Benachrichtigungen
Alles löschen

poezi

6 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
806 Ansichten
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 
[#4385]

Po vinë kohë të pa kohë
që s’i sjellin mirësi njerëzimit
S’e lenë të qetë paqen e shqiptarit
Dhe popullit ia shtojnë mjerimin.
Hasmëria po na çon buzë varrit
Askush nuk e zgjatë dorën e pajtimit
Vetëm shkrehin gishtin e krimit drejt lirisë.
Me ngjarje të dhimbshme e tragjike
është mbushur toka e Arbërisë.

Mjegull dhe tym të zi në tokën time
Sa tmerr Kush janë ata që të keqen
Mundohen të shkaktojnë vetëm mundime,
Ta mbushin këtë tokë me varre,
me invalidë gjymtimi
me mostra të një kobi
të një vetëshkatërrimi.

Askush nuk është zot i vetvetes.
Çfarë mesazhe ugurzeza u lëmë pasardhësve
Kosova po e shkruan historinë e kombit.
Ëndrra e së ardhmës më mundon
Çfarë do thonë ata që vijnë,
Kush ishim ne
që vrisnim lirinë,
që vrisnim shqiptari shqiptarin
dhe ndillnim robërinë

Po turpi kujt po i mbetet?
A është i të gjithëve?
Fara e vetëasgjasimit përsëritet
thuajse e kemi në gjene.
Hej pse vritemi oreeee !
Pse shkruajmë dramë kombëtare
me gjak e me lot nëne ?
Ndërsa njerëzit tanë të mëdhenjë
më shumë na i çmuan të huajt.
Mendimtarët e atdheut i shporrnim
dhe rehatoheshim në gjumë
kur duhet të ishim zgjuar.
Mungonim atëherë,
kur duhej të ishim prezent më shumë

Ngriheshim të përgjumur
dhe flisnim fajlë të mëdha
të cilat ndillnin fatkeqësi.
Hej, më mirë të më ruaj Zoti se sa robi
S’paska më keq se të jetohet
Gjysmë i vdekur e gjysmë i gjallë në kotësi.

Dëgjoj krisma e klithma
Dëgjoj rënkime e ofshama
Nuk luaj nga vendi
Se fuqi nuk kam të ndryshoj asgjë.
Askush s’mund t’i ndalë lindjet dhe vdekjet...
Ata që vonohen
s’mund ti thonë gjërat për të nesërmen.
Akoma disi s’po e dinë
Se mungesa e nderit
është më e tmerrshme se vdekja për njerinë....

II

Kohë me bollëk sot ka shqiptari.
Tërë një tokë e ka në dispozicion.
Le të vras mínj, sorra e korba,
qiellin le ta pushtojë
Vetëm të mos të kërcasë pushkën
e vëllavrasjes kurrë.
Se të tjerët na e quajnë tokën
të nëmur e katrahurë.
Rrënjët e forta të shqiptarit
që kishim dikur:.
Besnikrinë, fjalën dhe nderin
Do i gjesh në More e Anadoll te çdo burrë
Do i gjesh edhe ne skutat e kësaj bote,
por jo më në Kosovë e Shqipëri
ku edhe qershitë kanë shijen e lotëve.

Kalova dhera e dete,
kur shoh ndonjë trung qershie
me kujtohet Kosova dhe Shqipëria
Pres derisa të piqet fryti
Tinëz për ca kokrra më merr uria.
Por nuk se kanë shijen tonë.
Ndjej dhimbje dhe hipi më lart,
ndoshta në majë janë ato me shije shqiptare
Po të rrëzohem nga qershia
e di që vështirë të ngrihem sërish si më parë.
Mos vallë u rrëzua populli im
nga qershia e ëmbëlsisë së madhe?

Karagjozët janë rrokë në valle
Dhe i prijnë asaj për së keqi.
Një të zezë pa bërë nuk lënë.
Bile edhe hafijëllëk si të ishin bijtë e dreqit.
Sot ata kanë zënë vend në krye,
të mençurit barinj u bënë.
E barinjtë e mëparshëm
dhe Skënderbeut duan t’ia kalojnë,
por veçse duke varrosur trimërinë.
Dhe vrasin mendjen këta karagjozë
ku dhe si ta varrosin ardhmërinë.

III

Pushtohet edhe qielli kate - kate
Punësohet e tërë familja
Edhe femijët bëhen shefa
Punë ka sa të duash dhe për debila
edhe për gomerë, për mace e qena
Vetëm të jesh i një mendje
me partinë në pushtet.
Përndryshe bëhu gadi
të vdesësh nga uria në këtë jetë.

Nuk ke luftuar kot, miku im.
Para teje po shpalohet horizonti.
Të lavdërojnë dhe në këngë të vejnë
Të thërrasin në manifestime
në përvjetorë e përkujtime sot.
E dinë që s’ke as kotheren e bukës,
mjafton të të thërrasin patriot,
e të të ftojnë në synetllëk...
Por patriotët duhet të vdesin nga uria
që të tjerët të kenë me bollëk

Ti miku im pse ankohesh ?
Ke humbë vetëm një këmbë e një sy
që të tjerët në luks të jetojnë.
A nuk është zotësi
të mos humbësh as një qime floku
të bësh pallate e hotele private.
Ata miku im shtetet po i udhëheqin
Kan krijuar në letër
liri edhe për qen e mace.
Por përgjakja e shqiptarit
ndjehet në çdo caqe.

Rreth nesh diçka po sillet.
Rri gati të na kafshojë tinëz
Mbi trupat tonë sdo të ketë kush të vajtojë.
Të zeza po gatiten të vijnë ditët.
Në këtë tokë të lashtë
shtëpitë tona do të mbesin shkretë.
Bota do të flasin për ne në muaj e vjet
Dhe pa u ndalur do të thonë:
ata keqpërdorën lirinë
e mbyllën ardhmërinë me fatkeqësi vetë.

IV
Kuku nënë, ç´po flitet sot !
Pëshpëritin ngadalë mos të ndihet.
Më larg se te veshi i qoftëlargut
komentohet sipas qejfeve të tyre.
Ndërsa krismat akoma dëgjohen
Në tokën arbërore të mardhur.

Edhe Shekspiri po tmerrohet.
Shpirtrat po braktisin tragjeditë e tij.
Qiellin po e kontrollojnë korba
e lugetër e të zi.
Ndonjë përplasje popullore oshtin.
Rrugët janë përzier
dhe dreqit si bie në fije të gjej drejtimin,
cila rrugë duhet shkelur,
cila urë duhet kaluar pa rënë në greminë.

Në fund të shekullit që lamë,
mbetëm prapë të fundit.
Mesazhe makabre i vijnë vendit tim
Bota spaska nevojë për ne
E ne shofim ëndërr një botë
ku vdekja largohet e mundur,
ku nuk vritet vllau me vlla.
Por vdekja nuk është ëndërr.

Pjesa e dytë

Shtëpia që qet tym
është shtëpi e gjallë.
Dhe ia mësyn gjithkush
Por në Kosovë e Shqipëri
Oxhaqet vjellin
tym të zi
Dogjëm vetveten,
shkatërruam mallin, pasurinë
shkatërruam historinë.
Nuk jam kapo, as i pasur
Por për të jetuar e di,
që duhet pak burrëri
Pak dinjitet,
besë dhe pak guxim
për të treguar drejt
Se kemi rrugë të gabuar.

Kush mund të na shpëtoj
Nga kjo katrahurë?
A mundemi që ne
ta ndihmojmë vetveten?
Po nuk duam se nuk duam.
Idiotë qenkëshim pra,
na ka hyre vetja në qejf.
E për vetëveten u bëmë më të kqinj
se ata që na ndoqën,
se ata që na vranë e dhunuan
që na dogjën lisat te shtëpia.
Ndërsa burgjet e Evropës
gumëzhijnë nga ne.
Shqiptarët hyzmeqarë burgjesh
Për hajni
Për drogë
Për krime ashiqare.
Kuku nënë sa po më vjen marre.

Pjesa e tretë

Dhe vjen dita e re.
Bota zgjohet nga gjumi.
Zgjohet dhe Ballakani
Zgjohet dhe toka e Arbërit
Por zgjimi ynë është zgjim i lodhur.
Disi krejt mbrapsht ka ndodhur.
Mos vallë popull i shthurur jemi ne?
Që na ndjekin mallkimet?
As zgjimin se bëjmë si dikur
Kujt keq si kemi bërë,
Ndërsa vetëvritemi e sakatosemi
Golgotë e holokaust përjetuam të tërë.
Por vetëdija na mungoi
kur s’duhej të kishte munguar.
Ndaj vetërrënohemi pa kuptuar.

Histori e gjallë kjo e jona.
Histori e bujshme.
Duke na përcjellë në shekuj
shumë klithma e kuje.
Dardania zvoglohet që moti
Molla e Kuqe vetëm kujtim na ka mbetë.
Varret tona në Nish e Kurshumli
s’pati më kush ti qaj.
Ato u rrafshuan
Varrezat tona tokë buke
për krajlat u bënë.
Kosova lindore u tkurr,
u tkurr dhe Çamëria
Oh, u tkurr edhe gjithë Arbëria
E varret na mallkojnë.

Kush ishim ne,
që të tjerët i ruanim
e vetëveten vrisnim...
Jemi populli më i vjetër
me kulturë e tradita.
Qytete të ngritura në Iliri
me kështjella të lashta
kulla e istikame.
Ia ngritëm namin vendit
duke bërë shtete për të tjerët
Lindjes e perëndimit.
U dhamë Vezir e Perandorë.
Ia hapëm rrugën krishterimit
me gjuhën tonë të pastër.
Këtu tek ne
u ndeshën qytetërimet
E ne sot grimcohemi
copëtohemi, rrënohemi nënçmohemi...
Fajin e kishim vetë
se me kombin e atdheun
sillemi si të jetë i huaj.
Pak, shumë pak bëmë
dhe bëjmë për vete.
Respekt, i dashur, respekt
kërkon liria...
Se ajo që u fitua me gjak,
s’ka kandar që ta peshoj historia.

Të urtit tanë,
luftëtarët tanë
të devotshmit tanë
gëzonin respekt nga të tjerët.
E ne shtangemi para vetes,
pa ditur ku me ja nisë.
Ç´të ngjallim më parë.
Vendi e kombi
nuk shikohet vetëm për të zezë.
Dhe brenda natës
nuk mundemi të bëhemi
ata që nuk jemi.
E koçobashët vazhdojnë zanatin,
Vjelin, mjelin qethin...
mbushin valixhet
me relikte kombëtare
pasuri historike.
Duke e vrarë moralin kombëtar
Duke vrarë historinë në vite.
Mallkuar qofshi e jetofshi në mallkime.

Çfarë ligje duhet të zbatohen sot
për ata që rrënojnë atdheun
Për ata që rrënojnë e zhdukin
monumente të lashta të kulturës.
Që shkatërrojnë këtë tokë.
Ku çdo pëllëmbë e saj
Ka një histori.
Ka një tragjedi.
Ka një lavdi.
Pse çdo herë duhet t’ia fillojmë
nga zeroja për t’u ngritur
e pastaj të na dalin karagjozët rrënues,
e në emrin e lirisë të sulen të uritur.

Kur kujtojmë se kush ishim
E kush jemi tani.
Në çfarë mjerimi përpëlitemi,
shajmë e mallkojmë veten,
shajmë e mallkojmë shtetin
dhe nuk po përtërihemi.

U krijuan popuj e shtete
që nuk figuronin askund.
Ata vazhdojnë të ngrihen
edhe në dëm të Arbërisë.
Duke na e vjedhë të kaluarën,
kontributin për Perëndimin,
duke na përvetësuar figurat kombëtare.
Kurse ne me vështirësi
ruajmë drejtpeshimin.

Nuk dimë as miqtë t’i zgjedhim
Zinim dashuri me sllavë, rusë e kinezë.
Fytyrat e të cilëve u panë
kur Kosova u zgjua.
Bashkësia ndërkombëtare e NATO
Shtynin vendimet e tyre nga viti në vit,
se nuk i lejonin
miqtë e vjetër ideologjik.

Kujtoni vitet e shtatëdhjetë,
Shqipëria ngrinte zërin
Për Kinën e një “brumi”
Ndërsa tani ajo as për popull stë pranon
duke ngritur kartona të kuq
duke lidhur kumbari
me armiqtë tanë.
E ne nuk ua lexojmë hilet në histori.
Nderimi i çdo kulture është vyrtyt
Po me Lindjen asgjë nuk na lidh.
Lexoni e rilexoni rilindasit tanë
Kush ishim e kush jemi ne,
Cilit krah i përkasim tamam.

Eh, sa në borxh e kemi futur Perëndimin.
Dhe kishim me çka.
Dy kishave botrore u dhamë njerëzit tanë,
Vatikanit Klementin e njëmbëdhjetë,
Patrikanës së Stambollës Athenagorën.
E me himnin e Nikita Dardanit
krishterimi i zgjua në të dy anët e Globit.
Ndërsa për Nënën Terezen
këndohen këngë edhe në thellësitë e xhunglës.
Doktor Rugovën sot e nderon bota,
e këtë nderim nuk e gëzon askush,
as popujt më të mëdhenj me shtrirje në kohra.
Andaj ne skemi pse turpërohemi
para popujve të tjerë.
Ne duhet të turprohemi para vetëvetes
se në atdhe nuk shkëlqyem
Si gjithë shtetet në mjedise e në vlerë.
Na mungon organizimi,
na mungon respekti
na mungon nderimi i vetëvetes
dhe i vlerave që kemi.

Të tjerët shporrën defektet e tyre.
Tek ne jetohet ende me to.
Për t’u integruar në botën e civilizuar
duhet primitivizmin në rend të parë,
dhe drejtësia për këdo.
Që një ditë jo të largët
edhe ne do jemi në radhë
me mozaikun e identitetit tonë,
që do të na dallojnë për të mirë.
Askush s’mund ta shohë Shqipërinë
Si ishull të rrethuar me shqiptarë
e me kontraste të shumta.
S’mund ta shohë Strugën e Pogradecin të ndarë,
Që tokën ua lag i njëjti liqen.
As Ulqinin e Vlorën
që i lagë një det
e jetojnë me dy ide.
As Shkodrën atë qendër të Ilirisë
atë djep të kulturës shqiptare,
që dora jonë e la të shkretë.
As Beratin qytet dritaresh
që peshon sa një Evropë.
S’mund ta shoh as Prizrenin,
as Vushtrrinë e as Janinën,
Që mos t´ma zgjojnë mua kërshërinë
Për bukuritë e vendit tonë,
Që na ishte dikur një zonjë e rëndë.
Ndaleni pra rrëzimin tonë,
ju karagjozë dhe banditë.
Mos ia nxini një popullit jetën
mos na e shëmtoni historinë.
E ti o populli im i dashur
mbushu me ide e frymëzim,
se vetëm ashtu do t’i rrëzojmë
Karagjozë e renegatë
që tani na dolën si paria
e këtij dheu të lavdishëm.

Pjesa e katërt

Kosova u bë Kosovë
Pritet Shqipëria të bëhet Shqipëri
Burrëria sot duhet të vijë në shprehje.
Se Kosova pret dorën dhe kujdesin tonë
duke mos harruar armiqtë në lehje.
Do mundohen ta kantonizojnë,
të na fusin në grusht.
E ç´popull jemi ne
kur nuk mund të vëmë kontroll
mbi vendin tonë të ngushtë.
Ushtria serbe përsëri në kufi
çfarë luftra do të ndodhin,
as dreqi s’mund ta di.

Shumë shpesh më thonë
shkruaj këngë pë dashurinë,
që të harrohet e kaluara.
Nuk mundem, se nuk mundem
E si të harrohet ajo derdhje gjaku
në trojet tona të vuajtura?
Edhe pse në dorë të Zotit ishim
Prap na quanin njerëz të egër, si për çudi.
Rusët kinezët e dreqi me t´birin
bënin hallakama në Shqipëri
Shtatëqindmijë lugetër sot
ju kanë rrokë tokës dardane.
Tanë bota bën sehirin e kohëve të vona
dhe po e lodrojnë vallen në çdo anë
me daullet tona.

Si nuk patëm fat të kishim fqinj të tjerë,
por na i vendosi Zoti
me fajin tonë qebesa.
Me barbarët e të eturit për gjak,
për mundime e pengesa.
Dhe vetë e pranuan
se po djegin e therin,
shkatërrojnë e dhunojnë
në tokën e djegur të tjetrit.
Vend as për varre nuk ka më tani.
Hej sa herë na dogjën,
e ne nga hiri ngriheshim
si feniksi përsëri.

Pjesa e pestë

Më duket se qielli është plagosur.
Më duket se edhe gurët lotojnë.
Kosova u mbush me shkrimtarë
komandantë oficerë e gazetarë.
Kopetentë veten e quajnë për çdo gjë.
Përqeshin, shajnë, e kritikojnë
të kaluarën që për ta nuk vlen asgjë.
Për ta vetëm e tashmja ka vlerë.
Librat e tyre me plot falsifikime,
promovohen edhe në sallat e kuqe,
në biblioteka e në salla teatri
shtruar me tapete e kolltuqe.
S’përmenden më Naimi, Poradeci e Migjeni.
As Kadareja, Aliu, Esati vlera nuk kanë.
Rrokotelat e artit dolën në skenën e kësaj jete,
që mu në zemrën e tokës së arbërit
vranë vetveten.
Oh Zot i madh deri kur kjo tokë do lëngojë
Nga karagjozët hamam rrokotela,
Rezilista si analista
që as për drrasë qenefi
nuk bëjnë e nuk kanë kanë vlera
Për ta historia fillon nga sot.

Se kënga e muzika
pa vlerë kanë mbetur qëmoti
Këndohen e luhen valle arabe
Serbisht, bullgarisht e greqisht
Turqisht e armenisht
Sebishtja mban ison si te kënga e labe.
Tatlisesi e Xhek serbo-magjupi
Kanë vlerë më shumë
Se Bik Ndoja, Jusuf Myzyri,
Qamili i Vogël e Ibrahim Tukiçi
Nexhmija , Nailja e Veaçe Zela
O Zot në harresë i dërguan te hiçi.
Ska më dasëm e aheng
të bëhen pa tallave.
U çmend një kolektivitet
Sejcili ecën në rrugën e vet badihava.
Mendojnë se liria është çështje përsonale
S’ka gjë se tradita
hidhet poshtë nëpër kanale
O Zot na shpëto nga ky mjerim i kohës.

Por mbaj shpresë e s’e humb dot.
Nuk pranoj këtë fatalitet mizor.
Se kollaj nuk mund të humbasë
Çdo duf i shpirti njerëzor,
që u krijua në shekuj, në luftëra e në gaz.
Por duhet fiksuar shkaktari,
ai nismëtar që po e ndjell të keqen.
Se tradita jonë ka mesazhe brilante
Por duhet riaktivizuar për të mëtejshmen.
Të dali guximtari në skenë
Për shkak të kompaktësisë.
dhe qëndrimit ndaj qështjes sonë,
ndaj idealit kombëtar dhe lirisë.
Se shkapërderdhja ka kapluar Arbërinë
Hej, zgjohu popull e mbroje historinë,
mbroje shkollën tënde, librin tënd.
Ruaje atë që të takon Ty
që ishte dhe është e jotja në këtë vend.

Ky popull e di,
në lëkurën e tij e përjetoi me shekuj
ferrin e kulturës së huaj.
E sot nuk është atdhetari
e nuk është as dhunti
Të duash shpikjet e mënyrës tënde.
Liria nuk përgjaket ndryshe.
E kjo përgjakje emër tjetër nuk ka
Rrokotelët e karagjozët janë duke e vra

Pjesa e gjashtë

Unë jam i pari që hjek dorë
nga bajraktarizmi.
Hiqni edhe ju të tjerët
Kohën e bajraktarëve e ka fshirë civilizimi.
Koha e humanitetit
sundon sot botën në çdo anë.
Por iku edhe koha e mashtrimeve serbe
që “aneksuan” Evropën
me gënjeshtra e propagandë.
Ndërsa intelektualët tanë në botë
heshtin për tu grindë ndërmjet veti
Me sherrnajë po e çojnë jetën.
Ndërsa Serbia Kosovën e konsideron
ende pronë të vetën.
Me bishtin mbrapa
ka mbetur “Metohija”
E ne përtojmë botës ti tregojmë
Çka është serbe e çka shqiptare
në këtë tokë që dikur thirrej Dardania.
Se bashkë me tokat tjera bënin Ilirinë
E atëherë as sorrë serbe nuk frymonte
në këto troje të lashta ku flitej vetëm shqipja
qysh në djepin e fëmijës.

Pjesa e shtatë

Sot në Kosovë e Shqipëri sundon urrejtja.
Njeriu shqiptar vuan katërçipërisht.
Shumë probleme mbetën pezull.
Ndërsa politikanët luftojnë njëri-tjetrin marrëzisht.
Për të fituar pushtet e pasuri të vjedhur.
Fëmijët na vdesin me barkun bosh
Qeveritë shpenzojnë për lukse e ahengje
Ekonomia keqësohet shpejtësish.
Thjeshtë njerzit kanë frikë
për të ardhëmen, për jetën e përditshme.
Një krahasim me kohën,
ne jetojmë periudhën më kritike
të historisë kombëtare.
Të mençurit këtë e pranojnë,
por mungon guximi ta thonë ashiqare.

Ndërsa politikanët tanë
Nuk e ndalin përsëritjen e përrallës
për ditët e ardhëshme të jetës
në paqë, lumturi e me sofrat plot,
pa mundur të japin një provë bindëse,
por vetëm premtime kot.

E gjendja jonë pothuaj mbetet po aty.
siç ishim në mbretëri e sulltanat
në oligarki, diktaturë e krajli
edhe tani në demokraci.
Asnjë nuk na ndejti në veti
si kostumi pas trupit i puthitur.
Asnjë s’na solli lumturinë
e gëzimin qe kemi pritur.
E zakonshme dhe rutinore
është bërë padrejtësia.
Dikush ha mishra e bën gostira të shtrenjta
E dikush nuk e shtron sofrën fare
Se ska bukë e kripë tek e vetja.

Kah po shkon Kosova trime?
Ç’ka po ndodh e çka do të ndodhë vallë?
Vriten ëndrrat e vritet liria
Vriten trimat që luftuan me armë.
I shpëtuam plumbit të armikut
i shpëtuan bombave e minahedhësve serb,
Për tu vrarë në liri
komandantë të UÇK-së
para miqve, para shtëpisë
A ka më turp tek shqiptari,
në liri të vritet çlirimtari !

Akoma Kosova ka udhëkryqet e veta
Nënat, motrat nuset e fëmijët
Presin djemtë e dashur dhe vajzat e shtrenjta
të zbulohen nga varrezat masive serbe
Ende shpresojme ne dhe ata,
se të zhdukurit do të gjenden një ditë.
Sepse as dheu nuk frymon si duhet,
as pragjet e oxhaqet nuk janë të qetë si ishin.
Sa rrobat tona akoma nuk janë tharë
nga gjaku e loti i këtij populli trim
S’po e merr vesh as dreqi,
a jemi popull apo jemi fis.
A vritet njeriu për gjëra banale
në këtë kohë kaotike,
kur vritemi për pushtet e për karrige.
Ah, bre burra, ndaleni krimin
se shqiptarë jemi të gjithë
e një gjak ilirësh kemi secili.

Çdo lajm kobi ma vret zemrën,
Se e di që armiqtë gëzohen,
gëzohen servilët dhe qyqarët.
E brenda nesh prodhojmë armiq
si kafshë të zeza që ushqehen te hambarët.
Prandaj na derdhet edhe kobi
para dyerve tona besnike,
duke rrënuar madhështinë e një ushtrie,
lavdinë e UÇK-së heroike.

Pjesa e tetë

Kosova e mbushur me varre
Varre masive e individuale.
Ktheni sytë o njerz e shikoni
me një përkulje ju ti nderoni.
Por me zemër e jo me gjeste
Dhe lexoni me vëmendje e përkujdesje.
Ato mesazhe në lapidare
në ato varreza shqiptare,
dhe mendoni po të ishte gjallë
gjeneral Adem Jashari
dhe shumë shokë që në beteja ranë,
a do na lavdëronin,
apo shumë rëndë do na shanin?!
Do na shanin,
Po, po do na shanin.

Njeriu që ka lindë njeri,
do një atdhe e një liri atdhetare.
E këto arrihen me vlera njerëzore,
e me ndjenja humanitare
Kur kërcet pushka në kohë ndërtimi,
nuk është asnjëherë pushkë gëzimi
Ndaleni dorën pra, o burra shqiptarë
Se s’ka më të keqe poshtërsi,
me vra veten në liri.
Duajeni veten dhe Kosovën,
nderojeni Ademin dhe Rugovën.
Duajeni pra çlirimtarin,
mos ngrini as gishtin mbi atdhetarin.
Se Kosova e Shqipëria
ka ardhur koha të bëhen një
si dikur në Iliri një shpatë e një zë.

O miq të mi shqipëtarë e atdhetarë,
edhe në pleqëri ndihmoni atdheun.
Lidhuni me mirësinë e mbyllni çarjet.
Njeriu duhet të jetë në udhën e Zotit
Mos e pranoni humbjen kudo që jeni.
Mos u zhgënjeni pra,
edhe pse zhgënjim të thellë kemi
Të ia hapim rrugën jetës
Na thërret nuri i Anton Çettës.

Maskaxhinjtë le të digjen në mjerimin e tyre.
Partiakët që duan partinë më shumë se atdheun,
Le të shkojnë te dreqi i mallkuar.
Ata janë njerz pa emër.
Ata s’ mendojnë për të nesërmen.
Dhe askush të mos thotë se kam bërë mjaft.
Për atdheun kurrë shumë nuk është
Duajeni me të gjitha mënyrat vendin tim
Dhe bëni më të mundshmen
për ardhmërinë dhe brezat në kalim

Gabimet që bëmë, mos ti përsëritim.
Të mundohemi të përmirësojmë imazhin.
Dhjetë vite shkuan e Kosova e ndarë sërish.
Kur mendoj se jemi shtet me ura ndasish,
më duket si me më ra tërmeti.
Se matanë urave valëviten flamujt
e atyre që na vranë e na dhunuan në bashkësi.
Me enklava u mbush Kosova
Jo pa qëllim, jo kurrsesi.

Kosova u shpall shtet i pavarur
Por nuk doli asnjë Isa Boletin
të dalë në kalldrëmin e Prishtinës
Si atëherë në kalldërmin e Vlorës heroike
e ta puthë flamurin Kastriotit.
E si të puthet një flamur që ka gjashtë “zvezdica”
Ndërsa flamuri dardan digjej
Në sheshet e Prishtinës me ngrica.
Bota çuditet me vandalizmin tonë.
Por Isa ishte luftëtar i devotshëm
Nuk e digjte ai, por e puthte flamurin
E sot në anën tjetër të Mitrovicës
atje lart në Boletin
Çështë bërë me kullat e atij trimi ?
Se peshë të rëndë ka çdo gur
që bëri kullë Isa Boletini.

Dhe kur hyri NATO çlirimtare,
çlirimtarët tanë kishin liri
të hynin në ato anë e t’i mbronin kullat.
Por kishin harruar se Kosova është Kosovë
edhe përtej urës së Ibrit
Dhe për sa kohë në ato anë
kishin bredhë egërsirat e pyllit
asnjë shpirt njeriu skishte pasë.
Dhe kur panë serbet barbarë,
se shqiptarët çlirimtarë
s’kishin ndërmend ta kalonin urën,
u vërsulën edhe me forca ruse
për t’u fortifikuar vrasës e kriminelë.
Cili popull në botë do ta bënte këtë
Të harrohet që Kosova nuk është akoma një ?

Njerëz të dashur, njerëz të mirë,
atdhetarë, kurbetqarë me zemër të dëlirë,
A keni menduar edhe ju si unë,
Se kur ta bëjmë shtetin tonë,
Do ta bëjmë të lulëzuar, për të na e pasë zili
të tjerët që luftuan me shekuj për liri.
Sepse tek ne shumë breza u bënë dhe’
Shumë gjak, mund e djersë u derdh.
S’ma merrte mendja se shteti do bëhej karrige.
Karrige e cila kishte madhësinë e një ëndërre.
Dhe turmat do bërtitnin “Bacë u kry”
pa u kryer asgjë e pa u vendosur gjërat nëpër vende.
Shteti nuk bëhet me dyqane
me pompa benzine e hotele pa vlerë,
Për tu turpruar para fëmijëve e botës së qytetëruar
Eh sa vështirë lirohemi nga veset menjëherë...

Zemra flakë më qet e shpirti më digjet
Kur shoh se ç’ka ndodhur në dy shtetet tonë.
Sillemi me shtetin si me prona pashallëqesh
Korrupsion, tendere, vjedhje e prostitucion.
Qytetari nuk i paguan obligimet për shtetin
Sepse shteti nuk komunikon me qytetarin.
Thjesht të ndarë janë populli e shteti
Asnjëra palë spo e kupton i dyti të parin.
Se ndaj shtetit nuk duhet të sillemi shkel e shko
Si ndaj një lodre të përdorur nga kushdo.

Hajt se nesër do bëhet më mirë...
Nesër, pasnesë e shkuan dhjetë vite skandaloze.
Si shteti edhe qytetari ynë
shesim mend me makina e kulla luksoze.
Po shteti nuk bëhet për një grusht njerëz,
që të jetojnë parajsën kur vuajnë të tjerët.

Ka ardhur koha ta kuptojmë, o njerëz
Se e kemi shpallë dhe kemi shtetin tonë.
Se bota po na pranon dhe na ndihmon
Pse ne mos ta ndihmojmë shtetin gjithmonë.
Dhe me zemër e shpirt ta pranojmë
të jemi dinjitoz para botës dhe njerzëve tanë
Përndryshe do pyesim shpesh me habi:
ku është ky shteti ynë,
ma tregoni se adresën nuk ia di ?!

Mblidhuni ju njerëz atdhetarë
Ngrijeni zërin kudo jeni në botën mbarë
lini mënjanë hidhërim e mëri,
ta lidhim një besë për Shqipëri,
për një shtet të fortë si në Iliri.
Nderin, kulturën, traditën ta nderojmë
Njëri tjetrit si vllaut t’i ndihmojmë.
Ta ndihmojmë atdheun që u la me gjak.
Përçarje partish e rajonesh të mos ketë aspak.
Mos t’i këndojmë këngët e armikut,
e tonat ti lëmë nën hijen e fikut.
Të na mrizoj kultura e të na mrizoj tradita,
le të dali në ballë të na prij elita.
Të na prijnë ata që kanë bër shkollimin
e jo xhambazët të lozin rolin e trimit.
“Trimat” karagjozë ta ndalojnë veprimin
Shkrimtarë e shkencëtarë të japin kushtrimin.
Të pushojnë hasmëritë brendashqiptare,
Ta bëjmë një jetë të lumtur atdhetare.
Të respektojmë të kaluarën, të mendojmë për ardhmëri
Të duam vëllau - vëllaun me besnikëri
Se po të duam njëri-tjetrin, duam vetveten
Dhe si popull i bashkuar do ta ndërtojmë jetën.
Ka ardhur koha që më ketë vëllazëri,
ta bëjmë më së fundi Shqipërinë - Shqipëri


 
Veröffentlicht : 06/03/2010 12:57 p.m.
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 

Fillim i mbar
por ne fund i vrar
dashuri e papar
po prap te ndar!!!

duhemi kshtu se paku mendojm
me gjelozi a thua vall ku do shkojm
npole tkunderta jetojm
por smund te jemi tqet ku njeri tjetrit i mungojm

kur te kam pran perlahëmi
puthëmi ledhatohëmi por ne fund shahëmi
vrapoi nga dera ik me lot
provon t’me harrosh por lodhesh kot

harron se per ty ska tjeter
dashuria kurr s’behet e vjeter
kah te shkojsh gjithmon me kujton
dhe telefonin nga dora se leshon

kur me sheh me shoqe mbushesh meri
po gjelozia s’ka vend nese per mua ndjen dashuri
harron se edhe un te dua prandaj ste tradhtoj
por smundem ne qdo qast ket ta kujtoj

me ty a pa ty nuk ndjehem rehat

JAM PA TY…

Edhe Boten Te Ma Falin
Un Prap Do Te Vuaj
Kur e Di se Dora Jote
Mban Unaz Te Huaj

I Kujtoj Buzet e Tua
Dhe e Pyes Vehten
A Me Genjeve ti a e Genjeva Vehten
Tash Jeton Larg Meje
Dhe Me Kujtime Mos Me Mashtro
Eja Te Un Nese Me Don

Jam Pa Ty Dhe Po Lotoj
Syt e Mi Do i Qerroj
Ty Te Du Ty Te Pres
Ne Preherin Tend Dua Te Vdes…

Pse me the te shkoj
kur ende skisha ardhur?
Pse me the te iku
kur sisha duke ardhur?
Pse u bere i till
dhe fjalen ne goje ma le ?
Pse sme lejove te pakten
qe te pyes si je?!!
Pse shpinen ma ktheve
pa ti pa ata sy
Pse doren ma le zgjatur
dhe sme fole ti
e une ika tash
e nje gje dije mire
asgje ste kam falur
vetem nje mallkim…

dashurija Djalit, si lulja e livadhit, ne fillim te don, ne fund te tradhton…

Dikur te kam njoft, tash jam ba SHUM pishman, kur te shof rruges, me dukesh si CERTAN…

Spiel nicht mit mir Poker,
sonst setz ich deine MUTTER als joker­

Nuk je yll po duket te sho ne ender nat per nat, kujtoj qe te kam pran ne shtrat, e preki shtratin, – shtrati that, ta hangsha trupin si qokollad


 
Veröffentlicht : 23/04/2010 5:08 p.m.
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 

Po të më kujtosh mua
Dil e shiko Hënën Po
Të më ëndrrosh mua
Ndiz një Cigare
Po të më Duash mua
Falma një Dashuri
Po të më tradhtosh mua
Hapma varrin ti…

nese don te dish sa me mer malli per ty ngrije koken ne qiell nese qielli ka perfundim aty perfundon malli im…

Me lule ne dor me rrespek shpirtror me dashuri te vertet ne zemer te sinqert urime ditlindja dhe i befsh 100
vjet…

sonte ditlindjen me zemer ta uroj fat e lumturi qdo dit te deshiroj drrita e allahut rrugen ta ndrriqoft me ty lumturija gjithmon mbizoteroft…

Sag ihm, dass ich ihn hasse.
Sag ihm, dass ich ihn nie wieder sehn will. Aber sag ihm nicht das ich das
unter Tränen gesagt habe!…

Er e Bukur Fllad i Leht mendoj per ty se ty tkam loqk ty tkam jet te kisha pas afer kuku qka T’kish qet…

Dora më shkruan
Zemra më lëndon,
më shkruaj i dashur
në qoft se më Don…

Er sagt „ich Liebe dich“
Sie musste Niesen & sagt „Sorry aber ich bin allergisch auf dummes Gelaber“…

Ne Allahut i kem besu

Ne All-ahut i kem besu
Pengamberit i kem premtu
Çdo detyrë e obligim
Me ndërgjegje do ta kryjm

Falim namazin me respekt
Zeqat japim per çdo vjet
Ramazanin e agjerojm
Dhe Bajramin e festojmë

Për Bajram presin kurban
Pasuri ata që kanë
Pune e shejtë e më e madhe
Kishe me qenë haxhxhi ne Qabe

Lumturi nuk ka pa fe
Te gjitha të mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vërteta ke deviju

T’jesh musliman është kënaqesi
Ti krysh borxhet me lumturi
Bën miresi hiq pa ia nda
veprat tua ke me i pa…


 
Veröffentlicht : 23/04/2010 5:10 p.m.
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 

Pranë meje kur t`ulesh,
ma fshijë lotin tim,
po te deshti zemra,
merrëm n`perqafim…

Mos e shiko bukurin
e cila te mashtron
por shiqoje zemren
e cila te don…

Me Don Te Dua Me Adhuron Te Adhuroj Me Tradhton Te Vras Me Nje Puthje Ne Mesazh…

Vazhdo! Rrugen tash pa mua.
Me vjen keq por un me ste dua!
Ik e shko!
Me le te qet!
Tradhetar nuk dua ne jet!!!…

Ti nuk lajmërohesh,
pse më ke harrua?
Cka bëra keqë që më nuk më don
apo ndoshta ke qjet tjetrën
qe më shumë e dashuron?
Si i harrove ato ditët së bashku?
A mund të na sjell zoti dashurin e përparshme?
Ne mendjën time të kam vetëm ty
Në zemrën time të ndjej vetëm ty
Të luteëm zemër mos më harro
dhe lajmërohu nëse ke kohë!…

Kur te dashurohesh
ulu Dhe mendo
thuaj vetvetes,
ruaju e mos gabo !!! …

Can you See?
Si po te shikojn Sytë e Mi,
You are Beutyful,
Mos u lazdro se ta futi Shpull..(hehe)

U than gjethet e ksaj stine
dhe ran para meje por kjo zemer
qe te deshti tash po rrah larg teje.
Edhe boten te ma falin une prap dot vuaj
Kur edi se Dora jote mban Unaz te huaj
I kujtoj buzet tua dhe po e pys veten…
A me genjeve ti apo genjeva veten????
Shko jeto larg meje edhe pse te dua
Un sisha per ty dhe ti sishe per mua…

Nese merzitesh nga perditeshmeria,
dhe te mungon dashuria,
Nje buzeqeshje do ta dergoj,
Me shume nuk mundem,
Me pak nuk deshiroj,
Prite duar hapur,
me shume nga ti nuk po kerkoj.
Dhe ma kthe nje dites edhe ti mua,
Nese une do te kem nevoj…

qe te vras ty
jam ne dyshim
veq do te turperohem
se ske meritim…

E shkruaj une me gjak e shkruaj
nje emer per te cilin vuaj
ne eshtra nese jam shendrruar
a bindesh se te kam dashuruar…

U fike si qiri ne erë
u zhduke si shiu ne vere
u shfaqe ne nje tjeter vend
me lae mua si njeri pa mend…

Ndoshta mund te thuash se fajtore isha, eshte nje Zot i madh qe i din te gjitha…Thuaj se ne zemer kurr nuk me ke pas, thuaj se ne jet kur nuk me ke dasht, thuaj ato fjale qe kurr s’mi ke than, thuaj se gjithmon ke mendu mem lan…

siehst du sie? die Tränen

in meinem Gsicht?

sie sind unaufhaltbar möchte das nicht,

nein

doch sie treten einfach ein –

bei den Gedanken an Dich

ich streiche sie aus meinem Gesicht kann nicht

lächeln

es geht einfach nicht.

alles ist gebrochen mein

Herz

ich fühle diesen Schmerz

wie er sich ausbreitet in mir

ich wünschte mir du wärest jetzt hier

doch du bist einfach weg

und ließest mich zurück

allein mit diesem Schmerz

und es traf mich

Mitten ins Herz…

Une e ti kur u fejuam
i bleme unazat
pastaj u martuam
e beme nje darsem
ftuam shume shoqeri
ne vallezim te pare
ishim une e ti…

Ju DJEMT nuk dini te Dashuroni rrituni edhe pak e pastaj mendoni se FEMRA nuk eshte loder ta qoni ku te doni i thoni se e doni e pastaj e tradhtoni…

vέq ρέя тγ ρø мέйđøj έđнέ ρšέ šтέ šнiĸøj ρέя тγ šнuм jąм мέяžiт ρέя тγ мέйđøj йąт έ điт…


 
Veröffentlicht : 23/04/2010 5:12 p.m.
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 

Fjal të urta për Dashurinë

“Kur dashuria don te flase, mendja duhet te hesht.
“Gjuha e dashurise eshte te syte!”
“Dashuria ne sy lind, ne sy jeton ne sy vdes!”
“Dashuria qe u shua nuk ishte dashuri!”
“Eshte kenaqesi e madhe te dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar!”
“Dashuria eshte nje e mencur nder te cmendurit,
nje helm qe te sheron nje embelsire qe te helmon!”
“Dashuria, kolli dhe kruarja kurre nuk mund te fshihen!”
“Dashuria eshte ujvare e pashtershme me emrin Femer!”
Une jap dashuri sepse te dua, jo sepse pres qe ti te ma kthesh dashurine.Nese te jap dashuri apo dicka tjeter duke pritur te ma kthesh me dicka, me siguri do te mbetem i deshperuar!”
“Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria…
Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi…”
“Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore!”
“Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri!”
“Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime!”
“Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale?
“Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!”
“Dashuria s’ka peshe,pervec kesaj:Te duash edhe me shume!”
“Te duash nje ore, kjo eshte shprehi e kafsheve; nje dite -vecori e njeriut; gjithe jeten- e engjujve.Por te duash gjithe jeten vetem nje qenie, kjo eshte dhunti e Perendise.”
“Dashuria e pare ecen si gaforrja!”
“Dashuria e rreme, eshte me e keqe se urrejtja!”
Kam lexuar diku se dashuria eshte kapitulli i pare ne librin e madh te mosmirenjohjes!”
“Ngrije uren e dashurise deri ne diell, vetem ajo, vetem ajo na lidh me njerezit!!”
“Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri!”
“Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen!”
“Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine!”
“Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti!”
“Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit!”
“Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, ‘e askush se ka pare!”
“Dashuri do te thote kurre te mos thuash “ME FAL”!
“JETO QE TE DASHUROSH, DASHURO QE TE JETOSH!
“Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja!”
“Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes!”
“Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme”
“Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje!”
“Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!”
“Dashuria lind te zemra e njeriut njelloj si lind lulja ne balte, por s’i merr as ere e as ngjyre, se s’ka.Ne fund edhe ajo vyshket si lulja!
Tragjedia me e madhe e jetes nuk eshte se njerezit vdesin, por se pushojn se dashuruari
TE LUTEM ME DUAJ PAK NESE DESHIRON TE ME DUASH GJAT !
Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta !
Te dashurosh do te thot te duash nje tjeter me shume se veten !
Dashuria asnjeher nuk lind ne shpirtin e prishur
Te dua sepse me dhe dashurine, e dua dashurine sepse ma dhe ti !
NJE DASHURI ESHTE, POR KOPJE TE SAJ KA ME MIJERA !
EDHE NE KASOLLEN ME TE VOGEL KA VEND PER DY TE DASHURUAR !
Dashuria platonike eshte vullkan pa erupcion !
Shumices se njerezve u duhet me shume dashuri sesa e meritojne !
Dashuro te tjeret nese do te te dashurojne !
DASHURIA ESHTE TER JETA E GRUAS, KURSE NJE EPISOD NE JETEN E MASHKULLIT!
Ai u martua me te sepse e dashuroi , AJO u e dashuroi ate sepse u martua !
C eshte Dashuria? RAST I VOLITSHEM PER DHEMBJE TE GJATE ! Thenia ishte : Sa me shume qe i njof njerezit aq me shume i dua kafshet !
TE NDAHESH VETEM SEPSE NUK E DO ME ESHTE BUDALLALEK, NJEJT SIKUR TE MARTOHESH ME DIKE VETEM SEPSE E DO !
Neqoftese miqesia nuk permban dashuri, dashuria permban miqesi
Dashuria eshte e amshuar derisa zgjat !
Ne fillim te dashurise te dashuruarit flasin per te ardhmen, e kur ajo eshte nga fundi flasin per te kaluaren !
Nga te gjithe pasionet dashuria eshte me e fuqishmja, ajo ne te njejten kohe sulmon Zemren Koken dhe Vetedijen
Koha eshte jashtzakonisht e bukur, kur ben dashuri !
Engjejt e quajn gezim i qiellit, djajt e quajn vuajtje e sketerres,
njerezit e quajn DASHURI !
Dashuria nuk eshte problem,ashtu sic nuk eshte nje automjet:problem jane vetem ata qe ngasin automjetin,udhetaret dhe rruga.


 
Veröffentlicht : 23/04/2010 5:19 p.m.
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 

Une qe po ju shkruaj jam X. Disa vite me pare, kur mendja printe para cdo gjeje, duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura, thashe me vete: "te bej edhe une nje". Kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha shume shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume mundime arrita ta beja per vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu ndodhi me mua. U dashurova me engjellin. E quajta engjell sepse per mua e tille ishte. Ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej. Kaluam bashke kater vjet. Gjate kesaj kohe une isha me i luimtur se kurre, lumturi perjetonte edhe ajo. Te afermve te mi une u pata treguar per te. Ajo vinte edhe te shtepia ime, por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne kohe kur ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dashurie qe pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha ne itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtepine tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha me nje vajze te perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja shume por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes. Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha vellai. Babai dhe nena heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate vajze do ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa nje nate ju thashe prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo vetem qe duheshim shume por, prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses ia mbusha mendjen. Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen time dhe po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj motra kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te cmendur kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme gati une, babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar doren. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk te kam par me te bukur". Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne faqe duke me dhene urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te kunatave qe shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: "Peshku ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me shikonin mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve. Kur po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez. Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per inatin tim tha: "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali rrahjet, por kembet me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i droguar. Perplasa shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku ate e kishin veshur si nuse. O zot bertita me te madhe, -nuk eshte e drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam lutur zotit te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten. Shume njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur te gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar dhe e trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj kete dhimbje te madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di se ne kete jete nuk do te dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me veprimin qe beri me dha te kuptoj se me donte. Une ende jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe sot do te kishim femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj, se besoj se ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na shkaterruat jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e saj: a keni shpirt femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke pritur te behesh me femijen tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe ti ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju urrej gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une nuk jam vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e paste njeri, sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i gjalli. Duke ju uruar edhe nje here fat pres pergjigje nga ju cdo mendim. me respekt


 
Veröffentlicht : 14/09/2010 12:17 a.m.
Teilen: