Benachrichtigungen
Alles löschen

VARRET NËN VELLON MISTIKE

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
193 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5602]

VARRET NËN VELLON MISTIKE

-E tëra ndodhi natën e parë apo të dytë të Ramazanit. Ishte e premte. Isha duke lexuar diçka në dhomën time, e cila ka dritaren e kthyer kah oborri i shtëpisë. Nuk dëshiroja të flija fare, meqë mendoja të ngrihesha për syfyr. Kurse të tjerët patën fjetur. Në ndërkohë erdhi vëllai dhe më tha se po e vërente një dritë kandili mbi varr, e cila po zgjerohej gjithnjë e më shumë. Më thirri ta shoh edhe unë. Pasi që zakonisht nuk ia varja veshin këtyre gjërave, natyrisht nuk dola as kësaj here. Shaka! -mendova me vete.

Landovica - një vendbanim i vogël buzë rrugës. Për asgjë e rëndësishme pothuaj. Një lokalitet prej 116 shtëpish në një kodrinëz të zhveshur në kilometrin e 7-të të magjistrales Prizren - Gjakovë.

Ora veç sa kishte kaluar 9-tëshin. Njerëzit, të shtyrë nga motive të ndryshme, veç sa kishin filluar të lëviznin nëpër përdegëzimet e çuditshme të jetës: dikush dilte pas punëve të fushës, të tjerët për nevoja të caktuara do të zbrisnin në qytet, të tjerët u binin pas bagëtive e kështu me radhë.

Ne, sakaq, në këtë kohë ia mësynim shtëpisë së Nagip Ramë Morinës për të biseduar për një ngjarje tejet specifike e të pazakonshme, vërtet e rrallë në ditët tona. Kishim dëgjuar nga miqët se ca kohë më parë këtij djaloshi i ishte fanepsur një person nga varri i lashtë, i mbështjell me vello mistike kohë me radhë e me të cilin kishte biseduar ky. Prandaj, meqë nuk ia dinim shtëpinë, ia mësymë te Q. TH., një fqinjë i Nagipit si dhe shok i vëllait të tij.

Befasia ishte e madhe, kur mësuam se edhe në oborrin e mikëpritësit tonë të parë, respektivisht te haxhi Ibeahim Syla, i thaçjanë ndodhej poashtu një varr tejet interesant i një njeriu të panjohur. Gjeneratë pas gjenerate, na njoftoi Q., në këtë varr sillen fëmijët (e vegjël) që kanë vaj të pandalshëm. Është plotësisht e pamundshme të bihet fëmija në këtë varr e të mos i ndalet vaji. I tërë fshati e pranon si tyrbe, por për të sjell gjë nuk lejohet, pos nga dy-tre tramakë misri për shpezë. Kjo traditë ruhet brez pas brezi dhe asnjëherë nuk është praktikuar të kërkohet diç apo të sillet spontanisht diçka më tepër se kaq.

Pastaj, Q. Na drejtoi për në shtëpinë e Ramë Morinës, ku ishim nisur. Përndryshe, një familje e ngritur e bujare. Plakun 70-vjeçar e gjetëm në odë, mu si burrat e moçëm. Pastaj, u tuban edhe dy djemt e mixhës Ramë, Nagipi e Mehmeti (të tretin nuk e kishte aty) si dhe djali i axhës së tyre. Psas rrëfimit të mixhës Ramë nga repertoari i përvojave të tij mjaft të pasura jetësore, filluam bisedën me Nagipin (asokohe) 22 vjeçar, përndryshe një djalë i zgjuar dhe intelektualisht i ngritur.

-E tëra ndodhi natën e parë apo të dytë të Ramazanit. Ishte e premte. Isha duke lexuar diçka në dhomën time, e cila ka dritaren e kthyer kah oborri i shtëpisë. Nuk dëshiroja të flija fare, meqë mendoja të ngrihesha për syfyr. Kurse të tjerët patën fjetur. Në ndërkohë erdhi vëllai dhe më tha se po e vërente një dritë kandili mbi varr, e cila po zgjerohej gjithnjë e më shumë.

Më thirri ta shoh edhe unë. Pasi që zakonisht nuk ia varja veshin këtyre gjërave, natyrisht nuk dola as kësaj here. Shaka! -mendova me vete. Kah ora një pas mesnate, u ngrita dhe bëra një kafe. Qita kafenë në filxhan dhe mu këso qastesh dëgjova një të trokitur në dritare.

Mendova se është qeni i shtëpisë, meq ndonjëherë, kur është i uritur, ngrihet me këmbë në dritare. Dhe as që ia vura veshin. U dëgjuan tri të trokitura të tjera. Ktheva kokën dhe - ç’të shohësh: një njeri i panjohur po trokiste në dritare: Shkova kah dera të hap derën e të shoh kush është. Mendova mos po mahiten djemt e axhës me mua, por...

Në derë një njëri 50-60 vje4ar. Mesatarisht i gjatë. Për mua i panjnohur, por megjithatë më bëhej sikurse ndonjëherë e kam parë. I mbështjell ishte me veladon të bardhë prifti katolik, deri në fund të këmbëve, dhe në kokë kishte kapuç të bardhë të priftit. Në gjoks kishte të varur kryqin, kurse në dorën e majtë tespihe të gjatë.

Një befasi e pakëndshme me pushtoi. Ushte e pamundur të ruaja gjakëftohtësinë dhe arsyen e shëndoshë. “Ulu!” më tha dhe më preku lehtë në krahë, natyrisht pasi më përshëndeti “mirëmbrëma”, por unë disi mbeta i shtangur në derë. U ulëm te dy përball, unë në njërën anë të dhomës, ai në anën tjetër në shilte. Por, nga shqetësimi, natyrisht se dridhesha. “pse ke frikë?” më tha; “s’ke nevojë të frikësohesh.

Ti e di se kush jam unë...” “Jo nuk e di” - i thashë. “Unë jam ai që prehem në atë varr” më tha. Tri herë, thotë Nagipi, ma ka thënë emrin e plotë, por vërtet nga shqetësimi i çastit, ishte e pamundur ta mbaj në mend. “Kam qenë prift” tha. “Jam vrarë para 300 vjetësh... (se numrin e parë e thoshte 300, e di, thotë Nagipi, por për numrin e saktë që ai më tha, nuk qesh në gjendje ta mbaj mend)”... dhe më varrosën këtu. Por ju s’më lini rahat dhe nuk më respektoni. Po më bëni shumë zhurmë.

Sidomos ti nuk më respekton. Ju ka paraqitur edhe tri herë të tjera. Dy herë ty t’u ka paraqitur në formën e babait tënd, por s’më ke besuar. S’ke dëshiruar të komunikosh me mua” (këtë Nagipi e pohoi vërtetë se dy herë e ka parë në formën e babait (i cili është gjallë, vër, jonë), por disi dëshiroja ta injoroja këtë gjë, duke e konsideruar si dobësi timen). “Tani qesh i detyruar të ë paraqitem kështu si jam në të vërtet dhe t’ua tërheqë vërjetjen se s’po bëni mirë që s’po më nderoni.
Madje, edhe varrin ma keni kthyer si nuk duhet (edhe këtë Nagipi e pohoi se para ca kohësh vërtet, sipas rekomandimeve të një personi tjetër, i është ndryshuar kahja e varrit). “Duhet të ma rregulloni varrin!” tha. “Kokën të ma ktheni kah lindja.

Dhe mos më bëni zhurmë...”. “Në rregull, i thash” thotë Nagipi; “do t’i bëjmë këto që thua...” “S’ka rëndësi”, tha; “para Zotit të gjithë jemi të njëjtë”. “A do të pranosh të bisedosh me mua në qoftë se të paraqitem edhe tjetër herë?” “PO, natyrisht” i thash; “po a mund ta di se çka janë ca drita që burojnë herë pas here nga varri juaj dhe njerëzit frikohen nga kjo?” e pyeta. “Unë, meq isha prift, siç u thashë, edhe në luftë i kryeja ceremonitë fetare; kur më vranë, në xhep më patën mbetur sa qirinj. Tani ata ndizen flakë ndonjëherë, në ditë të caktuara...”

E pyeta - thotë Nagipi - “a jeni për një kafe?” “Jo”, tha, “ne nuk pimë kafe”. “Po bukë, a doni?” “Jo . as bukë nuk hamë... Mos u friko” tha, “nëse të paraqitem edhe tjetër herë...” dhe “natën e mirë” - “natën e mirë”, hapi derën dhe doli...

Tash varrin ia kemi rregulluar, shton Nagipi. Madje, edhe kahjen ia kemi kthyer siç ka kërkuar ai, kah lindja. Këto ditë, këta të axhës i kanë mbjellur te kryet edhe ca lule. Tani vërtet disi te dy shtëpitë po ndjehemi më mirë, më të çliruar... Por, habitem edhe sot si nuk i ndiheshin hapat. Dhe, disi nuk i shiheshin këmbët. Ecte lehtë, sikur nuk prekte fare mbi dysheme. Vetë e hapi derën dhe doli jashtë. Menjëherë pas tij dola edhe unë që ta shoh se kah po shkon. Por, asnjë gjurmë njeriu. Te dera ishin vetëm qentë, të cilët as nuk lehnin...

“Si e përjetuat këtë?” e pyetëm Nagipin. T’ua them të drejtën jo lehtë. Afër një javë nuk e kam pasur çehren në vend, na tha. Ishte një shqetësim i pazakonshëm. Por, ç’është me rëndësi, mu prej asaj nate më nuk frikohem. E duhet të theksoj se, edhe pse deri atë ditë gjithnjë isha skeptik kur ziheshin në gojë këto dukuri, madje më i zëshmi, i kundërshtoja e s’u besoja, për çudi, pikërisht mua më ngjau diçka që nuk mund ta mohoj; përndryshe s’do të isha i sinqertë para vetes. Tani më nuk i mohoj. Përkundrazi edhe një lutje fetare, për shpirtin e tij, e kam bërë te hoxha i fshatit, mu ashtu siç kam premtuar.

Për t’i dhënë këtij varri karakter edhe më mistik, na u tha se nga ky varr vërtet, herë pas here, në ditë të caktuara, shihen dritëza, që burojnë nga varri dhe, duke farfuritur, shkojnë e shuhen diku në hapësirë. Këtë na e pohuan edhe banorë të tjerë të fshatit. Këtë gjë, thanë, e shohin shumë njerëz. “Madje, mu atë natë, që i ka ndodhur kjo Nagipit”, pohon vëllai i Nagipit, Mehmeti “e kam parë dritëzën duke buruar nga vari... Unë madje mendova njëherë mos u kall sana e axhës, por, kur shikova edhe një herë pash dritëzën duke farfuritur, ndjeva frikë dhe ika brenda.”

Në bisedë e sipër, mësuam se tri familje që kishin jetuar para tyre në këtë truall janë shuar në tërësi, madje në rrethana mjaft të çuditshme dhe misterioze. Pas tyre erdhi familja e Nagipit. Por telashet nuk u ndalen dot: Pas ndërtimit të stallës afër varrit, u ngordhën kuajt, pulat etj. Asgjë pos qenve nuk jetonte.

Dolën nga fshati të magjepsur e të nemitur. Një ndodhi vërtet e pazakonshme e një fenomeni plotësisht të pashpjegueshëm për gjuhën e shkencës. “Mos ke qenë rastësisht i kotur” më kujtohet pyetja që ia bëmë në fund Nagipit. “JO, madje ka qenë duke pirë kafenë” më sorollatej kjo fjali nëpër kokë. E si të kuptohet e të shpjegohet kjo, pos si një fenomen që, së paku, do të duhej merituar vëmendjen njerëzore dhe do të duhej të ishte i denjë që së paku të na cytë të mendojmë e të jemi më të arsyeshëm kur janë në pyetje dukuri të tilla. Vërtetë, pati të drejtë Abul Atani kur tha, se “Dielli as edhe njëherë nuk lind e nuk perëndon e që të mos ndodhë ndonjë çudi”. Ja, një prej tyre që u ngjau njerëzve tanë e në nëqiellin tonë. “Natyra vërtet dëshiron të jetë e rrethuar me çudi” pohoi Herakliti i urtë.


 
Veröffentlicht : 18/04/2011 11:03 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
 

:roll: Skam beso fjale hmmmm vetem kur e kam lexuar kuku jam frigu tybe phaaaaa


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 18/04/2011 11:43 p.m.
Teilen: