Mbrojtje nga Kanceri
Mos i ngrini shishet e ujit!
Mos përdorni prodhime të plastikës në mikrovalë!
Fleta Lajmëruese John Hopkins e lëshoi këtë njohtim i cili po qarkullon edhe në Qendrën Shëndetësore "Walter Reed Army." Kemikalet diokside shkaktojnë kancer, dhe sidomos kancer në gjigj. Dioksided janë tejet të rrezikshme ndaj qelizave të trupit. Prandaj mos i ngrini shishet e plastikës me ujë në ta, meqë në këtë mënyrë shkaktohet lëshimi i dioksideve nga plastika.
Dr. Edward Fujimoto, manaxher i Programit për Mirembajtje në Spitalin Castle, ishte në një emision televiziv për të shpjeguar këtë rrezik ndaj shëndetit. Ai foli për dioksided dhe dëmin e tyre ndaj nesh. Ai tha që ne s'duhet as ushqimet që t'i ngrohim në mikrovalë duke përdorur enë plastike. Kjo vlen sidomos për ushqimet që përmbajnë yndyrë. Ai ceku që kombinimi i yndyrës, temperaturës së lartë, dhe plastikës lëshon diokside në ushqime, të cilët pastaj depërtojnë menjëherë në qelizat e trupit.
Në vend të plastikës, ai rekomandon që për ngrohjen e ushqimit, të përdoren enët e qelqit, qeramikës (apo enë tjera që s'përmbajnë plastike.) Rezultatet janë të njëjta vetem pa diokside në këtë rast.
Dmth që ushqime të gatshme apo supa të ndryshme, duhet të largohen nga plastika dhe të ngrohen në ndonjë enë tjetër. Letra nuk është keq të përdoret, por s'mund ta dish çfarë përmban ajo saktësisht. Prandaj është më mirë që të përdoren enët e qelqit, qeramikës etj. Ai gjithashtu përmendi që edhe restorantet "fast food" nga ky shkak kanë kaluar në përdorimin e enëve të letrës që me kohë.
E njëjta gjë vlen edhe për mbuluesat e plastikës (saran wrap,) te cilat janë po aq të dëmshme nëse përdoren për të mbuluar ushqimet në mikrovalë. Nxehja e ushqimit shkakton shkrirjen e helmeve nga plastika të cilët më pas pikojnë drejt në ushqim. Mund të përdoren mbuluese letre në vend të plastikës.
Është mirë që këto lajme t'i përcillni te familja juaj, shoqëria apo gjithkush që është i rëndësishëm në jetën tuaj!
Respect !Shumë për Tregim'(Më mirë mos ta Përdorim Microvelën Fare)
Asnjëherë nuk mendojë 1 ditë të përdor Microvelën ?!
Respect!