Benachrichtigungen
Alles löschen

Kanceri dhe tumoret

11 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
2,466 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3495]

Masturbimi dhe Kancerit i Prostatit tek meshkujt në moshë të re

Universiteti i Nottingham ne Angli ka zbuluar një lidhje midis “masturbimit te tepruar” tek meshkujt me moshë të re, dhe kancerit të prostatit. Të rinjtë në moshë deri në 30 vjeç qe masturboje rregullisht janë në rrezik më të madh për tu sëmurur nga kanceri i prostatit, ndërsa meshkujt mbi 50 vjeç që masturbojnë kanë më pak shance për tu sëmurur.

Nivelet e larta të hormoneve të meshkujve mund të jenë shkaku i kancerit të prostatit. Më shumë masturbim do te thotë më shumë hormone te leshuara. Kjo gjë është e vërtetë tek te rinjtë, të cilët normalisht kanë një nivel hormonesh seksuale më të lartë se ata mbi 50 vjeç. Diçka e çuditëshme u vërejt ne studim, sasia e seksit nuk ndikon tek kanceri i prostatit, pra vetem masturbimi i tepert tek te rinjte rrit shancet per kancer prostati me 79%.

Tek meshkujt mbi 50vjeç masturbimi ul shancet e kancerit te prostatit. Kjo gje mund te shpjegohet me faktin se gjate masturbimit meshkujt mund te jene duke nxjerre jashte lengje te prostatit qe mund te shkaktojne kancer dhe masturb imi ne kete rast është duke i mbrojtur. Tek 50+ vjecaret masturbimi ulte shancet e kancerit te prostatit me 70%.

Sigurisht sasia e masturbimit eshte relative. Në qoftë se një mashkull masturbon shpesh mund të jetë thjesht nje mbingarkim me hormone seksuale.

Tek studimi, “masturbim i tepruar” tek 20-vjeçaret ishte 3 deri ne 7 here ne jave krahasuar me moshataret e tyre qe raportuan masturbim me pak se një herë në muaj.

Tek 50 vjecaret “masturbim i tepruar” ishte një ose më shumë herë në javë në krahasim me moshatarët e tyre që raportuan se nuk masturbonin kurrë.

Sipas Universitetit të Cambridge, masturbimi duhet të jete me masë as shumë jo por edhe të mos masturbosh fare është e dëmshme.


 
Veröffentlicht : 02/08/2009 9:42 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Sam Esquibel, brenda trurit te femijes gjenden kembe

Kirurget zbulojne se “tumorit ne tru” i femijes eshte ne fakt nje kembe njeriu e vogel dhe disa pjese trupi te tjera

Pervec kembes, brenda kokes se Sam Esquibel gjate operiacionit, u gjeten gjithashtu edhe nje nje pjese dore e formuar pjeserisht. Nje skan MRI tregoi se femija tre ditesh kishte nje tumor ne koke dhe ishte ky shkaku i operacionit

Pas operacionit mjeket mesuar se cfare nuk shkonte me femijen. Dr. Paul Grab thote se “dukej sikur nje femije por lindte nga truri.. te gjesh nje strukture kaq te formuar si kjo eshte thjesht e padegjuar ndonjehere”

Mjeket akoma nuk kane rene dakort se cfare donin ato pjese trupi ne koke por spekulohet te kete qene nje “fetus-brenda-fetus” – nje parregullsi qe ndodh kur nje femije fillon te zhvillohet brenga trupit te binjakut te tij.

Sam eshte duke u sheruar ne shtepine e tij ne Kolorado pas operacionit qe u be ne Tetorin e kaluar por i duhet te nenshtrohet kontrolleve mujore te kancerit.

“sikur te mos kishte shenjen o operacionit, askush do te dinte se cfare ka kaluar Sam” – thote e jema


 
Veröffentlicht : 02/08/2009 9:44 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Dergimi i kalamajve ne kopesht ul rrezikun e leukemise

Nje analize e 14 studimeve te fundit nxjerr ne pak se femijet qe shkojne ne kopesht kane 30% me pak shance qe te kene leukemi. Analiza forcon idene qe femijet qe ekspozohen me infeksionet e zakonshme ne fazat e para te femijerise, fitojne imunitet nga semundjet.
Studimi u paraqit tek konferenca “Shkaqet dhe parandalimi i Leukimise tek femijet”, e zhvilluar ne Londer.

Si shpjegohet qe femijet qe rriten ne grupe sociale kane me pak shance per tu semurur?

Ky fakt eshte verejtur ne shkalle me te medha ne rastet e azmes apo diabetit, femijet qe rriten ne grupe qe te vegjel ekspozohen me infeksione dhe sistemi i imunitetit forcohet. Femijet qe rriten ne izolim ne ambjente “sterile”, kane nje sistem imunitar qe nuk eshte stervitur dhe kesisoj mbetet me pak i zhvilluar.


 
Veröffentlicht : 02/08/2009 9:45 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Marrja e te ftohtit eshte e lidhur me mungesen e gjumit

Sipas nje studimi te koheve te fundit, ata persona qe flene me pas se shtate ore kane 3 here me shume shance per te marret te ftohte se ata qe flene me shume se tete ore. Te rriturit qe shpenzojne nje kohe te madhe duke u kthyer e rrotulluar ne krevat jane akoma me te dobet persa i perket marrjes se te ftohtit.
Sheldon Cohen Profesor psikologjie ne universitetin e Pittsburg thote se : “sa me pak te flesh aq me keq e ke ”

Doktor Cohen eksperimetoi me 153 meshkuj dhe femra te shendetshme nga mosha 21 deri ne moshen 55, duke kontrolluar sasine dhe cilesine e gjumit te secilit.

Eksperimenti u krye ne nje kat te izoluar te nje hoteli dhe pjesemarsit u infektuan me nje sasi te kontrolluar te rhinovirus (virusi qe shkakton te ftohtin) me pika ne hunde.

Eskperimenti vuri ne dukje se pjesa me e madhe e pacienteve qe kishin bere gjume te plote nuk u semuren apo e kaluan te ftotin me shume me pak simptoma se pacientet qe nuk kishin bere gjume te sakte.

Shketesimet e pagjumesise mund te ndikojne ne balancimin e kitokines dhe histamines, te cilat luajne nje rol ne infeksione dhe reaksione alergjike.

Diana Lauderdale, e cila gjithashtu kreu nje studim midis lidhjes se pagjumesise dhe depozitimit te kalciumit ne arterie, gje qe mund te sjelle probleme me zemren thote se ky studim tregon dhe njehere qe jo vetem numri i oreve qe kalojme ne gjume eshte i rendesishem por edhe cilesia e ketij gjumi eshte eshume i rendesishem.

“Ky fenomen eshte verejtur nga te gjithe, psh kur je student edhe rri gjithe naten duke studiuar, apo kur nje femije rri gjithe naten pa gjume ne 36 oret e ardhshme semuret ”


 
Veröffentlicht : 02/08/2009 9:45 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Marihuana mund te ndaloje perhapjen e kancerit te gjirit.

Duke u bazuar ne eksperimentet e shkencetareve te CPMCRI (California Pacific Medical Center Research Institute) nje perberje kimike e gjetur tek Marihuana mund te ndaloje perhapjen e kancerit te gjirit. Shkencetaret jane duke shpresuar qe CBD (emri i substances e cila gjendet tek Cannabis Sativa) te kthehet ne nje alternative jo toksike e kimoterapise.
Dr. Sean D. McAllister shefi i kerkimeve tek CPMCRI thote qe “per momentin kemi vetem disa menyra te kufizuara per te luftuar kancerin, si puna e kimoterapise e cila eshte efektive por toksike per trupin dhe shume e veshtire per pacientet. Kjo perberje kimike ofron shpresen e trajtimit ne menyre jo-toksike dhe arritjen e rezultatit pa patur efekte anesore.”
Shkencetaret kane verejtur se CBD bllokon genin Id-1, i cili mendohet te jete pergjegjesi i perhapjes se kancerit ne menyre agresive ne gjithe trupin prej vatres se tij.
NJe tjeter shkencetar i CPMCRI, Dr. Pierre-Yves Desprez thote qe ” E dime qe geni Id-1 eshte njeri prej rregullatoreve kryesore ne perhapjen e kancerit te gjirit. Gjithashtu dime qe ky gen gjendet ne nivele te larta edhe ne forma te tjera te kancerit. Ajo cfare eshte me e rendesishme ne kete studim eshte qe ne qofte se CBD arrin te bllokoje perhapjen e kancerit te gjirit atehere mund te bllokoje dhe perhapjen e kancereve te tjere si psh ai i trurit apo i zorreve ose i prostatit.”

Duke krahasuar CBD-ne me disa perberje te tjera te cilat gjenden tek marihuana si psh THC, e cila perdoret ne disa forma te tjera mjekimi, shkencetaret thone qe ajo nuk ka veti psikoaktive, qe do te thote se perdorimi i saj nuk eshte duke shkelur ligjet e ndonje shteti. Sidoqofte, ata thone qe nuk ju rekomandohet te semureve me kancer gjiri te pine marihuana. Sasite e CBD-se te marra gjate pirjes nuk jane te mjaftueshme.


 
Veröffentlicht : 02/08/2009 9:47 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Kanceri i Lekures (Skin Cancer)


Kanceri i lekures (skin cancer)
Kanceri i lekures eshte nje rritje malinj (eng. malignant) ne lekure dhe mund te kete shkaqe te ndryshme. Kanceri i lekures zakonisht zhvillohet ne epiderme (eng. epidermis) e cila eshte shtresa me e jashtme e lekures dhe zakonisht tumori shihet qarte. Kjo i ben qe shumicen e kancereve te lekures te jene te kapshme ne fazat e zhvillimit te pare. Jane 3 lloje te zakonshme dhe secila merr emrin nga llojet e qelizave te lekures ne te cilat zhvillohet. Kanceret e shkaktuara nga rrezet UV mund te parandalohen nga evitimi i ekspozimit te tepert ne diell ose ne rrezet UV, dhe nga veshje mrojtese kundra diellit. Gjithashtu perdorimi i kremit kunder diellit eshte i rekomanduar shume nga organizatat mjekesore si nje mase per te ndihmuar per tu mbrojtur nga kanceri i lekures. Njerezit te semure me kancer te lekures ne shumicen e rasteve jetojne, shum perqindje e ulet vdesin.

3 llojet me te njohura jane:

1.basal cell carcinoma (BCC)
2. squamous cell carcinoma(SCC)
3.malignant melanoma
Disa lloje te tjera me te rralla jane : dermatofibrosarcoma protuberans, merkel cell carcinoma, kaposi’s sarcoma.
Faktoret e rrezikshem te kancerit te lekures:
Ekspozimi i tepert ndaj rrezeve UV ( ultraviolet) shkakton demtimin e ADN-se (eng.DNA) e cila rezulton ne kancer. Mos ekspozoni vehten ne diell nga 10 e mengjesit deri ne 4 pasdite sepse ne kte kohe rrezet e diellit jane me te rrezikshme. Gjithashtu dhe sallonet e ndryshme qe perdorin rreze artificiale ose sic njihen ndryshe Tanning Beds, jane gjithashtu te rrezikshme dhe jane te lidhura me kancerin e lekures. Meqe tanning beds shkaktojne demtin indirekt te DNA, perdorimi i tyre eshte i lidhur me kancerin e lekures me vdekjeprures i cili eshte Malignant Melanoma.
Gjithashtu duhet patur kujdes te shikoni plaget ne lekure qe nuk sherohen, sidomos djegiet. Kur nje plage nuk sherohet ato mund te zhvillohen ne llojin e kancerit te quajtur Squamous Cell carcinoma.
Ne kancerin e lekures ka te beje dhe predispozicioni gjenetik duke perfshire dhe CMNS “congenital melanocytic nevi syndrome” e cila eshte e karakterizuar nga prania e “nevi” ose nishaneve te cilat jane madhesi te ndryshme dhe qe shfaqen ne ose brenda 6 muajve pas lindjes. Nishanet qe jane me te medhenj se 20mm jane ne rrezik me te madh per tu bere kanceroze. Kur shihni qe nje nishan tuaji ndryshon forme apo madhesi, duhet kontrrolluar menjehere tek dermatologu. Zakonisht nishanet qe behen kanceroze nuk jane ne forme te rrumbullaket sic jane nishanet e zakonshem. Meqenese faktori kryesor i kancerit te lekures eshte ekspozimi i tepert tek rrezet e demshme UV, keshillohet qe te lyeni me krem gjithmone para se te dilni jashte me SPF 50 dhe te lyeni cdo 2 ore pasi te keni bere not.

Disa nga simptomat:

Basal cell carcinoma zakonisht duket si kokerr e lemuar e rritur ne pjesen e lekures qe ekspozohet me shume ne diell ( koke, qafe ose supa) Ndonjehere mund te shihen dhe damare gjaku tek tumor-i. Ngaterrohet shume here me nje plage ne lekure qe nuk sherohet. Shpeshhere zhvillohet rrjedhje gjaku ne qender te tumor-it dhe lekura behet si me kore.
Squamous cell carcinoma eshte zakonisht si nje pjese e kuqe, e trashe, si tip luspe ne lekure. Mund te kete rrjedhje gjaku apo shnderrim ne ulcer (eng. ulceration). Kur nuk kurohet zakonisht perhapet ne nje mase te madhe.
Melanoma eshte kur ne lekure dallohet nje pjese qe eshte ngjyre kafe ose e zeze. Zakonisht zmadhohet, ndryshon forme, dhe ngjyre. GJithashtu nishanet qe jane ngjyre te erret kur zmadhohen, krruhen, rrjedhin gjak, shkaktojne dhimbje apo dhe kur shfaqet nje nishan i ri kur je i rritur, duhen te konsultohen menjehere tek mjeku.

Kurimi
Kurimi eshte zakonisht me operacjon qe perfshin heqjen e pjeses se infektuar dhe duke qene te sigurt qe anet te mos jene te infektuara me qelizat kanceroze. Kur kanceri ka leshuar metastaza dhe operacjoni nuk eshte i mjaftueshem perdoret dhe chemotherapy-ja


 
Veröffentlicht : 02/08/2009 9:56 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

5 gjera te thjeshta qe mund te ulin rezikun e kancerit te gjirit

Shkaqet e kancerit jane te shumta dhe disa prej tyre nuk mund ti ndryshosh dot, megjithate jane disa gjera qe ulin shancet e ketij kanceri ose te pakten jane pozitive per ndalimin e shfaqjes se kancerit ne moshat e reja.

1. Kufizojeni vehten ne 1-3 pije alkolike ne jave
2. Beni ushtrime fizike 3 here ne jave. Perpiquni qe rrahjet e zemer te jene mbi ate normalen te pakten per 20 minuta.
3. Kujdesuni qe te keni nje peshe trupore te arsyeshme ose deobesohuni po te jeni mbipeshe. Nje sdudim i fundit i Universitetit te Teksasit tregon qe femrat mbipeshe kane nje mbijetese me te vogel ndaj ketij kanceri si dhe nje forme me agresive te tij.
4. Beni nje vete-egzaminim te gjoksit cdo muaj. Mund te kapni kokrrat ne gjoks para mamogramit. Sa me shpejt te kapet kanceri i gjoksit aq me te mira shancet e kurimit me sukses.
5. Grate mbi 40 vjec duhet te bejne mamogram cdo vit.


 
Veröffentlicht : 02/08/2009 9:57 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Masturbimi dhe Kancerit i Prostatit tek meshkujt në moshë të re

Universiteti i Nottingham ne Angli ka zbuluar një lidhje midis “masturbimit te tepruar” tek meshkujt me moshë të re, dhe kancerit të prostatit. Të rinjtë në moshë deri në 30 vjeç qe masturboje rregullisht janë në rrezik më të madh për tu sëmurur nga kanceri i prostatit, ndërsa meshkujt mbi 50 vjeç që masturbojnë kanë më pak shance për tu sëmurur.

Nivelet e larta të hormoneve të meshkujve mund të jenë shkaku i kancerit të prostatit. Më shumë masturbim do te thotë më shumë hormone te leshuara. Kjo gjë është e vërtetë tek te rinjtë, të cilët normalisht kanë një nivel hormonesh seksuale më të lartë se ata mbi 50 vjeç. Diçka e çuditëshme u vërejt ne studim, sasia e seksit nuk ndikon tek kanceri i prostatit, pra vetem masturbimi i tepert tek te rinjte rrit shancet per kancer prostati me 79%.

Tek meshkujt mbi 50vjeç masturbimi ul shancet e kancerit te prostatit. Kjo gje mund te shpjegohet me faktin se gjate masturbimit meshkujt mund te jene duke nxjerre jashte lengje te prostatit qe mund te shkaktojne kancer dhe masturb imi ne kete rast është duke i mbrojtur. Tek 50+ vjecaret masturbimi ulte shancet e kancerit te prostatit me 70%.

Sigurisht sasia e masturbimit eshte relative. Në qoftë se një mashkull masturbon shpesh mund të jetë thjesht nje mbingarkim me hormone seksuale.

Tek studimi, “masturbim i tepruar” tek 20-vjeçaret ishte 3 deri ne 7 here ne jave krahasuar me moshataret e tyre qe raportuan masturbim me pak se një herë në muaj.

Tek 50 vjecaret “masturbim i tepruar” ishte një ose më shumë herë në javë në krahasim me moshatarët e tyre që raportuan se nuk masturbonin kurrë.

Sipas Universitetit të Cambridge, masturbimi duhet të jete me masë as shumë jo por edhe të mos masturbosh fare është e dëmshme.

Me se pari ka shum me siguri qe nuk din qka eshte Prostati

qfarë është prostati?
Është një organ që ndodhet tek meshkujt nën fshikëzën e urinës. Peshon rreth 18-20 gram. Lënda që prodhon përbën rreth 10-20 % të spermës dhe i ruan qelizat e këtij lëngu nga infeksionet në vaginë dhe bën spermën më likuide 20-30 minutat e para.

Çfarë është zmadhimi i prostatit?

Tek të rrinjtë prostati është sa një kokërr are kurse rreth moshës 40-50 vjeç ai fillon e zmadhohet. Në fillim kjo nuk krijojn asnjë problem por me kalimin e kohës zmadhimi ushton presion mbi rrugët urinare. Fillon kështu problemi i ngritjes shpesh herë natën për urinim dhe po ky problem shfaqet dhe gjatë ditës. Një natë pa gjumë krijon probleme të nesërmen gjatë aktiviteteve të ditës. Gjithashtu edhe shpejtësia apo forca e urinimit fillon e pakësohet. Personi sforcohet në nxjerrjen e urinës apo pasi e ka mbaruar atë ndjen sikur ka ende për të bërë ose ajo pjesë që ka mbetur fillon e del në fomë pikash.

Ja 7 pyetje për shenjat e sëmundjeve të prostatit:

A prisni apo vështirësoheni në nxjerrjen e urinës?
A është pakësuar shpejtësia apo forca e urinimit?
A ju ndodh që urina të dali pika pika?
A ndjeni sikur edhe pas mbarimit ju ka ngelur ende urinë?
Sa herë ngriheni natën për urinim?
A e ndjeni të nevojshme gjatë ditës daljen çdo dy orë ose më shpesh?
A ndjeni një urgjencë për bërjen e urinës (mezi e mbani)?

Zmadhimi i prostatit zakonisht nis si një tumor i mirë i cili përveç problemeve sociale që përmendëm nuk shkakton gjë tjetër. Megjithatë edhe këto shqetësime nga personi në person klasifikohen në tre grupe. Të lehta, mesatare dhe të lehta. Ky klasifikim bashkë me disa analiza si p.sh analizat e gjakut apo biopsia me shiringë e prostatit ndihmon në caktimin e kurës me ilaçe apo me ndërhyrje kirurgjikale si dhe në vëzhgimin e pacientit.
Këshillohet që pas moshës 50 vjeç çdo mashkull i cili i ka apo jo këto shenja të vizitohet një herë në vit tek mjeku urolog. Bile ata të cilët kanë ose kanë patur tek ndonjë i afërm i tij kancer prostati mirë është që këto vizita ti fillojnë që 45 vjeç.

Përveç këtyre dy sëmundjeve (zmadhimi i prostatit dhe tumori i keq i tij) ka dhe një sëmundje tjetër e quajtur prostati kronik që shfaqet zakonisht tek të rinjtë. Disa nga shenjat e tij janë të urinuarit e shpeshtë, dhimbje përgjatë rrënjës së penisit drejt pjesës së prapme, djegie gjatë ejakulimit (derdhjes së spermës) etj. Nëse në këtë mes shkaktar janë mikrobet do të duhet të përdoren antibiotikët për një kohë të gjatë.

Kanceri i prostatit (karcinoma e prostatit= i keq) është i dyti në radhitje pas atij të mushkërisë. Zakonisht është një sëmundje e pleqërisë.

Cilët janë faktorët e rrezikut ?

Mendohet të ketë tre faktorë kryesor :

1) Mosha.
2) Gjenetika (të paturit në familje e shton rrezikun për tu prekur).
3) Raca (sidomos zezakët)

Mendohet se dhe ushqimet me shumë yndyr janë rrezik gjithashtu edhe një lëndë e quajtur kadmium (tek punonjësit e fabrikave të llastikut p.sh ku përdoret kjo lëndë % e kancerit janë më të larta).
Edhe një gen i zbuluar kohët e fundit luan një rol të rëndësishëm sidomos tek rastet familjare apo tek ata ku kanceri është shfaqur herët në rini. Ai gen është HPC-1 që gjendet në kromozomin e parë.
Edhe hormoni seksual mashkullor testesteroni luan një rol të rëndësishëm në prostat dhe i rrit qelizat e prostatit por nuk ka dhe aq kërkime sa duhen rreth tij dhe rolit që mund të luaj tek kanceri. Megjithat një dihet dhe ajo është që kanceri nuk shfaqet tek ata që nuk e prodhojnë këtë hormon.


 
Veröffentlicht : 04/08/2009 11:09 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se ndikimet negative në spermë, të shkaktuara nga papastërtia e ambientit ose shprehitë e pashëndetshme, siç është pirja e duhanit ose konsumimi i tepërt i alkoolit, mund të trashëgohen në shumë gjenerata.
Është zbuluar se roli i babait ka ndikim më të madh në shëndetin e fëmijës së tij, sesa është menduar deri tani. Për këtë arsye meshkujt duhet kenë kujdes të madh, sepse shprehitë e këqija nuk i dëmtojnë vetëm ata, por edhe pasardhësit e tyre.


 
Veröffentlicht : 04/08/2009 11:21 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Molekulë kundër kancerit

Një molekulë e re kundër kancerit të kockës

Një grup shkencëtarësh në Australi thotë se ka bërë një zbulim në mënyrën e trajtimit të kancerit në kockë. Ky lloj kanceri i quajtur Osteosarkoma prek kryesisht të rinjtë. Shkencëtarët në Australi thonë se një molekulë e panjohur më parë në kërcin e rritjes mund të frenojë përhapjen e kancerit të kockës.

Shkencëtarët në laboratorin e spitalit Saint Vincent në Melburn kanë zbuluar një armë të re në luftën kundër kancerit të kockës. Kirurgu ortoped Piter Çong shpjegon se kanceri i kockës apo osteo-sarkoma prek kryesisht njerëzit në moshë të re, periudhë kur kocka rritet e formohet. Ky lloj kanceri shfaqet kur qelizat që kanë arritur fazën e plotë të zhvillimit nuk u përgjigjen sinjaleve për të mos u rritur më. Kështu ato vazhdojnë të rriten dhe kjo shkakton kancer. Osteo-sarkoma, nga një pikë e vogël shpesh përhapet në mbarë kockën e pastaj kalon në muskuj. Por kur ky kancer godet një shtresë të hollë kërci, ai duket se ndalet. Doktor Çang thotë se gjatë kërkimeve ata zbuluan që kërci përmbante një molekulë që frenon përhapjen e qelizave kanceroze. Ai thotë se studimet tek kafshët në laborator tregojnë se ky zbulim i ri mund të krijojë mundësi për një trajtim të efektshëm të sëmundjes. Në fakt ky lloj trajtimi ka ndryshuar jetën e të paktën të sëmuri. Mark Naper kishte një gungë në gjurin e tij që kur u diagnostikua doli se ishte osteo-sarkomë, kancer në kockë. Pas 6 muajsh trajtimi me kimoterapi dhe operacion, ky pacient tashmë është rimëkëmbur. Ai thotë se e ndjen vetem mirë dhe është kthyer në jetën normale. Gjatë viteve të fundit, cilësia e jetës së pacientëve me oeste-sarkomë është përmirësuar dukshëm, por në 25 përqind të rasteve, pacientët me këtë sëmundje vazhdojnë të mos reagojnë ndaj metodave të deritanishme të trajtimit. Shkencëtarët besojnë se zbulimi i ri i mjekëve australianë do të ndryshojë për të mirë jetën e të sëmurëve me këtë lloj kanceri.

Metodë e re kirurgjike

Kohët e fundit, Maria Viruet iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tëmthit. Mjekët e operuan atë nëpërmjet vrimës së kërthizës. Mjeku Paul Kurçillo thotë se kjo metodë e re operimi nuk sjell asnjë rrezik, nuk shkakton asnjë dhimbje, pasi kirirgu nuk përdor asnjë lloj bisturie. Pas hapjes së kërthizës, kirurgu përdor një lloj instrumenti që mund të lëvizë si një dorë kirurgu, duke eleminuar kështu përdorimin e mjeteve laparoskopike pak të manovrueshme. Mjekët po e përdorin metodën e operimit nëpërmjet kërthizës për heqjen e tëmthit, riparimin e gjendrave të dhjamit, histerektomi dhe ndërhyrje në shtyllën kurrizore.

Studime për trajtimin e traumave në tru

Shkencëtarë amerikanë të laboratorëve të mbrojtjes dhe të sektorit privat po bashkëpunojnë për të krijuar mjete më të mira mbrojtëse për civilë e ushtarë.

Këtë lojtar futbolli janë pjesmarrës në një studim. Helmetat e tyre janë pajisur me ndjesorë të posaçëm që vëshgojnë dhe regjistrojnë efektet e goditjeve. Doktor Tom Guduin pranë kolegjit të Virxhinias thotë se ndjesorët për rreth helmetës regjistrojnë forcën e goditjes dhe drejtimin që shpërndahet ajo. Në këtë mënyrë ekspertët mund të shohin se cila pjesë e trurit preket më shumë nga goditjet.

Në studim marrin pjesë edhe ekspertë të Pentagonit. Shefi i shttabit të ushtrisë, Xhorxh Kejsi thotë se tani po kryhen eksperimente me helmetat e pajisura me ndjesorë të vendosura në kokën e mostrave në laborator. Ekspertët masin tronditjen e shkaktuar në kokën, pastaj të dhënat e regjistruara kalohen në kompjuter për të parë efektet e goditjeve në tru.

Helmeta me ndjesorë vazhdojnë të perfeksionohen dhe është planifikuar që ato të fillojnë të përdoren këtë vit në Irak e Afganistan. Kjo pllakë është një tjetër pajisje për të matur drejtpeshimin, që njeriu shpesh humbet kur goditet në kokë. Neurologu Tomas DeGravo e përdor këtë pajisje për të matur përpjestimin e përhapjes së goditjes në tru.

Kudo që ndodh lëndimi, në fushëbetejë a në fushën e sportit, këto pajisje do t’i lejojnë mjekët të përcaktojnë me shpejtësi mënyrën më të mirë të trajtimit për viktimat e traumës.

Testosteronet në formë tabletash, të paefektëshme

Një studim tregon se marrja e testosteroneve nuk i ndihmon burrat e moshuar për t’u bërë më të fortë e më të shkathët. Në Shtetet e Bashkuara, qindra mijëra të moshuar marrin testosteron në formë tabletash duke shpresuar për forcimin e muskujve e të kockave dhe për një jetë cilësore.

Ndërsa burrat moshohen, niveli i hormonit testosteron në gjak pakësohet. Shkencëtarët pranë qëndrës mjekësore të universitetit Utrecht në Holandë, kryen kohët e fundit një studim për të parë nëse marrja e këtij hormoni në formë tabletash mund t’i ndihmojë ata në përmirësimin e gjendjes fizike.

Mjekja Mariel Emelot Vonk thotë se qëllimi i studimit ishte për të parë nëse testosteroni ndihmon për parandalimin e shenjave të plakjes. Në studim u përfshinë 207 burra të moshës 60-80 vjeçare të cilëve iu dhanë testosteron në formë tabletash për 6 muaj. Mjekja Ivone van der Shoun, një prej autoreve të studimit thotë se shpresohej që testosteroni do të ndihmonte në uljen e shtresave të dhjamit në bark. Por gjatë studimit nuk u vu re një pakësim i tillë. Shkencëtarët panë se niveli i kolesterinës së mirë u pakësua tek burrat që merrnin testosteron. Në përgjithësi, studimi tregoi se marrja e testosteronit në formë tabletash nuk sillte ndonjë të mirë për shëndetin, prandaj shkencëtarët dolën me rekomandimin që ai të mos përdoret. Mjekja Emelot Vonk thotë se ka plot mënyra që burrat e moshuar mund të përdorin për të shftuar fuqinë, përmirësuar funksionin mendor e mposhtur plogështinë. Këto mënyra janë ushtrimet fizike e ushqimet e shëndetshme.


 
Veröffentlicht : 04/08/2009 1:23 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Kanceri e ka bazën në psikikë

Kanceri e ka bazën në psikikë?!
"Do të vjen koha kur sëmundja do të konsiderohet si marrëzi, sepse njeriu, më në fund, do ta kuptojë se ajo shkaktohet nga ndikimet e mendimeve negative".

Vilihem von Humboldt

▪ Si sëmundje psikosomatike konsiderohet çrregullimi i strukturës organike dhe funksionale të trupit fizik, e që shkaktari i vërtetë i këtij çrregullimi e ka prejardhjen psikike. Thënë thjesht, sëmundja është çrregullim që shprehet në një pjesë apo në tërësinë e trupit fizik, me bazën e gjenezës mentale të saj.

Deri para disa kohe, mjekësia ortodoksale sëmundjen dhe procesin e shërimit të saj e ka studiuar në frymën e ndryshimeve fizike, kimike, fiziologjike dhe hormonale. Roli i të sëmurit, vijat e personalitetit dhe proceset e ndërvetëdijes psikike, janë mohuar kategorikisht, si diçka joshkencore. Fal hulumtimeve më të reja të bëra në këtë drejtim, gjithnjë e më tepër po dëshmohet se prejardhja e shumë sëmundjeve që ne i njohim sot, nuk është aty sikurse është përvetësuar gjer më tani, por ato e kanë gjenezën diku më thellë, në pjesën mentale të tërësisë funksionale të qenësisë sonë.
Shpesh, rezultatet e arritura nga këto hulumtime, kalkulohen edhe me shifra statistikore, të cilat shprehen në raport: 70 me 30 për qind, në dobi të bazës psikike të prejardhjes së tyre.

Pa marrë parasysh disponimin e medicinës bashkëkohore, e cila, nën presionin permanent të këtyre të dhëna më të reja, obligohet t'i nënshtrohet realitetit të ri, idetë mbi gjenezën mentale të sëmundjeve të ndryshme, nuk janë të reja. Ato i hasim që nga kohërat më të lashta të civilizimeve të hershme. Pa dashur të hyjmë në prezantimin retrospektiv të kësaj historie, të ndalemi në kohërat paksa më të reja. Në fund të shekullit XIX, për herë të parë me një metodë më të organizuar hulumtuese, prejardhjen mentale të shumë sëmundjeve organike dhe mundësisë psiko-terapeutike të shërimit të tyre, e ka konstatuar farmacisti i njohur francez, EMIL KUE (1857-1926). Nga shumë shkrime të botuara nga kjo lëmi, në opinion është e njohur preferenca e tij e famshme dedikuar pacientëve të vetë:

"Mësohuni që ju vetë ta shëroni veten. Këtë mund ta bëni. Unë personalisht deri më sot ende askënd nuk e kam shëruar. Ftoni në ndihmë aftësitë e brendshme që t'ju shërbejnë nevojave tuaja shpirtërore dhe fizike. Ato do të jenë këtu, do t'ju ndihmojnë dhe ju do të jeni të shëndoshë dhe të lumtur". Zbulimi i fuqisë shëruese psikike të autosugjestionit nga Kue, sikur e thoshte edhe vetë, ishte i rastësishëm. Sa punonte në barnatoren personale, erdhi një njeri dhe kërkoi nga ai një barë që me rregulla ligjore mund të jepej vetëm me recetë të mjekut. Për të mos e refuzuar, Kue ia dha një shishe me ujë të distiluar, duke e bindur se ky është bari më i mirë dhe e porositi ta përdor sipas rekomandimit. Pas një jave, i njëjti njeri, por tani i shëruar, e falënderoi farmacistin, duke i thënë se bari ka ndihmuar shumë.
Pas shumë rasteve të suksesshme të shërimit praktik, Kue thellohet në hulumtimin më të thuktë të këtij fenomeni, dhe, më në fund, themelon metodën e vetë origjinale psikike të quajtur "shërimi përmes autosugjestionit", e cila, edhe sot e kësaj dite, nga psikologjia dhe psikiatria bashkëkohore, pranohet si metodë efektive e quajtur "placebo-efekti".

Termi PSIKOSOMATIKE e ka prejardhjen e vetë prej dy fjalëve të gjuhës greke: "psiko", që do të thotë mentale, apo shpirtërore dhe "somatike", diçka që i referohet organizmit.

Përveçse nga medicina bashkëkohore, e cila kohën e fundit, edhe zyrtarisht e pranon prejardhjen psikosomatike të shumë sëmundjeve, njëra ndër shkollat ezoterike më të zëshme Perëndimore, që fuqimisht e mbështet këtë tezë dhe jep shembuj konkretë praktik në këtë drejtim, është DIANETIKA:

Sipas Dianetikës, çdo sëmundje ka dy mundësi të prejardhjes së saj: e para, nën ndikimin e faktorëve të jashtëm të shkaktuara nga bakteret dhe viruset, dhe e dyta, psikosomatike, që e ka bazën e shkaktarit psikik. Sipas saj, nga lista e madhe e sëmundjeve të evidentuara deri më sot, numri më i madh i tyre e ka prejardhjen psikosomatike. Artriti (pezmatimi i nyejve), dermatiti (sëmundje e lëkurës), alergjitë e ndryshme, astma (sëmundje e organeve të frymëzënies), disa vështirësi të qarkullimit të gjakut, shqetësimet e syve, bursisti (pezmatimi i nyejve të gjurit), ulcera (të thatit në lukth), sinusiti (kallja e sinuseve) etj., janë disa prej sëmundjeve të shumta që konsiderohen me prejardhje psikosomatike.

Duke bërë eksperimente me shumë pacientë, të cilët më parë, pa sukses, ishin trajtuar me terapi konvencionale farmakologjike, rezultatet e arritura me metoda mentale, ishin, vërtet, fascinante. Andaj, Dianetika, si një njohuri alternative në avancim, përveç kontributit teorik, ka ndërtuar edhe shumë metoda praktike terapeutike, të cilat kanë treguar efekte të shkëlqyeshme, si në drejtim të veprimit preventiv-parandalues të sëmundjes, ashtu edhe të trajtimit të drejtpërdrejtë të saj


 
Veröffentlicht : 04/08/2009 1:25 p.m.
Teilen: