Angina Pectoris
Perkufizimi - Angina Pectoris (AP) eshte sindrome klinike , qe manifestohet me dhembje ne gjoks per shkak te disproporcionit te kerkeses se miokardit per oksigjen dhe mundesise se arterieve koronare qe ta ofrojne kete .
Pasqyra klinike - Dhembja paraqitet kryesisht gjate sforcimeve fizike dhe kalon per 1-5 minuta ne pushim , Pacientat qe vuajn nga kjo semundje dhembjen e pershkruajn si shtrengim , djegie, shtypje apo rendim qe paraqitet ne mes te krahrorit . Ndonjehere dhembja propagohet kah qafa , krahet apo edhe ne pjesen e brendshme te dores , me shpeshe ne anen e majte , Dhembja me shpesh shfaqet me shpejt ne mot te ftohet dhe me ere, apo me levizje respiratore . Zakonisht pas marrjes se tabletes Nitroglicerine nen gjuhe dhembja pushon shpejt , nese zgjat me shume se 20 min dhe nitroglicerina nuk ndihmon atehere duhet dyshuar ne Infarkt te miokardit .
Angina mund te jete stabile (angina pectoris stabilis). e cila nenkupton shfaqjen e dhembjeve tipike ne kushte perafersisht te njejta muaj me radhe dhe kalon per kohe te njejte gjate pushimit . Mirpo nese dhembja shfaqet per te paren here , nese ne kohen e fundit dhembjet jane me intensive e me te shpeshta dhe nese paraqiten edhe ne qetesi atehere kemi te bejm me angine jostabile (AP nonstabilis).
Diagnoza - Metodat themelore dg eshte anamneza e cila duhet marre me kujdes , duke analizuar ne detale dhembjen dhe fenomenet percjellese psh frymezenien , lodhjen , djersitjen , zbehjen etj . EKG duhet bere gjate dhembjeve qe te jemi me te saket ne precizimin e dg sepse ne EKG normal i bere ne qetesi nuk na jep nje pasqyre te kjarrte , Testi i ngarkeses fizike me te cilen tentojme ta provokojm ishimine e miokardit , ndersa me koronarografia ne te cilen prezantohet lumeni i ngushtuar i nje apo me shume arterjeve .
Mjekimi - Modifikimi i faktoreve te rrezikut , Pirja e duhanit duhet te nderpritet , pesha duhet te reduktohet ne ideale , aktiviteti fizik i rregullt eshte i mireseardhur por ne nje mase te caktuar jo edhe te kalohet ne sforcim fizik , si dhe largimi nga situatat stresogjene duhet merren barrna per te reduktuar nivelin e lipideve ne gjake Diabeti dhe Hipertensioni mjekohen intesnivisht
Ne rast dhembjes ne gjoks, duhet nderprere menjehere punen dhe te vendoset nitroglicerina nen gjuhe .
Ne rast se nuk ndikon tableta e marre nen gjuhe dhe prap ka dhembje pacienti atehere kemi te bejm me (AV) dhe duhet qe ta monitorojm gjendjen e ti se paku 12 ore gjendjen evolutive ne ekg , pacientit i spjegohet natyra e semundjes , vendoset ne dhome te qete ipet terapia iniciale antiagregans , bata bllokues apo nitrate sipas nevojes sedativ dhe analgjetik . Nese prap shfaqet dhembja dhe kemi te bejm prap me angine jostabile atehere i ipet antikoagulant -heparine si dhe nitrate me rruge intravenoze .
Angioplastika per kutane (PCTA) do te thote , hyrje me kateter ne arteriet periferike a. femoralis zakonisht deri ne a. koronare , vendosja e kateterit ne enen e ngushtuar dhe fryrjen e ballonit qe gjendet ne majen e kateterit me qellim te hapet lumeni .
Mjekimi kirurgjik kerkon hapjen e e kafazit te krahrorit dhe ndaljen e perkoshme te punes se zemres , pjesa e ngushtuar kalohet me graft venos ( te marre nga kemba e pacientit ) behet lidhja e aortes dhe arteries koronare distale nga vendi i ngushtuar me mire eshte te mirret a mammaia por kjo shpesh teknikisht nuk eshte e mundur , Pas operimit zakonisht pacienteve ju udhezohet te ken kujdes ne ushqim , ne marrjen e terapise se udhezuar , dhe ecja eshte e mire se ardhur .