Dyzet Hadithe nga Ehl ul-Bejti për Muajin e Ramazanit
Edin Q. Lohja
29 Shtator 2006
Pejgamberi i Bekuar (salallahu "alejhi we alihi we"s-selem) ka thënë: “Kushdo nga ummeti im që memorizon dyzet hadithe mbi çështjet fetare që ka nevojë, Allahu do ta ringjallë në Ditën e Kijametit si jurist (fekih) e dijetar ("alim).â€
Hadithi nr 2
Emri i Zotit
Imam Sadiku ("a) ka thënë:
“Mos thoni, "ky është Ramazani" dhe "Ramazani kaloi" apo "Ramazani erdhi", pasi vërtet, Ramazan është një nga emrat e Allahut Fuqiplotë e të Lavdishëm, i Cili as nuk vjen e as nuk ikën. S"ka dyshim se vjen dhe ikën ajo që është krijesë. Përkundrazi, thoni: muaji i Ramazanit.â€
Hadithi nr 3
Muaji i Shpalljes së Kur"anit
Imam Ridai ("a) ka thënë:
“Nëse pyetet, "përse është bërë agjërimi i obligueshëm në muajin e Ramazanit e jo në muajt e tjerë?" përgjigja është, "sepse muaji i Ramazanit është muaji në të cilin Allahu i Lartësuar shpalli Kur"anin".â€
Hadithi Nr 4
Shpërblimi për Recitimin e Kur"anit
Imam Ridai ("a) ka thënë:
“Ai që reciton një ajet nga Libri i Allahut Fuqiplotë dhe të Lavdishëm në muajin e Ramazanit është si ai që e ka lexuar krejt Kur"anin në muajt e tjerë.â€
Hadithi nr 14
Nata e Kadrit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“O njerëz. Vërtet, një muaj i madh e i bekuar ju ka mbështjellë. Një muaj, në të cilën është një natë, veprat e së cilës janë më të mira se ato të njëmijë muajve.â€
Hadithi nr 23
Muaji i Ramazanit dhe Librat Hyjnorë
Imam Sadiku ("a) ka thënë:
“Teurati është shpallur në ditën e gjashtë të muajit, Bibla në natën e dymbëdhjetë, Psalmet në natën e tetëmbëdhjetë kurse Kur"ani në Natën e Kadrit.â€