Benachrichtigungen
Alles löschen

Nje vite te plote i zhdukur ne boten''Paralele''

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
191 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4102]

Nje vite te plote i zhdukur ne boten''Paralele''

Duke menduar se i kanë përgatitur ndonjë mashtrim të keq, Brauni i kthehet raftit me gazeta. Ai e ngriti edhe një gazetë tjetër të “Nju Jork Tajmsit”, pastaj edhe të tretën, pastaj i nervozuar fillon t’i rrotulloj të gjitha gazetat. I shfleton dhe ua kontrollon datën, pastaj kap gazeta tjera dhe revista, të gjitha sërish duke i rrotulluar, atëherë zë të ndryshojë ngjyrën e fytyrës.

Xhozet Brauni e lëshoi apartamentin e tij të thjeshtë në Bruklin rreth orës nëntë para dite. Nëpër kohë të pastër dhe të ngrohtë të asaj të diele, u nisë me hapa të lehtë deri tek shitorja e vogël në kënd, për ta blerë gazetën “Nju Jork Tajms” të së dielës. Në atë rrugë të shkurtër prej vetëm dyqind metrash, atij i humbi çdo gjurmë.

Kur nuk u lajmërua as pas orës dymbëdhjetë, bashkëshortja e nervozuar shkoi për ta kërkuar. Ishte e bindur se kishte ngelur duke biseduar ame shitësin e dyqanit, e në tryezë ftohej dreka e së dielës. Por atje e pret lajmi i pakëndshëm se Xhozefi atë mëngjes as që ishte lajmëruar në shitore: “Ka shkuar vetëm me papuçe në këmbe dhe i parruar” - i shpjegonte bashkëshortja e shqetësuar tregtarit fqinjë. “Bile kishte thënë se duhej të blinte edhe një pako të re zhiletësh”.

Shitësi lëvizte kokën, gjithnjë e më i brengosur për fatin e myshteriut të tij të vjetër. I pyetën dhe fëmijët që luanin në rrugë që nga mëngjesi i hershëm, por asnjërit prej tyre nuk i kujtohej se Xhozefi kishte kaluar andejpari atë mëngjes. U njoftua policia. Gjithë kuarti u kontrollua detajisht, u përmbys dhe u zbrazë çdo kontejner mbeturinash (sepse në Bruklin kurrë nuk dihet se çka mund t’i ndodh njeriut), por nuk kishte kurrfarë gjurmësh. U dha urdhri i kërkimit dhe fotografia e tij iu dërgua stacioneve të tjera të policisë, u angazhua edhe e famshmja FBI. Edhe pse asgjë nuk tregonte ndonjë lidhje të Xhozefit me nëntokën, në fillim - dyshohej në gjithçka.

-Nuk ka mundur të futet në tokë! -bërtiste shefi i policisë lokale, pas gjurmimeve të pasuksesshme tremujore.

Pas diçka më shumë se një viti, që kur u zhduk papritmas, Xhozef Brauni, ashtu njëjtë, papritmas, edhe u paraqit. Koha prapë ishte e kthjellët dhe me diell, e në shitoren e vogël në qoshk, qetas bisedonin shitësi Kelvin dhe polici i ri, Raj Tomson. Kur në derë u paraqit Xhozef Brauni, të dy me rrëmbim e ndërruan ngjyrën e fytyrës dhe mbetën duke e shikuar atë me gojë hapur.

Mirëmëngjesi! -i përshëndeti Brauni qetësisht dhe menjëherë iu afrua raftit me zhiletë. Pasi e zgjodhi një pako zhiletësh, rrugës u përkul dhe mori nga rafti “Nju Jork Tajmsin”.

-Për emër të Zotit Xhozef! -më në fund lëvizi polici nga vendi i tij dhe iu afrua me hapa të ngadalshëm, gati të frikësuar.

-Ku ke qenë gjithë këtë kohë e njeri?!

Xhozef Brauni për një çast u ndal mjaft i habitur me atë sjellje të djaloshit.

-Të kemi kërkuar me muaj! -i afrohet tani edhe shitësi, duke e prekur lehtë sikur e provonte se a ishte ai me të vërtetë.

-FBI-ja të ka ende në fletëkërkimet e saj, o njeri, i gjithë shteti të kërkon që një vit!

Xhozef Brauni i shikon shkurt e pastaj hidhërohet:

-Për çfarë jeni duke llomotitur ju dy? Mos jeni çmendur?! Para pesë minutash e kam lëshuar banesën dhe jam nisur këtu për zhiletë dhe për gazetë!

-Zotëri Braun! -bërtiste polici i ri. -A jeni në vete se çka po flisni? Shikoni, pash Zotin, datën në ato gazeta!

Brauni hodhi shikimin në “Nju Jork Tajmsin”, që e mbante në dorë...

-Ç’është kjo? Ndonjë shaka e çmendur?! -shikoi ai përsëri në ata dy që i kishte përpara. Por ata tani heshtnin, dhe ashtu në heshtje, rrotulloheshin rreth tij, duke e matur me çudi sikur po e shihnin për të parën herë.

Duke menduar se i kanë përgatitur ndonjë mashtrim të keq, Brauni i kthehet raftit me gazeta. Ai e ngriti edhe një gazetë tjetër të “Nju Jork Tajmsit”, pastaj edhe të tretën, pastaj i nervozuar fillon t’i rrotulloj të gjitha gazetat. I shfleton dhe ua kontrollon datën, pastaj kap gazeta tjera dhe revista, të gjitha sërish duke i rrotulluar, atëherë zë të ndryshojë ngjyrën e fytyrës. I zgurdullonte sytë në dy të njohurit e tij, e ata në të. Diçka, siç dukej, nuk ishte në rregull. Mirë e dinte se shtypja speciale e gjithë këtyre gazetave të “Nju Jork Tajmsit” do të kushtonte një pronë e tërë. Por, nëse nuk është mashtrim, atëherë çfarë është?! Ai e ndjeu nevojën që të ulët në arkën më të afërt të “Coca Coles”.

-Çka po ngjet këtu? -i paforcë shikonte te dy njerëzit që qëndronin para tij.

-Papritmas jeni zhdukur para më shumë se një viti! -përsëriti polici i ri.

-Jeni nisur për të blerë gazetën dhe më nuk jeni kthyer! Bashkëshortja juaj ka ardhur këtu që t’ju kërkoj, prandaj kemi thirrur në ndihmë policinë e qytetit dhe në fund FBI-në!

-Para një viti! -i humbur shikonte Brauni. Ju betohem se kam dalë nga banesa ime para pesë minutash! A nuk e shihni edhe vetë se i kam papuçet ende në këmbë?

Polici lehtas lëshohet në dysheme para tij.

-Zotëri Brauni, -iu drejtua me ton të lehtë të shokut, -m’u asgjë tjetër nuk ju kujtohet?

-Brauni sikur mendohej, pastaj bëri me kokë: jo!

Polici i ri drejtohet, e hedh një shikim të shpejtë në shëtitësin e zbehur dhe i drejtohet banakut, duke rrokur dorezën e telefonit...

-Shef, -thotë ai ngadalë në receptor -këtu nëpunësi Tomson... Rej Tomson... Ai sapo u kthye!

Bëhet një pauzë e shkurtër.

-Kush dreqin u kthye Tomson?! -dëgjohet zëri nervoz nga ana tjetër.

-Xhozef Brauni, ser! Ai qytetari që para një viti u zhduk pa gjurmë! Ende i ka papuçet në këmbë.

Shefi i sigurisë lokale me siguri ka menduar se nëpunësi i ri papritmas është sëmur rëndë. E pyeti se ku gjendet ky dhe i tha: -ja, menjëherë po vij.

Dhjetë minuat më vonë, erdhi jo vetëm shefi i policisë, por edhe dhjetëra vetuar të policisë dhe të televizionit, si dhe të redaksive të gazetave; madje dikush i pat thirrur edhe zjarrfikësit, duke mos ditur se pse u mblodh gjithë ajo turmë. Vrapuan edhe tek zonja Braun dhe e sollën nga puna.

E pyesnin dhe e kontrollonin Braunin e gjorë, i bënin pyetje të kryqëzuara, madje e detyruan edhe me hipnozë dhe e lidhën me tre detektor për zbulimin e gënjeshtrave, por të gjitha pa sukses.

Xhozef Brauni me kokëfortësi vërtetonte se “para pesë minutash” ishte nisur nga shtëpia për gazetë. U vërtetua se fliste të vërtetën, por me siguri kurrë nuk do të dihet se “ku” ishte një vit të tërë dhe si është e mundur që kujtesa gjatë asaj kohe plotësisht t’i ishte fshirë. Na mbetet vetëm një shpjegim i pavërtetuar dhe me të vërtet i pabesuar - Xhozef Brauni atë mëngjes të së dielës në mënyrë të pashpjegueshme “shëtiti” në atë botën tjetër paralele, në të cilën nuk ka as hapësirë as kohë, prandaj mu nga ajo arsye edhe e ka tradhtuar kujtesa, ku një vit më vonë “u kthye” na ajo zonë e pakuptimit, me veçori dhe dimensione të panjohura për ne.


 
Veröffentlicht : 03/10/2009 10:59 a.m.
Teilen: