Benachrichtigungen
Alles löschen

Profeti në Ramazan

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
284 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3873]

Muhammedi s.a.v.s. është ai që neve na nxiti për t’i hapur sytë dhe nga pluhuri nëpër të cilin ecim të ngjitemi drejt rrugës së zbukuruar, qiellore përmbi ne. Ai është që na nxori nga thellësia e territ në dritën e të Madhërishmit.

Profeti është ai që na udhëhoqi drejt thyerjes së putave të gurit dhe hyjnive të drurit. Muhamedi ishte ai që na ngriti nga llumi dhe idhujtaria në bashkimin drejt lartësive të Zotit (transcendentes).

Natën e Kadrit, në Ramazan Kur’ani i zbriti Muhamedit, ndërsa versetet e para i mori në Shpellën e Hirasë (sipas transmetimit të Ibn Abasit). Pas kësaj, Profeti na mësoi neve se si ta festojmë Ramazanin nëpërmjet ditëve të agjërimit dhe namazeve të natës, me qëllim që të jemi falënderues për çdo ditë të Ramazanit që me plot durim e përballojmë, si dhe falënderues për çdo natë të tij përmes namazeve tona.

Ndryshimet e paparashikueshme

Nuk është asgjë tjetër pos mrekulli ajo që Profeti s.a.v.s. ndryshoi gjendjen e mugët të fiseve arabe dhe i shndërroi ata në asketë të thjeshtë dhe të të devotshëm të cilët kohën e tyre e kalonin në namaz dhe xhami, pesë herë në ditë duke kërkuar udhëzim nga Allahu i Madhërishëm. Vetëm imagjinoni: Të njëjtit ata njerëz që dikur kënaqeshin me verën dhe gratë, tani e kalonin tërë Ramazanin në agjërim dhe namaz...

Në zemrat e pasuesve të tij, Profeti mbolli dashurinë dhe devotshmërinë ndaj Allahut të Madhërishëm si dhe dashurinë ndaj njerëzimit. Shembulli i tij ishte inspirues dhe i paparashikueshëm: çdo njëri nga pasuesit e tij ishte i durueshëm që të shndërrohet në ndjekësin tij më të afërt. Profeti për ata ishte prijësi më i sinqertë dhe më i dashur se tërë prijësit tjerë. Jeta e tij ishte e hapur sikur libri: Nga afër mund ta shihnin dhe se si e jetëson në praktikë tërë atë që e fliste.

Udhëheqja shpirtërore

Profeti s.a.v.s. neve na tregoi se si kjo dynja është fare pak e rëndësishme në krahasim me botën tjetër të amshueshme, si dhe faktin që trupi është më pak i rëndësishëm se sa shpirti. Nëpërmjet agjërimit, ai, hap pas hapi u tregoi shokëve të tij se si t’i tejkalojnë kërkesat fizike, në mënyrë që shpirtërorja (spiritualiteti) të merr udhëheqjen.

Largimi dhe shmangia nga ushqimi, pijet dhe marrëdhëniet seksuale ishte vetëm një hyrje në diçka akoma më të madhe: Fitoren ndaj mendjemadhësisë dhe mburrjes, të keqes e të shëmtuarës, gjegjësisht çlirimin e trurit të njeriut nga shtypja e epsheve dhe kaplimi i zemërimit. Profeti s.a.v.s. thotë: “Nuk është i fortë ai që e mposht hidhërimin e tij me fuqinë e tij, por i fortë është ai që e kontrollon vetveten në hidhërim.” (Ebu Hurejra r.a.)

Mbi efektin e agjërimit në sjelljen e një individi, Profeti s.a.v.s. thotë: “Agjërimi është mburojë, ndaj dikush nga ju kur agjëron le të ruhet nga paturpësia dhe llomotitja. Në qoftë se ndokush e shan ose sulmon, atëherë ai lë të thotë: “Unë jam agjërueshëm!” (Buhariu).

Thelbi i agjërimit, sipas fjalëve të Profetit, nuk është vetëm dëshira e njeriut që të largohet nga kënaqësitë, por që të ringjalli dhe ndiej nevojat e vëllait të vet sikur të vetat. Askush nuk është më zemërgjerë dhe dorëdhënës se sa Profeti i Allahut; kurse zemërgjerësia e tij arrin kulminacionin në Ramazan (Buhariu).

Profeti s.a.v.s. e thekson rëndësinë e sjelljes së mirë me njerëzit kur thotë: “Lehtësoni e mos e vështirësoni!Afroni e mos largoni! Jini të dëgjueshëm ndaj njëri-tjetrit dhe mos u ndani (përçani)!” (Buhariu).

Ai gjithashtu thotë: “Në mesin e veprave më të mira bën pjesë edhe bërja që ta buzëqeshësh vëllain tënd besimtar, ose t’ia kthesh borxhin e ose ta ushqesh atë.” (Taberaniu).

Zemra e atij që me plot sinqeritet agjëron është e hapur për meditim mbi madhështinë e panumërta të të mirave të Allahut. Ky është shkaku që Profeti s.a.v.s. i këshillonte shokët e tij t’i largohen mburrjes: “Ushqimi për një njeri është i mjaftueshëm edhe për dy, ushqimi për dy veta mjafton edhe për tre, kurse ushqimi për tre veta-mjafton për katër.” (Buhariu).

Mirësia në vështirësi

Allahu është i Mëshirshëm dhe Ai Mëshirën e Tij e ka treguar përmes asaj që krijesave të Veta ua ka dërguar Profetin e fundit Muhamedin s.a.v.s. si shenjë mëshire.

Vetë Profeti s.a.v.s. thotë: “Bëhuni të mëshirshëm dhe do të fitoni mëshirë. Të mëshirshmit do t’i mëshirojë i Mëshirshmi (Er-Rahman)! Mëshironi ata që janë në tokë që t’iu mëshirojë Ai që është në qiell!” (Tirmidhiu).

“Nuk është besimtarë ai që flenë i ngopur, duke e ditur se fqiu i tij është i uritur.” (Bejhekiu).

Nuk habit fakti që shokët aq shumë e donin atë, ngase ai ishte më i miri në mesin e njerëzve, që me mëshirën e tij i përfshinte jo vetëm njerëzit, por edhe krijesat e botëve tjera. Asnjë prijës nuk ishte aq i kujdesshëm dhe i vëmendshëm ndaj pasuesve të tij, ashtu siç ishte Muhamedi s.a.v.s., i cili kurrë nuk lejoi që asnjë musliman të bart mbi vete më tepër se sa mund të durojë, pikërisht ashtu siç e mësoi Allahu i Madhërishëm.

Ai ishte mjaft i vëmendshëm në forcën, përkatësisht dobësinë e njerëzve: Një gjë e tillë qartë vërehet në këshillat e tij drejtuar shokëve të vet përkitazi me agjërimin: I mësoi besimtarët që ta zgjasin syfyrin gjer pa përpara fillimit ta namazit të sabahut, si dhe ta përshpejtojnë iftarin fill pas thirrjes së ezanit të namazit të akshamit, me qëllim që të mos ketë përpjekje të panevojshme për agjëruesin që ta zgjas kohën e tij të agjërimit.

Gjatë udhëtimit në Ramazan, Profeti s.a.v.s. ose agjëronte ose e ndërpriste agjërimin e tij. Edhe shokëve të tij ua lejoi që të zgjedhin njërën nga këto dy mundësi, konform gjendjeve të tyre.

Këtu e shohim me rëndësi të potencojmë se Profeti nuk përcaktoi ndonjë distancë minimale gjatë udhëtimit se kur agjëruesi do të duhej të ndërpriste agjërimin e tij. Shokët e ti ndonjëherë agjërimin e tyre e ndërprisnin menjëherë pas daljes nga shtëpitë e tyre, ngase ky ishte shembull i Profetit s.a.v.s. i cili edhe vetë kësisoj vepronte.

Ngjashëm është edhe në kohën e vapës ose etjes, kur u lejohej që të lagnin kokat e tyre duke derdhur ujin mbi të, ashtu siç vepronte Profeti s.a.v.s. Shembulli i tij i jetës familjare dhe shoqërimi me gratë e tij nuk ishte i ndryshëm gjatë Ramazanit: Ai ndaloi vetëm ato veprime që me siguri do ta prishnin agjërimin.

Sa i përket namazit të teravisë, është shënuar se Profeti s.a.v.s. e ka filluar atë dike u falur me xhematë, mirëpo menjëherë pas kësaj e ka ndërprerë një gjë të tillë, duke u frikësuar se në të ardhmen muslimanët këtë namaz do ta marrin si obligativ,nëse ajo akoma do të vazhdonte që të falej me xhematë. Edhe pse, nëpërmjet shembullit të tij tregoi se namazi i teravisë është më i dobishëm të falet me xhemat, ai lejoi lirinë e zgjedhjes pikërisht duke u nisur nga mëshira e tij.

Vetmia, freskimi i shpirtrave

Pika më kulmore e Ramazanit për muslimanët është kërkimi i Natës së Kadrit në dhjetë netët e tij të fundit. Një lloj tjetër adhurimi që Profeti s.a.v.s. e veçoi në Ramazan është itikafi, e kjo është tërheqja shpirtërore në të cilën muslimani veçohet në xhami me qëllim që ta shfrytëzojë kohën e tij vetëm për të adhuruar dhe përkujtuar Allahun e Madhërishëm.

Sot, në kohën bashkëkohore, kur njerëzit aspirojnë kënaqësitë e kalueshme, njeriu duhet të kthehet kah vetmia në “shtëpinë e namazit” kohë pas kohe; ndërsa një gjë e tillë është mjaft e rëndësishme për kurimin shpirtëror dhe kthimin kah Krijuesi i vet.

Kështu, në këtë mënyrë, na ka mësuar Profeti s.a.v.s. se si ta shfrytëzojmë Ramazanin si muaj të disiplinimit të epsheve tona shpërthyese, për shmangien e dëshirave tona për t’u theksuar, si dhe për trajnimin dhe zbatimin e durimit në kohën e vështirësive.

Profeti e ka theksuar që veçanërisht gjatë Ramazanit është detyrë e jona që t’i ndihmojmë dhe t’i ngrisim ata që nuk jetojnë në mirëqenie sikur që jetojmë ne.

Mbi të gjitha, Ramazani është muaj i meditimit mbi mëshirën dhe altruizmin e Allahut të Madhërishëm, i kthimit tek Ai, si dhe pendimit e kërkimit te faljes së sinqertë nga Ai.


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 2:15 a.m.
Teilen: