1) Zbritja e Kur'anit famëlartë atë natë, i cili është udhëzim për gjithë njerëzimin, që është ndihmues në këtë botë dhe në ahiret, që përmban në vete edhe mrekulli.
Për këtë All-llahu subhanehu ue te'ala thotë: "Ne e zbritëm atë (Kur"anin) në Natën e Kadrit". [El-Kadr; 1]
2) E ka veçuar All-llahu subhanehu ue te'ala, duke e bërë atë natë më të mirë se një mijë muaj, që do të thotë më shumë se 80 vjet e që All-llahu i lartësuar në librin e Tij Fisnik thotë: "Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!" [El-Kadr; 3]
3) E ka veçuar gjithashtu All-llahu subhanehu ue te'ala, se kjo natë është e bekuar, e bereqetshme e që ka të mira të shumta ku edhe All-llahu në librin e Tij Fisnik ka thënë: "Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit)". [Ed-Duhan, 3]
4) Gjithashtu e ka veçuar se në atë natë zbret Shpirti, engjëlli më i madh, që me zbritjen e tij në qiellin e parë sjell bereqet dhe rahmet për gjithë ata që bëjnë ibadet në këtë natë.
Ndërsa Shpirti këtu është Xhibrili, alejhi selam, me gjithë respektin që ka ky engjëll ku edhe All-llahu i lartësuar ka thënë në librin e Tij Fisnik: "Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje". [El-Kadr; 4]
5) E ka veçuar duke e bërë atë natë paqë që do të thotë e ka bërë për njerëzit paqë ndërsa për shejtanët e ka bërë burg duke i burgosur ata, duke mos lejuar që besimtarët të bejnë mëkat apo vepër të shëmtuar. Kështu që atë natë e ka bërë paqë për besimtarët se do të kenë mundësi të fitojnë xhennetin dhe se kanë mundësi që të largohen nga veprat që të fusin në xhehhennem siç ka ardh edhe në librin e All-llahut të lartësuar ku ka thënë: "Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit". [El-Kadr; 5]
6) Gjithashtu nga veçorit e natës së kadrit është se kush agjëron me besim dhe duke llogaritur në shpërblim do t"i falen gjunahet.
Siç ka ardh edhe në hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ku ka thënë: "Se Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe duke llogaritur në shpërblim do t"i falen atij gjynahet e mëparëshme". [Muteffekun alejh]
7) Gjithashtu All-llahu subhanehu ue te'ala, e ka emërtu një sure të tërë me emrin “El-Kadërâ€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Nata e Kadrit
All-llahu thotë (përkthim i kuptimit):
1. Ha, Mimë. [Këto shkronja janë prej mrekullive të Kur"anit dhe askush tjetër pos All-llahut (të Vetmit) nuk e din kuptimin e tyre.]
2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
3. Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e Kadrit). Ne dëshiruam t"u tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm.
4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë.
5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S"ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]
All-llahu dërgoi Kur"anin në këtë natë të cilën Zoti e ka përshkruar si të bekuar. Transmetohet prej një grupi të Selefit – duke përfshirë Ibn "Abbaas, Kutaadah, Sa"iid ibn Xhubejr, "Ikrimah, Muxhahid dhe tjerë – se nata në të cilën është shpallur Kur"ani ka qenë Lejlet ul-Kadr.
Shprehja Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë don të thotë, në atë natë fati i të gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshëm. Në atë natë shkruhet se kush do të jetojë, kush do të vdes, kush do të shpëtohet, kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do të turpërohet, ku do të paraqitet thatësia dhe uria, dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron All-llahu atë vit.
Ajo që nënkuptohet me idenë se fati i të gjitha krijesave shkruhet në Lejlet ul-Kadr është – e All-llahu e din më së miri – se në Lejlet ul-Kadr ato barten prej el-Lauh ul-Mafhuuz. Ibn "Abbaas tha: “Mund të shifni një njeri i cili furnizon shtëpinë e tij ose e punon token e tij, dhe ai është prej atyre të cilët do të vdesin,â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous