Benachrichtigungen
Alles löschen

Qka eshte Autizmi

3 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
1,030 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4240]

Megjithese autizmi eshte identifikuar ne vitin 1943 ende eshte paaftesi relativisht e panjohur. Por eshte vleresuar me shumë se 500.000 mije familje ne Britani te Madhe kane dikend qe vuajne prej qrregullimeve nga spektri autistik.

Njerezit me autizm nuk kane aftesi te kufizuara fizike dhe pamja e tyre eshte si qdo person pa aftesi te kufizuara. Per kete shkak eshte veshtire te krijohet me shume dijeni dhe mirekuptim per kete gjendje.

Per shkak se femijet me autizm duken ‘normal’ njerezit mendojne se ata jane te pasjellshem apo prinderit nuk mund ta kontrollojnë femiun. Njerezit zakonisht e shohin kete si ‘deshtim’.

Autizmi eshte paaftesi zhvilluese e perjetshme e cila ndikon ne menyren se si personi komunikon dhe sillet me njerezit rreth tyre. Femijet dhe te rriturit me autizm kane veshtersi te kene afersi me te tjeret ne menyre te thjeshte. Ne pergjithesi aftesite e tyre per te zhvilluar shoqeri dhe aftesia e tyre per te kuptuar shprehjet emocionale te njerezve te tjere jane te kufizuar.

Njerezit me autizm shpesh mund te kene paftesi te tjera por qdonjeri me kete gjendje ka veshtersi te kuptojne gjerat ne bote.

Ekziston edhe nje gjendje tjeter qe quhet sindromi i Asperger, i cili i pershkruan njerezit me lloj me te larte te autizmit. P

‘Realiteti per personin me autizm eshte e pshtjelluar, nje grumbull i ngjarjeve bashkevepruese, njerezve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket qe nuk ka kufi te qarte, rregull apo kuptim per asnjegje. Nje pjese e madhe e jetes time e kaloj duke u munduar te gjeje kuptim pase qdo gjeje.

Per fat te keq populli shqiptar nuk njeh shume semundje akoma dhe as qe ka per t'i njohur. Semundjet jane me mijra: Psh keni degjuar ju psh. per sindromin...Waterhouse-Friderichsen

apo per ....ku e di une ke emer te te ve ja nje me te degjuar se vuante dhe president Kenedi nga kjo semundje "Adison" ?

por duhet te lexojm dhe te mesojme ,ka familje qe kan raste te shumta dhe i mbyllin mrenda te izolum jane nga bota te ne ne Kosove ,turperohen nga fqite nga farefisi e kjo behet krejt pa mos leximi dhe kuptimi i semundjeve qe sju vejn rendesi aq shum ,e kush vuan vuan ai femij ai/ajo e rritur qe kane boten e vet ashtu,kjo me ben edhe te shenoj per kete semundje dhe ti hapin syt ata qe hyjne ne forum dhe te lexojn te njohin kete semundje dhe te informohen se edhe ata persona qe jan me kesi aftesi jane si ne te njejte vetem e vetem ata jane te mbyllur ne boten e tyre mendojn ne nje menyr ma ndryshe se ne por te njejte jemi :lotet:

une kete semundje kam pas teme perfundimtare dhe kam be nje dokument per nje fmemij qe kam pas shum kontakt ne ate kohe dhe mu dha rasti te njof dhe te shof sa te mir jan sa falin dashuri ne ate menyren e vet ne sy e shef gezimin e tyre dhe jane per mu shum special dhe i respektoj.

Personi me autizem

Cilat jane karakteristikat e autizmit?
Ne pergjithesi njerezit me autizem perjetojne veshtersi ne tri menyra kryesore, keto njihen si treshi i dobesive.

Bashkeveprimi shoqeror (i veshtire me marredhenie shoqerore, per shembull duket i ftofte dhe indiferent per njerezit e tjere).

Komunikim shoqeror (veshtersi me komunikim verbal dhe jo verbal, per shembull nuk i kuptojne plotesisht kuptimin e gjesteve te zakonshme, shprehjeve te fytyres apo tingullin e zerit).

Imagjinaten (veshtersi ne zhvillimin interpersonal te lojrave dhe imagjinates, per shembull aktivitete te kufizuara imagjinative, mundesisht te kopjuara ne menyre te shtanguar dhe perseritese).

Si shtojce te treshit te dobesive shpesh si karakteristike jane edhe sjelljet e perseritura dhe kundershtime nese gjerat e perditshme ndryshohen.

Qka e shkakton autizmin?

Shkaku apo shkaqet e autizmit jane ende te panjohura por studimet tregojne qe faktoret gjenetik jane me rendesi. Poashtu nga studimet eshte e dukshme qe autizmi mund te jete i lidhur me gjendjet e tjera qe ndikojne ne zhvillimin e trurit qe ndodhin para, gjate apo menjehere pasë lindjes së foshnjes.

Diagnoza
Sa me shpejte qe behet diagnoza e autizmit aq me shume ka shansa qe personi te merr ndihme dhe perkrahje te duhur.

A mund te ju ndihmohet njerezve me autizem?

Arsimim i posaqem dhe perkrahja e organizuar mund te beje ndryshim te madh per jeten e personit me autizem, duke ju ndihmuar per t’i shtuar aftesite dhe per te arrite potencial te plote me vone ne moshe.


 
Veröffentlicht : 02/02/2010 11:27 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Autizmi Ka te beje me zhvillimin jo normal te trurit. Shfaqet kryesisht pas viti te dyte te jetes se femijes. Femija zhvillohet normal dreri ne vitin e dyte dhe pastaj sjellja e tij ndryshon komplet. Mund te pushoje se foluri, apo te shfaqi sjellje jonormale per nje femije dyvjecar.
Qe prej vitit 1980 jane shtuar shume raste me Autizem. Nuk dihet ekzaktesisht cfare e shkakton, por disa nga shkaqet

mund te jene:
1)Gjenetike
2)Viruset
3)Vaksina
4) ndotja dhe lendet toxike.

Zbulimi i hershem i siptomave te kesaj semundje dhe trajtimi i duhur ndihmojne ne permisimin e sjelljes se femijes, te folurit, dhe fiton aftesi ti bej vetsherbim vetes.

Autizmi paraqitet ne forma te ndryshme ne femije te ndryshem. Jo cdo femije me autizem shfaq te njejtat shenja.

Pjesa me e madhe e tyre nuk flasin fare. Vetem belbezojne. Nje pjese e vogel flasin pak. Por nuk perjashtohen edhe raste kur femijet me Autizem flasin normal.

Disa jane socal, te shoqerueshem, te tjere mund te jene te pashoqerueshem. Disa agresive, disa jo. Jane tipa te ndjeshem. Disa jane te ndjeshem ndaj zhurmave te forta, nga drtita e forta. Bejne leizje te shpeshta te pjeseve te ndryshme te trupit ne menyre te pakontrolluar. Nuk para pelqejne te bejne kontakte me sy.

Puna me keta femije nuk eshte e njejte. Ajo metode pune qe eshte efikase per njerin, nuk eshte e thene te fuksionoje per tjetrin. Duhet gjetur metoda qe fuksionon me shume me ate femije.

Ne kohen e fundit lexoj se vaksina eshte shkakktare edhe pse shkenctarisht kane ceke Autizmi eshte genetik dhe te gjitha shkaqet e tjera veprojne nepermjet mutacioneve qe mund te krijojne ne gene

por ne anen tjketer analizoj rreth vaksines qe flitet dhe biej prap ne dyshim sepse kam lexu edhe per qe Amish people nuk vaksinohen? Tek ata nuk eshte gjetur asnje rast me Autizem. Nuk te duket cudi kjo? :roll: une habitem dhe kam me kerku ma shum libra apo material rreth kesaj.


 
Veröffentlicht : 02/02/2010 11:37 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Autizmi, sa ndikon gjenetika dhe mjedisi?

Autizmi është një sëmundje që prek aftësitë e personit për të komunikuar me të tjerët. Studiuesit nuk e dinë shkakun e kësaj sëmundjeje, por ata dyshojnë se faktorë gjenetikë dhe të mjedisit mund të ndikojnë.
Vidushi Sinha e Zërit të Amerikës sjell hollësi rreth një studimi të ri, i cili lidh rrezikun e autizmit me periudhën mes dy shtatzënive.

Gratë, që mbeten shtatzanë pak kohë pas lindjes së fëmijës së parë shtojnë mundësitë e autizmit tek fëmija e dytë, thuhet në një studim të Universitetit Kolumbia. Autorët e studimit shqyrtuan gjendjen shëndetësore të më shumë se 500 mijë fëmijëve të dytë dhe kohën mes shtatzanisë së pare dhe mbetjes shtatzënë me fëmijën e dytë. Dr. Thomas Frazier nuk mori pjesë në studim, por ai është ekspert mbi autizmin në Klinikën e Klivlandit.

"Nëse fëmija e dytë lindi brenda 12 muajsh pas lindjes së parë, fëmija e dytë kishte më shumë mundësi të prekej nga autizmi".

Madje mundësitë mund të jenë edhe 3 herë më të mëdha. Për fëmijët, nënat e të cilëve mbetën shtatzënë 1 deri në 2 vjet pas lindjes së parë, studiuesit arritën në përfundimin se ata kishin 1.25 herë më shumë të ngjarë të diagnostikoheshin me autizëm.

Studiuesit thonë se arsyeja e mundshme për këtë rrezik të madh është se trupi i gruas mund të ketë nivele më të ulëta të vlerave ushqimore pas lindjes së parë ose mund të ketë lidhje me nivelet më të larta të stresit pas shtatzënisë së parë. Sipas autorit kryesor të studimit, nevojiten më shumë studime për të konfirmuar këtë lidhje. Dr. Frazier është dakord.

"Ekzistojnë mundësi të shumta, sepse kemi të bëjmë me një mjedis shumë kompleks. Ne na duhet të shqyrtojmë shumë faktorë dhe prova si një detektiv, që përpiqet të gjejë shkakun, që çon në këtë efekt".

Statistikat e Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se djemtë ka më shumë të ngjarë të preken nga autizmi se sa vajzat. Kjo qendër llogarit se autizmi i niveleve të ndryshme mund të prekë një në çdo 110 fëmijë amerikanë.


 
Veröffentlicht : 14/04/2011 12:06 a.m.
Teilen: