Dhjetë hapa për tu bërë Ramazani miku i juaj
Ramazani një faqe e re në jetën tonë!
E hënë, 10 Gusht 2009 19:45
Shkruan: Mr. Rrahman Ferizi
1. Duaja dhe lutja e pritjes së tij
Dihet se shokët e Muhamedit paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, kanë bërë dua-lutje gjashtë muaj para ardhjes së Ramazanit që ta presin atë, dhe gjashtë muaj pasi ka kaluar All-llahu i Lartëmadhëruar t'ua pranoj agjërimin.
Duaja është arma më e fuqishme e besimtarit. Surja el-Bekare fillon me devotshmërinë, edhe në versetin për Ramazanin kushtëzon devotshmërinë, për këtë arsye dijetaret këtë kaptinë e kanë emërtuar si kaptina e devotshmërisë.
Lutja pra e pandashme me qëllim që All-llahu të na përmirësoj raportet me devotshmërinë ketë segment esencial të jetës.
Ka edhe prej njerëzve që gjatë verës nuk agjërojnë, ndërsa e zëvendësojnë gjatë dimrit, kjo është çështje dhe kompetencë e jurisprudencës Islame në bazë të gjendjes së individit, vetëm mund të themi se, askush nuk ka garanci për të nesërmen, dhe Ai që është Zot i qiejve dhe Tokës e dinë të fshehtën dhe atë që shfaqet.
Apo disa thonë agjërimi në ketë muaj është pengesë për pushime, ose plane tjera. Mbështetu në All-llahun e Lartëmadhëruar se Ai është lehtësuesi dhe ndihmësi Absolut.
Porosi: Mos u bërë prej atyre që Ramazanin e presin me bezdisje dhe përtaci, duke u justifikuar se tash është vapë e madhe si të agjërohet ?
2. Bërja e nijetit dhe përtërirja e vazhdueshme e tij:
Ashtu sikur thuhet se nijeti-qëllimi (dëlirësia në të) është prej çështjeve më dinamike dhe kaotike në jetën e njëriut. Në këtë proces interferojnë shumë faktorë të dukshëm e të padukshëm. Nijeti oscilon në raport me veprën sikur koha-moti në termometer, çdoherë ndeshemi para furtunave dhe stuhive të ndryshme, prandaj është e vështirë përmbajtja e plotë e tij.!
Thuhet se nijetin e pastër nuk ka mundësi ta regjistrojnë as melaqet dhe madje ta diskreditojnë as djajtë. Ajo është një fushë misterioze në zemrën e robit në raport transcendent me Zotin e tij.
Prandaj sikur punët e mëdha të cilat tjetërsohen dhe zhduken pa nijet –qëllim sublim, ashtu edhe punët sa do të vogla bëhen vigane më nijet të dëlirshim.
Porosi : Të mos jemi prej atyre që agjërojmë ngasë është bërë adet në familje, shoqëri apo rrethin ku jetojmë. Të agjërojmë më të kapitalin e gatishmërisë duke respektuar urdhrin e Madhështisë Supreme.
3. Parapërgatitja për muajin e Ramazanit:
Thuhet se përgatitja në paqe lufta zgjatë më pak! Edhe muaji i Ramazanit mund të merret si një " Front" apo "Kryengritje" dhe sfidë ndaj vetvetes në raport më jetën, personale, familjare dhe shoqërore.
Për këtë arsye në metafizikën tonë kërkohet gatishmëri dhe mobilizim i përgjithshëm, fizike-shpirtëror. Dihet se gjatë muajit Ramazan, ndërrohet bioritmi i ushqimit, madje gjumit dhe elementeve tjerë të përditshmërisë sonë. Prandaj agjërimi sporadik gjatë këtyre ditëve e përgatit trupin dhe trurin tonë që agjërimin mujor ta presë më me lehtësim metabolizmi bazal.
Prandaj agjëroni sipas mundësisë, porositni të tjerët të përgatiten edhe fizikisht për këtë " jubile" të madh.
Porosi : Ramazani nuk është muaj për pushime dhe rekreacion, çdoherë gjatë historisë së lavdishme, ka qenë muaj i fitoreve dhe sakrificave stoike.
4. Agjërimi me tërë qenien fizike e shpirtërore:
Dihet se Muaji i ramazanit është përveç se ibadet dhe obligim, edhe një shkollë ku diplomimi në të përgatit njeriun për sfida të reja, për përballimin e tyre në mënyrë të denjë.
Një prej elementëve shtesë që përforcohet në këtë muaj, është edhe sabri-durimi dhe vullneti. Nuk ka mekanizëm tjerë më vital rehabilitues dhe afirmativ, për të ndihmuar në raportet me durimin dhe vullnetin e çeliktë se sa agjërimi. Agjërimi si abstenim i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm edhe mbi supërmacinë e unit tonë, i cili rrinë si kuçedër e gatshme që të na gllabëroj.
Porosi: Ramazani edhe si shkollë e rehabilitimit social! Gjatë ramazanit na bëhet haram-ndaluar e lejuara, me qëllim që të mësohemi-stërvitemi që haramet-ndalesat t'ia pa-mundësojmë vetes sonë .
5. Ramazani të kuptohet si "tender „ Hyjnor dhe konkurrencë në adhurime:
Falja e namazit është obligim gjatë tërë jetës së besimtarit. Disa dijetar e definojnë edhe raportin e Islamit me njeriun duke pasur kriter namazin. Bile edhe Profeti Muhamed Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të në njërin koncepcion të porosive të tij thotë se ; " Namazi e dallon besimtarin prej jobesimtarit". Kjo çështje është kompetencë më e gjerë së sa natyra e temës që jemi duke trajtuar, çdo herë duhet t'i kthehemi literaturës dhe dijetarëve kompetent, për përgjigjeje të duhur. Ajo që duam të themi është se Muaji i Ramazanit është një " Panair Hyjnor", në të cilin një vepër vullnetare llogaritet sa një e obliguar, ndërsa një vepër e obliguar ( farz) sa shtatëdhjetë jashtë sajë. Kjo pra është oferta speciale e cila duhet të na stimulojë në të gjitha segmentet e adhurimit gjatë këtij muaji.
Falja e namazit përveç se dallon nga njeri tek tjetri, në kupton dhe zbatim, i posedon edhe disa kushte të cilat nëse aplikohen shtojnë dukshëm gjasat të arrijnë efektin e duhur si në cilësi ashtu edhe në sasi.
Prandaj namazi me xhemat përveçse oscilon në njëzet e shtat shkallë më lartë në kurben e vlerësimit hyjnor, ai edhe është parametër i relacioni të njeriut me gatishmërinë ndaj besimit të tij.
Lidhur më këtë Muhamed Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të thotë;" Kush i falë dyzet ditë të pesë vaktet me xhematë, duke i nxënë ato në tekbirin e parë do të pastrohet nga dy çështje; zjarri i xhehnemit dhe nifaku ( dyfytyrësia-hipokrizia)".
Nuk mund të kalojmë pa cekur edhe këtë se, muaji i ramazanit është tender kapital i shtimit të ymrit tonë?!
A thua si arrihet kjo? Shumë thjeshtë në kuptim vetëm se kërkon durim në zbatimin e sajë.
All-llahu i lartësuar duke e ditur kohën e shkurtër të jetës sonë në këtë botë, na i la disa mekanizma të cilët nëse i pasojmë kemi mundësi me zgjatë ymrin tonë. Ato tri kontot e xhirollogarisë rrjedhëse të cilat vazhdojnë edhe pasi ta lëmë neve këtë botë ceken shumë mirë nga Muhamed Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, ku përmendet :
- Evladi-Fëmija që lutet për ne,
- Bamirësia që lëmë apo ndërtojmë dhe,
- Dituria me të cilën shërbehen njerëzit dhe kanë dobi prej saj.
Mirëpo këtu po fokusohemi vetëm gjatë Ramazanit, duke mos harruar se nëse kemi fat të jemi vizitues së Qabesë ( në umre) do të jemi pjesë e përpjesëtimit të namazit tonë 1/100.000 !
Ka edhe diçka që është misteri dhe kostoja kapitale në këtë muaj, kush tjetër vetëm se ajo që na dhuron shpërblim sa ymri maksimal i njeriut tonë, duke ditur se Muhamed Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të ka thënë se; " Umeti im do të jetoj mes të gjashtëdhjetave dhe shtatëdhjetave".
Cila është ajo që për një natë na dhuron vlerë sa ymri i jonë ? Kush tjetër përveçse NATA E KADRIT, e cila ka vlerë sa 1000 muaj ( 83 vite e tre muaj e tri apo katër ditë). All-llahu është më i madhi. Llogariteni jetën tuaj dhe përpjesëtoni me kohën e kaluar në namaz, a do të del 2.5-3 vjet?! A nuk është pak në raport me atë që e kërkojmë?!
Porosi: Prandaj të mundohemi mos të na humbë kjo shans, neve të bëjmë mundin ton e vetëm nga Allahu ndihmë të kërkojmë.
6. Marrëveshja ( kontrata me Kuranin Famëlartë):
Paramendoni një libër ka dal bestseller, sa bëjnë gara njerëzit në lexim të tij, apo njeriu gjen kohë të rrinë një orë gjatë ditës në internet ose mesengjer, e nuk gjen kohë të rrij pesë minuta në lexim të Kuranit?!
Vërtet kontradiktë e madhe? Apo njeriu i ka njëqind vetë ne listën e tij të mesengjerit, të gjithëve ua dinë së paku emrat. Po ta pyesësh sa sure-kaptina i ka Kurani, ngecet në fillim të tyre, mos flasim për kaptina të zëna përmendësh. Kjo gjendje na thërret të gjithëve pa dallim të përforcojmë lidhjen tonë më Kuranin, këtë litar i cili na dhuron ndihmë dhe prosperitet në këtë botë dhe është garanci për shpëtim në botën tjetër.
Shokët e Muhamedit Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, e kanë lexuar Kuranin çdo tre ditë, kësaj kontrate i kanë shkurtuar kohën e realizimit edhe brenda një nate, apo brenda një namazi All-llahu qoftë i kënaqur me ta. A thua kanë qenë edhe ata njerëz dhe kanë pasur tjera obligime në jetë, a thua të tillët kanë pasur mision edhe bartjen e mesazhit Islam botës mbarë, apo Kurani u ka shërbyer si diell në këtë rrugë, diell i dritës dhe fuqisë hyjnore!.
Thotë Muhamedit Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, " Shembulli i besimtarit që lexon Kur'an është sikur çitra ( lloj bime aromatike) aromën e ka të mirë por edhe shijen e ka të mirë, shembulli i besimtarit i cili nuk lexon Kur'an është sikur hurma, erë nuk ka por shijen e ka të mirë......"
Porosi: Të lidhim kontratë stabile me Kuranin famëlartë, si garant të marrim All-llahun dhe të kërkojmë ndihmën e Tij, në kuptimin, mësimin dhe praktikimin e tij.
7. Prezantimi në tubime-manifestime të diturisë dhe ibadetit:
Muaji i Ramazanit është muaj i bashkimit, afrimit të zemrave ( shejtanët lidhën me zinxhirë) kanalizimit të energjisë, projektimit të aktiviteteve drejt dobisë shoqërore, dhe aktiviteteve humanitare e sociale.
Është edhe muaj i leximit, meditimit, diskutimit të dobishëm, këshillimit të përgjithshëm, ngase disponon një atmosferë vëllazërore dhe bujari shoqërore.
Ka raste kur studentët kanë rezultate të shkëlqyera në studime, ngase kohën e kanë shfrytëzuar deri në mëngjes për lexim e adhurim, apo kanë kursyer në maksimum kohën e tyre.
Porosi: Të prezantohet së paku në një ligjëratë në faltore apo tek një shoqëri e mirë brenda një intervali të përshtatshëm ditor.
8. Të agjërojmë dy ditë brenda një dite:
A thua si arrihet kjo?! Shumë thjeshtë dhe lehtë për atë që donë të ndan një pjesë të jetës së tij në ndihmë për të tjerët. Fusha e ndihmës është aq e gjerë sa që nuk privohet askush nga pjesëmarrja në të, dhe po ashtu edhe mënyrat janë të shumta.
Thotë Muhamedit Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, " Kush ndihmon ta arrin (shtron) iftarin e një të varfëri e arrin shpërblimin e tij, pa i munguar atij agjërimi".
Porosi: të vizitojmë së paku një person ose familje të nevojshme një herë në javë gjatë këtij muaji.
9. Abstenimi i qëllimshëm derisa të na bëhen parime në jetën tonë:
- Abstenimi nga fjalët e liga, përgojimi, shpotitja, paragjykimi, indinjata, zilia, urrejtja dhe armiqësia.
- Abstenimi nga shoqëria e ligë, leximi i padobishëm dhe shikimi i pamoralshëm.
- Abstenimi nga mediet e shkruara dhe elektronike të cilat prishin ekuilibrin dhe raportin tonë ndaj agjërimit dhe adhurimit, dhe përpjekja e sjelljes së alternativave të tyre në praktikë.
10. Të manifestojmë gëzimin e përbashkët lokal e global:
Pas vështirësisë vjen lehtësimi, pas durimit fitorja dhe ngadhënjimi e pas mundit dhe sakrificës shpërblimi.
Pas diplomimit të suksesshëm në këtë shkollë të hyjnores dhe pejgamberisë, besimtari dhe besimtarja, i madh e i vogël kanë të drejt bile edhe preferohet të manifestojnë me mburrje, dinjitet dhe krenari, FITOREN E DY GËZIMEVE.
Thotë Muhamedit Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, „ Besimtari që agjëron i ka dy gëzime, njërin kur bënë iftar e tjetrin në Ditën e madhe të Gjykimit"
Porosi: Le të bëjmë plan të vizitës të gjithë njerëzve që kemi mundësi me i përfshirë në agjendën tonë, dhe përgatitjet që festën e Bajramit ta manifestojmë në mënyrë stoike e atraktive, kështu do t'ua zëvendësojmë festat tjera familjeve dhe fëmijëve tanë, të cilat në forma të ndryshëm po edhe joshëse na u kanë imponuar.
Po e përmbyllim këtë temë me një fjalë të urtë e cila i atribuohet Ibn Dekikut, i cili ka thënë; „ Tri gjëra janë për mua më të dashurat në këtë botë;
- sexhdeja në errësirë,
- qëndrimi me shoqëri të mirë dhe,
- etja (agjërimi ) në thatësirë.
Porosi : Le të jetë dëshirë e jona agjërimi në këtë vapë të madhe, dhe shpresa se do të pimë ujë nga kewtheri nesër në etjen e madhe.
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"
ALLAHU xh.sh. te shperbleft per postimin me pelqeu shum
it's nice to be important
but it's much important to be nice