Benachrichtigungen
Alles löschen

DITARI I JETËS DHE VDEKJA

4 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
484 Ansichten
(@fionaa)
Beiträge: 272
Reputable Member
Themenstarter
 
[#2422]

DITARI I JETËS DHE VDEKJA

Shpalosi ditarin e jetës së ikur
Aty i kërkoj vitet e humbura
Me gishtërinjtë të lodhur
Nga dergja që më dridhen

Shpirti më është i rraskapitur
Mjegull e dendur vjeshte
Nga gjoksi im me afsh puthë
Frymëmarrjen akoma të nxehtë

Nga dhoma përmes dritares shikoj
Fletë të zverdhura tek shkëputen nga degë
I ngjajnë bash si një jete që është në ikje
Sa të habitshme aq dhe të çuditshme
Më duken këto peizazhe magjepse
Është ëndrra që në gjirin e saj më mbështjellë
Apo këtu dyert e jetës përjetësisht mbyllen
E vdekja me puthje e përqafim më rrëmben?

NË HESHTJE BUZËQESHA

Me fjalë të huazuara
Nga demonët
Mbi ndershmërinë tënd
U përbeve në tokë e qiej...

Shikova fytyrën tënde
Të bojatisur me ngjyrë
Të vdekjes...

Shpirti i satanës
S"të linte të qetë
As në vdekje të vdesësh
Si vdes çdo njeri i ndershëm...

E unë,
Në heshtje buzëqesha!

Ti nuk je vetëm

Nëse vetmia shtrinë krahët
Mjegulla mbështillet syve
Zemra nëse ndjen vullkanet
Agonia nëse mbërthen nyejt
Ti nuk je vetëm !
Në shkretëtirën ku as thnegla nuk të ndihmon
Në detin e trazuar ku valët ikin nga njëra-tjetra
Në errësirën ku drita me frikë pran teje dëfton
Në tehun jetë ku shpirti me trupin rrinë në mexha
Ti nuk je vetëm!
Mbi ty Një dhe i vetëm vigjilon

Drejtoj duatë drejt Tij
Puthe tokën me ballin tendë
Kërko nga udhëzimi i Tij
Qajë nga zemra me gjak e lot
Shtrijë ndjenjat me tërë qenien tënde
Përkushtoju Atij në çdo segment
Dorëzoju ashtu si fëmija jetim nënës
Përkujto Atë dhe madhëro çdo moment
Kështu derisa të hapen dyert e mëshirës së Tij
Të largohen retë e mërzisë si kodra përmbi
Të hapen rrugët e furnizimit të Tij
Derisa të bëhesh i dashuri i Tij
O All-llah !
O All-llah ! O Mëshirues i Botërave

Pranoj duatë tona
Fali mëkatet tona
Pastroja shpirtrat tanë
Mbushna zemrat me iman


..

 
Veröffentlicht : 05/04/2009 12:03 a.m.
(@fionaa)
Beiträge: 272
Reputable Member
Themenstarter
 

O miku im

Një ditë kur zjarri do ta mbulojë tokën
edhe retë do të skuqen nga të nxehtët
Njerëzit do të harrojnë ku e kanë kokën
Do të mësojnë ç"ka qenë mirësia

E... një ditë kur qielli do të zbehet
do të shohim se s"ka strehim
do të shohim që...edhe pa raki njeriu dehet
O i dashuri, miku im

E një ditë kur vullkanet do të derdhen
do t"i falemi Zotit deri në agim
Është koha që të paguajmë
O i dashuri miku im

E një ditë kur qielli do të çahet
e di... do të qajmë pa pushim
Por atë ditë loti do të thahet
O i dashuri miku im

E një ditë kur ajri do të tretet
do të mbetemi edhe pa frymë
Atë çka e dha Zoti do t"na e marrë
O i dashuri miku im

E një ditë do ta ulim kokën
e do të dalim në gjykim
Por qindra shekuj kokëshkretë
O i dashuri miku im

E një ditë kur do ta kuptosh pendimin
do të kthehesh në besim
Por qindra shekuj plot urrejtje
O i dashuri miku im

E një ditë kur t'na i vënë prangat
do ta kuptojmë fjalën durim
Do t'kuptojmë çka qenë liria
O i dashuri miku im

Se Zoti na i dhuroi të gjitha
E nuk e fitoi asnjë falënderim
E një ditë të gjitha do t'i tretë
Por jo pa i paguar, o miku im.


..

 
Veröffentlicht : 10/05/2009 1:33 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

🙁

Zoti te shperbleft ty fionaa per keto poezi te mira


 
Veröffentlicht : 10/05/2009 11:31 a.m.
(@fionaa)
Beiträge: 272
Reputable Member
Themenstarter
 

Mendo drejt

Në rrugën që je nisur, po shpejton shumë shpejt
Ndaj pak kohë për vetën ulu dhe mendo drejt
Nga erdha, ku isha dhe për ku je drejtuar
Nuk është e kotë për të medituar.

Asgjë të duket vetja, vetëm kënaqësia të ekzistojë
Por, kjo ëndërr e trishtuar shpejt do të përfundojë.
Nefsin tënd në dorë të kujt e lëshove
Me hilet e shejtanit në rrugën e mëkatit përfundove.

Moderniteti, paraja thua jeta i ka këto bukuri
E nuk është e bukur nga ajo që ske dobi
Se të mashtrojnë e shpejt përfundojnë
Andaj nuk është lumturia lojë që ti mendon.

Mendo drejt dhe kërko arsyetim
Kjo jetë është e shkurtër e vdekja është vetëm fillim.

Do të jesh në varr
Ske dobi nga dituria për famë e pasuri
E kthim mbrapa nuk ka por vetëm llogari.

Po të ftoj në rrugën e pendimit
Që të kuptosh qëllimin e krjimit
Se bota përtej varrit është shpërblim ose dënim
E jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm mashtrim.

Koha

Koha ikën e ne nuk mërzitemi
A thua çfarë mençurie kemi bërë
Që nuk mërzitemi?

Janë rreshtuar ditët varg e varg
Kalojnë pa u vërejtur
pse nuk kthehemi mbrapa
për të shikuar ku na kanë mbetur?

Dëshirojmë ta kalojmë kohën
sa më shpejt
ku jemi duke shkuar, vallë në det?

Po e kalojmë kohën e shtrenjtë
me atë që është rezultat për jetë.

Do të jetojmë apo do të vdesim
do të fitojmë apo do të ngelim

Koha do të dëshmojë
për shfrytëzimin e saj
atë që kemi punuar
do ta gjejmë pastaj.

Koha duhet vlerësuar
e jo nënçmuar
sepse ZOTI i saj
në të është betuar.

Humbja e kohës është vdekje
të dëfrehesh me të është tretje...


..

 
Veröffentlicht : 21/05/2009 4:03 p.m.
Teilen: