Hiperplazia gingivare në më të shumtën e rasteve paraqitet si pasojë e marrjes për një kohë të gjatë e disa ilaçeve të caktuara, të cilat mund ti ndajmë në tre grupe kryesore:
1. Imunosupresivët,
2. Antikonvulzivët,
3. Kalçi bllokuesit.
Tek pacientët që marrin të tilla ilaçe, hiperlazia gingivare do të paraqitet të paktën 4 (katër) muaj pas fillimit të terapisë dhe atë në një përqindje të madhe nga 20 deri në 70%. Pamja në ekzaminim klinik do të prishet në varësi të dozës dhe kohëzgjatjes së terapisë me ilaçet e sipër përmendura.
Hiperplazia e madhe e cila ka kapur gjithë sektorin interkanin.
Grumbullim i gurëzave dhe pllakës bakteriale.
Mekanizmat që do të mund të shpjegonin zhvillimin e këtyre ndryshimeve, të cilat ndodhin pas marrjes së këtyre ilaçeve, nuk janë plotësisht të njohura. Ekzistojnë disa teori të pranueshme mbi shfaqjen e hiperplazisë gingivare. Sipas teorisë së parë mendohet se fibroblastet e gingivës krijojnë një formë inaktive të kolagjenazës, e cila çon në rritjen e volumit të gingivës sepse vjen deri te prishja e ekuilibrit të krijimit dhe ndërtimit të kolagjenit. Teoria e dytë mendon se shkak mund të jetë një përgjigje imunologjike e vonuar ndaj pllakës bakteriale. Ndërsa teoria e tretë mendon të jetë shkak i rritjes së ndjeshmërisë së fibroblasteve ndaj terapisë medikamentoze.
Gjysma e faqes labiale (vestibulare) e mbuluar me hiperplazi gingivare.
Zakonisht grupet më të rrezikuara nga kjo patologji janë pacientët e ndikuar nga terapia me imunosupresivë, pastaj janë adoleshentët, tek të cilët rritja e oshilacioneve apo prishja e ekuilibrit të hormoneve të jashtme çon në një përgjigje të vonuar dhe anormale imunologjike të fibroblasteve. Faktorë gjenetik gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e kësaj patologjie, që është shumë evidente tek dëmtimet e trashëguara familjare të shkaktuara nga hiperplazi gingivare idiopatike.
Hiperplazinë gingivare nga ana morfologjike e përbëjnë dy komponente indore: ind fibroz, i cili është pasojë e marrjes së ilaçeve, e shkaktuar nga përgjigja ndaj pllakës bakteriale. Në literaturë dhe studime të ndryshme pllakës batkeriale i jepet një rëndësi e veçantë si shkaktari kryesor i hiperplazisë gingivare, ndërsa në disa studime të tjera mendohet që hiperplazia gingivare të jetë pasojë e paaftësisë së pacientëve për të mbajtur higjienë të rregullt orale nga një gingivë hipertrofike.
TERAPIA
Gingivë hipertrofike me ngjyrë të kuqe të zbehtë.
Terapia e pacientëve konsiston në ndërhyrjet jokirurgjikale në të cilat, në marrëveshje me mjekun, zgjidhet ose bëhet ndryshim efektiv i ilaçit që ka shkaktuar hiperplazinë me një ilaç tjetër të të njëjtit specter. E nevojshme është të kontrollohet dhe të pastrohet pllaka dentare, sepse është faktuar tashmë që në pacientë me higjenë të mirë të gojës, në të cilët është praktikuar me rregull pastrimi i pllakës dentare te mjeku stomatolog, është zvogëluar ndjeshëm mundësia e paraqitjes së hiperplazisë gingivare.
Ndërhyrja kirurgjikale do të ndërmerret tek pacientët me hiperplazi gingivare, të konstatuar nga një pasqyrë e qartë klinike, edhe pas ndërrimit të terapisë medikamentoze. Të tilla raste zgjidhen me ndërhyrje kirurgjikale ne paradont: Gingivoektomi ose Operacion (Incizion).
1. Gingivoektomia është ndërhyrje e thjeshtë dhe e shpejtë, por e cila rrezikon një paraqitje të dytë dhe mund të provokojë hemorragji postoperative. Ajo është një zgjidhje e mirë për regjione (sektore) të vogla, më së shumti deri në gjashtë dhëmbë, ku nuk ka humbje të dukshme kockore dhe të mbulesës epiteliale. Me operacion lihet të paktën 3 mm ind i keratinizuar në drejtimin apiko-koronar të dhëmbit, në mënyrë që të mund të ruhet sasi e nevojshme e mbulimit gingivar. Për arsye estetike, me gingivoplastikë u japim formë kontureve të papilave, formë kjo e gingivës së shëndoshë.
2. Në rastin e sektorëve më të mëdha me gingivë hipertrofike, këshillohet të bëhet incizion paradontal, në sektor me më shumë se gjashtë dhëmbë, sektor me humbje të fortësisë dhe qendrueshmërisë shkaktuar nga humbja kockore,
Okluzioni i pacientit
ku gingivoektomia do rezultonte me heqjen e gjithë epitelit keratinizues me pasojë probleme mukogingivale. Ky lloj incizioni pakëson mundësinë e hemorragjisë postoperatore dhe të dhimbjes pas operacionit. Kërkohet kujdes i madh gjatë planifikimit dhe gjatë ndërhyrjes sepse gingiva e hipertrofizuar është e furnizuar goxha shumë më gjak dhe pakësohet mundësia për ndërhyrje komode në një fushë të thatë dhe pa gjak.
PERFUNDIMI
Për arsye funksionale dhe estetike tek pacientët me hiperplazi gingivare, terapia duhet udhëhequr në bashkëpunim me mjekun e tyre. Nëse është fjala për hiperplazi të shkaktuar nga marrja e ilaçeve, më së miri është të gjejmë një zgjidhje jokirurgjikale. Vendimin mbi ndërhyrje të mundshme kirurgjikale e marrim në bazë të vlerësimit të gjendjes orale për secilin pacient në veçanti. Qëllimi i gingivoektomisë, gingivoplastikës dhe incizionit paradontal është rikthimi i gjendjes funksionale dhe estetike në gojën e pacientit. Shëndeti paradontal është mirë të
Me pastrimin preoperativ të grumbullimeve (depozitave) të pllakës dentare janë arritur rezultate te dukshme.
mbahet me kontrolle të shpeshta të pllakës dentare dhe me pastrime periodike të depozitimeve të ndryshme supragingivale (mbi gingivë), në mënyrë që të evitojmë shfaqjen e recidivave