Benachrichtigungen
Alles löschen

Mbi sëmundjet e zemrës

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
697 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#593]

Mbi sëmundjet e zemrës

Dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e nivelit të kolesterinës mund të mos jetë hap i mjaftueshëm për parandalimin e një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të kolesterinës, është edhe niveli i inflamacionit të arterieve që shton rrezikun e goditjeve në zemër. Çdo vit qindra mijëra njerëz pësojnë goditje në zemër apo bllokim të artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterinës. Doktor Steven Nisen i klinikës së Klevelandit thotë se duke parë nivelet e kolesterinës si dhe nivelin e inflamacionit brenda artereve të pacientit u shpjeguan disa probleme. Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të acaruara, kolesterina dhe pllakëzat e kanë më të lehtë për t"u grumbulluar përgjatë mureve të brendëshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga goditjet në zemër. Në studim u morrën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë. Gjatë studimit, niveli i kolesterinës ra dukshëm, ndërsa me uljen e nivelit të inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve në zemër pakësohej me 50 përqind.Shkencëtarët thonë se niveli i inflamacionit të artereve mund të matet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Niveli i inflamacionit mund të ulet nëpërmjet ilaçeve si dhe nëpërmjet dietave, rënies nga pesha, ushtrimeve fizike dhe heqjes dorë nga duhani dhe alkooli.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 11/09/2008 6:06 p.m.
(@adelina)
Beiträge: 2582
Famed Member
 

Stresi armiku i zemrës.

Një studim i ri pohon se stresi është shprehi e keqe që rrit rrezikun për paraqitjen e sulmit në zemër si edhe problemeve tjera kardiovaskulare.

Në studim janë analizuar ekspozimi ndaj stresit, karakteristikat trupore, konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, aktiviteti trupor dhe niveli i kolesterolit në gjak te 6.576 participantë.

Rezultatet kanë treguar se stresi rrit rrezikun për shfaqjen e sulmit në zemër për 50%, duhani për 41%, mungesa e aktivitetit trupor për 22%, ndërsa alkooli për 2%.

Duke u bazuar në këto rezultate, autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se mënyra më e mirë për të pasur një zemër të shëndoshë është të luftohet stresi dhe shprehitë e këqija në mënyrë të kombinuar.

Me qellim e hudha ketu kete shenim sps nuk e pash te arsyeshme te hapi tem te re . Bye .


:lotet: Es tut so weh wenn man den Menschen verliert den man am meisten liebt.....:lotet:

 
Veröffentlicht : 03/08/2009 1:46 a.m.
Teilen: