ZOTI IM
Më ndihmo që dashurinë e pafund,
Ta gjej vetem në Ty.
Më jep forcën e duhur,
Që mos të tregoj dobesinë time.
Më jep kurajon e duhur,
Që mos të më kaploj trishtimi.
Më ndalo më rreptesi kur sheh,
Që po bej gjerat që Ti s"i don.
Zoti im
Më meshiro për veprimet e mia të gabuara ,
Dhe më ushqe shpirtin më mbaresit tua.
Kujdesu për mua kur sheh që po behem e pafuqishme,
Mos lejo që qenjen time ta mbisundoj e keqja.
Më ndalo krijimin e armiqesive,
Dhe më jep mirësinë që të mbaj miqësitë.
Mos lejo të më mashtroj suksesi,
E as humbja të më hedh në dëshprim.
Zoti im
Qëndro për here më mua,
Kur ndjehem e thyer,e braktisur,dhe e perulur.
Qëndro më mua edhe ateherë,
Kur ndjehem e lumtur,e pasur dhe e ngritur.
Mos më deno për gabimet e bera nga mosdija,
Më vetdijeso për mangesitë e mia.
Më afro dhe më lidh forte më dashurinë tënde HYJNORE,
Mos më harro mua edhe kur unë të harroj Ty.
Më mbaj shpirtin tim të paster,ashtu siq e ke krijuar Ti.
Më jep mbarsinë që mos të të deshproj Ty,
Zoti im ti je nje dhe vetem ne ty mbeshtetem
O ALLAH I PLOTFUQISHËM
O Allah i Plotfuqishëm, na ndihmo ne në këtë botë
Vështirësitë t'i tejkalojmë, zbrit mëshirë o i Madhi Zot!
Emri yt i lavdëruar, drita Jote përjetësi
O Allah i Madhëruar, zbrit mëshirë mbi këtë njerëzi.
O Allah i Gjithmëshirshëm, na udhëzo në mirësi
Hapi shtigjet e lumturisë, mos na le në errësirë.
Lutjet tona t'i drejtojmë, mëshira Jote shpresë për ne
Vetëm Ty t'falënderojmë, Islamin na e zgjodhe fe.
Na nderove me dy drita, me Kur'an e pejgamber
Muhammedin tonë të dashur, dritë e diellit për Ymet.
Rrugës Tënde na udhëzoi, vetëm Ty të adhurojmë
Me urtësi na këshilloi, Islamin të mos e lëshojmë
O Allah, o Mëshirëplotë, vetëm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerëz të mirë, me dëshmorë e pejgamberë.
O Krijues i kësaj gjithësie, toka e qielli t'madhërojnë
Na e mundëso që n'botën tjetër, Nurin Tënd ne ta shikojmë
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Kush e Krijoi botën me gjithe këte bukuri,
Kush ja dha natyrës, gjithe këte hijeshi,
Kush Krijoi njeriun, veshët edhe sytë,
Kush vetëm Një Zot, që nuk ka të dytë.
Ngjyrën trëndafilit, vallë e kush ja dha,
me aromë aq t'kendshme vallë e kush e mba,
Kush veçoi njeriun, përmbi çdo gjë tjetër,
Kush, vetëm Një Zot, që nuk ka shok tjetër.
Natyrën e vdekur, vallë e kush e ngjall,
Pranverën pas dimrit, kush e ben me ardh,
Kush ringjall njeriun, pasi eshte bere tokë,
Kush vetëm Një Zot, që s'ka tjeter shok.
Kush na e jep shiun që tokën gjelbron,
kush e krijoi hënën që motet i ndrron,
Zogjte që fluturojnë qiellit, vallë e kush i mba
Kush vetëm Një Zot, që shok tjetër s'ka.
Njeriut që mendon, me dyshim s'i mbetë,
Zoti i ka dhënë mendjen, le të gjykojë vetë,
Parajsa dhe ferri na presin n'at jetë
Ç`ka të bësh këtu, atje ke me e gjetë
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous