Agjërimi ( geg. ninimi, njinimi) është mospranimi me dëshirë i disa ose i gjithë ushqimit ose i pirjes së lëngjeve për një kohë të caktuar, për arsye shëndetsore (mjeksore), shpirtërore (fetare) dhe politike (p.sh. grevat), ose për arsye të mungesës së ushqimit për shkaqe shoqërore - ekonomike.
Agjërimi për arsye fetare dhe shpirtërore ka qenë pjesë e trashëgimisë njerzore që nga parahistoria. Përmendet në Bibël, si në Besëlidhjen e Vjetër, ashtu edhe në Besëlidhjen e Re, në Mahabharata, në Upanishad dhe në Kuran.
Agjërimi mjeksor mund të jetë një rrugëzgjidhje për çhelmimin (detoksifikimin) e organizmit.
Në përgjithësi agjërimi mund të shërbejë:
në ushtrimin fetar (shiko Kreshmja, Ramazani),
në fitimin e harmonisë shpirtërore dhe përvujtnisë,
për një përmirësim të rrokjes shqisore dhe vëmendjes,
për një forcim të dashjes dhe përgatitjes për grishje të veçanta,
në mbajtjen zi për një vdekje ose humbje të veçantë,
për një rritje në kontrollin mendor dhe shoqëror përkatësisht fuqisë (shiko p.sh. Mahatma Gandi),
dhe (me një mënyrë të posaçme) madje humbjen e peshës, përkatësisht, kontrollin e peshës trupore.
Agjërimi në Islam
Agjërimi në Islam nënkupon abstenimin apo "me u përmbajtë nga një veprimZakonisht kjo nga besimtarët musliman kuptohet përmbajtja nga ushqimi dhe pijet nga koha para zbardhjes së ditës në mengjes gjer ne kohën e namazit të mbrëmjes që do të thotë gjer në kohën e fillimit të mbrëmjes. (Nga Imsaku gjer në Aksham). Agjërimi është obligativ në muajin e Ramazanit.
Ndërsa në fenë Islame Agjërimi është një nga pesë institucionet që nga zgjedhja e Muhamedit (s.a.w.s.)nga Allahu si i dërguar i fundit për mbarë njerëzimin.
Ramazani
Erdhi muaji më i zgjedhur, erdhi pas një përmallimi të madh. Ja tani erdhi, ndërmjet duarve të tij gjendet shpëtimi, mëshira dhe falja nga Allahu i Lartësuar: Allahu thotë: "Ska dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve" (El-A,rafë : 56) Erdhi ky muaj që t'i thotë gjithësisë, unë jam muaji i shpëtimit nga zjarri, unë jam muaj i mëshirës. Erdhi që ta dobësojë epshin, të mbroj nga rreziqet e shejtanit, të shtohet besimi, ibadeti e të zgjerohet gjoksi. Erdhi që t'ia kujtojë muslimanit vëllezërit e tij, të cilët i ka kapluar uria dhe mjerimi gjatë tërë vitit. Erdhi ky muaj i bekuar i cili me vete solli mirësin, pastërtinë, edukatën dhe durimin për rezistencën e pengesave dhe vështirësive të jetës. Erdhi ky muaj i cili nuk është vetëm përmbajtje nga ngrënia, por është përmbajtje edhe prej fjalëve të këqija, prej gibetit, shpifjeve, prej hidhërimit të zemrave...etj. Allahu në këtë muaj i hap dyert e mëshirës, i hap dyert e xhenetit dhe i mbyll ato të xhehenemit, andaj motër e dashur, këto ditë agjëroji me shpresën në mëshirën e Allahut. Shfrytëzoje këtë muaj për ta ndërruar jetën tënde. Nëse deri dje ke qenë robëreshë e epsheve, kthehu e pendohu dhe shfrytëzoje këtë kohë, kur shejtanët janë të mbyllur.
Ushqimet e preferuara për prishjen e agjërimit
Hurma
Transmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhamedi sal-all-llahu alejhi ve selem, ka thënë: "Kur bën ndokush iftar, le të fillojë me hurma, sepse ajo është begati, e nëse s'gjen dot, atëherë me ujë, sepse uji është i pastër." (Buhariu, Muslimi dhe të tjerë)
Hurmat kanë qenë ushqim për banorët e Lindjes së Mesme për mijëra vjet. Pema e palmës mendohet se e ka origjinën nga Gjiri Persik dhe është kultivuar në kohët e hershme nga Mesopotamia në Egjiptin e Lashtë që në vitin 6000 para erës sonë. Evidencat arkeologjike e dëshmojnë kultivimin e saj në Arabinë lindore që 4000 vjet para erës sonë. Fryti i kësaj peme quhet hurmë dhe ka një formë ovale cilindrike me gjatësi nga 3-7 cm dhe 2-3 cm diametër dhe kanë ngjyra të ndryshme në varësi të varietetit. Një racion prej 100 gramësh të hurmave të freskëta është një burim i mirë i vitaminës C dhe e furnizon trupin me 230 kcal (960kJ). Kur thahen, vitamina C humb. Allahu i Madhëruar e ka përmendur hurmën në Kuranin Fisnik në ajetin: "E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë(Merjemen) te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!" E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përroskë (uji)". E ti shkunde trupin e hurmës se do të bien ty hurma të freskëta. Ti pra, ha pi e qetësohu..." (Sure Merjem: 23-26) Profeti Muhammed, alejhi selam, i ka kushtuar rëndësi të veçantë hurmave si pjesë e dietës së muslimanëve gjatë Ramazanit. Hurmat janë ushqim tepër ushqyes, sidomos për sheqerin e tyre natyror. Hurmat janë një ushqim i shkëlqyer për ata që agjërojnë. Edhe mjekët që i trajtojnë pacientët e tyre me agjërim rekomandojnë që agjërimi të prishet me sheqere natyrore që gjenden në fruta dhe me ujë.
Transmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: "Kur bën ndokush iftar, le të filloje me hurma, sepse ajo është begati, e nëse s'gjen dot, atëherë me ujë, sepse uji është i pastër." (Buhariu, Muslimi dhe te tjerë) Hurmat i japin trupit sheqerin e nevojshëm dhe stimulojnë zorrët duke ulur shumë urinë dhe ulin konsumimin e ushqimit. Profeti, alejhi selam, ka thënë: "Shtëpia që ka hurma, nuk e ndjen urinë."
Obligueshmëria
Të gjithë besimëtarët janë të udhëzuar të agjerojnë. Si do që të jetë vendimin për lirimin nga agjërimi e marrin vetë besimëtarët me sinqeritetin e tyre para Allahut. Zakonisht në praktikë për marrjen e një vendimi besimtarët këshillohen më parë duke pasur parasysh që vendimin e marrin për vetën e vet duke ju lutur Allahut të i ndihmon ata me bamirësinë e tij.
Si norma të dalura nga institcioni i agjërimit ka dy kategori që lirohen përkohësisht apo me kompezime materiale nga agjërimi.
Besimtarët përmisimi i gjendjes të së cilëve pritet.
Në këtë kategori hynë femrat shtatëzënë dhe gratë me fëmijë në gji sipas mundësis d.m.th varësisht nga gjendja shëndetsore është mirë të agjerojnë mirëpo nëse ato kanë probleme shëndetsore atëher deri sa të shërohet ato mund të ndërprejnë agjërimin ashtu që ditët e humbura të i kompensojnë më vonë gjatë vitit.
Besimtarët përmisimi i gjendjes së cilëve nuk pritet.
Në këtë kategori hynë pleqtë në moshë të shtyer dhe që agjërimi ndikon thelbësisht në shëndetin e tyre, besimtarët me sëmundje të rënda krnonike e tjera përmisimi i të cilave nuk pritet për një kohë të gjatë. Besimëtarët e kësaj kategorie lirohen nga agjërimi dhe udhëzohen që këtë ta kompezojnë me mjete materiale.
Agjërimi
Në konceptin e përgjithshëm islam për njeriun, formimin e personalitetit të tij, si dhe drejtimin e aktivitetit të tij, krahas besimit në Allahun xh.sh. dhe namazit, agjërimi zë një vend të veçantë. Atij padyshim i takon rol i rëndësishëm në procesin e humanizimit të njeriut, të zhvillimit të vetive njerëzore, fisnikërimit dhe harmonizimit të shpirtit të tij.
Që ta kuptojmë sa më mirë rolin e agjërimit në formimin e një personalite të fortë dhe të shëndoshë të njeriut, patjetër na duhet të tërheqim vërejtjen për faktin se njeriu gjendet në një luftë të përhershme të kundërthënieve dhe dilemave. Tek ai, në qenien e tij, grinden kundërthëniet. Në vetë atë zhvillohet një betejë e ashpër dhe e përhershme në mes forcave lucifere dhe destruktive (elementeve shtazarake-djallëzore) dhe forcave krijuese pozitive (elementeve njerëzore - engjëllore). Njeriu vërtet është një arenë e luftës së rreptë kundërthënëse në mes shpirtit dhe materies. Ai është qenie dualiste, e përbërë nga shpirti dhe trupi. Në të zhvillojnë luftë interesat e shpirtit me ato materiale. Është i mbërthyer në mes të këtyre dy elementeve kundërthënëse. Jeta e përgjithshme e njeriut paraqet, siç thotë filozofi i mirënjohur francez Berkson, ndeshje dhe konflikte të dy kaheve kundërthënëse: shpirtit, i cili ngrihet lart nga burimi i vet tek Allahu xh.sh., dhe materies, e cila zbret tatëpjetë dhe e tërheq njeriun nga burimi i vet - anomalia. Shpirti është një forcë e madhe, fluturim i madh i vitalitetit, i cili një herë e përgjithmonë i është dhënë njeriut, që nga paraqitja e tij dhe i cili është vazhdimisht në luftë me rezistencën e materies, duke luftuar përhapjen e rrugës për botën më të mirë të përkryerjes shpirtërore e të bukurisë., duke e shfrytëzuar materien me ndihmën e organizmit.
Edhe pse situata dhe pozita e këtillë e njeriut nuk është as aq e pakëndshme dhe as aq e lehtë, shumë njerëz, duke i shikuar ato nga aspekti individual, i dramatizojnë edhe më shumë. Ekzistencializmi esencën e qenies njerëzore e sheh në lënien pasdore, në shqetësim, mërzi, rrëshqitje të përhershme, ikje në kotësi dhe në asgjë, në vdekje. Është vdekje një mënyrë e qenies, të cilën realiteti njerëzor e merr mbi vete posa të bëhet ai i tillë (qenie).
Sipas A. Kamysë, është absurde esenca e pozitës së njeriut në botë, edhe pse njeriu dëshiron të mbetet i vendosur dhe i besueshëm në vetvete, patjetër i duhet të qëndrojë në absurd dhe të jetojë. “Unë bërtas, - thotë Kamy, - që të mos besoj në asgjë dhe se të gjitha janë absurde, por unë nuk mund të dyshoj në zërin tim dhe është e nevojshme, së paku të besoj në protestën time. E para dhe e vetmja pikëpamje, që më është dhënë e tillë në brendinë e përvojës absurde, është revolti. Absurdi mbin në terrenin e marrëdhënieve në mes njeriut dhe botës për shkak se bota nuk i kënaq shpresat e njeriut, nuk u përgjigjet synimeve të tij: është jonjerëzore, e pakuptimtë, në fund të fundit, e pakuptueshme.
Dhe vërtet pozita e njeriut në këtë botë të dukurive, e shikuar vetëm përmes lidhjes së tij materiale me botën dhe nga aspekti i ekzistimit fizik, na duket absurde dhe e pakuptimtë. Të vërejturit e njeriut nga këndi i ekzistimit fiziko-material nuk mund të na duket ndryshe, e pranuam këtë apo nuk e pranuam. Prandaj të gjitha filozofitë që e vëzhgojnë nga ai kënd, e shohin vetëm ashtu.
Kur'ani, mbase njeriun nuk e lë në atë absurd dhe në atë rrugë të verbët. Ai në të njëjtën kohë tregon shtegdaljen nga ajo situatë. Menjëherë pas konstatimit "se të gjithë njerëzit janë në humbje", shtohet: "përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira", përveç atyre të cilët dinë dhe besojnë se njeriu krahas dimensionit material, ka edhe një – atë shpirtëror, krahas trupit e ka edhe shpirtin, krahas qenies trupore ekziston edhe shpirtërorja, se krahas në vlera materiale ai beson edhe në vlerat shpirtërore, morale, etike. Nuk është e kontestueshme që njeriu, nëse vëhet mbi komponente materiale, vetëm në qënien fizike do të jetë në humbje, pikëllim dhe shqetësim, i humbur në botën e dhembjeve, konflikteve, kundërthënieve etj., ashtu si duket ai edhe në vështrimin e Kamysë dhe Sartërit, sepse ata e shohin vetëm nga ai aspekt.
Mirëpo, feja i ka dhënë njeriut dimensionin tjetër, i cili zgjidh kundërthëniet njerëzore të zhytjes në pakuptimësi, dhembje, pikëllim dhe në konflikt të përhershëm, ia mendon jetën e tij dhe i jep mjaft forcë, që t'i tejkalojë të gjitha vështirësitë.
Me këtë dimension shpirtëror njeriu nuk ngel më i hudhur në botën e dhembjes, pikëllimit dhe pakuptimësisë. Ai këtu është dërguar me mision të caktuar. Ai, siç thotë Kur'ani, është mëkëmbës i Zotit xh.sh. në Tokë. Të gjitha i janë dhënë në dispozicion dhe drejton të gjitha të mirat në këtë botë me emrin e Zotit xh.sh.
Ç"është e drejtë, ai mision nuk është fare i lehtë. Vetë Kur'ani na e tërheq vërejtjen për ndërlikueshmërinë dhe delikatshmërinë, kur na njofton se Toka dhe qiejt nuk kanë pranuar për të marrë përgjegjësinë, kurse njeriu e pranoi dhe kështu "tregoi injorancë dhe i bëri dëm vetes".
Gjithsesi pozita e njeriut në këtë botë të dukurive është vërtet e rëndë dhe shumë e ndërlikuar. Që ta përballojë presionin e madh të materies, e cila e tërheq drejt tokës, ai duhet të jetë patjetër i forcuar shpirtërisht dhe i aftësuar, sepse vetëm ashtu i kundërvihet me sukses robërimit nga materia.