Benachrichtigungen
Alles löschen

Teatri nuk po kap dot kohën

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
760 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#236]

Në kushtet e jovendimmarrjes, bordi artisik i Teatrit Kombëtar monitoron veprat që ngjiten në skenë. Sipas njërit prej anëtarëve, deputetit Genci Sharku, teatri ka përpara rrugë të gjatë ndryshimesh
Për Genci Sharkun, teatri ndodhet në kryqëzim. Duhet të ecë përpara. Si një kompjuter duhet të riformatohet nga e para, por njëkohësisht duhet të ruajë bazën e të dhënave. Duhet t"i kushtojë vëmendje krijimtarisë kombëtare e cila fatkeqësisht çalon shumë. Dikur instrumentist, sot deputet i Parlamentit Shqiptar, Sharku është anëtar i bordit të Teatrit Kombëtar. Bordi është vetëm këshillues, ai “kontrollonâ€


 
Veröffentlicht : 02/03/2008 11:31 p.m.
(@antipatrea)
Beiträge: 292
Reputable Member
 

Me artistët ka një problem të vogël; në kohën që një artist është i angazhuar me punë ndihet më tepër energjik, shumë herë më i aftë, më pranë jetës, aktiv, i përfshirë, për pasojë edhe i kënaqur. Momentet e kohëve të vdekura, përvec rutinës së përditshme që ekziston për të gjithë njerëzit në një mënyrë apo në një tjetër, për artistin janë si një vdekje e ngadalshme. Personalisht, kur në raste të tilla i kap monotonia mundohen ta plotësojnë me lexime të ndryshme dhe me muzikë. Është një cikël që ndodh në psikofizikën e cdo njeriu. Vjen momenti kur ke nevojë të marrësh, të mbushesh e pastaj ta japësh atë që merr, për tu rimbushur përsëri. Momentet e papunësisë të krijojnë këtë lloj vakuumi, një gjendje të mefshtë shpirtërore e psikike ku të duket sikur nuk je në cilësinë e mendimit, sikur nuk je e aftë shpirtërisht për të krijuar, mirëpo sapo kapërcehet ky prag dhe puna fillon thyhet edhe kjo gjendje. Sidomos kur nis një punë të cilën të pëlqen ta bësh!

Respect! :roll:


 
Veröffentlicht : 01/10/2010 2:59 a.m.
Teilen: