Bismil-lahirr-rrahmane-rrahim
Me emrin Tënd po filloj
sepse të dua
Të gjej kudo e nga so që të kërkoj
sepse Të dua
Dua të jem veq me Ty
sepse Të dua
Dua të Të përmend
sepse Të dua
Dua të Të kujtoj
sepse Të dua
Dua të Të falënderoj
sepse Të dua
Dua falje të Të kërkoj
sepse Të dua
Dua të qaj e të vuaj
sepse Të dua
Dua të digjem e të tretem
sepse Të dua
Dua të venitem
sepse Të dua
Dua të dremitem
sepse Të dua
Dua të Të lutem
sepse Të dua
Dua të Të përgjërohem
sepse Të dua
Dua të Të përkulem
sepse Të dua
Dua të Të pendohem
sepse Të dua
Dua të Të nënshtrohem
sepse Të dua
Dua të Të robërohem
sepse Të dua
Për Ty dua që të luftoj
sepse Të dua
Për Ty dua që të fitoj
sepse të dua
Dua edhe të bdes për Ty
sepse Të dua
Që më në fund të q'lirohem nga Ti e për Ty
sepse Të dua
Dua të dehem me dashurinë që kam për Ty
sepse të dua
S'dua Xhenet e s'dua hyri
dua të Të shoh Ty
sepse Të dua
Ja Allah
E dua edhe të dashurin Tëndë të cilin
E zgjodhe, e ngrite, e lavdërove,
dhe e lartësove, Ti vet
E dua edhe atë Nur e Rrahmet
E dua sepse ai hoqi e u merzit
Dua që edhe atë të ma shohin sytë
sepse unë Të dua Ty
e ai është i dashuri Yt
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
bruna bruna bruna kto vargje kokan pergjithsi d.m.th edhe per ate qe e don ne pergjithsi edhe allahun po edhe ate qe e don te mira kokan
vetem vazhdo
Pranoj
Dunjaja qenka e pavlere
edhe pse n'këtë botë kam ardhë.
pranoj toka se një ditë,
trupin tim do ta hajë,
E pranoj se kam nje Zot,
dhe që Ai më krijoi,
pranoj fundin kur të më vijë,
dhe tek Ai që do të shkojë.
Pranoj jetën që më është dhuruar,
dhe do ta ruaj me kujdes,
për pak send të kësaj bote,
mos të gaboj e ta shes.
pranoj gjithqka pranoj,
bardh e zi, si të më vij,
pranoj vuajtje pranoj hidhërim,
pranoj kënaqësi e gëzim.
Më duhet ta pranoj,
se skam ku te shkoj,
me deshir perulem.
në rregullat e Zotit të qëndroj.
Pranoj t'i nënshtrohem Allahut,
tërë jetën t'a adhuroj,
kështu Allahu ka dëshirë,
kështu dhe une do të veproj.
Realitetin duhet ta pranoj,
realitetin duhet ta besoj,
per realitetin e paparë,
menja ime duhet te mendoj.
Qdo gje ne jetë duhet pranuar,
me qdo gjë duhet pajtuar,
nëse Allahu është qëllimi
për qka ti je krijuar.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
shum te forta aaaa
Nese e sheh dikend pa buzeqeshje dhuroja nje tenden ...
Në Ramazan
Në Ramazan! Ç"udira ndodhin në Ramazan!
Shejtanët bien nën lakun e litarëve të Ramazanit!
Agjërimi shuan çdo zjarrmi të dëshirave trupore!
Prirjet boshe, ngujohen!
Fuqia dhe forca i besohen intelektit, që prin veç me drejtësi!
Armiqtë i pakësohen fushës së betejës dhe forcat i shtuhen radhëve të tua!
Në Ramazan, për mëkatarin nuk ka asnjë justifikim!
Retë e zymta të shpërkujdesjes e lënë në kthjellësinë e saj zemrën e lodhur!
Diejt e përkushtimit dhe besimit skuqin horizontin e këtyre ditetëve .
Fletushkat e mbushura me vepra të mira ngrenë lart agjëruesit!
Në Ramazan ka veç zemra të përunjura dhe të nënshtruara agjëruesish!
Sytë e përlotur gjatë natës, nuk flenë!
Mëkatet e të penduarve nuk kthehen më mbrapsht!
Toka thith ujin e dëshirave boshe!
Qielli i shpirtrave të ngritur nuk e lë shiun të bjerë!
Drita e mallëngjimit për hyjnoren, shëndrit fytyrat e të dashurve të Zotit!
Në Ramazan shtrohen sofrat e mirësive dhe begative Hyjnore!
Gjithëkush është i ftuar… ashkush i përjashtuar!
“O njerëz, përgjigjuni thirrjes së Zotit!â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Vajtimet e Atdheut
Kushtuar bombardimit të Drenicës nga Serbët në Qershor 1924
Vajtimet e Atdheut - Hafiz Ali Korça
(Kushtuar bombardimit të Drenicës nga Serbët në Qershor 1924)
Më stu nda zjarri, më stu nda flaka
Më stu nda vrasja, ndjekja,shuplaka,
Më stu nda therja, mbytja grabitja,
Më stu nda shtypja, vojtja, drobitja.
Gra, burra, foshnja për ditë vriten,
Nga vendi vet zhveshur po qiten;
Digjen katundet e përvëlohen,
Ah, shpirti më këputet, prej kujt sndalohën.
U germadhove, u copëtove,
Krejt u trondite krejt u shkretove.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Qytetërimi ku asht vallë?
Përse Europa nuk i sheh hallë?
Si spo dëgjohet topi i shkretë?
Si sshihet flaka qi del mbi retë?
Si nuk dëgjohet rënkimi i shpirtit?
Pse skëshillohet kombi gjakpirës?
Në botë, thua, sngeli bamirës.
Qysh u shurdhua bota e terë?
Sshohin barbari gjer sot çka berë
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Me top u shuan vëllezërit tanë,
Malet dhe fushat ndër gjak i lanë.
I vranë, i shuan, i handakosën.
Në vend të tyre tjetër vëndosën.
Sa pasuri që patën ua perlanë.
Sdi me çtë drejtë dreqvet ia dhanë!
Më digjet shpirti, kam shum frikë,
Se do ti sosje kjo politikë,
Fill shqiptari nuk do te lenë?
Fatzijtë e gjorë ku do te vejnë?
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Në ketë shekull kjo politikë
Mrekulli, quhet e them pa frikë,
Kjo politikë racëmbaruese
Për ditë grin pleq, trima, nuse
Kjo politkë lugate shtrigë
Dhelpër dinake, kuçedër e ligë
Faroj vëllezër me qindra mijë
I madh i Vogël duhet ta dijë
Fol, o moj botë e qytetërimit
Përse po shkulet kjo racë e trimit.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Kosovë e bukur, oj shpresa jonë
Bujare, trime, ke qenë si i thonë
Sot të zu halli, në zgjedhë ngele,
Kurban po bëhesh për ditë si dele.
Kurban po bëhesh ditë bajrami,
Në Ballkan therret veç shqiptari.
Kështu pse sduket Xhebraili?
Të të shpëtonte nga thojntë e mprehtë
Të të shpëtonte nga zjarri i nxehtë
Ty moj Kosovë, e madhe shpresë
Se ndaj ty ruhet edhe sot besa,
Mi madhi krahu i Shqiperise!
Me madhja çerdhe e Trimërisë!
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Pjesa më e madhe e Shqipërisë
Iu dha Serbit e Greqisë
Vetëm i ardhi keq Perëndisë
Për atë gjakun e foshnjërisë,
Dua ti lutem pak qeverisë
Të marrë masat e ligjësisë:
Ti lutet Frances dhe Anglisë
Ti pritet hovi pake Serbisë
Dhe për اamërit, fqinjë te Greqisë.
Qani Kosoven dhe اamerinë
Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Nip i Pellazgut, o komb i vjetër!
Nga ti mi i vjetër nuk ndodhet tjetër,
Dyzet ke patur milione frymë
Te pakoi koha, te çkriu si brymë.
Le Arijanen, Durrës u mbështete,
Nga fati i shkrete si nje grusht mbete.
Edhe këtuze shprehje nuk gjete.
Mento ku ishe, ku je , ku vete,
Tashti pa krahe ke mbetur fare
Për një te vjetër komb, turp e marre
Qani Kosoven dhe اamerinë
Se i këmbejnë si bagëtinë!
Ka vdekur fare civilizimi;
Sot veç një lustër ka Perëndim.
Iku mëshira erdhi rrënimi!
Po del mbi qiejt nga do rënkimi,
Në fund te tokës hyfte gëzimi!
Kur po shfaroset një komb ma trimi,
Kurse ka vdekur krejt njerëzimi,
Kurse nuk paska babë a vëlla jetimi,
Fare mos qoftë shtypi dhe shkrimi!
Qani Kosoven dhe اamerinë
Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku!
Nate ditë ecën të lahet gjaku
Gjaku i shenjtë që derdh barbari,
Me te ushqehet sot çdo fill bari,
O shale i shkretë, qysh duron valle?
Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallë?
Shembuni male, mbetët te shkretë!
Shembuni bashkë me gjithë tepetë!
Kur komb bujari për ditë po shuhet,
Ty, moj Kosovë, jeta çtë duhet?
Kur dhe Evropa spo ta sheh hallin
Për ditë ju therin, ju marrin mallin
Për ditë ju derdhet gjaku
Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Tiranë , Gusht 1924
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Njetim-Teuhid
Njetim-Teuhid
Det"i ashkut mori valë,
Zot i madh të qofsha falë,
Falmë një mejtim të lartë,
edhe një gjuhë të zjarrtë,
të të them bukurinë tënde,
që mbretëron në çdo vënde.
Të flas si bilbil i prillit,
që ka zjarr prej trëndafilit,
Dyk e djegur porsi flutur.
me vaje dyk e këputur.
Dyk e tretur si qiriri,
t"i radhit vjershat nga gjiri.
Syt"e zemrës çelmi mirë,
të njoh ç"ka ndër hapsirë.
Zjarr"i yt ah kur merr flakë!
S"na lë ment o Zot as pakë!
Ne si duhet lëvdim s"dimë,
ty të lëvdon çdo fill bimë,
e çdo ndrydhë e gjithësisë,
ka nga"j zjarr i dashurisë.
Ashku ish avull i zjarrtë,
që çpike yjet" e artë.
اdo send nga ashku ka pjesë,
Zot mos lër askë pa ndjesë.
Mijra hëna,dielle qite,
prej syresh bojrat i ndrite.
Ti je vetë drit" e parë
që s"ke as shok as të ngjarë.
Ti vetëvetiu ke qënë,
çdo zakon vet"e ke vënë,
për ty s"ka as do të ketë,
nisje e sosje në jetë.
Dhenë si të tjerët yje,
me det,me stetë,me pyje,
me gjëra shum"e stolise,
vet"e di se qysh e nise!
e qysh e gatove vallë!
dhenë e bukur palë palë!
Në çdo palë dhe që qite,
lloje bar,kafshë gatite.
E ke bërë shumë herë,
terë, uj"e ujët terë,
mijra herë e ke ndërtuar,
mijra herë e ke shkretuar.
Trualli i Oqeanës,
ti e di se ç"kishte anës,
shesh i tij a kish qytete?
kur s"qe mbuluar me dete,
pol i veriut e i jugës,
kur pshtillej me brezn"e drugës.
Zot i madh e i vërtetë,
ç"ka patur ti e di vetë.
Nevoj"e kohës si donte,
dheu asi gjërash bleronte.
Këmbët e gjeologjisë,
në fuqi të Perëndisë,
aqë fort të shkurtra janë,
sa A,B,C,vleftë s"kanë.
Së fundi çpike njerinë,
i dhe mendjen,bukurinë.
Me katerilion vijuar,
shpirt i tij ishte krijuar.
Pas kohej i dhe fytyrë,
në veprime për të hyrë.
Si çdo yll në vehte botë,
as një send nuk çpike kotë.
Në çdo yll ka njerëz,shtëza,
po s"gjasin si njëza-njëza.
Mustafanë pse e ftove ?
I pa;….diturin"ia shtove!
اdo njeri q"e di Kuranë,
(ve ma beththe fihima)në.¹)
Në tëfsir të Fahrud-dinit,
te tjerë mund te ketë jetë.
e sheh,ndan punën"e dinit.
Deshe vet"hen ta tregonje,
prandaj1)profetër dërgonje.
Shumë herë njerëz kreve,
u bënë fajtor i greve!
Prap krijove të tjetrë,
I"u dërgove Pejgamberë!
O Adem o At"i tënë,
me havanë q"ish si hënë.
Më së fundi ju u çuat,
në gji të Zotit u ndriçuat.
Nuhu,Luti e Jakubi,
Ibrahimi dhe Ejjubi,
Musaj,Isaj,Muhammedi
edhe gjithë ky remeti,
ju u kanë mëm e atë,
prej jush kanë mar"uratë.
U mplake o bot e shkretë!
sa po vjen bën tatpjetë!
lid e vdis po vjen një ditë ,
shkretohesh mbetesh pa dritë.
As lënda as trupe s"mbeten,
pa dyshim të gjitha treten,
edhe yjet që vërtiten,
vjen koha,derdhen, roniten.
Gjithësia ç"është tretet,
vetëm Perëndia mbetet.
Kush e di,sa rri e shkretë,
por sërish Zot"i vëtetë,
gjithë trupet i ngjiz prapë,
si kujt-do shpirt do ti japë,
vet"e di qysh është ngjizja
dhe ringjallja e lëvizja!
Zot për ty s"ka gjë të rëndë,
çdo send e ke lehtë pendë,
më parë si i javite,.2)
kaqë botra që gatite,
pa dyshim e pa të metë,
i humb i çpik si do vetë.
Ah ky det sa është thellë
çdo njeri brenda ka ngelë,
ç"shohim ç"nuk shohim në jetë,
ti je ti je Zot vetë.
Unë nuk them gjithësia,
është vetë Perëndia.
Por them kushdo q"ësht"i pjekur
dhe e ka zemrën të djegur,
në çdo atom sheh Allahun,
kësi soj e kalon vahun.
Penda ime ësht"e çalë,
ky det s"tregohet me fjalë.
¹)Në Suren U-shshura (ve min ajatihi ve ma beththe fihima…) kuptojm se në yje
2)Javitur-me e ngjiz,me i dhënë trup.
Ngase përsëriten pra u thuhet 7 dite jave
Marrë nga libri "Historia e Shenjtë e Hafiz Ali Korçës
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Të gjithë do të vdesin
I drejti do të vdesë,
dhe i ligu do të vdesë…
Luftëtarët që bëjnë xhihad do të vdesin,
dhe ata që rrinë në shtëpi do të vdesin…
Ata që preokupohen me besimin e saktë, do të vdesin
dhe ata që trajtojnë njerëzit sikur robër të tyre, do të vdesin…
Të guximshmit që nuk pranojnë padrejtësinë do të vdesin,
dhe frikacakët që kërkojnë t'i kacavirren kësaj jete me çdo çmim, do të vdesin…
Njerëzit e çështjeve të mëdha dhe synimeve fisnike do të vdesin,
Dhe njerëzit e mjerë që jetojnë për kënaqësi të ulëta, do të vdesin…
Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen…
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Jam një vajzë e zakonshme!
Jam një vajzë e zakonshme, shumë e zakonshme!
Allahu e di se ç"është më e mirë për mua.
E pse pra duhet të ankohem?!
Un gjithmonë e dua dritën e Diellit
Por Ai edi se patjetër do ketë edhe shi!
Un gjithmonë i dua të qeshurat
Kënaqësinë dhe gëzimin!
Por zemra ime do ta humb atë ëmbëlsi
Nëse kurrë nuk derdhi lot!
Allahu shpesh më sprovon
Me vuajtje dhe me pikëllim!
Ai nuk më sprovon për ndëshkim,
Por për të gjetur një të nesërme më të mirë.
Pemëve që rriten u duhen përforcime.
Nëse i përballoj stuhitë,
Dhe mprehtësinë e daltës,
Fitoj hijeshi dhe formë të mermertë.
Allahu më sprovon shpesh!
Dhe për çdo dhimbje që më çon Ai
Më ka pajisur me Durim,
I cili shpërblehet me një çmim të lartë!
Pra saherë që s"ndjehem mirë,
Dhe saherë që të ndjej se gjithçka shkon keq!
Është vetëm rruga e Allahut,
Që më forcon shpirtin...
Elhamdulilah...
Të falemnderit Allah ...
Kjo jetë më kujton tokën e gjallë...
Kur jam në të vetë zhytem...
Dhe askush s;mbahet dot...
Dhe ska askush që të më nxjerrë jashtë...
Dhe askush s"më dëgjon britmën...
Kështu përfundoj në vetshkatërrim...
kujtime të errëta nga ajo kohë me Diell...
Sepse thanë se s"do ja dilja dot...
Më kujtohet si dje...
Po i përmbahem që asaj që më dha Allahu...
S"kam nevojë për lukse sepse gjithçka vjen e shkon...
Bile edhe këtë jetë hua e kam...
Sepse të nesërmen s"e kam të sigurtë...
Kështu pra do të jetoj sikur ta kem çdo ditë të fundit në jetë...
Një hap përpara e s"kthej dot më pas...
Përgatitje më e mirë për ta ndryshuar të kaluarën...
E meqë un falem...
Patjetër të ketë rrugë më të mirë për mua...
Un dëshiroj...
Patjetër të ketë një ditë më të mirë për mua...
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
KUSH LINDI SOT?
Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
L I N D I
Mëshira e Gjithësisë-
Mëshira e Njerëzisë.
Në çastet më të errëta të historisë, në
Hixhaz, në qytetin Meke t'Arabisë,
lindi Mëshira eGjithësisë - Mëshira e Njerëzisë.
Kush lindi sot?
Lindi sot krijesa më e dashur e t'Madhit Zot.
Lindi më i madhëruari, më i merituari, lindi më i lavdëruari.
Kush lindi sot?
Lindi ai që e stolisi jetën tokësore me
Frymën Hyjnore.
Lindi udhërrëfyesi më i madh jetës njerëzore.
Kush lindi sot?
Lindi i dërguari më i fundit, por që ishte i pari.
Lindi më bujari,
më i përkryeri,
më i vyeri.
Kush lindi sot?
Lindi më i besuari, më i çmuari, më i dalluari.
Ai nuk ishte hyjni, ai ishte njeri.
Ai ishte njeri, sikurse unë e ti.
Ai ishte sikurse ne, por i veçant nga të gjithë njerëzit mbi këtë dhe.
"Ai ishte njeri ndër njerëz porsi xhevahiri midis gurëve."
Po, sikur thuhet në një Fjalë Hyjnore,
Hadith Kudsi, që ndritë më shumë se Dielli,
po të mos ishte ai, nuk do të ishte krijuar as Ademi
dhe as Toka e Qielli.
Poeti, Busajriu, shprehet kështu:
"Njerëzit e përgjumur,
Që jetojnë në ëndërra e qetësi,
Si mund ta kuptojnë të Vërtetën e Tij…?"
SHPALLJA HYJNORE
Kush lindi sot?
Lindi sot ai që i Madhi Zot, që është
Krijues, Furnizues, Shpëtues, Burim i Mirësisë, i
Bukurisë, i Madhështisë e zgjodhi shembull të
shkëlqyeshmërisë , të përsoshmërisë, vulë e
pejgamberisë.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai, që në moshën 40-të vjeçare, në
shpellën Hira në "Malin e Dritës" (Xhebel un-Nur),
filloi t'i zbulohet, për krijesat njerëzore, Shpallja Hyjnore.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai, që fjalët e para, që iu zbuluan,
kishin të bënin me diturinë -për ta udhëzuarnjerëzinë .
Kush lindi sot?
Sot lindi ai që tha:
"Kërkoni diturinë edhenëse është në Kinë"
Kush lindi sot?
Sot lindi ai që e përjetoi Natën e Miraxhit.
Miraxhin ruhani, por edhe Miraxhin xhismani –
Pra,ngritjen shpirtërore dhe ngritjen trupore.
Kjo është rruga që sjellë fitore…
Kush lindi sot?
Sot lindi ai që tërë jetën meditoi, veproi dhe luftoi.
Por, luftërat (përpjekjet) i quajti:
el-xhihad ul-esger dhe el- xhihad ul-ekber,
lufta e vogël me armikun,
për të Vërtetën,
kurse lufta e madhe me epshin, egon, me vetveten.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai i cili tha se më e vlefshme është penda e dijetarit sesa gjaku i luftëtarit…
Sa të veçanta janë këto fjalë.
Këto fjalë, si edhe shumë fjalë të tjera,
kanë diçka nga ajo Dritë,
që ende nuk është zbehë dhe as që ka për t'u zbehë
por, që bota shumë pak po e njeh.
Sot, bota ka shumë nevojë që zemrën ta zgjerojë.
Ta zgjerojë zemrën në masën e kësaj zemre.
Vetëm në masën e kësaj zemre ne do të kemi jetë.
Vetëm kjo jetë është e vërtetë,
sepse është jetë e ndriçuar prej Dritës së Pashuar.
Jeta e ndriçuar prej Dritës së Pashuar është jetë e vërtetë,
është jetë pa mashtrime, pa zhgënjime…
Mjafton që të hedhim një shikim rreth vetes,rreth botës,
për të parë përnjëherë, kudo që jemi, sesa mashtrime, zhgënjime, dhunime, torturime, krime ka
kjo ekzistenca jonë në këtë botë të kotë, të mjerë dhe të pa vlerë…
Bota, shekull pas shekulli lëviz drejt ndryshimeve.
Po, megjithë ndryshimet që janë bërë, a ka përparuar njerëzimi?
A e njohim ne qëllimin e jetës, kuptimin e ekzistencës sonë,
rrugën e sëvërtetës?
Vlerësohet se në pesë mijë vjetët e fundit në botë kishte 14.500 luftëra dhe në këto luftëra të llojllojshme humbën jetën rreth tre miliardë e gjashtëqind milionë njerëz.
Në luftën e Parë Botërore (1914-1918) humbën jetën rreth dhjetë milionë njerëz. Në luftën e Dytë Botërore (1939-1945) pësuan rreth pesëdhjetë milionë njerëz…
Miliona të tjerë pësuan më vonë-deri në kohën tonë…
Përse e kujtojmë të kaluarën kaq të përgjakshme?
Sepse, siç thoshte Santayana, ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin.
E kaluara nuk është ardhmëri, ajo është histori.
Histori e cila po përsëritet, herë më shumë-herë më pak,gjithnjë, me gjak, pothuajse, në çdo brezni.
Në çdo brezni shkruhen histori me përmbajtje zi e më zi…!
E pyetën Shopenhauerin, ç'është përmbajtja e historisë?
Ai u përgjigj: "Shakatë evropiane".
"Shakatë evropiane" përmes karikaturave u përpoqën të fyejnë Mëshirën e Gjithësisë-Mëshirë n e Njerëzisë.
Pse ndodhi kjo?
Sepse askush nuk mund të shoh përtej vetvetes.
Secili sheh te të tjerët, atë që është në vetvete…
Kush lindi sot?
Sot lindi ai që ishte i paralajmëruar në të gjitha Shpalljet Hyjnore,
ai që do t'i sjellë njerëzimit të Vërtetën Madhështore,
Paqën Botërore.
Kush lindi sot?
Sot lindi dëshmuesi, përgëzuesi, qortuesi,paralajmë ruesi…
Sot lindi ai që ishte aq i vendosur, i pësosur, i përkryer,
ai që ishte si një pasqyrë,
i cili tha: "Unë jam si pasqyrë, pasqyroi jo atë që unë dua,por ashtu çfarë je ti, atë e sheh në mua"
çfarë je ti? çfarë jam unë? çfarë jemi ne?
Kjo ka shumë rëndësi, në veçanti, për ne, në këtë Atdhe!
Faik Bej Konica (1876 - 1942) thoshte:
"Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptar dotë ishte më tepër në numër, por jo shqiptar."
Kur e pyetën M. Xhelal ed- Din Rumiun (1207 -1273) kush je ti?
Ai tha: "Unë jam shërbëtor i të Madhërueshmit Kur'an,
Derisa shpirt kam,
Unë jam pluhur nën këmbët e Muhammedit alejhiselam…"
Në Kur'an e Madhëruar, për këtë lindje të bekuar, kështu është shkruar: "Vërtetë! All-llahu dhe engjëjt e Tij e bekojnë Pejgamberin. O besimtarë! Bekojeni dhe përshëndeteni me një përshëndetje të denjë!"
(Kur'an, 33:56)
Amin!
Amin!
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Nata e parë në varr
O ti i humbur, kush je dhe nga vjen?
O njeri? O bir i Ademit?
Ku e le atë pasuri që pate?
Ku e le familjen?
Ku e le postin e pozitën që gëzoje?
A e di se ku ke ardhur?
Këtu s"ke nënë, e as baba!?
As ushtri, e as roje!
O ti i humbur?
O i dëshpëruar?
A kupton se në varr je?
Kjo është nata e parë e jetës tënde në varr.
Kush është Zoti yt?
Je duke u trishtuar?
Je duke qarë?
Jo, jo, më kot e ke!
Sonte nuk duhet të qashë.
Janë duke qarë ata që të kanë përcjellë në varr.
Të qarit në varr nuk bën fajde.
Trishtimi në varr nuk të ndihmon aspak.
Ke patur kohë kur të qashë e të trishtohesh.
E sonte jo, sonte qëndro dhe përgjigju.
Mos u dridh, mos i mbyll sytë!
Dëgjo ç"të pyesim ne!
Mos u shtir se nuk ke ditur gjë!
A nuk mendove se një natë do vijsh në varr?
Zoti të dha logjikë, e të pamur.
E ti nuk i përdore për të mirë.
Pse nuk deshe të dëgjosh fjalën e Vërtetë?
Ti ishe ai që Kur"anin si lojë e more!
Dëshiron të kthehesh edhe një herë në dunja?
Jo, ai ligj mori fund.O i mjerë e jetim.
Varri për ty është trishtim!
Pse i mbylle veshët kur thërriste ezani?
Jo, jo, tani për ty është vetëm kazani.
Po, ai kazan me bakër të shkrirë.
O i mjerë në këmbë ke ngrirë!
Eja më afër që të të kap.
Mos lëviz vetëm se një hap.
Hapi yt është në zjarr.
Oh sa trishtim për ty në varr
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
HYMNI MUSLIMAN SHQIPTAR
Në besën Islame unë lindur jam,
Nënën e baban musliman i kam.
Musliman i kam nënën e babanë,
Këtë Fe të lartë trashigim m"a lane.
Këtë Fe të bukur mbasi e pranova,
Shumë më pëlqeu dhe e përqafova.
E kam përqafuar jo pse e kam gjetë,
Po mvet"e gjykova që është e vërtetë:
Zotin e Vërtetë me goj e pohoj
Dhe me gjith zëmër po e vërtetoj.
Dëshmoj Muhamedin si rob"i Tij.
Një Profet i Zotit si neve njeri.
Unë fenë Islame këtë fe të shenjtë
E kam besën t"ime tepër të shtrenjtë.
I lutem pra Zotit, Zotit të Vërtetë
Të qëndroj n"Islam sa të rroj në jetë.
Zoti në Kur"an na ka emëruar
Me emër Muslim, sa emër i bekuar!
Musliman i thonë atij që i shtrohet
Vullnetit të Zotit dhe i dorëzohet.
Atij që bën paqë shkon në harmoni
Me Zotin, krijesat dhe me nejrëzi,
Islam do të thotë që të dorëzohesh:
Edhe të bësh paqë e Zotit t"i shtrohesh.
Me sa shpejguam, kushdo kupton
Që paqë edhe bindje kjo fe na meson,
Me krejt njerëzinë në paqe të jetojmë
Edhe për të mirë duhet punojmë.
T"urdhëron që mirë t"u bësh piksëpari
Vllezërve më t"afër gjith bijve shqiptarë,
Jahudi, Krishterë çdo fe le të kenë,
Duhet t"u ndihmojmë t"a duam atdhenë.
Dijen, përparimin kudo që t"a gjejmë
Ta marrim si tonën për vehte t"a bajmë
Në bashk atdhetarët na meson t"a përhapim,
Dhe prej pasunisë na urdhënon t"u japim.
Unë në shpirt e kam dashnin e Fesë
I lutem pra Zotit, Musliman të vdesë.[1]
SHENIM: Kjo vjershë është marur nga revista “Kultura Islameâ€
it's nice to be important
but it's much important to be nice
KJO FE – E IMJA FE
Para Teje shpirtërisht përkulem
Përjetësisht do të gjunjëzohem
Fjalë nuk kam për Ty
Flaka mi dogji të gjitha...
Skuqem pra Teje
Bëhem prush i pafikur
............................KURRË!
Kjo fe – e imja fe
E stolisur me stolitë
Më të bukura hyjnore
E qëndisur me yje, hënë e diell
E zbritur përmes melekut
Që puthi ballin e djersitur
Dhe përqafoji Muhamedim a.s
Kjo fe – e imja fe
Më e bardhë se çdo gjë e bardhë
E shpërndarë me aromë lulesh
Të këputura nga kopshti i Edenit
Andej kah lind e perëndon dielli
Andej kah frynë veriu dhe jugu
S"ka asgjë më të bukur në këtë botë se
KJO FE – E IMJA FE!
..