Benachrichtigungen
Alles löschen

O njeri!

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
376 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1644]

O njeri!

Natën kur ti i braktisur

nën hijen e hënës qëndron.

Është Ai dhe veç Ai

që nga lart ty të shikon.

Dhe kur ecën mes të tjerëve,

ti i heshtur mediton.

Është Ai që të dëgjon,

veç Ai ty të kupton.

Dhe kur qesh se je gëzuar

dhe ti dhimbjen e harron,

është Ai që të jep gëzim

dhe Ai ty të ndihmon.

Se ç"ke në gjoks askush s"e di

dhe askush jo s"ta shpjegon,

por veç Zoti i madhëruar

çdo të fshehtë e zbulon.

Linde vetëm në një ditë

kur kish diell, por kish edhe re

dhe askush jo nuk e di

se çfarë le ti atje.

Mendje ke, por nuk kupton

o njeri ti asgjë.

Është Ai që të ndriçon

dhe shpirtin tënd ta shpëton.

Për të folur ti nuk flisje,

ndonëse buzët përpëlisje.

Është Ai që të mësoi

dhe buzët t"i shkathtësoi.

Ti çdo gjë e përballove

dhe gjatë kurrë jo nuk mendove.

Ishte Ai që të mësoi

dhe nga e keqja të largoi.

Ja, tani thua unë, unë

dhe gjoksin ti godet.

Por më kot, jo mos u mburr

se vjen vdekja o njeri i shkretë.


 
Veröffentlicht : 30/01/2009 8:50 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

lea luse All-llahun xh.sh qe te gezone me te mira ne ket bote dhe boten e perjetshme ne parajse per per keto publikime te miraa qe po i ben


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 30/01/2009 10:17 p.m.
Teilen: