Leter kushtuar Ty ?...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Leter kushtuar Ty ???

33 Beiträge
5 Benutzer
0 Reactions
2,574 Ansichten
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Mendoj qe jeta ka nje kuptim dhe dashuria gjithashtu...
Shume pershkrime dhe krahasime jane bere per dashurine dhe qe te gjitha kane nje kuptim te perbashket...ndjenje kenaqesie,parakalim vetveteje,energji pozitive etj.
Dashuria eshte dicka egsistuese nga e cila marrim dicka shume te forte..kjo eshte arsyeja qe te gjithe ne kerkojme sa me shume dashuri,por per fat te keq ndjenjat mediokre shfaqen me kalimin e kohes te shume cifte dhe keshtu qe ne ndarje perfundojne!
Dashuria ashtu si cdo relacion njerezor kerkon qe te kujdesemi per te gjithmone,asgje nuk eshte e fituar para kohe,duhet te luftojme e te luftojme!!!
Dhe gjithmone duke patur nje espri pozitiv qe ne fillim..
Dashuria ka nevoje per fjale te ngrohta,per perkedhelje te buta,dashuria eshte si nje bebe qe nuk mund te rritet pa ndihmen e prinderve!
Nje bebe qe sado i forte te lindi ,gjithe jeten prape ka nevoje per prindin...sepse do qe te rritet e rritet!
Ky eshte kuptimi qe i jap jetes dhe dashurise,asgje dhe asnje nga ne nuk mund te ekzistoje pa harmoni ne dashuri dhe pa dashurine vete..
Kuptimi i dashurise eshte kuptimi i vete jetes!


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 11:00 a.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Ndihem kaq e vrare dhe kaq keq..Ne cdo moment te dites kudo qe te jem ndjej nje sembim te forte ne zemer qe nuk me le te marr fryme..Me duket vetja e harruar ne nje ishull ku nuk kam shpeptim,pasi aty nuk ka shenje jete dhe njeriu.Me e frikshmja eshte se kam humbur veten time.Nuk po e gjej me ate entuziazmin e dikurshem,nuk arrij me as te qesh dhe as te jem e forte.Vetem se kam krijuar nje fasade per te kenaqur aparencen qe te tjeret jane mesuar te shohin tek une.Kurse nga brenda jam kalbur e tera,sikur ne vena mos me qarkulloje gjak por vdekja e ngadalte qe po me hipnotizon si me magji,pastaj me sundon serish duke me kthyer ne jete si per te me tallur...


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 11:08 a.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

I fola heren e fundit dhe qaja me denese.....Ai nuk fliste si gjithmone!
A thua i vinte keq qe me kishte lenduar kaq shume?
Nuk e di dhe nuk e besoj.....
Une nuk e pranova shoqerine e tij dhe nuk dua ta pranoj kurre....Ai me kerkoi te ngeleshim miq por nuk kam zemer ta shoh perballe e te mos i flas si dikur!
Jo nuk kam zemer te pranoj nje gje te tille....Po te pranoja do kisha hedhur balte mbi dashurine qe pata per te ose do isha siç ka qene ai gjithe keto kohe me mua..."asnje çast i dashuruar"!
Nuk dua ta kerkoj me kurre dhe as te me flase kurre.....i lutem zotit qe kurre mos ta shikoj nje dite perballe....
Ai me kerkoj shoqerine sepse do te luaje akoma me mua,pasi e di shume bukur qe une e dua...dhe nuk dua me ti ulem as te jem nje loder ne duart e tij!Une nuk ja dua te keqen dhe sja kam dashur kurre,por e di qe heret a vone do t'i paguaje lotet e mi.Sa te kete jete askush ne kete glob nuk do ta doje aq sa e desha une,bile as ajo femer me te cilen ai do martohet nje dite,pasi askush nuk e njeh dhe ska per ta njohur ashtu siç e njoha une...
E desha me te mirat e pakta dhe te keqijat e shumta.......keshtu e desha!
Nje dashuri engjelli me djallin....
Por nuk ma ka fajin askush perveç vetes time....
Po te kishte pasur qielli vuajtjen e dhimbjen qe ai me shkaktoj,shiu nuk do te kishte pushuar kurre dhe dua ti them atij njeriu qe "Zoti vonon por nuk harron"!
Edhe pse nuk ja dua te keqen,do te vije nje dite qe do te paguash perpara drejtesise se yjeve dhe qiellit vete,per gjithçka qe me ke bere.....
Kujtoje perhere fjalen time....."Askush nuk do te doje sa une,askush"!
Do te doja nje dite te te shikoja se sa i lumtur do ishe me tjetren!
Dhe ne fund te uroj....."Qofsh i lumtur ti vrases i zemres qe me pasterti te deshi,qofsh i lumtur..."
Nuk dua qe te me shikosh as ti....Me mjafton te te shohe vete gjithmone ne kujtimet e mia.Dhe do te kujtoj perhere.....dikush tjeter do te urrente por kur dashuron nuk mundesh te urresh....une di te dashuroj por sdi te urrej!
Shpesh te shoh ne enderr dhe aty ia kaloj mire me ty....E mbeshtes koken ne kraharorin tend dhe ne enderr qaj sepse e di qe nje çast do te zgjohem nga gjumi....
Gjumi me del shpesh dhe ne mes te nates uluras dhe peshperis me mall emrin tend....
Ja çdo te thote te duash.....nje dashuri pa kushte!


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 11:19 a.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Do jepja boten sikur ai te mohonte ate qe ndiente ne zemer ate nate kur me tha nuk te dua,do jepja boten qofte edhe per nje nate...
Te flija rehat me idene se dikush mund te me jepte dashurine qofte edhe nje nate te fundit...
Nuk kam rreshtur ndonjehere se dashuruari per ate njeri,ndonese nuk me deshi dhe ndonese nuk me ka merituar....Kjo gje me mundon dhe lotet vazhdojne e vazhdojne si per te me permbytuar me ujrat e tyre....
E di qe ne kushtet e nje ndarjeje nuk mund te rri dot me te,por nuk po rrikam dot as pa te!
Eshte nje lufte brenda meje,me te cilen jam me shume e humbur se e fituar,ne te cilen nuk ka shpresa fare per paqe dhe ne te cilen ka vetem nje viktime qe vuan e cila jam une....ironi e fatit!
Dhe me duhet te gjej nje rruge ku te kete drita dhe te mos mendoj me per te....Une dua tani te jem e lire,te mendoj se si mund te zgjedh rrugen e drejte per jeten time dhe gjersa ai do beje pjese ne te,e kam te pamundur.....te pamundur!
Sa shume kam qare gjithe keto kohe dhe sa verberisht e kam dashur.....Sot me duket vetja nje adoleshente idiote qe besoj disa llafe te bukura dhe ju shmang realitetit i cili thoshte..."ai nuk te do dhe ska per te te dashur kurre"!
Ai me kerkoj te ndaheshim dhe nje zot e di sa kisha nevoje per te.Nuk do doja ta leshoja kurre...Jo vetem dashuria ime madhe por edhe pasioni me i madh ne shekuj nuk do ma shkepuste nga duart.Mendoja se ai me perkiste,mendoja se ishte mburoja qe une kisha enderruar....Ishte nje mashkull qe do ti jepte nje emer jetes sime,qe do me jepte lirine e te qenit femer....
Asnjehere nuk kam pretenduar nga ai ate dashuri aq te çmendur qe i kam dhene une vete,madje ideja se dikush mund te me donte nje dite aq sa une desha ate me tmerron!
Nga ai kam kerkuar vetem pak dashuri dhe respekt,nje lidhje jo te detyruar por qe me kalimin e kohes mund te behej me e forte nga ana e tij....
Kam dashur nje lidhje si shumica e njerezve,pavaresisht se une e doja me gjithe forcen dhe pasionin qe mund te karakterizoje ndjenjen dhe dashurine...
Nje lidhje te tille ku te ndihesha e lumtur,ku do doja per te dy dhe ku do te mbijetoja nga frika e vuajtjes dhe vetmise se madhe....
E desha dhe nuk kam turp ta dua akoma,por me dhemb shpirti kur mendoj qe gjithe asaj kohe qe kaluam bashke ai nuk me deshi qofte dhe nje moment te vetem!


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 11:27 a.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Pastertia e shpirtit eshte nje gje e bukur,por mesa shoh jo e domosdoshme per shume!
Keni per te pare qe edhe gjerat e çrregullta duken shume te bukura ndonjehere,sepse e tille eshte vete jeta..
Disa here eshte ndertuar me nje rregullsi perfekte siç jemi ne njerezit,disa here mbi kuboide qe nderthuren.Ju merrni pjese ne jeten e dikujt,dikush ben pjese ne jeten tuaj...
Keshtu me indiferenca eshte ndertuar bota ne te cilen jetojme....Por nuk mendoj te jete kaq e piset,jo nuk mendoj,ka akoma pasterti kjo bote.
Edhe ndonjehere dhe shpesh ne jete behen gabime nga te gjithe ne pa ditur as vete qe jane gabime!
Shpesh egoizmi dhe krenaria prishin gjera qe jane kaq te rendesishme,te paprekshme....i prishin dhe i humbin pergjithmone.
Nuk flas dot asnje fjale!
Mos valle fjala dashuri nuk eshte e denje per tu shqiptuar nga une?!Ka raste kur vetja me duket e neveritshme si nje cope e pavlere qe nuk duhet zene me dore se te shkatarron gjithçka!
Pastaj mendoj se nuk e kam patur fajin une,nuk kam patur rrugezgjidhje e vetme.....pastaj!
Sa shume gjera kam filluar te mendoj qofte edhe nje moment te vetem.
Sa shume kontradikta luftojne brenda shpirtit tim te cilin tani as vdekja nuk e preh..
Dikush me shikon i heshtur.....disa te tjere po ashtu....ndoshta dhe keta me perçmojne,por nuk ma thone.
Po perse njerezit duhet te jene kaq hipokrite?
Pse nuk e hapin gojen dhe te ta thone te verteten ne sy?Perse jo perballe?Perse?!!!!!
Perse kane nevoje te fshihen dhe te te genjejne me fjale te kota?!Ku eshte perfitimi i tyre!
Mbase u vjen keq...
Ah keqardhja......ky mall kaq i shitur te njerezit!

Asgje nuk i ben me te lumtur njerezit se mbushja e syve me lot per dike qe eshte poshte tyre ose me mire qe e mendojne poshte tyre,e mendojne qe zvarritet ne toke...
Megjithate meshira eshte nje ngushellim,nje çmim inkuarajues per ata qe vuajne...Por une nuk vuaj....Renkoj!
Dua te bertas por nuk kam ze,nuk kam kujt ti bertas!Sa i dhimbshem eshte zeri ne hapesire qe nuk degjohet,syri qe kap nje veshtrim te tijin,por nuk e shikon,lekura e ngritur per nje perkedhelje,por qe nuk preket nga dora e askujt!
Sa shume gjera qe demtojne shpirtin e nje njeriu por ama,askush nuk do tja dije per shpirtin...As njeriu vete!
Jam kaq e hutuar sa çfaredo te me thone ne keto momente do ti beja me ngut.Ky vend po me duket si nje labirint i pamate qe nuk ka as fillim dhe as fund.Nga ky vend ku jam tani,nga kjo gjendje ne te cilen ndodhem,nuk do mund te dal aq lehte sa e pata menduar me pare!
Ndonjehere me duket vetja nje engjell i vogel qe ka mbetur femije thjesht sepse ka dashur qe ta duan....
Nje torture qe do ta vuaj me dite,muaj,vite dhe qe asgje nuk mund ta shlyej kurre.....
Qaj sa shume qaj....Lotet e femrave tregojne vlerat e shpirtit,kurse lotet e meshkujve tregojne shpirtin vete!
Keshtu kam menduar gjithmone....jam e bindur per kete...
E dini valle se çeshte ne gjendje te te beje njeriu qe aq shume do?!
Kur dy njerez duhen,njeri mund te behet porta ku mund te hyjne te keqijat per tjetrin!
Dhe ajo qe eshte negative eshte se e keqja me hyri mua prej atij qe desha aq shume....


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 11:40 a.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Ti nuk mund te me urresh kurre,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne mbrojtje per mua...
Ti nuk mund te me urresh sepse tashme une jam pjese e jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote te urresh vetveten.
Sa here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr fryme une marr fryme bashke me ty,sa here qe ti qesh une qesh bashke me ty.Sa here qe ti me urren une te adhuroj.
Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo hap te jetes tende.
Te solla prane engjejt e mi per te qendruar perjetesisht me ty ne ditet bukura e te veshtira.
E di qe nuk mund te me urresh edhe pse ke deshire edhe pse do te me harrosh nuk mundesh sepse une jam gjithmon me ty jashte dhe brenda teje.
Edhe pse nuk te kam prekur kurre e ndjej qe jam brenda teje,ne nje vend te vogel ne fund te zemres tende.
Sa here qe ti me kujton mua ti vuan,ti do qe te flesh por nuk mundesh sepse imazhi im te mundon,do te me kesh prane dhe sa here ti e kerkon kete une jam aty me ty....

Une vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj,ne keto momente po degjoj te njejten kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim,ti tani po qan kurse une jo.Brenda ne lotet e tu jam une.Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk qaj sepse kam frike se mos te te humbas.Dhe keshtu mbaj gjithcka brenda meje.Dhe kjo me ben te vuaj akoma me shume.Une linda per ty edhe pse kete e kuptova pas shume kohesh.

Linda per te te bere te lumtur,kurse ti per te me bere te vuaj.Jam e bindur qe ne keto momente po qan,po brenda ketyre loteve jam une,ti me sheh ne enderr ndersa une s'do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas me ty.
Te jesh i bindur per dicka: Je pjesa me e bukur e jetes sime!

Malli te dominon,te perul para fytyres qe gjithmone kam deshiruar te shikoj.E kam veshtruar me mall dhe me habi njekohesisht.Nuk e di ne duhet te ngopem me syte e tij apo te marr inat per mosperfilljen qe me jepet si dhurate!
Malli te dominon para veshtrimit qe gjithmone me ka gjunjezuar.....
Dhe dike qe mund te duash shume e fort e shikon nje dite te ndryshuar...Nje dite nje shtrige plake te vjen dhe te shkeput nga endrrat duke te lene shpirtin e vrare ,duke te lene zemren e thare...duke te marre personin qe deshe me shume!


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 11:49 a.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

SHPIRT ashtu Siq vyshket lulja pa uje ashtu po vuaj une pa pranin tende. Koha po ecen pas saj edhe nje pjes e jetes sime e mua me duken oret vite e vitet ne shekuj .
Mendimet e mija jan te thella,te pafundme, nuk me len te qete qdo gje qe vjen nga jasht ,cdo cingerim e telefonit me duket zeri yt,cdo keng dashurie.
Zeri yt i embel me ben qe te vdes.Tani jam ber rob i yti tash vetmin time te akullt e thyen kujtimi per ty.Ne jete njeriun shpresa e mban keshtu thon te gjithe e une pajtohem kur i jap vetes nje fije shpres atehere eksiston nje fare lumturie e brendshme ndoshta momentale por me vone e perjetshme.
Une gjithmon mendoj per ty ah largesia e mallkuar qoft po te mundem te behem pellumb do ta kisha ndertuar folen pran dritares tende SHPIRT.
Qielli po erresohet ngadal siq duket shiu nu ka shpetim e une edhe neper shi vazhdoj te kerkoj per tu mahnitur me lojra dashurie SHPIRT.
Je SHPIRTI im, zeri yt dominon qdo kund dhe qdo here........
---------------------------------------------------------------------------------------------------
Nje ze...me zgjoi nga gjumi ..ishte zeri Yt i embel.. ..qe ne heshtje belbezoi.. ..me tha Te Dua..dhe vazhdoi..


 
Veröffentlicht : 29/09/2009 11:30 p.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Nese ndonjehere te vetme mendova se jeta ishte nje hic,nje boshllek nje gje e pakuptimte dhe pa nje qellim,mjaftoi te hidhja veshtrimin thelle ne detin e syve te tu,qe te kuptoja madheshtine dhe mrakulline e saj aq sa te mjaftonte te mbytesha ne ate det te qete e perpires njekohesisht qe te mund te ngrihesha ne qiell te kthehesha ne engjell ne nje krijese te bute te embel e paqesore.Mjaftoi nje shikim i yti sa qe edhe te kuptoja qellimin misionin tim ne kete jete.Ishe ti.Dashuria ime ishe ti. Me i embeli agim Me i zjarrti diell Me i aferti yll.ishe ti e Embela e brishta dashuria ime qe zemres i mesoi tik takun,jetes i dhe kuptimme nje veshtrim dhe me dy fjale te vetmeTE DUA NE PERJETESI.Mu engjellin tend mbrojtes e shpetove ne te gjitha menyrat qe mund te shpetohet nje qenie.Falemenderit per ekzistencen tende dielli im.Faleminderit ne perjetesi dhe vazhdo te me duash gjithmone se kjo do ishte dhurata me e bukur qe do me beje cdo dite te jetes tone.te dua shpirt te dua.......
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dashuria eshte hapesire dhe kohe e matur me Zemer


 
Veröffentlicht : 30/09/2009 1:31 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Hajt Tetovarja hajt xhi na merzite me kto letra dashurie,e mke shtaj mej hyp limozines e me ardh me kajt bashk :beee: :respekt:


 
Veröffentlicht : 30/09/2009 10:33 p.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Eja kur te duash qajme hallet bashke dhe qajme bashke deri sa loti te na shteret ne qerpik je e mireseardhur motrushe


 
Veröffentlicht : 30/09/2009 10:51 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Eja kur te duash qajme hallet bashke dhe qajme bashke deri sa loti te na shteret ne qerpik je e mireseardhur motrushe

kesmet kesmet do vaj :gezuar:

Tetovarja bojsh xhid bojsh mi lala knoma njo qesine veq per mue se zemren po ja kallshe njirit me letra
majr ije me shkrue ksine letra :respekt:


 
Veröffentlicht : 01/10/2009 12:26 a.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty, i kam grumbulluar në shpirtin tim, në zemren time të perlotur. Më beso ndihem e veteme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësiren e harruar dhe e hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash e vetmuar duke te kerkuar vetem ty.Do kisha deshir qe vetem per nje cast tet ndjeja pran, tet ledhatoja dhe aty do ta kuptoje se sa te dua.Desha vetem nje sekond qe shpirti te ishte pran tendit,te ndjeja ngrohtesi......... tani në zemren time mbretëron acari që ngrin cdo gje ! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty i dashur, dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që sdo jet kurr e jotja.Nese nje dit do me japesh munsin te realizoj kto endrra vetem ateher do ta kuptosh se sa te dua


 
Veröffentlicht : 01/10/2009 1:37 p.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Do te vi nje dite kur une dhe ti, shpirti im binjak, do te takohemi.Me siguri ai do te jete momenti kur vorbulla hapesire-kohe do te hapet, dhe casti i perjetshem, aq shume i kerkuar dhe aq shume i pretenduar, me ne fund do te materializohet perpara nesh. Do te jete momenti kur syte tane do te takohen. kur shpirtrat tane do te shkembehen, kur zemrat tona do te lidhen perjetesisht, dhe ajo perjetesi, aq e ftohte ne zemren time me ne fund do te ngrohet. Nuk e di kur, nuk e di si, por di qe zemrat, shpirtrat, fryma syte tane do te takohen.
Ironia ironike do te deironizohet. Duket si nje loje fjalesh , por fati ka vene kunder meje talljen, ironine, qe te tallet e te me ironizoje. Nje dite e gjithe kjo do te mbaroje dhe nga ne nuk do te ngelin vec dy zemra, zemra ime dhe zemra jote aq fort te lidhura sa te formojne kompleksin ideal te quajtur dashuri.
C'fare eshte dashuria?
Dashuria eshte ndjenja me e larte , dashuria eshte ajo cfare une ndjej per ty cdo dite , dashuria eshte si nje kenge, dashuria eshte nje emocion qe na bashkon ne te ecim te vendosur ne ate pak rruge qe jeta na ofron. Te dua me gjithe shpirt trup e mendje. Dashuroj menyren se si te dashuroj si nje dashuri qe nuk mund ta kontrolloj. Mos harro asnjehere ne momentin qe syte e tu ndeshen te miat kam dershur te gjithe shpirtin tim te ty.


 
Veröffentlicht : 01/10/2009 1:51 p.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Nuk e di nga te ja nise.
Nuk e di nga te filloj.
Edhe vitit po i vie fundi,ashtu siq na erdhi neve,edhe ditete po mplaken ,ashtu sikurse ne,e vetmja dashuri ende eshte e njome...
Ti ma pushtove jeten qe nga ai moment qe te takova mbete gjurme e pa shlyer ne zemren time.
Kur fillova te dashurohem ne ty ,mu duk se hyra ne rrugen e jetes,dhe vertet sa her te takoja nuk ngopesha me ty ,nuk ngopesha me zemren tende dhe vdesh nga deshira qe floket dhe fytyren edhe nje her dora ime ti pergedhel,por kam frig mos te lendoj sepse ju ngjan engjujve te parajses qe me shendrit nga do, sikur yjet e bukura qe gjenden ne qiell ti per mua ndriqon.
Po perpiqem ta ngushelloj veten,por gjithqka eshte e kot,dua te mos mendoj per ty ,dua mos te takoj,dua te harroj,po pse ke meshir ne mua e me mundon aq shum duke mu futur ne mendje ?pse ma more lumturin?pse mi vodhe ngjyrat e jetes?pse u fute ne mua ?pse dhe pse ?nuk gjej pergjegje dot...me kerkove dashuri te dhurova,ma kerkove zemren,ta dhashe edhe shpirtin,mi kerkove syt,ti dhurova,,,,si shperblim nga ty mora veq vuajtjen,me dhe verbimin,me dhurove vetmin....
Dashuria ime mbi ty egziston,egziston dhe gjdo her ka egzistuar ne kete bote te mallkuar e plote genjeshtra.
Ndoshta tashme te jam bere e merziteshme,por kesaj radhe nuk te shkruajta un por ishin dhembjet e zemres dhe simbetomi i gjithe kesaj dhembjeje je ti , ne keto dite festive qe te gjithe jane te gezuar e plote gaz ,un jame ne kujtime ku lumturia qe kishim bredhte posht e lart bashk me neve..
Ti ike udhes se pafunde .me le ne vetemi,lejleket iken meniher pas teje,si stof i keq u zbeh blerimi.
Nje her gabova qe ne ty u dashurova,e tera ne ty u leshova,por tani eshte vone kaloi gjdo gje nuk kthehet me buzeqeshja e as gezimi...iken ditet kur me thoje se per mua jeton,se un jam e vetme qe me dashuron,se syt si te mit askush nuk ti dhuron,ndoshta nuk me njeh me,ndoshta nuk mendon me per mua,ndoshta ndoshta ke harruar qe kam egzistuar ndonjeher ne kete bote ,,,Nuk kam gjume,nuk kam disponim,nuk kam ngrohje ne shpirtin tim,jam strukur ketu se bashku me te dashuren time Vetemi,ajo me shoqeron kalojme ore te tera bashke,por kur erresohet ajo me trishton,ajo me kafshon,ajo nuk ka meshir ne mua ajo me ndrydhe forte e me mbyt .Tani mbi dritaren time nata ka leshuar qetesin,dhe shiu i furishem me shoqeron mua dhe vetmin,larte ne qiell dy sy shkelqejne,nje zemer te vetmuar e mbushin me shpres,dy sy te kalter mbyllen,nje buzeqeshje e emblen vjedhurazi shuhet,dhe niset ne kerkimin e enderres se saj..
Ngadal lundron ne dete ,dhe ngrihet e fluturon ne qiell,me dy sy qe shkelqejne atje larte buzeqeshja flet,nata kalon,buzeqeshja mbledh krahet dhe kthehet serish ne vendin e vet,por serisht heshtja mbreteron...dhe nata perseri erdhi,dikush po flen,dikush po bisedon me henen e dikush me veten,e un te therras ne kujtime,ti e di se un kam mall,ti nuk e din se qielli gjdo her eshte i erret per mua,ne te ka veq nje yll qe me shendrit,por tani bisedat jan pa kuptim dhe jeta ka tjeter emer pa ty ,ditet me duken bosh pa ty,zerat gjith jan te menitur pa zerin tend,pa ty edhe loti ka frige te dal ngase nuk ka kush ma fshin,,,Ehh sa shume mendime me viejn ne koke e sillen verdall,me duket sikur te kam pran,me duket sikur te shoh,me duket sikur te pergdhel,por ky iluzion iken aq shpejt sa ashtu siq edhe vjen,hapi syte dhe kthehem ne realitet ,nuk je ketu dhe nuk do jesh me .
Faji dhe pendimi me ndjegin nga pas,sonte je larg meje shum larg ,do deshiroja pa mase te jesh prane meje te veja doren tene ne zemren time dhe pa thene as nje fjale me goje ti thoshte te gjitha zemra,ne fakt me jep anketh kjo largesi,,e di tani pse nuk te thoja te verteten,ngase kisha frige se fjalet jane te teperta,,mos heshte se nuk jame e madherishme si nata qe te le pa fjale ,as e bukur si dita qe mahnit e te ben te nemuar...e kuptova...Tani zgjedhje per ne nuk ka,nuk mund te me ofrohesh me kurre,dhe te lutem mos me ngushello,,tani veq me ndihmo te harroj,mos te kujtoj,te largoj nga zemra ,te largoj nga mendja nga fjalori im..


 
Veröffentlicht : 01/10/2009 3:32 p.m.
(@a-tetovarja)
Beiträge: 66
Trusted Member
Themenstarter
 

Do te ishte vertet e zhdervjellet kjo fryme jete pa pasur lart mbi letren e bardhe te egzistences, fjalet e shkruara lehte me lapsin e rraskapitur te shpirtit tim. Do ishte ndoshta thjesht nje ze i mekur, ai i zemres sime duke nxjerre ca rrokje qe se fundi nuk do ta villnin ate vrerin qe e perpin cdo mendim percaktimi. E perseri vete jeta e ka fajin, qe ty tani te kam endrren endacake qe varet jashte dritares, e lagur pellg nga shiu i nje nate qe s'kam per ta nxjerre kurre. Do te iki dhe dita e neserme shume shpejt do agoje vetem me pallton tende ne krahet e mia dhe perseri perseri.......... do te vi ajo endrra e nates........ qe me gjen ne parvazin e dritares duke cuar pertej drites se henes, vetem lot, lot........... ndoshta ndoshta pergjithmone lot.... Tani ti se di qe dikush po qan e po sjell ne syte e mbyllur qenien tende prane trupit, duke ndjere embel aromen tende. Ndoshta edhe shume here do ta ndjej zjarrshem duke menduar vec per ty, e ti do jesh si zakonisht ne gjumin qe te mbeshtjell nata. Por te lutem perpara se te shtrihesh perpara saj mbytshem, shihe henen atje lart mbi qiell e shiu do filloje te bjere me ngadale e brenda tij do jem une... Edhe ne qoftese nata e dita... e gjithe jeta....... ta prish mendjen per ta kuptuar magjine qe nderthuret me vujatjen ketu brenda meje. dije se thelle do kompozoje trishtimi e do caje zemren time, duke shfaqur driten e henes jashte hijen e trupit tim ................ duke te pritu me syte mbyllur dije se do ti kem syte e lagura nga loti, e buzet e kripura do te mi mbuloi vetmia..... Jam me ty, ne cdo moment te betohem, e ndjej cdo dite sa shume te mendoj sa shume mi rremben momentet e dites e nates bashke, e lodhem duke imagjinuar sikur ne kete moment ... sikur te jem aty sikur te jem me ty... sikur ta ndjej doren nder trup sikur ta ndjej frymen qe me ledhaton ;sikur ta ndjej buzen qe me rreshqet ngadale akoma edhe me prane, sikur te jem aty tani shpirt ,... Te ndjej shume prane , ashtu sic ndjehen vetem dy te marre. Vetem me ty kam bere cmendurira e vetem ty tu fala per te embelin shpirt per te embelin sy per te emblen buze qe me foli aq gjate per ate te shkrete dashuri ............... Dhe nese nje dite keto mi mohon te lutem kupto se vetem Ti ke qene gjithnje. Te puth embel engjell dhe te lutem hajde dhe nga gjumi naten me zgjo. Ti kepus petalet dua e ashtu te me ndjesh duart tek i numeroj me merzi per ditet e netet qe te dy kaluam ......... Do te pres.........a po me pret dhe ti o shpirt? Me prit dhe ti ne limitin e kesaj ekstaze qe po perjetoj me ty Me prit kur trendafilin ta kem edhe per me shume kohe ne duar............... Ma ler ta mbaj si ujin e paket e ta pi etshem ate qe ndjen brenda ti per mua.... Mos i vyshk petalet trendafil se loti im do te mbaj te gjalle..... Mos e shiko boten perreth ........... se te kam dhuruar diten, naten e meshire te lutem per mua kij se ne varr do endem e kurre sdo mundem te ngjallem perseri... Mos i shiko syte e tjere se te kam dhene te gjithe boten........ Qaj o shpirt qaj mbi mua ashtu sic je tani ........ Ma le mua ta mbaj shpirtin keshtu te kuq ne duart e mia Si gjakun tim o trendafil ashtu brenda meje neper .... Mbi qyetet po bie shi e erresira ka mbuluar dhe qyetetin tend atje ku ndodhesh tii.... Kujtime te ngrira varen mbi mure e fotografite tona sot shfaqen bardh e zi........ ........me lot ne sy me nje mall qe se lag as ky shi i mallkuar qe po bie tani. Po ecen dhe ti rrugeve naten sic po bej une ? Po i kerkon kujtimet thelle neper qyetet ashtu i cmendur ashtu sic po i kerkoj une? I ke pare valle ? Si ishim ne te dy dikur? Me marrosi ky shi i lig qe gjithmone me kujton ty e lot derdh vetem lot sikur jam ne zi.... Se me solli tyyyy perseri neper kujtime ketu ne kete qyetet te lagur............... ................ e jetes ti them me ler te lutem me ler se spo mundem te jetoj. Por a do te me degjoj? Do mi degjoj vuajtjet e mallin qe kam sot ne shpirt? Sikur te me shtrengoje sikur me shtrengoje ti dikur? Dua te mbeshtes koken ashtu ne shpatullen tende eh dhe si me mbajte vetem ti. Vetem me shtrengo me mbaj ne duar o jete qe je diku tjeter ne ............. ..................ne nje qyetet tjeter........... .............me shi dua te jete ........... ...po pikerisht nate e erret si kjo qe po ndjej une............. ..Me thuaj se dhe tek ty eshte nate e ftohte ............ ........pemet kane ngrire dhe kujtimet tona ......... .......me fotogragfi te lena me lot pergjysem.... ..........me thuaj se dhe atje po bie shiiiiiiiiiiiiiiiiii .......me thuaj se dhe ti po vuan ...........keshtu sic po vuaj uneeeeeeeeeeee ..........ne nje tjeter qytet.....................


 
Veröffentlicht : 01/10/2009 6:00 p.m.
Seite 2 / 3
Teilen: