Benachrichtigungen
Alles löschen

Vaji i khiruas

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
719 Ansichten
(@tina_550)
Beiträge: 1506
Noble Member
Themenstarter
 
[#2621]

Veçoritë mjekësorë të vajit të khiruas

Vaji i khiruas ka veçori dhe ndikim të madh në shërimin e shumë sëmundjeve si p.sh: në shërimin e sëmundjeve të lëkurës, çarjen e lëkurës, bërja e saj në formë pullash të bardha, mbron gjoksin e femrës nga faktorët e jashtëm, eliminon gazrat dhe aciditetet e stomakut, është efektiv për nxjerrjen e krimbave të vegjël nga barku me anë të jashtëqitjes, stimulon ciklin menstrual, forcon eshtrat e trupit, është efektiv për kërthizën e të porsalindurit, për shtimin e qumështit të nënës, është qetësues pozitiv kundra dhimbjeve të kokës dhe migrenës, është efektiv kundra skuqjes së syrit, ndihmon në qetësimin e frymëmarrjes, përdoret kundra plagëve, eliminon çarjet midis gishtave të duarve dhe të këmbëve, ndihmon në forcimin e muskujve dhe formën e tyre, eliminon djersitjen e tepërt në trup, eliminon kapsllëkun, kundër zemërimit dhe hidhërimit, pastron fshikëzën e tëmthit, kundër fryrjes të këmbëve, kundër pikave të fytyrës, eliminon erën e keqe të trupit, kundër ënjtjeve, kundër dhimbjeve të nervit ishiatik, eliminon gëlbazën, ndihmon gratë shtatzëna që të kenë lindjen sa më të thjeshtë, normale dhe natyrale me lejen e All-llahut të Madhëruar, qetëson dhimbjen e kyçeve dhe nyjave, pastron fytyrën nga puçrrat, eliminon hemorragjinë, është ushqyes efektiv, qetëson ulçerën e stomakut, eliminon dhimbjet e stomakut, kundër shfaqjeve të gjëndrave, forcon flokun, eliminon zbokthin, e mban flokun të butë, forcon thonjtë etj.

Përdorimi
Rëndësia e vajit të khiruas është e madhe dhe pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde. Ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se ky ilaç nuk është gjë tjetër veçse një shkak për të shëruar këto sëmundje sepse është All-llahu i Madhëruar Ai që shëron. Thotë All-llahu i Madhëruar në Kur'anin Famëlartë : "Dhe kur të sëmurem Ai më shëron". (Kur'an, 42:80.)

Për përdorim të brendshëm:
Kundra kapsllëkut: Pihet një lugë e vogël nga vaji i khiruas para gjumit. Kjo përdoret sa herë që ekziston kapsllëku. Për këtë është edhe shumë e njohur kjo bimë. Marrja e 10 deri 30 ml. të këtij vaji mundet të veprojë 2 - 4 orë pas marrjes kundër kapsllëkut dhe për pastrimin e zorrëve.

Eliminon infeksionet në tëmth: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas i shoqëruar me një lugë të vogël vaj ulliri dhe pihet pas buke në kohën e drekës për 5 ditë radhazi. Kjo mënyrë përdoret kur ka infeksione në tëmth.

Kundër fryrjeve të këmbëve: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas duke u shoqëruar dhe me një lugë të vogël mjaltë (çfarëdo lloj mjalti) pasi përzihen mirë të dyja pihet pas buke në kohën e drekës. Në këtë mënyrë përdoret sa herë që ekzistojnë fryrje në këmbë.
Përmirëson ciklin menstrual: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas dhe pihet dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje pas buke. Kjo përdoret në kohën në të cilat janë periodat mujore tek femrat.
Eliminon dhimbjen e nervit ishiatik: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas dhe pihet dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje pas buke. Kjo mënyrë përdoret sa herë që keni dhimbje nga nervi ishiatik.
Eliminon gëlbazën: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas dhe bëhet gargara me të. Kjo përdoret sa herë që duam të eliminojmë gëlbazën.
Ndihmon gratë shtatzëna që të kenë lindjen sa më të thjeshtë, normale dhe natyrale:
Merren 20 ml nga vaji i khiruas duke u shoqëruar me një gotë ( 250 ml.) me qumësht dhe pihet kështu në momentin që vazhdojnë dhe shpeshtohen dhimbjet e lindjes. Kjo mënyrë përdorimi ndihmon gratë shtatzëna që të kenë lindjen sa më të thjeshtë, normale dhe natyrale me lejen e All-llahut të Madhëruar.
Vërejtje e rëndësishme: Vaji i khiruas për gratë shtatzëna pihet vetëm në momentin që vazhdojnë dhe shpeshtohen dhimbjet e lindjes, dhe në asnjë moment tjetër.
Përmirëson ulçerën e stomakut: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas duke u shoqëruar me një gotë me qumësht të nxehtë, pihet tre herë në ditë ( në mëngjes, drekë dhe darkë ) pas buke për 15 ditë me radhë. Kjo lloj mënyre përmirëson ulçerën e stomakut.
Eliminon krimbat që ndodhen në bark: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas dhe pihet tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke për 7 ditë radhazi. Kjo lloj mënyre eliminon krimbat të cilët ndodhen në bark dhe normalizohet gjendja me lejen e All-llahut të Madhëruar.

Vërejtje: Vaji i khiruas nuk u jepet fëmijëve nën moshën 14 vjeç.

Për përdorim të jashtëm:

Për pastrimin e trupit nga papastërtitë dhe djersa: Lyhet trupi me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje dhe lihet në këtë gjendje për gjysmë ore derisa ta thith lëkura e trupit vajin e më pas fshihet vendi i lyer me vaj. Kjo mënyrë përdoret për 5 ditë radhazi. Shërben për pastrimin e lëkurës nga të gjitha papastërtitë, erën e keqe të trupit dhe largimin e djersës nga trupi i njeriut.

Për pastrimin e lëkurës së fytyrës dhe mbajtjen e saj të shëndetshme: Lyhet fytyra me vajin e khiruas dhe lihet në këtë gjendje për 15 minuta deri sa ta thithi lëkura e trupit vajin, e më pas fshihet vend i lyer me vaj. Kjo mënyrë përdoret sa herë që është e nevojshme.
Vërejtje: Përdoret për personat të cilën e kanë lëkurën e thatë.

Për çarjen e lëkurës së trupit: Lyhet lëkura në vendin e çarë me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje dhe lihet në këtë gjendje për gjysmë ore derisa ta thith lëkura e trupit vajin e më pas fshihet vend i lyer me vaj. Kjo mënyrë përdoret për 3 ditë rresht. Në këtë mënyre eliminohen çarjet midis lëkurës.

Për përmirësimin e kërthizës të porsalindurit: Lyhet kërthiza anash e të porsalindurit me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje për një periudhë 1 javore. Kjo mënyrë shërben që të bjerë kërthiza e të porsalindurit shpejt.
Për shtimin e qumështit të gjidhënëses: Lyhet gjoksi i femrës me vajin e khiruas 3 herë në ditë në mëngjes, drekë dhe mbrëmje. Kjo ndihmon shumë në shtimin e qumështit të gjidhënëses. Vërejtje: Lyerja duhet të jetë anash gjoksit dhe mos të prekë në vendin në të cilin fëmija pi qumësht.
Kundër skuqjes së syve: Lyhen qerpikët e syrit me vajin e khiruas dhe lihet në këtë gjendje për 1 orë. Përdoret në këtë mënyre sa herë që vuajmë nga skuqja e syve.
Për zhvillimin dhe shumimin e flokëve tek fëmijët: Lyhen flokët e fëmijës dy herë në javë në periudhën e mbrëmjes me vajin e khiruas dhe lihen kështu në këtë gjendje deri në mëngjes, më pas lahet koka e fëmijës. N.q.s nuk jep rezultat atëherë përdoret lyerja 3 herë në javë në të njëjtën mënyrë. Kjo shërben për zhvillimin, shumimin dhe dendësinë e flokut tek fëmijët.
Eliminon bllokimin e frymëmarrjes: Merren 10 ml nga vaji i khiruas dhe vendosen në një enë për tu ngrohur pak. Më pas me këtë vaj të ngrohur i bëhet masazh gjoksit dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje. N.q.s bllokimi i frymëmarrjes është i theksuar dhe i rëndë atëherë përdoret 3 herë në ditë në mëngjes, drekë dhe mbrëmje. N.q.s përdoret në këtë mënyrë do të shihet rezultati që në aplikimin e parë me lejen e All-llahut të Madhëruar.
Përmirëson plagët: Lyhet vendi i dëmtuar me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje e më pas lidhet me fasho kjo n.q.s plaga është normale, ndërsa n.q.s plaga është e rënduar atëherë lyhet 3 herë në ditë në mëngjes, drekë dhe mbrëmje. Kjo mënyrë ka një efekt të lartë në përmirësimin e plagës.
Eliminon kallot: Lyhet vendi në të cilin ndodhet kalloja para gjumit ma vajin e khiruas dhe lihet në këtë mënyrë deri në mëngjes, kjo mënyrë përdoret për 3 deri në 5 ditë radhazi. Shërben për eliminimin e kallove dhe kthimin e lëkurës në gjendjen e parë.
Eliminon çarjen midis gishtave: Lyhet vendi në të cilin ndodhet çarja me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje për një periudhë nga 3 deri në 5 ditë radhazi. Kjo mënyrë eliminon çarjen midis gishtave të këmbës dhe të dorës, dhe e kthen lëkurën në gjendjen e mëparshme.
Eliminon pikat në fytyrë: Lyhet fytyra me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje për një periudhë 15 ditore. Lihet në këtë gjendje për 20 minuta deri sa lëkura të thith vajin më pas fshihet. Kjo shërben për eliminimin e pikave dhe njollave të cilat ndodhen në fytyrë. Vërejtje: Përdoret për personat të cilën e kanë lëkurën e thatë.

Largon erën e keqe të trupit: Duke u lyrë trupi, sa herë që bëhet dush (banjo) me vajin e khiruas, kjo gjë e mbron trupin nga era e keqe. Lyerja bëhet pas dushit, dhe lihet në këtë gjendje për 10 minuta deri sa lëkura të thith vajin, më pas fshihet.

Largon dhimbjen e kokës: Merren 15 ml nga vaji i khiruas dhe vendosen në një tenxhere për tu ngrohur pak. Më pas me këtë vaj të ngrohur i bëhet masazh kokës dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje. Kjo përdoret sa herë që është e nevojshme.

Kundër ënjtjeve në trup: Merren 10 ml nga vaji i khiruas dhe vendosen në një enë për tu ngrohur pak. Më pas me këtë vaj të ngrohur i bëhet masazh vendeve në të cilat ndodhet ënjtja dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje. Kjo përdoret sa herë që është e nevojshme.
Kundër migrenës: Merren 15 ml nga vaji i khiruas dhe vendosen në një enë për tu ngrohur pak. Më pas me këtë vaj të ngrohur i bëhet masazh kokës dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje. Kjo përdoret sa herë që është e nevojshme.

Kundër dhimbjeve të nyjave dhe kyçeve: Lyhet vendi në të cilin ndihet dhimbja e kyçeve dhe nyjave me vajin e khiruas dhe bëhet masazh fort mbi të. Kjo përdoret sa herë që ndihet dhimbje në kyçe dhe nyje.
Eliminon puçrrat në fytyrë: Lyhet fytyra me vajin e khiruas dhe lihet në këtë gjendje për 15 minuta deri sa ta thith lëkura e fytyrës vajin, e më pas fshihet vendi i lyer me vaj. Kjo mënyrë përdoret sa herë që është e nevojshme eliminimi i puçrrave . Vërejtje: Përdoret për personat të cilën e kanë lëkurën e thatë.
Forcon flokun: Lyhen flokët me vajin e khiruas ashtu siç lyhen me krem, gell apo llak për çdo ditë. Kjo gjë forcon rrënjët e flokut.
Kundër zbokthit: Pas dushit (banjos) lyhen flokët me vajin e khiruas ashtu siç lyhen me krem, gell apo llak. Kjo mënyrë eliminon zbokthin në flokë.
Mbron thonjtë nga mosthyerja e tyre: Sa herë që prehen thonjtë është mirë që të lyhen me vajin e khiruas i cili i mban të butë dhe i mbron nga mos thyerja e tyre.

E lus All-llahut azze ve xhel-le që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut xh.sh. dhe vetëm Atë e falënderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo.
Lutja jonë e fundit: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin sal-lallahu alejhi ve sel-lem mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hir të All-llahut xhel-le sha'nuhu duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.

Përgatiti: Suzana Hasani

Literatura e përdorur:
- Kur'an - i përkthim shqip Sherif Ahmeti
- Historitë e profetëve – Amër Halid
- Vargu i profetëve – Dr. Mithat Hoxha
- Historia e pejgamberëve - Bajrush Ahmeti
- Das Grosse Buch der Heilpflanzen – Apotheker A. Pahlow
- Bible Earth; 2007 Hänssler Verlag
- http://mjekesia-profetike.com/forum/sho ... .php?t=366
- http://www.hudsonfla.com/artempires.htm


Njerëzit konkurrojnë në jetën e kësaj bote, qofshin muslimanë apo jomuslimanë, por fituesi është ai që ka shitur veten për Zotin.

 
Veröffentlicht : 27/04/2009 5:42 p.m.
Teilen: