Përse agjërohet dita e Ashurasë?
Dita e Ashurasë është dita e dhjetë e muajit muharrem sipas kalendarit hënor.Shumë transmetime kanë ardhur rreth kësaj dite dhe historie njerzore është duke folur rreth simbolikes së kësaj dite. Më të rëndësishmet janë dy ngjarjet që kanë ndodhur në këtë ditë në kohë të ndryshme.Keto ngjarje lidhen me hebrenjtë dhe myslimanet.
E para është kur Allahu i Madhëruar ka shpëtuar Musain a.s dhe popullin e tij dhe u mbyt faraoni e ushtria e tij.Kjo ditë është e shënuar për popullin hebre sepse të ditë filloi një etapë tjeter për ta. Periudha e turturave, vuajtjeve dhe vrasjeve u zavendesua me periudhen e lirisë dhe orintimit për të themeluar një shtet te pavarur që për vetë natyrën e hebrenjve pati shumë lëkundje dhe shumë paqëndrushmëri.
Thotë Zoti në Kur'an: "Përkujtone edhe kur u shpëtuam prej popullit te Faraonit qe nga ai shijuat dënimin më të hidhët duke ua therrur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë turturë perjetuat sprovim të madh nga Zoti juaj. Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju e patë (me sytë tuaj)" (Bekare 49-50)
Thot Zoti gjithashtu rreth perqarjes së tyre.(Ne u kumtuam në libër beni israileve: Ju do të bëni shkatrrim dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke b7rë zullum të madh) ( Isra4).
Në librin e Buhariut, Muslimit dhe të tjerë transmetohet nga Ibn Abasi të ketë thënë: erdhi profeti Muhamed a.s në Medine she shikoi hebrenjtë që agjëronin ditën e Ashurasë. I pyeti: "Përse po agjëroni" Ata i thanë se ajo ishte ditë e madhe për ta. Në këtë ditë Zoti ka shpëtuar Musain a.s dhe popullin e tij dhe ka mbytur faraonin me ushtrinë e tij.Profeti Muhammed a.s agjeroi vetë dhe urdhëroi shokët e tij për agjerimin e kësaj dite.Ky obligim vazhdoi deri sa u obligua agjerimi muaji i Ramazanit dhe agjerimi i dites se Ashurasë mbeti si veper e pelqyeshme.
Nese transmetimi i hebrejve është i saktë atehere është e lejueshme të agjerohet për të falënderuar Zotin që e ka shpëtuar Musanë a.s. Përcaktimi i kësaj dite si dita e shpëtimit të Musait a.s është një informacion që ka ardhur në librat e hebrejve.
Në librat e saktë të imam Buhariut dhe Muslimit është transmetuar nga Ajshja r.a ka thënë se Profeti Muhammed a.s e ka agjeruar atë ditë para hixhretit të tij në Medine,duke pasuar kurejshet në traditën e agjerimit të kësaj dite para ardhjes së fesë Islame.Ikrime tregon që shkak për agjerimin e kësaj dite te kurejshet ishte kryerja e një mëkati prej tyre që rëndoi shumë në shpirt.Dikush u tha që nëse doni që t'ju fakej mëkati agjeroni ditën e Ashurasë. A ishte ky agjerim imitimi i hebrejve apo bazohej tek profetet e mëparshëm, kjo nuk eshte e qartë. Dihet që feja më e vjeter në Meke ishte ajo e Ibrahimit dhe Ismailit.
Imam Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ajshja r.a të ketë thënë: Dita e Ashurasë ishte ditë që e agjeronin kurejshitët në xhahiljet dhe profeti Muhammed a.s e agjeronte gjithashtu. Kur erdhi në Medine e agjeroi dhe urdheroi njerezit të agjeronin. Kur u obligua agjerimi i Ramazanit, Profeti a.s tha: "Kush të dojë le të agjeroj ditën e Ashurasë dhe kush të dojë të mos agjeroj."
Ajo që është e rëndësishme për ne muslimanet është që agjerimi i kësaj dite është një vepër e pëlqyeshme dhe fal mëkatet e një viti dhe është në të njejtën gradë me agjerimet e tjera nafile.
Muslimanet e dinë vlerën e agjerimit të kësaj dite siq thotë Profeti Muhammed a.s:"....fal mëkatet e viti të kaluar"(transmeton Muslimi).
Halifet e drejtë e vazhduan këtë vepër e kjo ditë përkujtohej siq është përshkruar në librat e haditheve e vazhdoi të njihej si dita e shënuar për Musain a.s deri muharrem te vitit 61 sipas hixhrit. Këtë ditë ra dëshmor Hysejni , djali i Aliut r.a dhe nipi i Profetit Muhammed a.s në Qerbela. U shënua edhe një herë kjo datë në historinë Islame dhe u perkujtua shumë nga shiitët.
Edhe pse kanë kaluar 14 shekuj nga kjo ngjarje, ndikimi vazhdon të jetë i pranishëm e është më i dallueshëm në festat që mbahen me këtë rast. Në Iran e Irak kjo është ditë e një hidhërimi të madh që nuk mund të përshkruhet. Në Marok konsiderohen të pafajshëm umevijet për atë që bënë dhe është një ditë gëzimi dhe shpërndarje ëmbëlsirash.
Në mes gjithë ketyre ndjenjave u shfaqen bidate dhe u shpiken hadithe, histori e legjenda te ndryshme. Secila palë sillte argumente të paskta për të justifikuar ekzagjerimin e tyre në festime apo vajtime.
Më e mira është që ne të mjaftohemi me hadithet e sakta të Profetit Muhammed a.s ku thuhet që urtësia e agjerimit të kësaj dite është shpëtimi i Musait a.s nga faraoni. Angazhimi me kryerjen sa më mirë të agjerimit në këtë ditë është puna më e mirë dhe më e obishme.
ATIJE SAKR
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€