MITOLOGJI - 12 ZOTAT E OLIMPIT
Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe.
Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive.
Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore. Mu për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore…
Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe token, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin,lavdinë …
Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit.
Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë.
Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës.
Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme.
Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre…