Benachrichtigungen
Alles löschen

E MORI SHPIRTI I VELLAUT

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
159 Ansichten
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 
[#5605]

E mori Shpirti i vëllaut

“Unë jam i vetmuar këtu, andaj erdha për ta marrë Lirikun e vogël” , i tha nënës së vetë në ëndërr, i ndjeri Arion.

Bota ku frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato. Prandaj, vizitorë të nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Nëse keni përjetuar edhe ju diç të tillë, na shkruani. Mos ngurroni ta thoni të vërtetën sepse ne ju kuptojmë...!

Më 4 dhjetor të vitit 2006, njëzetetetë vjeçarja Selvie Fiskaja, u zgjua vrullshëm nga gjumi. Ndjehej shume e frikshme. Nga gjumi e zgjoi zëri i njohur i djalit të saj, Arionit, i cili, papritur, nga një sëmundje e rëndë por shkurtër, kishte ndërruar jetë kah fundi i verës 2001. Humbjen e djalit, atëkohë trevjeçar, e kishte përjetuar shumë rëndë. I ishte hapur një plagë e rëndë në shpirtin dhe zemrën e saj. Refuzonte, pothuajse çdo gjë, bile edhe ushqimin. Qëndronte me orë të tëra, muaj e vite me radhë, duke shikuar albumet fotografike të birit të saj, me shpresë se së paku në ëndërr do i paraqitet engjëlli i vogël që ta puthë, përqaf e ledhatoj me dashurinë amnore. Me gjithë dëshirën e zjarrtë të saj, s’paku për ta parë në ëndërr Arionin vogël, ajo kurrë nuk ju realizua.

Tek pas pesë vitesh, pasi arriti të bindet nga bashkëshorti i saj, Selvia pranoi të lindë përsëri. Kështu në qershorin vitit 2006, ajo lindi një fëmijë të mrekullueshëm, një djalë të bukur e të pashëm, të cilin e pagëzuan Lirik.

Po të presim së bashku...

Liriku i vogël, me 4 dhjetor 2006, i mbushte gjashtë muaj. Dhe mu atë natë, Selvien e zgjoi nga gjumi zëri i Arionit të ndjerë. U zgjua dhe me lot në sy shkoi deri në kuzhinë që të pije pakëz ujë. Para se të kthehej sërish në krevat, ia hodhi një sy bebes së vogël, që flinte qetë-qetë. Dhe sapo bie në krevat, dëgjon përsëri zërin e të ndjerit Lirik. I mbyll sytë dhe para saj shfaqe një fushë e gjelbëruar përplot me lule, dhe në drejtim të saj, me një buqetë të bukur lulesh, po vinte Ariani i ndjerë. I buzëqeshi butë dhe ëmbël nënës së vet, por në sytë e tij vërehej një lloj pikëllim. Selvia e pushtoi me krahë duke e përqafuar e shtrënguar me aq shumë dashuri e mall. Sërish e ndjeu prekjen e lëkurës së tij, aromën e trupit të tij. Filloi ta përkëdhelë e puthë në çdo pjesë të fytyrës... edhe Ariani e përqafoi fuqishëm, dhe pas pak iu afrua tek veshi duke i thënë: “Nënë, unë këtu ndihem shumë i vetmuar andaj kam ardhur që ta marr edhe Lirikun. Mos u mërzit, ne do të presim së bashku”. Pastaj, Arioni i vogël, e përqafoi edhe një herë fuqishëm nënën e vetë, e puthi dhe u zhduk.

Selvia u zgjua duke gulçuar dhe qante me dënesë. I shoqi Besarti e dëgjoi me habi tregimin e ëndrrës dhe u mundu të ta qetësoj të shoqen. Liriku i vockël flinte ashtu qetë, si një engjëll i butë i rrethuar me plot dashuri.

Besart Fiskaja punonte si mirëmbajtës i një blloku ndërtesash, të sapondërtuara, në periferi të Prishtinës. Me të shoqen dhe Lirikun e vockël, banonin në një banesë dy dhomëshe, në njërën nga banesat e bllokut. Kur Selvia e ushqente dhe e vinte e gjumë beben, i ndihmonte të shoqit në punët e përditshme rreth mirëmbajtjes së ndërtesave. Liriku ishte bebe e urtë dhe e qetë, prandaj dhe nuk e pengonte shumë Selvien për t’i ndihmuar të shoqit.

Shkaktari i panjohur!

Po atë pasdite, pasi e ushqeu Lirikun, Selvia e vendosi atë në karrocë dhe së bashku dolën për të shëtitur në kopshtin e ndërtesave. Liriku gugonte plot kënaqësi duke i rrahur shuplakat e duarve, derisa Selvia e sodiste me plot dashuri.

Pas nja dy orësh, Selvia kthehet me Lirikun nga shëtitja dhe e vendos djalin në gjumë. Përgatit gjërat për ushqim dhe zbret tek i shoqi për t’i ndihmuar që t’i kryej punët më shpejt. Dhe, derisa Besari kishte edhe pak punë për ta riparuar një pompë uji tek një fontanë e kopshtit, Selvia u kthye për ta përgatitur darkën. Kur u futë në dhomën e Lirikut, iu duke se ai po flinte, si gjithnjë, ashtu qetë-qetë. Mirëpo, kur u përkul për ta puthur, vërejti se me beben diç nuk ishte në rregull! Fytyra ju duke më e zbehtë. Ia preku duart, të cilat ishin të ftohta...beba nuk jepet më shenja jete...

Pas 10-15 minutash arriti ndihma e shpejtë duke e dërguar beben urgjent në spital. Mjekët u munduan, duke bërë ç’ishte e mundur, për ta rikthyer Lirikun e vockël sërish në jetë, por të gjitha përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.

Pas obduksionin, në raportin mjekësor ishte shkruar: “Fëmija në gjendje plotësisht të shëndosh. Shkaktari i vdekjes i panjohur!”

Selvia qëndroi gjatë pranë trupit të pajetë të djalit të saj. Nuk qante. E mbante për dore dhe qëndronte në heshtje. Në fund e puthi në ballë dhe në faqe e pastaj, pa e thënë asnjë fjalë, doli nga dhoma.

Mjekët i kishin preferuar dhe ofruar qetësues dhe antidepresiv, por Selvia i kishte refuzuar që të gjitha. Gjithnjë ua tregon vizitorëve ëndrrën, në të cilën i ndjeri Arion, e kishte paralajmëruar për vdekjen e Lirikut. E dinte se njerëzit mund ta quajnë edhe të marrë, të çmendur e çfarëdo tjetër, por ajo është thellë e bindur se dy djemtë e saj, dy engjëjt e saj, tanimë janë së bashku duke luajtur, të lumtur e të gëzuar, në fushën e gjelbëruar e përplot me lule të lloj-llojshme, të cilën ajo e kishte parë në ëndërr. Ata janë gjithashtu, thotë Selvia, duke më pritur edhe mua!

Se a ishte ëndrra por vdekja e Lirikut ishte një koincidencë e rastit, një iluzion i çastit apo një paralajmërim real, me gjasë, nuk do të dihet kurrë. Bota në të cilën ne frymojmë, është përplot mistere e sekrete nga më të ndryshmet. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, por jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato.

Bazuar në një ndodhi të vërtet


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 18/04/2011 11:59 p.m.
Teilen: