Benachrichtigungen
Alles löschen

Qfarë mbjellë atë do të korrësh!

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
12 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6027]

Qfarë mbjellë atë do të korrësh!

kështu na mësonte Muhammedi a.s.

Në qoftë se nuk tenton ta ndërrosh dhe përmisosh sjelljen tënde, detyrohesh që gjithnjë të kënaqesh me rezultatet e njëjta!

Veprimet që do të na ndihmojnë ta fitojmë kënaqësinë e All-llahut:

1. Filloje ditën me faljen e namazit të sabahut, ndërsa sipas mundësive në xhemaat.

2. Mëso/lexo për çdo ditë Kur’anin e Madhëruar me kuptim dhe entuziazëm.

3. Në qoftë se dikush të ofendon, apo të thotë diçka që nuk të përgjigjet, mos iu përgjigj, lute All-llahun që ta falë atë.

4. Kur të të kaploj hidhërimi, ndërro pozitën – ulu apo shtrihu. Lute All-llahun, xhel-le shanuhu, për mbrojtje nga shejtani, mundohu t’i përkushtohesh gjërave të dobishme dhe pozitive.

5. Kur të jesh i gëzuar, gëzimin ndaje me shokët, ndërsa kur shokët e tu të jenë në dhembje dhe të dëshpëruar, ngushëlloji.

6. Kur të të ndodh ndonjë ligësi apo e pakëndshme, shiqoe si sprovim që ka për qëllim përvojën dhe forcimin tënd.

7. Dashuroji ata që dashurinë e vete ndaj All-llahut e shfaqin pa ngurrim.

8. Në qoftë se biseda është e dobishme për ty dhe të tjerët – bisedo, në të kundërtën më mirë hesht

9. Kur të takohesh me të tjerët, buzëqesh, falua dhe mos u bëj hakmarrës

10. Mos harro të rekreohesh, shëtisësh, të luajsh dhe kënaqesh me fëmijët dhe shokët, mirëpo asnjëherë mos e harro kujtimin e All-llahut.

11. Bëru i dëgjueshëm ndaj prindërve, përqafoji, puthua dorën dhe gëzoji me dhurata.

12. Kur njerëzit të të kritikojnë për sjellje të caktuara, verifiko a janë ato veprime që kënaqin All-llahun e Madhëruar. Nëse po, injoroj kritikat dhe kujto se Pejgamberi, alejhis-selam, dhe sahabët duruan dhe bënë sabër për shkak të qëllimit më të lartë.

13. Mos lejo që fama të të bjerë në kokë. Ajo nuk është e përhershme dhe shpesh sjell më tepër dëm se sa dobi.

14. Askend mos e shih nga lartë, me kryeartësi, askend mos e nënçmo, ngase ai mund të jetë më i mirë se ti në Sy të All-llahut.

15. All-llahu le të të jetë gjithnjë në vend të parë, ndërsa gjërat tjera harmonizoji me këtë.


 
Veröffentlicht : 09/03/2012 2:10 p.m.
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
 

Ohhaa po me vler kokan kto rreshta :respekt:


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 09/03/2012 3:21 p.m.
Teilen: