Benachrichtigungen
Alles löschen

BIRI IM

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
243 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#6204]

Disa fjalë nëna t'i thotë o bir tash,
tregom ku gabova pash gjinin që ta dhash,
çka ninë zemra jote thuja zemrës tem,
po t'lutëm shumë bëma Helal djali jem.

T'rrita me mundje u bëne burrë,
po pse more bir nuk t'bi ndërmend kurrë,
zemra e djegun nuk din çka më thënë,
dy role i pata si babë si nënë.

Ndryshe t'mendova po ndryshe m'dole,
fjalën më fyse nënes ia fole,
kurrë s'e kuptove sa shumë ty t'deshta,
m'thuj që je gjallë e shkrumi dy rreshta.

Nuk mundet nëna me ty më u grind,
se gëzimin më t'madh e kam pas kur ke lind,
nëntë muaj rresht t'mbajta me vështirësi,
po kurrë nuk m'humbi dashnia për ty bir.

Biri im ti ku je,
nëna ty po të pret,
eja vetëm njëherë,
mos më lë.

Pata aq vuajtje sa nuk thuhën dot,
po e di veq unë edhe i madhi zot,
qarja e jote me lot u perzi,
nga dashnia e madhe e gëzimit për ty.

Qëndroja pa gjumë veq të flije ti,
sa i bukur që ishe n'krahët e mi,
fillove më ec u rrite o bir,
fjalën e parë emrin tem e ke thirrë.

Baba kur t'vdiq mbetem shumë keq,
ti se mbanë mend se ishe dy vjeë,
me mundi Evlat t'pruna n'këtë ditë,
hajde t'sheh nëna se m'u qorrun sytë.

Më ta puth dorën s't'kushton kurrëgjë,
një ditë mora vesh që gjyshe jam bëhë,
vjen koha rritën edhe fëmijët e tu,
veq kurrë mos ta bëfshin çka m'bëne ti mu.

Biri im ti ku je,
nëna ty po të pret,
eja vetëm njëherë,
mos më lë.

Jeta kalon si treni n'binar,
pritja e kot këta lot mi ka tharë,
kur t'vesin pse nëna është n'dom,
thuja t'vërtetën që nusja s'ma don.

E sëmurë në shtrat pa kujdes të askujt,
s'po muj më u çu më pi një pikë ujë,
për hir të Allahut buci trego,
s'mrami po t'lus eja fytyrën ta shoh.

Eja e shihe një plak të gjorë,
që lutët për ty çdo minutë e çdo orë,
kurrë në jetë nuk do t'mallkoj,
t'mira nga zemra prapë të uroj.

E ti mos harro se jam diku,
doku të unë djali jem nëse mund,
nuk pres mirë nga jeta kësaj bote,
ti puth ata sy o bir nëna jote.

Biri im ti ku je,
nëna ty po të pret,
eja vetëm njëherë,
mos më lë.

Biri im ti ku je,
nëna ty po të pret,
eja vetëm njëherë,
mos më lë.


 
Veröffentlicht : 21/05/2012 11:11 a.m.
Teilen: