Benachrichtigungen
Alles löschen

Hoxhës së nderuar Jakup Hajrizi

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
352 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1460]

Hoxhës së nderuar Jakup Hajrizi

Vdekja, dhembje që ka emër
Është e tillë që na lëndon
Lloj i veçantë që godet në zemër
Ajo përherë afër, inshall-llah xheneti na bashkon.

Jetë të shkurtër në kulm të karrierës
A ka më mirë se të vdesësh musliman
Kohën peng për kurset e verës
U mbetet të gjallëve të thërrasin në Islam.
Por të sigurojmë vëlla, me lutje do të të kujtojmë.

Hap të madh bëre, në tokë le gjurmë
Ato fjalë të bukura, forcë për të punuar
Jetë të tërë për dije, ato net pa gjumë
Rinia të jetë e shëndoshë dhe e edukuar.

I tillë ishe hoxhë, profesor i nderuar
Zemër të pastër, me forcën e djalit
I bashkuam zemrat për hir të Allahut.

Kushtuar hoxhës së nderuar Jakup Hajrizi, ish-imam në xhaminë e Zabelit në Drenas, i cili ndërroi jetë në dhjetor 2008.

Me respekt Vehbi Muja
Dhjetor 2008
Drenas


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 15/01/2009 1:01 p.m.
Teilen: