Ti dhe vetem ti!
Megjithe tymin e sketerres qe me verbonte,megjithe muziken e sirenave qe me trulloste,ne syte e tu prej figurine,gjeja dashurine te cilen ti doje te me dhuroje...
Nuk ishte nje histori klasike,nje histori banale sic mund te kisha jetuar deri diku...
Era frynte lehte te floket e tu ,ti ishe ketu si nje pranvere ne rrugen time,si nje diamant i rrezuar nga kutija e tij...
Te vetem ne kete drite,me kishin kapur rrjetat e dashurise,dhe duart tona te shtrenguara qendronin si per te treguar forcen e vertete te dashurise...
Nga dashuria qe ti nxirrje nga syte e tu ,e dija qe qe per kete jete dhe per ate mbas saj ti ishe projekti im i vetem...
E dija qe fluturonim te dy nga i njejti drejtim per nje udhetim te gjate drejt nje lumturie te pafund...
Buzeqeshjet qe ti me dhurove me bene te kuptoja qe ishim bere per te qene te dy ne kete bote te madhe ..
Ne ishim si dy femije ne kete toke,ne folem,ne u ngjitem me njeri tjeterin dhe u prekem te pangopur nga kenaqesija...
Urtesia jote me dha lehtesine,durimi yt me dha besimin,dashuria jote me dha lumturine dhe butesia jote me dha dehjen per jeten...
Prej teje engjelli im munda ti thoja lamtumire te gjithe fantomave qe ishin ne shpirtin tim dhe qe e kishin rrethuar,te gjithe ketyre djajve qe me gerryenin nga brenda...
E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...
Çdo njeri gjatë jetës së tij përballet me sfida të ndryshme, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Por, jo çdo njeri ia del mbanë apo dorëzohet para sprovave që e godasin. Besimi i sinqertë në Zotin dhe durimi si cilësi e devotshmërisë, formojnë tek njeriu besimtar një karakter me moral të lartë, që njëkohësisht shndërrohet dhe bëhet forcë që përballon sprovat dhe gjithë ato pengesa që vijnë drejt tij!
Shumica e njerëzve në ditët e sotme ngatërrojnë (pa)vetëdijshëm të ardhmen me të kaluarën, pa hetuar fare, se, po e harrojnë të tashmen! Po ashtu nuk dallojnë ëndrrat nga realiteti, dëshirat me mundësitë, dhe si pasojë e kësaj fundosin veten në mëkate.
Çka e bën njeriun e kohës së sotme të jetë i pafuqishëm, sa mos të jetë në gjendje të zgjidh problemet që ka, apo të zgjohet nga “gjumi” dhe të mos ngatërroj ëndrrat me realitetin?! Po çka e bën atë të brengoset, se dëshirat e tij nuk përputhen me mundësitë që ka?! Po pse ai dyshon në të ardhmen, kur e tashmja po thërret?! Zgjidhjen e këtyre dilemave njeriu duhet t’i kërkojë duke pastruar zemrën dhe mendjen e tij. Pse e themi këtë? Sepse Muhammedi a.s. ka thënë: “Është një copë mishi në trupin e njeriut, që nëse ajo është e sëmurë, i tërë trupi është i sëmurë, e ajo është zemra.” Mundohu të jetë e pastër zemra jote, ngase do të jesh i shpërblyer.
Mos kërko pamundësitë, se do të humbasësh mundësitë; mos tradhëto, se do të jesh i urrejtur; mos humb kohë, se ajo ikën! Atëherë çfarë po pret, o njeri?! Ende je në dyshim?! Largo dyshimin, se sjellë shkatërrim, por bindu, pendohu, nënshtrohu dhe kërko falje tek Allahu i Madhërishëm me sinqeritet, pa dyshim do të jesh i ndihmuar të gjesh rrugën e drejtë plot dritë që të shpie në Xhennet.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
.....Dy gjëra i dëshironi,por nuk i gjeni dot. Këto janë: Lumturia dhe Rehatija dhe gjendën vetëm në Xhennet!!!
Nuk i kuptoj ndonjehere gjerat qe me ndodhin,por subkoshienca eshte ndonjehere me e zgjuar se koshienca dhe na ben te bejme gjera qe jane te mira per jeten tone...
Te kam dashur ne çdo sekonde dhe nuk eshte vulgare te te them se te kam kerkuar ne fytyren e meshkujve qe kam njohur!Kam kerkuar buzeqeshjen tende ne mijera buzeqeshje,por ajo ishte vetem tek ti!....
Eshte kjo dashuri e forte qe beri Perendine te kete meshire per mua dhe te me ktheje serish ne jeten time...
Ndjenja eshte e forte,por me e forte eshte deshira e perjetshme e njeriut qe te jete i mbrojtur dhe i sigurte,perballe nje jete te mbushur me veshtiresi.
Jane ndjenja te cilat nuk i kam imagjinuar se mund te ishin brenda nje njeriu te vetem.Por ja qe ekzistojne dhe jane kaq te forta saqe nuk mund ta di nese ne keto momente kam ndjenjen e dhimbjes dhe zhgenjimit,apo ate te dashurise!
Sa mall qe ndjejme!Qofte edhe per nje shikim te vetem....Per nje zenke,nje puthje....Malli per dashurine e premtuar...Mall te jesh bashke.
E vetme te duket vetja si nje cung i prere ne kembet e tij,nje cung pa jete,pa kuptim...por qe ekziston!
Per ta mbrojtur?Per ta dashuruar gjithmone?!.....Pak rendesi ka.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua:"Kam dashuruar".
Kur je e vetmuar ditet kalojne ngadale,aq sa te duket sikur koha ka ndaluar diku dhe nuk do te eci me.Ditet mbarojne si pa u ndier,por netet jane te gjata.Njerezit qe takon jane vetem fytyra te ndryshme,qe te shfaqen si mirazhe qe humbin menjehere pas bisedes...
Me pas mbetet nje boshllek,i cili nuk mund te mbushet me fjale.Por gjeja me e tmerrshme jane netet qe zgjaten pambarimisht pa asnje kuptim.Endrrat nuk shfaqen me.Ne vend te tyre ka makthe qe te shfaqen edhe kur lufton me te gjitha forcat t'i heqesh.
Askush nuk te kupton se ti je duke u munduar te fshish nga kujtesa ndjenja te cilat as qe nuk ke menduar ndonjehere qe nuk do te jene pjese e jotja.Por jeta te ve ne prove.....
Ne çdo çast duhet ti tregosh asaj qe je gjalle.Ne çdo çast duhet te kapesh me te gjitha fuqite ne nje dege,sado te holle,me shpresen se neser do kesh diçka me shume!
Ndonjehere ke deshire te kuptosh se ia ke arritur qellimit.Ke deshite te mendosh se ke mundur fantazmat e te kaluares,por nata rikthehet ritmikisht per te treguar se je ende e dobet.....
Fantazmat dalin si hije te frikshme nga rrjetat e fshehta te mendjes,ulen kembekryq perpara teje dhe bisedojne shtruar.Te kujtojne çdo gje,edhe detajet me te vogla,te cilat mendon se i kishe harruar.Ti i degjon me kujdes,trishtohesh.Pastaj vjen mengjesi....Nje dite e re ku shpreson.Por ndryshimet nuk duan te vijne.Je teper e plogesht per te kapur impulset e reja,je teper e papergatitur te duash dike tjeter,qe te te mbushe boshllekun qe te ka lene dikush qe e ke dashur me gjithe shpirt...
Meshkujt kane nje menyre te veçante funksionimi....Me te thjeshte,me te çilter!Ata dine si te heqin te kaluaren qe i mundon,dine te gjejne nje rruge shpetimi,e cila edhe pse nuk eshte me e mira,i qeteson per momentin..... Jam nje femer qe kam vuajtuar pa te drejte,pa e kuptuar,kam qare pa ditur per ç'fare,kam heshtur kur duhet te kisha bertitur,kam bertitur me pas pasi nuk kam dashur te heshtja me,kam folur kur zemra me ka kerkuar thjesht te pranoja gjerat ashtu siç ishin,kam kuptuar qe nuk jam dashur kurre dhe me ka mjaftuar dashuria qe u kam dhene te tjereve,i kam justifikuar te gjithe dhe gjithmone kam falur duke ja hedhur fajin vetes...
Nuk jam perfekte,as me e zgjuar se te tjeret.Jam nje femer e dobet dhe teper e ndjeshme dhe e di kete.
Prandaj tek po shikoj njerezit ne rruge,mundohem te shikoj pertej aparencave,te dalloj ne syte e tyre te ftohte nje zjarr qe akoma digjet,te dalloja ne buzet e shuara nje puthje qe prisja t'i dhurohej dikujt,te dalloj ne fytyrat e tyre te lodhura ate fije shprese per nje te ardhme te panjohur,por komplet ndryshe nga kjo qe jetojme....
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Dashuri, një emer, emer që të therë në zemer që kur përmendet emri i saj lotët rrjedhin e vuajtja s’ka skaj.
Nuk mund ti gjej gjithmone fjalet e duhura per te te thene sesa shume te dua..
Ndonjehere per nje mungese kujdesi mbase i shpreh keq ato qe ndjej per ty,mbase ndonjehere bej gjera prej frikes qe kam se mund te te humbas...
Padurimi im me shtyn qe te eci shume me shpejt qe ky fat i mrekullueshem i cili na bashkoj dhe qe na eshte shkruajtur..
Uragani qe po pershkon ne keto momente zemren time me ben qe ndonjehere te harroj betimet e mia.
Karakteri im shume i vendosur dhe i forte mund te te plagose ndonjehere ne thellesine me te thelle te ndjenjave..
Nga xhelozia mund te them fjale te nxituara dhe te bej qe zemra jote te plagoset dhe te nxjerre gjak..
Dashuria qe kam per ty me ben ndonjehere aq te verber saqe nuk mund ti shof dot keto vuajtje qe te shkaktoj..
Nga te gjitha keto fjale qe jane ne opozite me njera tjetren doja vetem qe te dije dobesite e mia dhe qe mbrapa atyre fshihet nje ndjenje teper e madhe qe kam per ty.....Dashuria.
Te dua aq shume saqe mund te humbas arsyen..
Per mua ti je dashuria ime eternele...
Bukuria jote e brendshme eshte po aq e bukur sa ajo e jashtme...
Ti je miresia,perkedhelja dhe sinqeriteti...
E pranoj besimin e verber qe kam te ty sepse ti per mua je i vertete...
E di ne fund te vetes qe per mua ti je dashuria e fundit dhe me e bukura e jetes sime....
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shiko sytë e mi dhe do të gjesh dashurin. Qëndro pran meje dhe do të falë lumturinë.
Zemra jote e beri timen te burgosur te perjetshme..
Opiumi jetes time ti shkelqen nga bukuria jote e perjetshme...
Gjaku yt kalon ne venat e mia ashtu si nje leng magjik dashurie.
Ndricimi qe fle ne fund te syve te tua ka hipnotizuar shpirtin tim,aq shume eshte e shkelqyeshme bukuria qe ti ndricon rrugen time drejt lumturise se pafund..
Cdo dite ashtu si nje yll ti drejton hapat e mij..esence e jetes sime po lihem dhe po konsumohem nga dashuria qe ti me afron ne çdo moment..
Pasioni jetes sime,prej teje ne keto momente jeta me duket e bukur...fuzioni yne eshte aq i forte saqe asgje nuk mund te na ndaje pervec deshires sone te perbashket!!
Megjithe dobesine tende ne qenien tende ti me jep me prova cdo dite deshiren e plote per te jetuar kete pasion deri ne fund te jetes sone...
Forca jote per te luftuar ne jete dhe kunder pengesave te saj me detyron edhe mua te behem e forte,e gjithe kjo dashuri qe ti me jep eshte per mua si nje rilindje e dyte dhe me jep ate force per te qene e forte per te dy!!
Sinqeriteti i ndjenjave te tua dhe e zemres tende me detyron qe mos te te zhgenjej,sepse e di qe sot te detyrohem shume...
Jeta beri qe rruget tona te kryqezoheshin qe ti te me vije ne ndihme...
Me gjithe delikatesen qe eshte ne veten tende,ti arrite me ngrohtesine dhe butesine tende te sheroje te gjitha plaget e zemres sime...
Doktor i shpirtit tim po te shfaq me anen e ketyre rreshtave te gjithe mirenjohjen e perjetshme qe te detyrohem ne kete dite..
Asgje nuk mund te jete me e mrekullueshme per mua ne syte e mi, sesa ato momente qe ti me dhurove dhe qe ke per te me dhuruar..
Jeta ime eshte me ty,mendoj gjithmone per ty,flm per zemren tende....
Faleminderit per te gjithe dashurine qe me ke dhene..
(Do te desha ti mendoja dhe ti thoja vetes qe jane te verteta,por me duket se jane endrra qe do rrine vdekur ne fundin e shkrimeve e mia).
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Qesh me Dashurine ai qe nuk ka qene kurre i brengosur prej saj...
Ne dashuri teper nuk eshte Mjaft....
Mendoja nje moment se isha mire.Ose me mire te them se ishte kjo qe enderroja,por nuk te ben mire te enderrosh....
Sidomos ne kete bote,ku edhe e verteta eshte nje enderr,kurse endrra nuk mund te kthehet kurre ne te vertete!
Sa e lodhur ndihem....edhe kur flas zeri im eshte i lodhur.
Me duket se kam filluar te filozofoj dhe kjo nuk eshte nje gje e keqe,se ne filozofine,kuptohet pa shume teprime,e quajme stervitje te trurit..
Ke nevoje te mendosh per veten tende me shume dhe jo te dalesh jashte realitetit se kjo me demton dhe nuk me ndihmon te rifitoj lidhjet qe kam pasur me boten.
Qesh hidhur...
Mendon_i them vetes_se eshte e lehte te shkeputesh nga bota qofte edhe duke filozofuar?!
Ajo nuk te le te shkeputesh.Bota ushqehet nga ne dhe nuk ma do mendja se i shkon mendja te mbetet pa ushqim,vetem se mua dhe dikujt tjeter,mund te na pelqeje ta mohojme dhe ta nenvleresojme....
Me duket e paimagjinueshme se si mund te mendojme gjera te kota....me duket habi si njerezit i besojne kesaj bote te rreme!
Ata vete jane pjesetar te kesaj shoqerie dhe e dine sa veshtire eshte te jetosh ne kete bote.
Mbytesh,nuk merr dot ajer,je nen veshtrimin dhe perbuzjen e te tjereve,je nen mallkimin e tyre,nen urdherat e tyre....Eshte tamam per t'u çmendur!
Me duket vetja nje gabim i ardhur ne kete bote te çthurur....nuk mund t'i pershtatem dhe nuk mund te perjetoj.Nuk jam aq e forte sa te perballoj te gjithe keqberesit dhe zemerligjte qe na rrethojne.
Bota ime nuk duhet te ishte keshtu....nuk eshte kjo ajo qe kam imagjinuar dhe enderruar!
Jam nje femer e shkatarruar brenda nje momenti te vetem dhe nuk dua te mendoj pse vetem je njeri i vetem,i vuri shkelmin çdo gjeje te mire qe kishte te une!
Nje bote ku gjithçka eshte egoiste dhe ku askush nuk te vlereson...
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dashuria ime do te marr fund vetem ateher kur i verbri te ket pikturu rrenjen e trendafilit ne keshtjellen qe kurr nuk ka egzistu
:respekt:
Respekt dhe per ty motrushe 
A_TeToVaRjA-1 te pergezoj per temen dhe te pershendes ,po e barti kete teme te Poezit se nuk e ka vendin ketu
A_TeToVaRjA-1 te pergezoj per temen dhe te pershendes ,po e barti kete teme te Poezit se nuk e ka vendin ketu
![]()
Te flm motrushe si eshte regulla ashtu vepro pasi nuk di ta perdor mire forumi te pershendesh dhe gjitha te mira ne jete 
Nuk jam as e pamposhtur,as mbinjerezore.
Jam nje femer,nje njeri qe ka vuajtur pa kuptuar,kam qare pa ditur per çfare,kam heshtur kur doja te bertisja dhe kam bertitur e deshperuar kur nuk kam pasur me forcen per te luftuar!
Kam folur,kur zemra me kerkonte thjesht ti pranoja.....
Nuk jam perfekte,as me e zgjuar se te tjeret.
Jam njeri i dobet dhe e di shume mire kete gje!
Prandaj sot tek po shikoja njerezit ne rruge,mundohesha te shikoja pertej aparencave te tyre,te dalloja ne syte e ftohte nje zjarr qe akoma digjet,te dalloja ne buzet e shuara nje puthje qe pritej ti dhurohej dikujt,te dalloja ne fytyrat e lodhura ate hije shprese per nje te ardhme te panjohur,ndryshe nga kjo qe jetojme!
Nuk dua te shikoj me asgje....dua te mbyll kete perde!
Ideja se edhe une jam kthyer ne nje qenie vegjetante,qe pranon realitetin siç eshte,pa patur vullnetin te shpetoje nga kthetrat e dhimbjes....me tremb!
Jam e re akoma....
Me duket se jam plakur ne shpirt....nuk kam me besim dhe shprese te asgje!
Kam frike sot nga vetja,nga te tjeret....nga bota!Dhe kam zgjedhur rrugen me te sigurt per te mos u zhgenjyer prape.
Kam gjetur rrugen e mundimeve te brendshme,qe nuk duken,por jane aty,ne çdo çast te dites dhe te nates.Vigjilojne te pathyeshme nga koha,nga ngjarjet!
Presin si egersira te te gjejme nje çast te vetmuar per shqyer copat e mbetura nga une.Dhe veshtrimi me behet i akullt,shpirti i trazuar,jeta e merzitshme,vetja e neveritshme!
Ne mes te kesaj simbioze te urryer me duhet te jetoj me shpresen se neser....Nuk do te jem me keshtu!
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
[Mendoj dhe habitem me shpejtesine e eres dhe te kohes!
Me duket sikur gjerat fillojne dhe mbarojne po ne te njejten dite...ku eshte vlera e kesaj kohe te kaluar bashke?!
Pse kaq kujtime...me duket sikur kishte me teper...?!!!
Koha iken shpejt dhe me duket se ne kalimin e saj ajo merr me vete njerezit qe duam dhe merr me vete kujtimet tona me te bukura duke na lene mbrapa dicka te hidhur dhe te pakapercyeshme...Pse ndodh valle?!
A mos vete koha xhelozonte ne lumturine tone dhe a mos vete koha do te ishte e lumtur duke na i marre te gjitha thjesht per te kenaqur veten e saj?!
Mendoj per ty dhe mendoj qe vetem duke qene prane teje,do te isha ne gjendje te beja gjerat me te bukura,me te guximshme,me te frikshme,me enderruese...oha sa shume gjera do te mund te beja per ty!
Do te shkrija akullnajat,te pushoja vullkanet,te provokoja shiun,te lindja ne erresiren e nates vete diellin,te notoja dhe te ecja siper oqeaneve,te kontrolloja thellesite e tyre ....me ty do shoqeroja eren,me ty do isha vete ky fllad mengjesi...me ty do te isha kaq shume!!!
Pse kujtimet zhduken dhe pse nuk mundemi ti ngrijme te gjitha?
Do te doja te kisha mundesine te ngrija kohen,cdo gje qe kam kaluar me ty,do te doja te ktheja edhe nje here dashurine tone,do te doja te mbaja kujtimet me te bukura ne nje shpelle te larte ku vetem une mund te shkoja dhe ta njihja...Do te doja te ringjallja cdo gje qe kemi kaluar dhe cdo kujtim..
Sa te pafuqishem ndjehemi dhe sa te pavlere kur nuk arrijme dot realizimin e deshirave me te zjarrta qe kemi!Nuk mund te bej dot asgje nga keto qe them...
Po mund te bej qe ti te jesh ne thellesine e zemres sime,nje thellesi ku ne te cilen askush dhe asgje nuk mund te te prishi,nje thellesi ku ne te cilen vetem vdekja mund te me ndaje nga ty!
Dhe mund te bej qe te mendoj gjate,te mendoj cdo kohe,cdo stine,cdo minute,te mendoj duke mos pushuar se menduari,te mendoj edhe duke fjetur....te mendoj deri ne fund per ty....te mendoj deri ne fund per dashurine!
Kohe,ti je rivalja ime dhe prape se prape te dua,te dua sepse ti mi solle momentet dhe prape ti mi more!
Po nuk mi merr dote te gjitha kujtimet...nuk me ndalon dot mendimet.....
/b]
Me duket e çuditshme vetja sot....Prisja me mall njeriun qe doja dhe nuk e di se si me duket qe tani eshte kaq larg dhe kaq indiferent!
Larg ne kohe ,afer ne mendime.Nganjehere me duket sikur e kam harruar,nganjehere me duket kaq prane!Gjate gjithe ketyre muajve kam numuruar ditet dhe netet dhe me jane dukur si shekuj...Me ka marre malli kaq shume,ndonese vetem perbuzjen dhe urrejtjen e tij mora si dhurate....
NUk dua te dukem si adoleshente,por po me duket sikur jam e tille...Nuk rri dot pa e menduar....Eshte me e forte se une megjithese shume njerezve mund tu duket qesharake!...
Sa larg e sa afer ne zemren time....
Nuk e di!Ndarjet jane gjithmone te dhimbshme...Kur kujtoj fjalet dhe premtimet e thena me pare,me duket sikur kam jetuar ne nje genjeshter te madhe dhe nuk e perballoj dot humbjen...
Ndjej mall.Dhe nuk arrij ta fsheh dot dhimbjen...Eshte si nje det i madh ku futem dhe humbas pa patur parasysh se kush eshte bota qe me rrethon..Ndoshta per kete perhumbje e duan njerezit dashurine....Sepse eshte e pafundme,e paparashikueshme,tronditese dhe magjiplote.
Dola te merrja pak ajer jashte por asgje nuk kishte ndryshuar..Vetem nje ze i embel ne morine e gjithe ketyre zerave mungonte si per çudi!
Por ai eshte zeri i lumturise sime dhe vetem ai mund ta ngreje peshe gjithe qenien time si nje muzike e embel qe do gjeje tingellimin me harmonik vetem ne telat e zemres....
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
[Mjafton te jesh njeri i mire dhe te dish te duash/b]
Shpirti im, sikur ta dije sa shume me mungon. Pa ty, ndjehem kaq shume e trishtuar dhe bosh. Me mungon o i shtrenjti im, sic i mungon te verbrit drita e syve. Me mungon tmerresisht shume, o gjysma e shpirtit tim. Do jepja gjithcka, vetem te te kisha prane dhe te mos ikje me.
Kjo largesia, na e hengri shpirtin te dyve.
Me mungon cdo cast.
Mengjesi nuk ka diell per mua pa ty.
Ditet jane gri, kur s'je ti me mua.
Shtrati eshte i akullt dhe netet te gjata e te zymta,...
Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth tij.
Ne mbremje kur shtrihem te fle perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.
Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.
Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura. Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...
Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty.
Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic.
Dhe tani qe me nuk jemi bashke them me vete..... Ahh sikur lotet e mi qe derdh per ty te ishin bekim i dashurise,me siguri qe zemra te ndara nuk do te kishte ne kete bote e as vuajtje,veç paqe dashuri ...
