Urtësi
-Kur linde qave, por të tjerët qeshën. Jeto në mënyrë të atillë që, kur të vdesësh, ti të shkosh i qeshur, kurse të tjerët të qajnë për ty.
-Shkenca e mëson njeriun se si të fluturojë në ajër si zogjtë dhe të notojë në ujë si peshqit, por njeriu pa besim nuk di si të jetojë në tokë.
-S"ka gjë më të rëndësishme për njeriun sesa falja e namazit dhe gjendje më të rëndë sesa dhënia e llogarisë para Allahut, por shumica e njerëzve para këtyre dy gjërave janë indiferentë.
-Besimi dhe namazi janë si dy binjakë. Duhej detyrimisht që njëri të dilte më parë në jetë dhe doli besimi.
-Për të mos rënë shpesh në gabime dhe si për rrjedhim për të mos ulur prestigjin tënd, mendo shumë, flit pak dhe mos harro kurrë të dëgjosh mendimet e të tjerëve.
-Kur njerëzit nuk më kuptojnë, kjo nuk më shqetëson. Unë shqetësohem me të vërtetë nëse nuk arrij t"i kuptoj njerëzit.
-Dije se çdo gjë ka frytin e saj dhe fryti i diturisë është afërsia te Zoti
-Lapsi thotë: “Mos më lër në duart e të paditurveâ€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€