Benachrichtigungen
Alles löschen

Disa këshilla të shkurtëra për pritjen e Ramazanit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
229 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3662]

Ramazani për muslimanët paraqet muajin e mallëngjimit. Ai është muaji i Shpalljes së Kur’anit, muaji i leximit dhe mësimit të gjithë Kur’anit, muaji i nafileve dhe namazeve të natës, sadakasë, zeqatit. Gjithashtu Ramazani është muaji i aktiviteteve shoqërore mes muslimanëve.

Askush pa përgatitje nuk shkon ndokund dhe askush nuk fton mysafirë e që mos të përgatit diçka për mirëseardhjen e tyre. Ngjashëm me këtë për ta pritur Ramazanin, muajin e agjërimit, duhet edhe ne të bëjmë përgatitje.

Ja disa këshilla si ta prisni muajin e Ramazanit:

1. Lexoni Kur’an çdo dita pas namazit të sabahut;

2. Dëgjoni leximin e Kur’anit;

3. Shkoni të flini më herët në mbrëmje që të zgjoheni më lehtë në namazin e sabahut;.

4. Qëndroni sa më gjatë të jetë e mundshme me abdes;

5. Falënderoni Allahun për kryerjen e veprave të mira, kurse pendohuni për mëkatet;

6. Para se të shkoni të fleni, bëni përllogaritjet e ditës që shkoi;

7. Jepni sadaka, pa marrë parasysh shumën. Le të bëhet kjo shprehi, sikur ushqimi dhe pija;

8. Faleni namaz nafile, p.sh. Namaz nate.

9. Lexoni libra të tematikës islame, sidomos komentimin e Kur’anit, historinë, hadithe, fikhun;

10. Ndihmoni të tjerëve me dijen dhe talentin tuaj;

11. Mundohuni të shkruani tema mbi Islamin për muslimanët dhe jomuslimanët;

12. Shoqërohuni me dijetarët/ulematë dhe me njerëz tjerë të devotshëm, për të mësuar dhe përfituar nga ata;

13. Bëjeni shprehi t’u bëni mirë dhe jepni ndihmën tuaj të tjerëve për hir të kënaqësisë së Allahut.

Nga çka duhet të largohemi gjatë muajit të Ramazanit:

1. Shikimi i TV-së, në vend të kësaj lexoni Kur’an dhe literaturë islame;

2. Shikimi në fotografi amorale, qoftë në revista, katalogë etj;

3. Shkuarja në kinema; në vend të kësaj shkoni në mesxhide, tribuna fetare, dhe kjo le t’u bëhet shprehi;

4. Teprimi në ushqim. Hani vetëm kur jeni të uritur dhe lejeni 1/3 e barkut thatë, sipas hadithit të Muhammedit a.s;

5. Konsumimi i kafesë, cajit dhe pijeve të gazuara;

6. Mundohuni t’i pakësoni udhëtimet për punë, që gjatë muajit të Ramazanit të jeni afër familjes;

7. Shkuarja me vonesë për gjumë. Shkoni më herët për të fjetur që më lehtë të zgjoheni për namazin e sabahut dhe namazin e natës;

Shumë më mirë është që qysh përpara të përgatitemi për Ramazanin se sa në mënyrë pasive ta presim këtë muaj të bekuar. Përgatitja për çdo gjë në jetë është tregues i urtësisë dhe pjekurisë. Askush nuk mund të jetë i sigurt se a do ta presi ditën e nesërme. Për këtë shpejtoni dhe shfrytëzoni mirësitë dhe shpërblimet e Allahut.


 
Veröffentlicht : 18/08/2009 7:03 p.m.
Teilen: