Benachrichtigungen
Alles löschen

Tregim "Dy pika loti"

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
361 Ansichten
 duda
(@duda)
Beiträge: 3581
Famed Member
Themenstarter
 
[#3195]

Dy pika loti
Ëndrra e kishte mësuar se veprat e mira duhet bërë vetëm për Allahun për të peshuar rëndë në peshojën e ditës së Gjykimit.
Margaritarë të urtësisë

Në Kufe jetonte një tregtar i pasur, i cili ishte i ndershëm, fitonte mirë, u jepte të varfërve, jepte hua atyre që ishin të nevojshëm pa kamatë. Një herë një tregtari nga Basra i dha hua mall me vlerë të madhe dhe pas kësaj vdiç pa lajmëruar askë nga familja e tij e as të birin e vetëm për huanë e dhënë. Djali i tij filloi të merrej me tregti, jetonte në shtëpinë e babait me gruan dhe fëmijët.
Një kohë tregtia i shkonte mirë, por pas një kohe falimentoi, saqë nuk kishte çfarë me i ushqyer familjen e tij.
Vendosi ta shesë shtëpinë. Kishte një shok të mirë të cilin e luti t'i jep të holla hua derisa t'i shitej shtëpia. Shoku i tha: "Merre këtë samun derisa unë të shkoj e t'i sjell të hollat." Morri samunin dhe u nis për shtëpi. Rrugës hasi në një nënë me fëmijën në dorë që nuk ishte ngrënë disa ditë. Gruaja e luti që t'ia jep samunin për fëmijën e saj, sepse gati kishin harruar kur kishin ngrënë. Ja dha samunin djalit që u gëzua pa masë, ndërsa nënës i rrodhën dy pika loti nga gëzimi.
Tregtari duke shkuar në shtëpi filloi të mendojë: "Çfarë bëra? Në shtëpi kam lënë të uritur gruan dhe fëmijët, por edhe vet i uritur, ndërsa samunin ia dhashë gruas së panjohur." Por në vete tha: "I fitova tri sevabe: E ushqeva fëmiun, nënën e tij dhe së treti për atë që pata nevojë për vete i dhashë përparësi tjetrit."
Shejtani i përshpëriti se ky nuk është sevab, por ka gabuar, sepse ka lënë anash familjen e tij. Por, tregtari e mënjanoi nga mendimet e tij duke kujtuar lotët e nënës së varfër në shenjë falënderimi.
Ende pa arritur në shtëpi, kur ja shoku i tij i cili i tha që ka kohë duke e kërkuar, sepse kishte ardhur tregtari nga Basra me tri deve me të holla, dhurata që i kishte marrë nga babai i tij i ndjerë. Kështu djali u bë aq i pasur saqë filloi me dhënë të holla për hajrate, medrese, xhamia, për të varfër. Jetonte në luks të madh dhe sa më shumë jepte, aq më tepër i shtohej pasuria.
Një ditë kur e zuri gjumi e pa veten në ëndërr para peshojës së ditës së Gjykimit. Erdhi rendi i tij. Filluan t'ia peshojnë sevabet dhe mëkatet. Sevabe kishte shumë, por lehtë peshonin. Një zë i thoshte: "Ti ke dhënë për të lavdëruar tjerët", andaj peshoja e sevabeve ishte e lehtë dhe ngritej.
Tregtari ishte merakosur çfarë ndodhi me veprat e mira.
"A ka edhe diç tjetër që ka bërë tregtari gjatë jetës në dynja?", u dëgjua zëri tjetër.
"Ka! Ja ka dhënë një samun një fëmije të varfër kur ishte i uritur."
"Sillni samunin këtu", dhe e vendosin në peshojë. Peshoja barazohet.
"Ky ishte një sevab. A ka edhe diç tjetër për të peshuar?"
"Ka!", dëgjohet zëri tjetër, "Këtë samun e ka dhënë kur vet ka qenë i uritur."
"Edhe një sevab", dhe peshoja filloi të bie më poshtë.
"A ka edhe diç?"
"Edhe gruaja e fëmijët e tij kanë qenë të uritur kur e ka dhënë samunin."
"Këto janë tri sevabe", peshoja e veprave të mira ra edhe më poshtë.
"A ka edhe diç tjetër?"
"Ka! Kur nëna e pa fëmiun e uritur të saj të gëzuar i rrodhën dy pika loti."
"Sillni këto dy pika loti". I vendosën këto dy pikat e lotit në peshojë dhe lotët u kthyen në det të sevabeve sa që spërkatën tregtarin.
Në atë moment u zgjua.
U bë njeri tjetër. Çdo gjë jepte në emër të Allahut, pa menduar fare se çfarë thonë njerëzit.
Ëndrra e kishte mësuar se veprat e mira duhet bërë vetëm për Allahun për të peshuar rëndë në peshojën e ditës së Gjykimit.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???

 
Veröffentlicht : 29/06/2009 12:43 p.m.
Teilen: