Benachrichtigungen
Alles löschen

Diabeti

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
679 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5295]

Diabeti

Diabetes mellitus – informacioni mbi diabetin, shkaqet, pasojat, mjekimet, parandalimet, llojet.

Te gjitha informacionet qe duhet te keni per veten tuaj.

Cfare eshte diabeti mellit?

Si definicion, diabeti mellit eshte nje gjendje e organizmit ne te cilen trupi juaj nuk arrin te perdore ne menyren e duhur sheqerin (glukozen).

Sheqeri eshte nje burim energjie per qelizat e trupit pa te cilen nuk arrijne te kryejne sic duhet funksionet e tyre. Dy jane burimet kryesore te sheqerit ne organizem: 1- ushqimet 2- shfrytezimi i depove te sheqerit.

Gjithcka ne natyre eshte ne balance. Kjo vlen dhe per sheqerin ne gjakun tuaj. Levizjet (hyrjet dhe eleminimi) I tij nga organizmi jane ne balance.

Ne momentin kur kjo balance prishet (nga mosperdorimi I rregullit I sheqerit nga qelizat) shkaktohet semundja e sheqerit.Kujdes te mos ngaterroni diabetin e sheqerit me diabetin insipid i cili eshte tjeter gje e nuk ka te beje me balancen e sheqerit.

Cfare e shkakton diabetin e sheqerit?

Duhet te keni parasysh se shkaqet e semundjes se sheqerit nuk jane fort te qarta. Ato klasifikohen sipas llojeve te semundjes.

Cilat jane llojet e semundjes se sheqerit?

Dy jane llojet kryesore:

1- diabet i tipit te pare
2- diabet i tipit te dyte.

Diabeti mund te zhvillohet dhe gjate shtatzanise. Ne kete rast kemi te bejme me diabetin gestacional. Ekziston dhe nje forme tjeter ne te cilen diabeti nuk eshte vendosur plotesisht, por nivelet e sheqerit ne gjak jane te larta edhe pse nuk vihen re simptoma. Kjo gjendje quhet pre-diabet.

Cilat jane shkaqet e diabetit ne varesi te llojeve te tij?

Per diabetin e tipit te pare shkaktare kryesore mbeten semundjet virale te cilat nxisin nje pergjigje imune nga ana e organizmit. Si rezultat I kesaj pergjigje, demtohen qelizat beta te pankreasit (organit qe prodhon insulin), te cilat dalin jashte funksionit. Kjo con ne mosprodhim te insulines dhe rritje te sheqerit ne gjak.

Per diabetin e tipit te dyte ekzistojne dy kategori shkaqesh. Ne kategorine e pare futen te gjithe ato shkaqe per te cilat nuk mund te nderhyhet. Ketu futen:

1- Histori familjare per diabet (kur ke ndonje te aferm, prinderit, motra e vellezer me diabet).

2- Mosha (zakonisht kjo semundje shfaqet ne moshen mbi 45 vjec). Megjithate nga studimet e fundit eshte arritur ne perfundimin qe edhe mosha me te vogla (nen 20 vjec) mund te shfaqin tip 2 diabeti.

3- Prejardhja (berja pjese ne grupet etnike qe jane me rrezik te larte per te shfaqur semundje). Ketu bejne pjese:

a- African-American,

b- Native American

c- Hispanic

d- Native Hawaiian

Ne kategorine e dyte, futen ato shkaqe ne te cilat ju mund te nderhyni dhe madje beni te mundur ti ktheni prapsht. Ketu bejne pjese:

a- Pesha

b- Dieta

c- Alkooli

d- Duhanpirja

e- Stresi

f- Kequshqyerja

Cilat jane shenjat e diabetit?

Duhet te keni parasysh qe diabeti I sheqerit futet nder ato semundje “tinzare”, te cilat kane kohe qe vendosen por nuk paraqesin shenja. Keto shenja ato I paraqesin vetem kur kane dhene nderlikime.

Gjithsesi ekzistojne ato qe quhen shenja “parapritese” te diabetit.

Keto shenja jane:

• Etje e pazakonte dhe tharje te gojes.

• “afeksion per banjon” deshire e papermbajtshme per te shkuar ne banjo (urinim I shpeshte).

• Renie ne peshe per nje kohe te shkurter.

• Lodhje e pakufijshme, gjithmone pa energji.

• Infeksione te herepashershme dhe qe mezi sherohen.

Mjekimi I diabetit

Qellimi kryesor I mjekimit te diabetit eshte ulja e niveleve te larta te sheqerit ne gjak. Kjo mund te arrihet me disa menyra. Nje menyre eshte me ane te ilaceve qe ulin sheqerin. Ekzistojne disa lloj kategori hypoglicemiantesh (medikamente qe ulin sheqerin ne gjak).

Nje menyre tjeter eshte menyra natyrale e uljes se sheqerit ne gjak. Kjo menyre ka te beje me disa ndryshime ne zakonet e menyren e jeteses.

Keshtu ruajtja e nje peshe normale, kontrolli I mire I stresit, lenia e duhanit dhe heqja dore nga disa vese te keqija qe ndikojne ne rritjen e nivelit te sheqerit ne gjak.

Gjithashtu dhe menyra e te ushqyerit dhe nje strategji e mire dietike ndikon pozitivisht ne trajtimin e diabetit ne menyre natyrale.

Nderlikimet e semundjes se sheqerit

Nderlikimet jane dy llojesh:

1- Afatshkurter :

a- Ketoacidoza:

b- Sindroma e hiperglicemise hiperosmotike jo ketonike (SHHT)

2- Afatgjate:

a- Kardiovaskulare

b- Demtime te syve

c- Neuropatia ( per ata qe nuk e dine kete dmth Neuropatia do te spjegoj me posht patjeter lexoni sepse eshte semundje edhe vdekjepruse por mundet te parandalohet)

d- Dermatopatia

Parandalimi

Per cdo lloj semundje dhe per gjendje te tjera patologjike menyra me e mire eshte parandalimi. Kjo vlen dhe per diabetin. Sic e treguam me lart, ekzistojne disa shkaqe te diabetit te cilat ju mund te nderhyni ti ndryshoni.

Keshtu qe nese arrini te kontrolloni peshen, stresin, te hiqni dore nga disa vese te keqija (duhani, alkooli), te ndiqni nje strategji te mire te te ushqyerit, kjo eshte menyra me e mire e parandalimit dhe kontrollit te diabetit.

Gjithsesi, informacionet e dhena ne kete faqe internet jane vec per efekte edukuese. Per me shume informacion ne lidhje me cdo lloj vendimi qe doni te merrni per te parandaluar apo kontrolluar diabetin, gjithmone jinni ne kontakt me mjekun tuaj.

Dhe mos harroni: Per cdo gje ne jete ka gjithmone nje zgjidhje. Vetem te tregoheni te kujdesshem ta gjeni e ta vini ne jete ate.


 
Veröffentlicht : 29/12/2010 2:47 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Neuropaia

Ne postimin e siper ceka ket semundje eshte semundje qe mirret nga Diabeti ne kembe dhe duket si ne foto me posht:

Shqetësimi i pacientëve dhe mjekëve përqendrohet tashmë tek komplikacionet kronike të diabetit si mikroangiopatia (retinopati, nefropati, neuropati) dhe makroangi-opatia (sëmundja ishemike e zemrës, sëmundjet arteriale të gjymtyrëve etj.).

Ndër ndërlikimet më shqetësuese të diabetit është dhe e ashtuquajtura “këmba diabetike”. Ky është komplikacioni që sjell numrin më të madh të diabetikëve të shtruar në spital dhe për të cilët shpenzimet janë të konsiderueshme.

Megjithatë, problemi më i madh i lidhur me një ulcera të këmbës në diabetikë është rreziku i amputimit, çka do të thotë prerje e këmbës: më shumë se 50% e gjithë amputimeve të mëdha, mbi kyçin e këmbës, kryhen në pacientë diabetikë. Në 84% të rasteve amputimi vjen si pasojë e ulceracionil të këmbës.

SHenjat :

Qfae eshte Kemba Diabetike (ULCERA)

Pse shkaktohen ulcerat e tyre? Flitet për këmbë diabetike kur neuropatia diabetike dhe/ ose arteriopatia e gjymtyrëve të poshtme ndërhyjnë në funksionin ose në strukturën e këmbës. Të dy rastet të njohura gjithashtu si këmba neuropatike apo këmba ishemike janë shumë të ndryshme midis tyre, por në pjesën më të madhe, veçanërisht në moshën e avancuar, bashkëjetojnë si neuropafia edhe artcriopatia, domethënë flitet kështu për këmbën neuroishemike. Një komplikacion serioz i një këmbe diabetike që ka një ulcera të hapur është infeksioni, që është shpesh shkaku i vërtetë që sjell amputimin.

Këmba neuropatike

Këmba është një organ kompleks që kryen funksionin e saj, duke dhënë informacione trurit dhe duke marrë nga ai urdhra motorike. Informacionet ndijore na paralajmërojnë për vrazhdësinë e tokës, për temperaturën e ambientit, për presionin që ushtrohet mbi këmbën. Neuropatia diabelike prek si nervat ndijorë (neuropatia ndijore), ata motorikë (neuropatia motorike) dhe nervat autonome (neuropati autonome). Këmba neuropatike është një këmbë në të cilën neuropatia diabetike ka përndryshuar ekuilibrin muskulor, perceptimin e stimujve dhe vetërregullimin vegjetativ.

Neuropatia ndijore

Prek organet e ndjeshmërisë së këmbës dhe fibrat nervore që i përcjellin ndjesitë trurit. Pasoja më e rëndë është ulja e pragut të dhimbjes deri në pandjeshmëri të plotë. Mungesa e dhimbjes mund të duket në pamje të parë si një përparësi, por është një fatkeqësi, pasi dhimbja është një shenjë që na paralajmëron që diçka po na dëmton. Neuropatia ndijore është kështu një patologji që lejon një traumë të arrijë deri në ven-dosjen e një lezioni (dëmtimi). Sot ekzistojnë metoda diagnostikuese të thjeshta dhe të sigurta, të cilat mund të zbulojnë praninë e hershme të një neuropatie ndjesore. Ndjeshmëria e prekjes vlerësohet nga një fije najloni me diametër të paracaktuar (monofilamenti Scmmes-Ëeinstein) që i vihet afër këmbës. Nëse subjekti nuk lajmëron se fija e hollë është mbështetur në këmbë, kjo tregon siç ka humbur ndjeshmëria ndaj prekjes.

Neuropatia motorike

Prek fijet nervore që inervojnë muskujt e këmbës, çka bën që ata të reagojnë në mënyrë të çrregullt ndaj stimujve të trurit. Kjo derivon në çrregullim të balancimit të muskujve fleksorë dhe ekstensorë. E gjitha kjo çon në një deformim të shputës së këmbës dhe reduktim të sipërfaqes së mbështetjes dhe në fund në shfaqjen e kalloziteteve të shputës së këmbës të njohura me emrin shkencor “hiperkeratoza”. Hiperkeratoza është një përpjekje për t’u mbrojtur nga ngarkesa të tepërta, por është një mbrojtje e paqëndrueshme pasi me kalimin e kohës nëse nuk është eliminuar apo zvogëluar. Presioni në pikën hiperkeratozike do të formonte hematoma dhe nga dërrmimi në vazhdimësi i mbingarkesës do të kalojë në një ulcera të pashmangshme.

Neuropatia autonome

Ndikimi i neuropatisë autonome është shumë më pak i njohur dhe ndoshta më pak i rëndësishëm se ndikimi shkatërrues i neuropatisë ndijore dhe motorike. Pasoja e menjëhershme, më e dukshme e neuropatisë ndijore është dehidrimi i këmbës që i detyrohet mosfunksionimit të fijeve nervore që rregullojnë prodhimin sekretues të gjëndrave të këmbës. Thatësia shkakton çarje apo dëmtime më të rënda të këmbës, duke u bërë kështu një portë hyrëse për mikroorganizmat patogjene.

Parandalimi

Mbrojtja më e mirë është njohja e problemit. Mos përdorni ngrohje të drejtpërdrejta (shishe me ujë të nxehtë, kalorifer, radiator etj.). Vishni këpucë të rehatshme, me taka jo më shumë se 4 cm. Kur vishni këpucë të reja kontrolloni këmbët pas pak minutash.

Këmba e ulceruar, parandalimi

Në këtë rast janë të nevojshme këpucë specifike sipas problemit ose në qoftë se ulcera ka çuar deri në amputim, atëherë përdoren këpucë mbrojtëse vetëm për pjesën e kërkuar. Parandalimi i një ulcere duhet të jetë detyrë e të gjitha qendrave diabetologjike. Trajtimi i një ulceracioni është i lidhur me disponibilitetin e burimeve të këtyre qendrave, si në aspektin e mjeteve dhe atë të profesionistëve të dedikuar. Rezultatet më të mira për të marrë një reduktim të ndjeshëm të amputimeve madhore arrihen në struktura të caktuara që kanë në dispozicion të gjithë mjetet dhe profesionalitetin e nevojshëm.

Këshilla

-Shikoni dhe lani këmbët tuaja çdo ditë.
-Kontrolloni temperaturën e ujit me bërrylin tuaj ose me një termometër.
-Thajini plotësisht, butësisht, mund të përdorni edhe një tharëse flokësh.
-Përdorni çorape që nuk shtrëngojnë dhe ndryshojini ato çdo ditë.
-Hidratoni këmbët tuaja të thata me krem specifik.
-Mos përdorni instrumente të mprehta.
-Pritini thonjtë me gërshërë me kujdes dhe rrumbullakosini me limë kartoni.
-Shmangni të ecurinë zbathur.


 
Veröffentlicht : 29/12/2010 3:05 a.m.
Teilen: