoftë, e natën e mirë, — më tha me një zë të butë duke e mbyllur dritaren qetazi.
Veç sa nuk këlthita : “lozonjare !…”
Nata e katërt :
Letrën e gjatë, që gati tërë ditën e kalova duke e shkruar, e futa në xhep dhe u nisa. Ç’nuk i shkrova në të : për rastin e asaj dite që u takuam në rrugicë, pak mbi krua, si ecte ngathët krahas babait çehrevrenjtur, ngarkuar me ato kënata përplot me ujë, e guxim s’pata t’i them : “Këtë barrë ta përgjysmojmë, Besë” — sikurse mendova ; për lajkatarësinë e pakuptimtë që po e shfaq kur po i vete te dritarja, e veçmas për
dashurinë e përflakur që kisha ndaj saj.
Në orën fiks njëzet e katër, faqeza qemë. Pos njërit parmak, u hap edhe ai me reze, por vetëm deri në gjysmë. Poçi elektrik llamburiste në mes të tavanit. Në fytyrën e Besës shqova një çiltëri gati të skajshme. Veshur mbante xhaketë të lehtë doku, ndërsa leshrat bashkë me një fjongo të gjatë pëlhure ngjyrëgurkali nga ana e djathtë i shtriheshin deri nën gjoks. Sapo e hapi gojën të më fliste diçka, me të shpejtë e lëshova letrën në
parvaz dhe i thashë :
— Lexoje dhe mendohu mirë ! Shihemi nesërmbrëma në po këtë kohë.
Nata e pestë :
Me vonesë u nisa, vonë arrita në cak. Parmakët e dritares rrinin çelur tej më tej. Në dhomë s’ndriçonte gjë. Besën s’e shihja kund. Duke i vënë duart në pezul, për t’u ngritur të shihja edhe nëpër këndet e dhomës, sakaq më pengoi butësisht një dorë e lehtë. Vallë, a do të mund të më preknin duar të tjera, pos atyre të Besës aty atë natë ?
— Mos u mundo. Ja ku jam! — më tha fare e qeshur, dhe më tregoi trungun e dardhës, pas së cilit kishte qenë e fshehur.
Përnjëherësh bëmë shtrirje krahësh nga njëri-tjetri. Pas përqafimit këmbët dalëngadalë na shpunë në luginën preshtake nën katund. Zërat tanë të ulët mes lisave shekullorë i shoqëronin currilat e përroskës dredhake ndanë nesh, e herë-herë shushurimat e gjallesave përreth.
Nata ishte jona.
Prozë Dashurie
Hap deren e dhomes time dhe pa u menduar hyj
brenda. Gati-gati ne menyre instiktive. Ajo eshte gjithcka qe mund te
kerkoj tani ne keto momente. Nje vend i gjithi i imi ku mund te qendroj
i pangacmuar dhe i vertete. Skuta ime e erret, ku nuk egzistojne
ngjyrat apo dritat. Gjithcka atje eshte e njete, pa ndryshime. E erret
per mos u dukur copat e korraces time kur bien poshte pa zhurme. I
zbuluar nga cdo mburoje por i sigurt, me ndihmojne te ec perpara per
mos u perplasur neper qoshet e zhvendosuar nga imagjinata ime. E erret
per mos u ngacmuar nga gjithcka qe me rrethon pa zhurme por qe
gjithashtu ben hije kur ndodhet ne drite.
Dhe keshtu hyj brenda duke
terhequr zvarre kembet qe i ndjej te shkeputura nga pjesa tjeter e
trungut. Mbyll deren me ngadale dhe filloj renien ne vorbullen e
fuqishme te boshlleku qe me pushton. Nen efektin e kesaj gjendjeje
clirohem nga gjithcka dhe forca e rendeses pushon se diskutuari me
muskujt e mi. Tani mund te shoh pa patur nevoje te hap syte. Shoh vetem
ate qe duhet te shihet dhe perseri bije dhe bije duke cliruar cdo pike
mbeshtetjeje. Tani ehste qetesi dhe frymemarja ime me ben shoqeri dhe
kur cdo paterice largohet prej meje, renia shnderrohet. Tani trupi,
mendja, shpirti nuk jane me te mite. s’kam pse prek, pse nuhas, pe
shijoj sepse tani nuk jam vetem. Ajo qe kam kerkuar eshte me mua. Ne
mua.
Jashte vetes sime tani udhetoj i cliruar dhe shoh trupin tim
tek mbyll syte te shkoje poshte. Sa cudi! Gjithcka tani shkon poshte.
Mos valle bota ne nxitim e siper ka ngaterruar kah? Sa cudi
e dua nje puthje nga ti
e dua nje prekje
me duart e tua
e dua fjalen kur
me thua te dua
dua te mbulohem
nga puthjet e tua
dua te me duash vetem mua
por kjo kurr
ska per te ndoll
edhe sikur te vdes
ne krahet e tua
ti nje tjetres
do i thuash te dua
duaje fort
se keshtu qenka shkru
ti me nje tjeter me u dashurua
dhe un gjithmon duke lotua
me nje puthje
me nxitim
me kenaqe
shpirtin tim
me nje puthje
me plot lellatime
per ty po mendon
kjo zemra ime
era mi fryu
floket e mia
kurse ti
mi puthe
buzet e mi
jan te embla
puthjet e tua
por me e embel
esht fjala te dua
Jam i shtrimë larg në spitalë,
Asnjë t´afërm s’e kam pranë.
Sa i hidhun fati më ka dalë
fat i mbrapsht e shumë i randë.
Diçka m´flasin, diçka m´thonë,
po gjuhët e tyne s’i kuptoj.
Përveç dhimbjes që më kaplon,
për asgjë tjetër nuk mendoj.
Më shkon mendja te nana ime
jam n´spital e ajo nuk di.
Më pret t’i shkoj për gëzime,
ta përqafoj, ta marr në gji.
Ti çoj bombonet e kollit që pret,
frymëmarrjen t’ja lehtësoj,
të çmallet me gjakun e vet
era e të birit shpirtin t’ja gëzoj.
Ah, i randë kurbeti i shkretë,
Po ma i randë kur je n´spital,
dhimbja e mërzia t´rriten shpejt,
T´bahen kodër e t´bahen mal!
Vajza ime më vjen ngajherë
po dhe ajo ka hallet e veta,
Tuj u rritë me trishtim përherë,
e mjerume ju ka ba jeta.
Babi sëmur e me plot derte
e gjithmonë tuj e pasun frikë,
mos i ikë pa lamtumirë kësaj jete,
Babi i dashtun që e ka rritë.
Ah, sa mizore moj jetë me halle
sa shumë vuejtje po na sjell,
Pse ma bane këtë ferr së gjalli
M´zune diell e më zune qiell.
Si më shkoi kjo jetë e shkret’
Pa u gëzue kurrnjiherë,
Aq sa nuk di për gjithsa vjet,
Kur ashtë dimën e kur ashtë verë.
Nuk ja ndi ma aromën lules,
Nuk ja ndi zanin bilbilit,
Ka shumë kohë dhimbjet me sulen,
Kam harrue ç’ka ashtë gëzimi!
Ja marr kangës për me këndue
Porse zani s’më del dot,
menjëherë më kthehet në kuje,
Tuj e la sharkinë me lot.
Qaj moj zemër mos u ndal,
Qaj vuejtjet e trishtimet,
Qaj vitet prej atdheut larg,
Tuj pas mall´për vendlindjen!
Qaje babin që t´ka vdekë
E s’ke mujt në fund me e pa,
as dhe shokët që ndrruen jetë
Në këto lufta që janë ba.
Qaje livadhin, qaje lumin
e atij fshati ku ke le,
qaj për farrat e qaj për lulet
O njeri i mbetun pa atdhe.
Qaj moj zemër e mos pusho,
N´kurbet dhimbja ashtë e rrept’
Qaj ti qaj e mos ndalo
se vetëm n´vaj na shkoj kjo jetë.
Çka ashtë malli i atdheut
e di unë dhe Perëndia,
Krejt me lot të pa terun
Jan’ dhe k’to vargjet e mia
Kur mendoj sa shumë kam hjekë
për Kosovë e nanë Shqipni,
e sot i harruem kam mbetë
N’dhe të huej pa bukë e shpi.
Ishin vitet e burgut të shkretë
T´vështira, t´randa me i jetu,
Vetëm kush i ka përjetu vet,
Din me folë e me t´besu!
Vinin eskortat e policisë
Merrnin vllaun e motrën e shtrenjt,
Merrnin babë’ e nanë prej shtëpisë
UDB-ja ta lente votrën shkret.
Her na rrihnin e her na vrisnin,
Lash atdheun ika n´gurbet.
Moj Serbi paç përjet mallkimin,
Ma vrave Nelin 17 vjeç.
Krisi lufta, luftë mizore,
Luftë të ndytë siç ban Serbia,
Digjte shtëpi, pleme e troje
Vriteshin gratë, vritej fëmija.
Këtë fat gjeti dhe familja ime
Në Lipjan na u dogj shtëpia.
Ikën njerzit me lot e hidhërime,
Me u kthy kur të vinte liria.
Dhe u kthyen n´ato gërmadha
Unë ndihmova me çka pata,
Tuj mendu se nji ditë të mbrame
Do t´më ndihmon Kosovë e ngrata.
Rrinim gati të merrnim ndihma,
Por s’na duel si e menduam lirinë,
Se ujq t´uritur e të çartun
Kosovës iu ngjitën mbi shpinë!
U ndërtuan shtëpi atyne
Që s’kishin ba asnjë mundim,
Unë kërcnohesha me vrasje
dhe duhej të rrija në mërgim.
Tash kërkoj nga dy shtetet e mi,
Nga Shqipnija e nga Kosova,
Të ma bajnë nji kasolle - shpi
se përndryshe protestova.
Jam rrebelu kundër të gjithëve
Due kasolle dhe një WC,
Ta baj nji gjumë para vdekjes,
në të dashtunin atdhe.
Kërkoj WC se kam nevojë
që ta kry ku ashtë caktu,
Mos ta ndyj unë atë shtrojë,
Siç e keni ndotun ju!
S’due të jem pjes’ e ndytsinave
t´politikës suej marroqe,
Dikush xhepat plot stërlina
e dikush nuk ka as krroqe.
Keni ba pallate t´naltë
Dhe hajnia ju ashtë ba ves,
Nuk mendoni o të ngratë
Se nga uria populli ju vdes!
Nga kurbeti u çoj këto fjalë–trakte:
Me fat t´popullit mos luni aspak,
Se shtetin s’e keni pronë privatet,
Ky popull e ka fitu me gjak...
Ju çoj fjalë e qortime sot,
Se jam shqiptar dhe jam krenar,
e s’do ndalem pa më ndal ai Zot,
për bashkimin tonë kombëtar ! ...
Kah po shkojnë k´ta trena t´zi
Ku po e qojnë gjith këtë rini?
Kah flutrojnë k´ta aeroplan´ ,
Këtë Kosovë po kujt ja lanë?
Kujt ja lanë nanë e babë,
Qe n´pleqni n´shpi i kan´ lanë?
Kthehuni Ju moj rini
Se Kosova nuk asht Serbi.
Kthehuni Ju në vendin tuj,
Se Kosova nuk asht e huej,
Jo kurr´ mor JO!
Nuse t´reja në shtatzani
Në kurbet po lindin fëmijë
Po lindin n´Evropën plakë,
Fëmijë për t´huej e t´pa nafakë,
Mblidhni mendjen motrat tona
Se s´harrohet dot Kosova!
Kthehuni pra gra, pleq, e të ri
Mos ta lamë Kosovën n´Serbi
Kthehuni ju në vendin tuj
Se Kosova s´bahet e huej,
Jo kurr´ mor JO!
Ju kolona me djem te ri
Pse po i bani Kosovës tradhëti
Ju kolona, n´kurbet qe shkoni,
Pse Kosvën po e tradhëtoni.
Kthehuni ju djel të ri
Ta bajmë luften me Serbi,
Kthehuni Ju n´vendin tuej
Se Kosova s´bahet e huej,
Jo kurr´ mor JO!
Kujt ja lini Ju këtë prag
Që shkjau na e lau me gjak,
Kah po shkojnë po vlla e motër
Kujt ja lanë plang e votër?
Kurrë n´Kosovë lule s´çelin ma
Far e gjakut pa i ra,
Lulja n´Kosovë s´mund pip´ me qitë,
Gjak i ri, të mos i ujitë,
Kur kjo tokë sot lëngon
Plis e huta n´shpi i keni lanë.
Kthehuni Ju more të rinj
Ta bajmë luftën me Serbi
Kthehuni në vendin tuej
Se Kosova s´bahet e huej,
JO KURRË MOR JO!
DO TË VIJË NJË DITË
Fëmijët sot s´këndojnë
N´Kosovën time t´mjerë,
As lulet më nuk çelin,
Si çilnin përherë.
Nuk kanë çantë as libra,
Pa shkronja kanë mbetë;
Edhe mësuesi i tyne
Në kurbet ka tretë.
Dalin, protestojnë
E bëjnë demonstrata;
Shikon loke, e mjera,
Edhe qan e ngrata.
Policia serbe
Vranë, pren e grin,
Nuk i len në shkolla
Të shqipes fëminë.
I ka mbyllë ato
Me roje e dry,
Mësuesve e rpindërve
Zemra ju ka ndry`.
Por, do te vijë koha,
Shkollat do të çilen;
S´bashku mësues e nxënës
N´valle do të hidhen.
Do të mësohen shkronjat
Dhe ritmet e valles,
Do t´këndohen këngët
E Jusuf Gërvallës.
Do t´mësohen vjershat
E t´madhit Naim,
Nëpër shkollat tona
Do të ketë hare e gëzim.
Do t´mësohet De Rada,
Do t´mësohet Gjergj Fishta;
Do t´i tregojmë botës
Se nuk vdes kurrë shqipja.
Sikur në gjithë botën
Do t´këndojë fëmija,
Do t´lulëzojë Kosova
Do të vijë liria.
Kur të vijë ajo,
Le t´vijë dalngadalë,
N´Kosovë do të çelin
Trëndafilë e lalë.
Rrezet dielli ynë
Fort do t´i shumojë,
N´Kosovën e lirë
T´ngrohta do t´i lëshojë.
Fytyrat shqiptare
Do të qeshin prore,
E gëzuar dhe e mbarë
Gjithë toka Arbënore
Mos qofsha në lëkurën e vrasësit
Botën po e lajmëroj
Me këtë poezi
Se vrasësi po më ndjek
Po ma ngulfatë dashurinë
Po ma zë frymën
Ai më ka hy në shtëpi
Në sofrën time është ulë
Lugët dhe kafshatët mi numron
Përtypjet mi ngulfatë
Si hije më vjen pas
Jo nuk qenka hije
Vrasës me maskë qenka
Edhe vrasësit kanë ndryshuar
Imitim i karpatasëve është ky
Kjo tokë se ka pasë traditë
Shqiptari shqiptarin serbisht me e vra
Oh edhe vdekja dikur ishte me burrërore
Spaska më keq
Kur shqiptari shqiptarin
Tradhetisht n´pusi e vranë
Në shtëpi i hynë
Ia vranë rob e fëmi
E gjaku yt armik të bëhet
Hej kafshë e zezë
N´Kosovë as vdekja nuk vonon
Bajlozat serb u vërsulen
Mbi Reçakun heroik
Mbi Reçakun e Qorr Ilazit
Mjeshtrit e thikave
Filluan zanatin e vjetër
Masakruan trupa
Të të gjitha moshave
Njerz synxjerrës
Gjakpirës e njerzngrënës
Lozën lojën e tyre makabre
Me trëndëfila të zinjë
Në mes të Evropës…
Endërr nuk është
Ndodhi morbidja ugurzezë
Filloi loja e vrasjes
Reçaku u la me gjak
Unë isha aty
Dhe pash dhëmbjen e Mic Sokolit
Vajin e Smajl Hysenit
Ofshamën e Sefë Koshares
E sot pas sa vitesh
Ju lus të dashur miq
Një qiri ndezeni për Reçakun
Për kujtim
Për rrespekt
E nëse nuk keni ku ta ndezni qiririn
Fërkojeni për zemrën time
Se ajo ka zjarr ta ndez
Edhe malin me borë
Sa të dua Shqipëri
Sa të dua Kosovë
E kem pasë ne gjithmonë nji dert
Kur djemt ma t´mirë shkojshin n´kurbet,
Shum na i merrte kurbeti i zi
Vdiqshin, shkojshin pa u pa me sy.
Tash na erdhi nji tjetër adet
Edhe çikat po shkojnë n´kurbet,
T´u i lanë n´Kosovë shtëpitë të thata,
E në dhe të huj po shkojnë gra e plaka
Po shkojnë nxanës, shkojnë profesoresha,
Nuse të reja edhe studentesha.
Ah! Po e lanë sot Kosovën thatë
Ku ke pa mor´ n´kurbet me na shkue gratë?
Për arat tona kurrë pa u merzitë
Rrugëve t´Evropës tash tuj u shetitë.
Prej që na hyni kjo demokraci
Pak si tepër grat na kan marrë liri,
Se me ba burri me e nguc graninë
Qohen grat shqiptaresha e thirrin milicinë
Shpejt vinë milicia me sirena tu´ fishkllu,
Me nda gruen prej burrit, hajmin* me ua ndrru,
Se me u ba nder burrave hiç s´u shkon ndermend,
Burrat rrinë te dera, grat në t´parin vend
Ju qesh fytyra pse burrat rrinë te dera
Tani janë të lira të kenë dhe “shvalera”*,
I zgjedhin dashnorët t´zi a ndoj arap
Se janë ma të fort duken si tarak,
Burrit shpesh ja bajnë: çka je ba si morri
Dil pak me shëtitë se vjen “haus-majstori”*.
Mori gra shqiptare ju vraftë perëndija
Si humbet k´shtu nderi,si humbet njerzia,
S´janë per krejt shqiptaret kto fjalë që po i këndoj
Edhe me kët´ kangë due të kritikoj
Ju lutem të gjithave mos me marrë për veti
Le ti marrin ato që kanë mizë mbas veshi.
Se n´lokale t´natës se ka shqiptaresha vendin
Me shitë nder me pare nuk e kemi rendin.
Kemi mjaft ne çuna, shqiptar djel të ri
Që të lidhet jet´ e të çohet dashuni,
Pastaj, gra të reja me tre-katër fëmijë,
Burrat i lanë n´shpi, vet dalin n´kurvni
Ose i lanë burrat e i lanë fëminë,
Me agjensi të ndryshme marrin arratinë.
Shkojnë e na shkruhen azil n´Gjermani
Diku në Evropë a Skandinavi
Nëpër “hajme” të ndryshme strehohen kto gra,
Ju binë n´dorë mafive sa keq sa hat.
E disa prej tyne s´tregojnë se janë shqiptare
Thonë jemi të Bosnës k´tu kem ardhë pa qare
Nuk ju dhimben burrat, nuk ju dhimben fëmija
Që pa gru e nana na kanë mbet te shpija,
Çupëza e vogël thërret: ku je nana ime?
-Pse shkone n´kurbet e më lë jetime?!
Edhe çuni vogël nanën e thërret;
-Pse ma ndave gjinin nanë e shkove n´kurbet?
E disa vasha t´reja që s´kanë obligime
Kur vinë në kurbet shumë na bahen trime,
Jemi thonë të pastra si gurra t´Rugovës,
Tuj u martu´ me t´huj i ndihmojmë Kosovës,
Se Kosovën tonë e lamë në mjerim
Tuj i marrë të tjerët po bajmë informim.
Po edhe me e marrë shqiptarin për burrë,
-Vallahi moj motër nuk po ka kulturë,
Merre naj t´Afrikës a naj Italian,
Kanë motër kulturë, për burrë janë taman.
Na e lavdojnë n´Kosovën naj bajnë aferim
K´shtu në diasporë bajmë informim,
Nuk të rrahin kurrë e s´shohin me sy
N´dash shko n´kafene e në dash n´kurvni!
-Pse erdhët n´kurbet?- i vet, na përgjigjet bija:
-Shuj vllaçko, shuj: m´kan rreh milicija,
E disa gra tjera nga fshati e nga malsija,
Dimitë dymbdhet´ metra edhe me sargija*,
Dymbdhet´ metra gat´ i kanë leshu ne tokë
E kujt asht´ kjo veshje?-po pyet kjo botë
Po më tregon nji ditë nji çun i ri
-Ma kanë qitë nanën në fotografi!
Se nana ime, e veshun n´dimija
Asht´ patriote e ka ndjek Serbia,
Vetshin gazetarët:-Këtë veshje kush e mban?
-Jemi të Kosovës e na thonë Alban!
Por e kontrollun nanën, milicët para fmive,
Dhjet aparata ja gjeten, në palë të dimive!
Kështu shumë prej neve i ikëm Serbisë,
I tregojmë Evropës dhe Skandinavisë,
Se me vjedhë e me u prishë ndërveti,
Beli ma trima ma smund i gjan n´gjeti.
Por mblidhni mendjen ori motrat tona,
Kultura e huej nuk bahet e jona,
Kujtoi dëshmorët që ranë për liri
Për Kosovën nanë e jo për Gjermani.
Rueni motra nderin e rune moralin,
Me shitë nder e besë nuk na e la i pari,
Kujtoni heroinat që ranë për atdhe,
Vend s´ke në kurbet po atje ku ke le,
Bahuni motra pilote, kangëtare, balerinë...
Me punë të ndershme madhnoje Shqipninë,
Po erdhe n´kurbet fillo me u shkollu´ ,
Keq e kemi Kosovën duhet me i ndihmu.
Banu shqiponjë mali, fluturo nga Kosova,
Se sot me nder e dije pushtohet Evropa
Çamëri moj Çamëri
Çamëri moj Çamëri
Pse të ndihet vaji Ty?
Pse të ndihet vaji e gjama,
-Ah jetime më ka lanë nana!
Çamëri moj Çamëri
Unë kosovari qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Po shumë plagë që m´paske ti!
Ato plagë që t´lan´ të mekun
Spo sherohen as me shekuj!
Çamëri moj Çamëri
Unë mërgimtari qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Kush të keqen ta ka ba?
Djel e vasha t´shkaperderdhun
Gjithsekund në këtë dynja.
Çamëri moj Çamëri
Jo përqamja stë vyen Ty!
Çamëri moj Çamëri
Seç ma prish shëndetin ti,
Ju shof pak edhe t´përqarë
Zemër shkreta m´bahet varrë.
Çamëri moj Çamëri
Kosovari unë qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Mblidhi pleq e mblidhi t´ri,
Leni t´keqe e leni mni
Lidhni
besë edhe miqësi.
Çamëri moj Çamëri
Mërgimtari qan për Ty!
Ka ardhë koha me u bashku
Njeni tjetrin me nderu,
Të gjtha forcat ti bashkoni
Lirinë n´daqit Ju ta gzoni!
Çamëri moj Çamëri
Nanë Shqipnija të merr në gji!
Çamëri moj tokë shqiptari
T´lidhim besë na e la i pari
Pa u bashku edhe Ti,
Kurr Shqipnija sbahet Shqipni!
Çamëri moj Çamëri
Kosovari unë qaj për Ty!
Ty që të deshta .......
Po shkruaj ne faqen e fundit të këtij ditari për ty, për ty që të deshta shumë...
Po shkruaj dhe qaj... Kujtimet e fundit të këtij libri po i mbylli me ty që ike shpejt nga unë!!!
- Për ty që më shpeshtoheshin tik-taket e zemrës sime, e goja nuk nxirrte dot asnje fjalë!
-Për ty që s'e kuptove kurr tër at Dashuri që ndjeva ndaj teje, për ty që dikur kinse më Dashurove!!!
- Më shiqoje, më flisje, më provokoje por mbi të gjitha në syt e tua vëreja një ëmbëlsi.. Dashurin time e ushqeva me shpresa të rrejshme, duke pritur për një fjalë të ardhmërisë sonë?!...Muaj me radhë jetova me mashtrime të pafalshme nga ti!!!..... Më gënjenin se më Dashuron, ashtu më kishe gënjyer edhe ti tër kohën, se më Dashuron mua, por pas qdo fjele fshihej REALITETI i vrazhd!!!....... Ti ike padashur, ti ike nga unë sepse nuk të lejoi Dashuria e vjetër të cilen e mohoje se nuk e don më kurr... Ju më lënduat me fjalë të liga, më hudhët në shport bërllogu, ta ndiej vetën aq keq...
Ti je i pashpirt, ti ende nuk kupton se më lëndove aq thellë, ndoshta thua pse kjo shkruan kështu, shkruaj se unë ty të Dashurova me gjithë shpirt, kurse ti më kishe pas vetëm ( hajgare të chatit)!!!
Unë jam e plagosur nga kjo Dashuri e rrejshme, e dëshirat për ty kanë mbetur si një ëndërr e bukur, planet që i bëm për kët fund jave u shtangën në vend, nuk ka kush të i shijoj pos neve!!!
Ti më braktise pa u menduar fare, e vrave Dashrurin që të deshti pa hile...
Tani e plagosur në shpirt, shetis e vetme dhe i kujtoj të gjitha që i patëm ne dy, e në fund kthehem në shtëpi, si një zogëze e braktisur me fytyr të përlotur, me trupin që më dridhet nga trathëtia e nga gënjeshtrat tua... Sa shumë kishe pas prirje të më gënjesh Loqki, e të mos kuptohesh fare...Tër kohën u mundova ta falja ty, tër kohën e lirë e kalova në Qytetin tënd vetem ti të mos lodhesh stacioneve të trenave...Më thuaj pse unë i bëra të gjitha këto, vetëm e vetëm se të Dashurova shumë shumë dhe kush din se qfar do të kisha bër ende për ty...
Më pagëzove me emrin "Cukla" kishe nga Dashuria, sa më vjen të qaj nga kjo e tëra që ma bëre...Deri sa shkruaj nuk shpresoj në rikthim... Joooooooo nuk dua ta dij se një person si ti e Dashurova, ti e mbyte Dashurin që me shumë mend e ndërtuam, ti më largove pa u menduar dhe tani jeton prap me ato mendimet e tua të pa hijshme...
Kurr nuk dua ti shiqoj syt e tua,kurr nuk dua ta ndëgjoj zërin tënd që ende më tingëllon në vesh"Loqki,Loqki, Cukla ime"... Kurrë më nuk dua ta shoh fytyrën tënde edhe pse ndoshta do të më djegë malli për ty...Ndoshta prap thua Pse?...Sepse ti më fale lot lot lot dhe shumë dhimbje në shpirt...Sa here të thash "Ti vlen për mua, sa unë vlej për ty" por ti kishe vler për mua më shumë se sa unë për ty... JOooooooo nuk mundem prap ta besoj,se një dite do të shihemi larg e shumë larg njeri tjetrit, kur mendova të jemë gjithëmon me ty...
Unë jetën time nuk e fik e as shpirtin nuk e mbysë, ndoshta një ditë do të jetë e re për mua dhe dua të jetoj edhe më tutje... Ty të erdha vetëm një BINGO edhe pse nuk më kishe merituar ti ti ti...Nuk dua të mendoj se të kam njohur fare jooooooooooo... Unë dua të jetoj e jo të vuaj, jo të derdhë lot... Ti nuk i meriton lotët e mi jooooooooo.... Sa jamë e lënduar nga ti aq do të mar fuqi dhe ta jetoj prap jetën time, e ti jeto me ato plane që as vet nuk e din se qka dhe qfarë don?!... Shko tani mos u mendo kurrë për kët Dashuri, mos më kujto kurrë më mua, sepse ti më humbe më braktise aq let... Shko tani, ndoshta gjenë më mirë, shko atje ku deshe të shkosh, shko shetit pa mua...Nëse një dite shkon ku ishim së bashku mos shiqo tavolinën time, se nuk më gjen dot aty, mos i shiqo veturat që vin në drejtim tëndin se nuk jamë unë... Nuk e di tani ku do të jemë unë dhe mos u mundo ta dijsh kurrë...
Nëse këta rreshta i lexon nëse më fyen në mendjen tënde, ska gjë se më keq nuk ma bën mua... Ndoshta do të thuash pse shkrujta???