9. AFRODITA
Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA.
Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm.
Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore.
Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët.
Si karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.