Benachrichtigungen
Alles löschen

Sëmundjet e lëkurës

4 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
1,983 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3499]

Kallot

Çfarë jane kallot?

allot jane pjese te trasha, te forta, lekure te vdekur. Ato formohen per te mbrojtur vete lekuren apo pjese te brendeshme te trupit nga ferkimet dhe demtimet. Kallot mund te jene me ngjyre gri apo si te verdhe, mund te jene me pak te ndjeshme se lekura rreth tyre dhe duken si xhunga. Kallot ne duar dhe kembe tek nje person ektiv fizikisht jane gje normale. Kallot jane problematike kur zmadhohen aq shume sa shkaktojne dhimbje.

* Kallot zakonisht formohen ne duar dhe kembe, megjithate mund te formohen kudo qe ka presion ne lekure si psh ne gjunje apo brryla.
o Kallot ne duar zakonisht formohen tek baza e gishtave. Normalisht nuk jane te dhimbshme dhe mund te jene te nevojshme. NJe marangoz , psh. mund te formoje kallo ne duar te cilat e mbrojne nga gervishtjet dhe prerjet gjate punes. Nje lojtar tenisi mund te formoje kallo ne duar nga presioni dhe ferkimi i raketes.
o Ne kembe kallot formohen ne thunder ne baze dhe poshte gishtit te madh.
* Kallot mudn te formohen tek pjesa ku gishtat e kembes ferkohen me njeritjetrin. Keto kallo mund te jene te buta apo te forta nga brenda.

Çfarë i shkakton kallot?

Kallot formohen nga nje periudhe e gjate e ferkimit apo presionit ne nje zone te lekures. Ky presion shkakton vdekjen e qelizave te lekures dhe formohn nje siperfaqje te forte mbrojtese. Kallot nuk shkaktohen nga virus dhe nuk jane ngjitese.

Mbajta ose shtrengimi i nje objekti per nje kohe te gjate ne dore shkakton kallo, psh çekici apo ndonje vegel tjeter pune si dhe tek sportistet psh raketa e tenisit.

Kallot ne kembe zakonisht shkaktohen nga shtrengimi i kepuceve ne keto raste:

* Kepucet e ngushta shtrengojne kembet.
* Kepucet me taka shtrengojne pjesen e para te kemebes.
* Kepucet e lira mund te lejojne kemben te rreshqase dhe te ferkohet pas kepuces.
* Kepucet me sholle te holle mund te krijojne presion tek shputa e kembes.
* Veshja e kepuceve apo sandaleve pa corape mund te krijoje ferkim te kembes.
* Kemba mund te ferkohet pas qepjeve te lekures brenda ne kepuce apo ndonje forme ne kepuce.
* Corapet qe nuk ju bejne tamam mund te krijojne presion psh kur corapja paloset.
* Ecja zbathur krijon kallo gjithashtu.

Kallot mund te formohen edhe mbi deformime ose formime anormale te muskujve dhe kockave. Ecja anormale mund te formoje kallo.

Cilat jane simptomat?

Pamja e callove eshte zakonisht gri ose e verdhe eshte e forte e thate dhe e trashe. Mund te jete me oak e ndjeshme se lekura rreth saj dhe mund te jete zi xhunge e vogel. Megjithese kallot nuk jane te dhimbshme ato mund te shkaktojne dhimbjegjate ecjes dhe veshtiresojne veshjen e kepuceve. Presioni shterengimi ose shtrydhja e kallove shkakton dhimbje.

Si kurohen kallot?

Ne qofte se keni diabet , probleme me qarkullimin e gjakur ne kembe, probleme me nervat ose ndonje semundje tjeter qe shkakton problemem me qarkullimin e gjakut apo mpirje, flisni me mjekun para se te tentoni kurimin e kallove.

Kallon nuk kane nevoje per trajtim , trajtimi behet vetem po te keni dhimbje. Ne qofte se keni dhimbje ne fillim perpiquni te evitoni situaten qe ju shkakton presion mbi kallo dhe lejoni lekuren qe te sherohet. Kjo behet duke veshur kepuce qe ju bejne taman dhe duke veshur sfungjere apo masa te tjera mrojtese per te zbutur fekimim apo shtrengimin.

Kallot mund te zbuten dhe lekura e vdekur mund te hiqet me ndihmen e acidit salicilik.

Mjeku mund te perdore nje thike te vogel per te prere kallon. Vete ju mund te ulni madhesine e kallos duke futur kembet ne uje te ngrohte dhe duke e ferkuar me nje gur te ashper. Asnjehere mos e prini kallon vete sidomos kur vuani nga diabeti apo nga semundje qe shkaktojne probleme me qarkullimin dhe shkaktojne mpirje. Ne disa raste per te hequr kallot eshte e nevojshme nderhyrja kirurgjike.


 
Veröffentlicht : 03/08/2009 12:20 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Ushqime per permiresimin e paraqitjes

Disa lloje te ndryshme ushqimesh qe mund te permiresojne lekuren dhe floket tuaj por gjithashtu dhe per shendetin ne pergjithesi.

1. Portokallet e kuq, qershite, shega

Kolagjeni eshte nje proteine natyrale qe gjendet tek lekura dhe muskujt, por me rritjen e moshes fatkeqesisht ulet dhe prodhimi i tij ne trup. Portokallet e kuq qershite dhe blueberries ( lloj fruti) jane te pasura me antioksidante te cilet ngadalesojne plakjen dhe semundjen me ane te uljes se enjtjes. Gjithashtu ato nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju tregon te rinj dhe te shendetshem. Fruta te tjera qe permbajne kolagjen jane: kiwi, kumbllat, thanat.

2. Farat e lulediellit dhe sardelet

Farat e kungullit, tuna, arrat jane te pasura me acide yndyre (fatty acid) te cilat jane te rendesishme per per qelizat e trupit. Keto acide ndihmojne ne rjedhjen natyrore te nutrienteve ne qelize si dhe ne heqjen e materjaleve qe lejne mbeturinat. Me nje fjale ndihmojne ne pastrimin e mirebajtjen e qelizave te trupit.

3. Spinaqi dhe gjerat e tjera jeshile

Nje melci e paster ndihmon qe trupi i njeriut te funksionoje sa me mire. Disa nga ushqimet qe ndihmojne ne pastrimin e melcise jane : spinaqi, brocoli. Duke ngrene sa me shume gjera jeshile ndihmon dhe ne shije, e ul pak ate nepsin per te ngrene gjera te embla. Sheqeri i tepert nuk eshte mire per trupin.

4. Majdanozi, rigoni

Nqs i ke syte e fryre kur cohesh nga gjumi, atehere kjo eshte nje nga pasojat e kripes se tepert. Doktoret rekomandojne uljen e marrjes se kripes se tepert. Ne vend te kripes, provoni ne ushqim rigon, majdanoz ose hudher.

5. Perimet

Perime te fresketa dhe ndonjehere te pagatuara jane shume te shendetshme. Jane te mira si per buzeqeshjen dhe per lekuren tuaj. Karrota, lulelakra, mashurkat ndihmojne ne zbardhjen e dhembeve duke hequr njollat e tyre. Ne qofte se keni konsumuar kafe, vere te kuqe apo dicka tjeter, ndiqeni pas me nje doze karrotash apo ndonje perim tjeter te prefeduar. Kur jane te pagatuara kane efekt me te mire ne pastrimin e dhembeve.

6. Vezet dhe bulmeti

Vitamina A eshte e rendesishme per riparimin e lekures dhe kur ke sasi te vogla te saj ne trup, lekura thahet dhe ripet. Mungesa e vitamines A ne trup shkakton rrudhje dhe shkakton mos-sherim ne lekure. Ushqimet si: melci, qumesht, veze, permbajne beta-karotin. Po ashtu dhe pjeshket, pjepri, kajsite permbajne beta-karotin te cilen trupi e shnderron ne vitamine A.

7.Salmon, avokado, mango

Salmon, avokado dhe mango jane te mira kunder plakjes. Sidomos salmoni i Alaskes eshte i pasur me omega-3 e cila ndihmon ne qarkullimin e gjakut. Gjithashtu salmoni permban dimethylaminoethanol (DMAE), i cili permireson muskujt e fytyres dhe ul rrudhat. Mango dhe avokado permbajne vitamin E dhe antioksidante. Shtojini ne sallate te shoqeruar me salmon dhe perpara do te keni nje pjate te ushqyeshme dhe te shijshme.


 
Veröffentlicht : 03/08/2009 12:32 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Lythat (Warts)

Lythat (warts) jane rritje te lekures te shkaktuara nga nje infeksion viral specifikisht nga virusi HPV (human papilloma virus). Ka rreth 60 lloje te ndryshme HPV. Virusi HPV stimulon rritjen e shpejte te qelizave qe gjenden ne pjesen e jashtme te lekures. Lythat jane ngjitese dhe mund te perhapen shpejt nga kontakti me nje peson direkt, nga kontakt me nje objekt qe eshte infektuar nga personi me lytha. Zakonisht ky virus i nxit kto lytha (warts) te perhapen ne pjese te tjera te trupit.

Llojet me te perhapura:

Plantar warts (verruca pedis)- ky lloj lyth-i shfaqet zakonisht me kokrra si ngjyra e lekures ose ngjyre kafe e hapur dhe ka damare shume te vegjel qe duken si pika te zeza. Shfaqen me shume ne kembe.

Flat warts (verruca plana)- lyth i sheshte, shfaqet me shume tek adoleshentet dhe tek femijet, jane kokrra te lemuara dhe pak te sheshta, gjenden me shume ne fytyre por dhe ne kembe, sidomos tek femrat.

Genital wart ( verruca acuminata) -gjenden tek organet gjenitale, perhapen shume shpejt, jane ne ngjyre te lekures zakonisht si grup prej 3-4 cope, ndonjehere jane shume te vogla.

Kurimi:

Ne shume raste lythat jane te pademshme dhe zhduken vete pa kurim. Lythat ne zonen gjenitale duhet te konsultohen menjehere tek mjeku. Kurimi i lythave behet me:

-Ngrirje duke perdorur Liquid Nitrogen ( nitrogjen leng) i cili shkakton lythin te bjere zakonisht pas nje jave.

-Nderhyrje kirurgjike, ku lythi hiqet dhe baza e tij shkaterrohet duke perdorur nje gjilpere elektrike ose sic njihet ndryshe deep freezing.

-Me lazer, kjo perdoret vetem ne rastet kur lythat jane te veshtire per tu kuruar

GJithashtu ka ilace te ndryshme qe mund te gjenden ne farmaci por kjo zgjat gati me shume se 1 muaj dhe mbasi lekura sherohet, ka mundesi qe lythi te shfaqet perseri.

Nje metote tjeter popullore e perdorur shume nga njerezit eshte me ngjites ose duct tape. Vihet duct tape tek zona e infektuar dhe mbahet per 6 dite, pas 6 ditesh hiqet ngjitesi dhe sona e infektuar futet ne uje duke e mbajtur per disa minuta. Pastaj krruhet mire me pumice stone. Kjo perseritet derisa lythi te zhduket, gje qe mund te zgjasi me muaj por qe ka dale te jete efektive


 
Veröffentlicht : 03/08/2009 12:34 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Athlete’s foot

Nje infeksion myku i cili shkalton rrjepje te lekures, skuqje, krruarje, djegje, gjithashtu mund te shoqerohet me fllucka dhe plage. athlete’s foot eshte ngjites dhe mund te merret duke ecur zbathur ne zona publike si neper dysheme apo pishina. Myku rritet neper kepuce dhe sidos ne ato te pa-ajrosurat. Athlete’s foot kurohet me kremera te ndryshem ose edhe me pirje kokrrash ne rastet me ekstreme.


 
Veröffentlicht : 03/08/2009 12:35 a.m.
Teilen: