Benachrichtigungen
Alles löschen

Moda dhe Estetika

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
628 Ansichten
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
Themenstarter
 
[#4529]

Që të dukeni e bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë. Të hash mirë ju mban ju dhe lëkurën e freskët. Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë

Arrat
Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani parasysh se duhet të hani pak pasi kanë kalori.

Proteinat
Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku tuna.
Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.
Peshku
Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega 3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës.

Zinku dhe kalciumi
Zinku gjendet te mishi i pulës, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por reduktojnë edhe rrudhat.
Vitamina C
Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Kivi si frutë është më i miri për vitaminën C. Të tjerat janë portokalli, mangot, limoni, etj.
Vitamina E
Është e njohur si një nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga dielli. Nëse hani shumë pjeshka do të keni vitaminën E në trupin tuaj.

Vitamina C dhe hekuri
Këto dy vitamina së bashku ndihmojnë që të largohet rrethi i zi te sytë.
Uji
Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.
Domatja
Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.
Molla
Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë.
:respekt: :beee:


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 14/04/2010 11:10 p.m.
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
Themenstarter
 

Moda per pranveren dhe per veren 2010 sjell nje rryme me ide dhe pamje te fresketa.Funde te gjera dhe te gjata dhe bizhuteri te medha per nje stil seksi dhe bohemian,pervec ngjyrave te tjera metalike,per nje luk klasik por mbi te gjitha shume luksoz.

Bohemian

Mjaft me kostum e me kemisha e bardha te nje pamje tejet formale.Moda behet me e “lirshme“ dhe pak e eger.Funde behen me te gjera dhe tunden ne cdo hap.Kemishat e bardha behen me femerore me trasparenca dhe me shume detaje jane argetuese.Fantazite jane me argetuese dhe me hokatare se kurre.Aksesoret shndrrohen ne protagoniste.Vetem bizhuterite e duhura ,me canten e duhur dhe kepucet e duhura,pamja juaj do te kompletohet.

Kete pranvere ajo qe ka me shume rendesi eshte:
Te kombinoni,perzieni,pra te visheni me sa me shume fantazi.Te luani me volumet,ngjyrat stilet e ndryshme edhe aksesoret.

NGA JU DO DOJA TE DIJA SE QFAR VESHE PREFERONI DHE CILAT NGA KTO FIRMAT ADHURONI ME SHUM...!!!

1.VERSACE..
2.CHANEL..
3.ESPRIT..
5.LACOSTA..
6.ADIDAS..
7.NIKE..
8.REBOOK.
9.PUMA..
10.ARMANI...

<<<Qeshtu qysh po thojn krejte.....!!! :respekt:(*-*) PER JU(*-*) ;-)


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 14/04/2010 11:30 p.m.
Teilen: