Benachrichtigungen
Alles löschen

Nuset klasike, moderne apo ekstravagente

3 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
1,028 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1736]

Përgjatë gjithë kohës vajza i ka trajtuar flokët sipas dëshirës së saj, kurse kur vjen momenti i të bërit nuse duhet thënë stop eksperimentimit dhe vjen faza më e rëndësishme, trajtimi.
Flokët

Përgjatë gjithë kohës vajza i ka trajtuar flokët sipas dëshirës së saj, kurse kur vjen momenti i të bërit nuse duhet thënë stop eksperimentimit dhe vjen faza më e rëndësishme, trajtimi. Gjithçka trajtohet sipas mendimit të parukierit dhe çdo gjë duhet të dalë aty ku dëshiron profesionisti dhe jo aty ku do nusja. Së pari realizoj ca seanca provash çfarë ngjyre i shkon dhe modeli për të evituar çdo rrezik në ditën madhështore të saj.

Ngjyra

Duhet përshtatur shumë me karakterin e vajzës. Nuk mund të luhet në ekstreme. P.sh nga floku platin, bjond, të kalohet në një flokë të kuq. Në bazë të bashkëbisedimit që realizon parukieri Artur Muço thotë se “mund të saktësoj ngjyrën që mund t"i përshtatet më së miri në bazë të karakterit dhe në bazë të fizionomisë së fytyrës.

Stilimi

Më pëlqejnë gjërat që janë të natyrshme, spontane. Dhe janë në zgjedhjet e mia. Po të konkretizoj me një shembull real. ( kisha për të rregulluar një nuse dhe duhet që të filloja punën shumë herët, në 5 të mëngjesit. Nuk kisha asnjë ide për aksesorët zbukurues. Po pija një kafe në mëngjes herët, pashë një lule që ishte shumë e bukur. I këputa disa lule natyrale dhe ja vendosa nuses në flokë. Ishte një fantazi krejt e rastësishme dhe e natyrshme dhe nusja mori një nur shumë të veçantë) Stilet e flokëve sa më të thjeshta dhe natyrale nxjerrin në pah shumë tiparet.

Aksesorët zbukurues

Janë shumë të veçanta lulet e thata, lule ose aksesor të mbështjellura me tip rrjete, luajtja me elementin vellon, jo shumë të gjatë. Ndërthurja e stilimit të flokëve me vellon krijon një harmoni shumë të këndshme. Megjithatë nëse nusja do vërë kurorë në kishë duhet padiskutim velloja e gjatë.

Grimi

Është shumë e rëndësishme përshtatja sipas karakterit të personave. Grimi mund të jetë i rëndë, i ëmbël, agresiv, i lehtë dhe klasik. Por parukieri Muço thotë se “ jam pro grimit të rëndë. Jo në fytyrë dhe në aplikimin e toneve, por në theksimin e syve, sepse duke theksuar sytë krijohet përshtypja edhe e tipareve të rregulltaâ€


 
Veröffentlicht : 07/02/2009 7:27 p.m.
(@polici)
Beiträge: 6356
Illustrious Member
 

nuse moderne


 
Veröffentlicht : 10/02/2009 11:55 p.m.
(@seli-b)
Beiträge: 319
Reputable Member
 

Lea.. Kuku per moden tone
Pa marr parasysh kohen,, me mengjes, mesdite apo mbremje ka me mbath shtiklla (take)
Edhe me u shty se cila tregon me shum lekure


 
Veröffentlicht : 15/04/2009 12:14 p.m.
Teilen: